Futbolli.com ka thene kete per Bogdanin!
Sienė, 25 prill - Perpara perballjes te se dieles me Juventusin, bomberi shqiptar i Sienes, Erion Bogdani ka folur per futbolli.com. "Na duhen piket me Juventusin", ka thene Eri, i cili eshte optimist se Siena do te qendroje ne Serine A.
Futbolli.com: Eri po afron ndeshja me Juventusin!
Bogdani: E di dhe te gjithe ne kampin tone jemi pergatitur per te bere ndeshjen tone me te mire. Na duhen patjeter pike, sepse rrezikojme shume dhe nuk mund t'i lejojme vetes humbje. Jemi vetem gjashte pike me Mesinen dhe nuk munde te rrime ne ankth edhe per dy ndeshjet e fundit.
Futbolli.com: Ka zera sikur Siena nga miqesia me Juventusin do te toleroje ndaj tij. Sa e vertete eshte kjo?
Bogdani: Aspak e vertete. Ne jemi dy skuadra mike, por ne fushen e lojes do jemi kundershtare. Ata luftojne per titullin kampion, ndersa ne per te qendruar ne Serine A. Pra e thene shkurt ska kompromis.
Futbolli.com: Nje nga rreziqet tuaja ne kete sfide do te jete Kanavaro, i cili eshte perfolur shume per nderhyrjet e tij brutale ndaj kundershtareve. Do te beni kujdes?
Bogdani: Eshte Kanavaro ai qe duhet te me ruhet dhe te kete kujdes nga une. Nese ai do te tentoje te nderhyje keq, atehere une do te bej te njejten gje. Dhemb per dhemb, nese shkon puna keshtu.
Futbolli.com: Nje paralajmerim ky?
Bogdani: Jo, nje keshille per te qe mos nderhyje ashper.
Futbolli.com: Te flasim pak per merkaton. Mediat italiane ju kane cuar tek Napoli....
Bogdani: S'eshte e vertete. Tani per tani dua qe te bej detyren time dhe te shpetoj Sienen., me vone flasim per merkaton.
Arben Dushku
Krijoni Kontakt