Close
Faqja 30 prej 35 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 341
  1. #291
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Fiorentina hedh syte nga Bogdani
    Nga Kastriot Gjini


    ASA (Albania Sport Agency)- Pavaresisht se sulmuesi shqiptar i Chievo Verones ka humbur vendin e titullarit ne skuadren e tij, zerat per merkaton e veres sa vijne eshtohen per nje kalim te mundshem te tij ne nje skuader tjeter, Sot gazeta Il Firenze shkruan per nje interesim te skuadres se Fiorentines per sulmuesin shqiptar30 Vjecari shqiptar shihet si nje altenative per te zevendesuar Luca Tonin , i cili sic dihet ka firmosur me Bajernin e Mynihut.

    Bogdani ka nje kontrate 3 vjecare me verdheblute e Chievos, por nese skuadra e tij nuk arrin te siguroje mbijetesen atehere automatikisht Bogdani do te jete i lire te kerkoje nje strehe te re per sezonin tjeter

  2. #292
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bogdani s'ndihmon dot Kievon, skuadra bie ne B

    E Hene, 28 Maj 2007


    Skuadra e Kievos, ne te cilen aktivizohet edhe bomberi shqiptar, Erion Bogdani, ka humbur ne ndeshjen e djeshme perballe Katanias. Nje humbje qe e ka derguar skuadren e shqiptarit ne Serine B. Takimi ne transferte me e Katanien ka perfunduar ne shifrat 2-0, per te zotet e shtepise. Nentedhjete minutat e fundit te ketij sezoni per Serine A jane perjetuar me emocione te medha. E gjithe lufta ishte perqendruar ne fundin e tabeles, ku do te vendosej se cilat skuadra do te kalonin ne B. Bashke me skuadren e Bogdanit rane nga kategoria Askoli dhe Mesina. Shtatlarti shqiptar u aktivizua ne ndeshjen me Katanian si titullar, por qendroi ne fushen e lojes vetem 51 minuta. Erioni u demtua 6 minuta pas fillimit te pjeses se dyte, gje qe e detyroi ate te dilte nga fusha e lojes. Goli i pare i kundershtareve ka qene ne pjesen e dyte te takimit, ne minuten e 64-et, gol te cilin e realizoi Fausto Rosini. Ndersa goli i dyte ka qene ne minuten e 80-te, te cilin e shenoi Minelli. Nese skuadra e Bogdanit do te merrte nje barazim, atehere ajo do te qendronte ne Serine A. Kjo sepse, ne nje rast te tille, Kievo do te linte pas Katanian me nje pike diference.

    Tani gjerat duken se do te ndryshojne edhe per sulmuesin shqiptar, i cili mund te largohet lehtesisht nga "gomeret fluturues" sepse nje klauzole ne kontrate ia lejon kete. Sezoni i ardhshem do ta gjeje skuadren e Kievos ne Serine B, ndersa Bogdani nuk do te jete me me te. Sezoni i 2007-08, Kievos do t'i largohet nje shqiptar, por do te kete nje tjeter, qe mund t'i hapet rruga e aktivizimit me te shpeshte, ai eshte Xhulian Rrudho, sulmuesi i Shpresave. Por mbetet ne pikepyetje e ardhmja e Bogdanit. Cila do te jete skuadra e tij e ardhshme?
    #VamosArgentina

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Bogu": Napoli? Do te ishte mahnitese

    E Enjte, 28 Qershor 2007

    I pyetur nga mikrofonat e radio "Goal", ne radio "Kiss Kiss Napoli", sulmuesi ka thene: "Nuk e di nese Napoli i ka kerkuar informacione shoqerise rreth meje. Di qe kam kerkesa nga shume skuadra, por nuk e di se cfare ka konkrete ne gjithe kete. Napoli eshte piace e larte, qe i mahnit te gjithe, do te isha shume i kenaqur qe te luaja te Napoli, ky klub eshte mes preferencave te mia. Kete vit, me rikthimin ne A te Napolit, Xhenoas dhe Juventusit do te zhvillohet nje kampionat i bukur dhe eshte me joshes per ne sulmuesit. Per mua, Semioli eshte nje lojtar i madh, eshte nje lojtar qe duhet blere dhe ua keshilloj te gjitheve?
    #VamosArgentina

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bogdani: Sakrifikohem, por jo vetem!

    E Enjte, 28 Qershor 2007

    Erjon Bogdani eshte gati te sakrifikohet. "Por nuk dua te jem i vetem". Bogdani perdor nje gjuhe qe nuk le vend per diskutime. "Qendroj per nje projekt te forte. Kievo ka besuar tek une, une besoj tek ata. Por, me pare, me duhet te kuptoj ate qe na pret dhe te bej zgjedhjen e duhur ne menyre korrekte dhe transparente". Erjoni lexon gazetat edhe ne Shqiperi. Tirana fundja nuk eshte kaq larg. Sajtet e internetit te mbushura vetem me sensacione: Bogdani te Kajliari, Bogdani te Toro, Bogdani te Siena, Bogdani te Rexhina. E shijshme, aq sa te lepihesh nga qejfi.

