Bogdani, gare treshe per sulmin e Napolit
2 Korrik Erjon Bogdani duhet te thyeje konkurrencen e dy sulmueseve te njohur italiane, per te bere te mundur endrren e tij: te luaje ne stadiumin San Paolo me fanelen e Napolit. Futbollisti shqiptar eshte zyrtarisht ne listen e blerjeve te klubit, ku me pare ka luajtur edhe Maradona. Problemi kryesor ka te beje me faktin qe se kjo liste eshte e gjate dhe gjithcka do te varet nga interesi ekonomik i klubit te sapongjitur ne Serine A. Napoli deshiron te krijoje nje skuader te forte per kampionatin e ardhshem dhe i ka hedhur syte pikerisht te sulmi per tu fuqizuar. Tre jane emrat per kete repart. Korradi, Bogdani dhe Mikoli, i interesojne klubit? thuhej dje ne sitet e disa prej gazetave me te medha sportive ne vend. Sulmuesi shqiptar i Kievos, qe nuk ka ndermend te qendroje ne Serine B, me kete te fundit, eshte sidoqofte sulmuesi i preferuar i Kaljarit. Trajneri Xhanpaolo, Ia ka bere te qarte klubit se deshiron te mbeshtetet te shqiptari per sezonin e ardhshem te Serise A.
Krijoni Kontakt