    Po e verteta e Bogdanit?

    Nuk kam folur me asnje, dhe nuk jam kontaktuar nga askush. Mbetem nje lojtar i Kievos. Kur te kthehem nga pushimet, do te flas me shoqerine. Por jam i kthjellet, shume i kthjellet".

    Doni te qendroni?

    Kam firmosur nje kontrate trevjecare, e dini kete tashme. Jam martuar me ceshtjen e Kievos. Por, pres qe te mesoj projektet e shoqerise.

    I juaji?

    Rinisje. Rilindje. Dua ta rimarr menjehere Serine A.

    Me fanellen e Kievos?

    Nese projekti eshte i rendesishem, edhe une jam gati te bej nje sakrifice te vogel...

    Por kerkoni garanci apo jo?

    Si garanci, dua konfirmimin e elementeve me te rendesishem te kesaj Kievoje: Lana, Mandeli, Pelisier dhe te tjeret. Te luash ne nje skuader te forte, te lejon te gjesh stimuj te rinj, te rinisesh menjehere dhe te japesh gjithcka.

    Cfare nuk do te ndodhte?

    Nuk mund te jem i vetmi qe do te sakrifikohem, nuk mund te qendroj i vetem. Por kjo besoj se eshte e kuptueshme. E di se te Kievo i bejne gjerat shume mire, dhe keshtu kane menduar per te ardhmen. Nuk pres gje tjeter, te ulem ne tavoline dhe te flas. E them kete se besoj fuqishem te forca e kesaj skuadre. Por eshte e rendesishme te futen te gjithe se bashku ne vrapim.

    Kievo bie ne B ne diten e fundit, e keni rimenduar?

    Shume here, shume here dhe kam bere nje arsye. Tani duhet t'i vendosim nje gur siper. Eshte absurde dhe e trishtueshme. Por keshtu shkoi.

    Ju mes kadeteve, Verona ne C. Futbolli veronez ka bere "l'en plein"...

    Ka qene nje sezon fatkeq, shpresoj te jete e paperseritshme. Kievo dhe Verona kane pasur nje te kaluar te perbashket. Fillimi i veshtire, rikuperimi, mrekulli, shpetimi mes duarve dhe me pas tragjedia finale. E pabesueshme.

    Pse Kievo nuk mundi te shpetonte?

    Kemi paguar nisjen e veshtire, kemi humbur pike rruges, dhe ne javen e fundit te gjithe luajten kunder nesh. Koha perfundoi. Kemi detyre te shohim para.

    Dhe ju do te shihni me nje interes edhe gazetat sportive. Qe shkruajne...

    .... shkruajne shume gjera, me behet gjithmone qejfi. Por nuk mendoj me shume. Ketu jam larg, vijne zera konfuze. Sajtet shqiptare marrin lajmet qe dalin nga Italia dhe burimet e mia jane ato qe vijne nga Kievo. Sic thashe, gjithcka ne kohen e saj.

    Nje mesazh per tifozet?

    Eshte akoma heret per te leshuar mesazhe. Tani nuk i kam. Kthehem ne Verona, kthehem te Kievo. Do te flas me Sartorin dhe me pas do te vendosim se bashku.

    Flitet per Rexhinen, Kajliarin Torinon dhe Atalanten.

    E di, e di. Di gjithcka. Por tani po shkoj te marr rreze. Po pushoj, nuk mendoj per asgje. Keshtu, kur te kthehem do te jem i karikuar. Me i karikuar se me pare. Do te flasim, do te flasim per gjerat thelbesore. E kam thene, une sakrifikohem. Por, jo i vetem. Ndryshe mund te marre ne konsiderate hipoteza te tjera. Gjithsesi, me shoqerine nuk kam pasur probleme. Mirekuptimi ka qene gjithnje i pranishem.

    Iakini?

    E njoh. Eshte nje trajner shume i mire, nje motivues. Shoqeria ka bere zgjedhjen e duhur. Skuadrat e Iakimit luajne mire, sulmojne dhe dine te pershtaten. Eshte njeriu i duhur per nisjen.
    #VamosArgentina

  5. #295
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ky eshte bere i merzitshem cdo vere del ne merkato e po pse jo kur gjen skuadra te mbaruara

  6. #296
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Kte du per bur una..
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga ildushja
    Kte du per bur una..
    pse ate e jo mua

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga ildushja
    Kte du per bur una..
    dushe ma tradhtove bebushin e?
    #VamosArgentina

  9. #299
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    goldian se sma ke mush synin..

    thektho un me bebin kena open rilejshenship..
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  10. #300
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bogdani ka deshir te luaj ne Napoli por sic duket ai do te qendroj ne ligen e dyte ne Chievo..

Faqja 30 prej 35 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Dokumente tė shkruara dhe libra
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-04-2022, 13:42
  2. Pjetėr Bogdani
    Nga militanti1980 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 15:03
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pjeter Bogdani
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 18:15
  5. Pjetėr Bogdani
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •