Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49

    Question Pse te falemi pese here ne dite?

    Pershendetje!

    Dua te bej nje pyetje ne lidhje me faljen e namazit. E kam lexuar kuranin dy here dhe jam besimtare, por dicka nuk e kam shume te qarte. Pse duhet te falemi 5 here ne dite. Ne asnje ajet te kuranit nuk permendet numri pese, por me kujtohet qe ne nje ajet thuhet perafersisht: faljuni ose drejtohuni zotit tuaj ne mengjes dhe ne mbremje. Pra ku bazohet ky rit i faljes se 5 vakteve? Ne cilin ajet kuranor thuhet kjo? Pse kur falemi bejme nje ruku dhe dy sexhde dhe kjo quhet nje rekate? Ku eshte bazuar numri i rekateve perkatesisht sipas vakteve?
    Do te isha mirenjohese per cdo pergjigje. Jam shume kurioze te mesoj me teper per islamin, por ndeshem me disa paradokse qe me pengojne.

    Falenderime per te gjithe ata qe do te marrin mundimin te me pergjigjen.

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Firde'use

    Profeti Muhamed a.s ne fillim te jetes se tij profetike u fliste njerzve fshehurazi sepse njerzit ishin idhujtare .Me pranimin e Umer Ibn Hatabit muslimanet filluan ta proklamojne fene e tyre dhe besimin ne Nje Zot te vetem haptazi dhe per kete shkak filluan te keqtrajtoheshin nga idhujtaret arabe.Profeti Muhamed .as 13 vitet e para i ka thirrur njerzit ne Teuhid(Besimin ne nje Zot te vetem, dhe muslimanet faleshin ne ate kohe dy here ne dite nje here ne mengjes dhe njehere ne mbremje.Prandaj shpesh here do ta gjesh Allahun ne kuran kur thote.


    2:238.
    Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues (nė namaze).

    Disa dijetare thojne se ketu eshte fjala per namazin e ikindise prandaj eshte quajtur namazi mesem.

    5:106.
    O ju qė besuat, dėshmimi me rastin e atij qė lė testament (vasijjet) kur i ėshtė afruar ndonjėrit prej jush vdekja, bėhet me dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj, ose nga dy tė tjerė pos jush, nėse jeni nė udhėtim (nė rrugė e s'keni tė afėrm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nėse dyshoni (nė dėshminė e tyre) i ndalni ata tė dy pas namazit (tė iqindisė) dhe ata betohen nė All-llahun: "Ne nuk e japim betimin nė All-llahun pėr asgjė edhe sikur tė jetė (ai pėr tė cilin betohemi) i afėrm dhe nuk e fshehim dėshminė e (porositur prej) All-llahut, pse atėherė ne do tė jemi mėkatarė!"

    17:78.
    Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli (dreka), e deri nė errėsirėn e natės (Jacia) dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e pėrcjellur.

    24:58.
    O ju tė cilėt besuat, ata tė cilėt i keni nė pronėsinė tuaj (shėrbėtorėt) dhe ata qė nuk kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė leje prej jush (pėr tė hyrė te ju) nė tri kohė: para namazit tė sabahut, nė kohėn e drekės kur i hiqni rrobat tuaja (pėr tė pushuar) dhe pas namazit tė jacisė, qė tė tria kėto kohė janė kur ju jeni tė veshur. Pos atyre tri kohėve nuk ėshtė mėkat as pėr ju as pėr ata, tė vizitoni njėri-tjerin. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu ėshtė i dijshėmi i urti.

    62:9.
    O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhumasė, ecni shpejt pėr aty ku pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju nėse jeni qė e dini.

    11:114.
    Dhe fale namazin nė dy skajet e ditės, e edhe nė orėt e afėrta (me ditėn) tė natės. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnė ato tė kėqiat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė pranojnė kėshillat.

    22:77.
    O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhuronie. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim.

    Ne Islam ekziston nje lende e cila quhet tefsir.Komentimi i ajeteve te kuranit.

    Tefsiri eshte nje shkence ku ajetet e kuranit komentohen dhe shpjegohen me fjalet e profeti Muhamed a.s.Dhe kjo te mundeson ty qe ta kuptosh me mire kuranin.Nese do dicka me shume per kuranin shiko dhe keto hadithe te cilat quhen ne kuran tradita profetike.

    2:151.
    (sikurse plotėsova mirėsinė Time ndaj jush) Ashtu siē dėrguam nga gjiu i juaj tė dėrguar t'u lexojė ajetet Tona, t'ju pastrojė, e t'ju mėsojė librin(Kuranin) dhe traditėn(hadithet), e edhe t'ju mėsojė atė qė nuk e dinit.

    Shikoje kete temen se tregon hadithet ne lidhje me Namazin

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52642
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49

    Faleminderit

    O Geri te falenderoj per sqarimin qe me ke dhene. Qe te jem e sinqerte fare une po te them qe falem ne mengjes dhe ne mbremje nga 4 rekate perkatesisht, sepse falja e 5 vakteve me duket e pamundur. Si mendon ti eshte ky mekat i madh? Do te ishte me mire te mos falesha fare apo te vazhdoj te falem ne mengjes dhe ne darke (jacine)?

    Pershendetje [/B]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Helianthus : 02-08-2005 mė 13:42

  4. #4
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Namazet duhen falur rregullisht dhe ti mundohu qe avash avash ta besh kete.

    Nuk duhet te falesh kater kur rekatet e atij jane tre ose dy.
    Tani nuk do ishte mire qe mos faleshe fare sepse kjo eshte shume e rrezikshme per te qene nje musliman i mire.Une mendoj se ti duhet te lexosh me shume rreth fese rreth besimit dhe temave fetare.Duke lexuar e duke i shtuar namazet.Kjo do te ishte me e mira dhe ajo qe kerkon Zoti prej cdo njeriu.Mundohu te mesosh dicka me shume rreth namazit dhe per kete te vjen ne ndihme kjo tema qe kam gjetur ne forum.Nese ke dicka pyet prape.Por asnjehere mos i ler ato qe ke filluar sepse

    29:45.
    Ti lexo atė qė po tė shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e All-llahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ēpunoni ju.

    Mesoje suren El-fatiha permendesh

    15:87.
    Ne tė kemi dhėnė ty shtatė (ajete) qė pėrsėriten (Fatiha pėrsėritet nė rekate tė namazit) edhe Kur'anin e madhėrueshėm.


    Dhe behu prej muslimaneve te cilat Allahu i permend ne Kuran

    24:37.
    Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet.

    Dhe qe kur kane ndonje pune veprojne keshtu


    E, kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndanuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendnie shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim

    Prandaj kam shume besim se Zoti do ta lehtesoje ceshtjen e namazit vetem ti duhesh te kesh pak deshire dhe vullnet te mire.

    Allahu te shperblefte dhe shiko mos perfiton ndonje gje tek kjo tema e hapur prej vellerzve muslimane.


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=21520
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Qe thua ti o Geri une jam munduar te mesoj. Kam mesuar permendesh Fatihane, Ihlas, Felek, Nas dhe ajetin Kursi si edhe ca dua te vogla. Jam ne dileme per gjera te tjera. Mendoj se njeriu qe i fal te gjitha vaktet duhet te jete pa asnje gabim, kam frike se une shpesh gaboj ose nuk i permbahem gjithmone rregullave te fese. Mua me pelqen te shkoj ne kinema,te shkoj ne plazh, te shkoj ne kafene me shoqerine. Te gjitha keto gjera me japin kenaqesi, por nga ana tjeter dua te kem lidhje te mira edhe me zotin, te jem falenderuese etj. Nuk e di si te veproj, cfare te marr e cfar te le si thote populli. Kam frike te filloj te fal pese vaktet sepse jam 99% e bindur se nuk do te mundem ta ruaj kohen e namazit, pasi jo cdo ore e faljes do me gjeje ne shtepi apo te lire. Mendoj qe tani per tani te vazhdoj me keto dy namaze. Zoti me falte. Bej nje dua per mua te shkreten.

    Naten

  6. #6
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Ishte nje njeri i ditur dhe falje naten.I doli shejtani naten kur po falej dhe ia nxorri meken qe vezullonte drite duke iu rrotulluar rreth ketij dhe i tha sikur ishte Zoti.O njeri mos u fal me sepse ti e ke merituar xhenetin.Edhe ky njeriu tha.Zoti me ruajte nga ty o i mallkuar(Iblisi),Pastaj shejtani i tha para teje kam humbur shume njerez me kete mynyre.

    Une mendoj se ti duhet te falesh pastaj Zoti ka vene lehtesi.Mund te falesh ulur shtrire ose me sy kur je semure, mund te falesh duke u lare me uje ose duke marre tejemum me dhe.Prandaj nuk do kete argument njeriu ne diten e gjykimit per faljen.Sikurse i bene shume gjera ne jete dhe ne te tjeret i bejme shume gjera ne jete dhe prape nuk i leme namazet.

    Ti mund te shkosh ne kinema e mund te pish kafe me shoqet pse jo dhe ne plazhe private mund te shkosh dhe keto nuk duhet te ndikojne tek ty te lesh namazet.Sikurse ti i len gjerat per te ushqyer trupin tend me buke ose uje.Ashtu duhet te ushqesh dhe shpirtin tend me namaz dhe falje ndaj Zotit.

    Nese do kishe nje burre ose nene ose baba dhe do te kishte marre malli atehere do shkoje per ta takuar ate ne fund te botes.Po keshtu duhet te jete gjendja jote me takimin tend me Zotin(Namazin).Duhet te kesh mall se do ti falesh Krijuesit tend.Nejse ti e di mire .Sa per lutjen Allahu thote ne kuran


    2:45.
    Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin).

    2:153.
    O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtetė All-llahu ėshtė me durimtarėt.


    Hajt mos u merzit se keshtu e kemi nisur te gjithe derisa e kuptuam fene dhe Zoti na i lehtesoi ceshtjet.Por kujdes Shejtani mund te perdore shume metoda per te larguar nga namazi ose besimi.Zoti te ruajte dhe te ndihmofte.

    I keshilloj anetaret e tjere qe te mjaftohen me keto shkrime.Per asrye daue.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e flaibi
    Anėtarėsuar
    02-08-2005
    Postime
    42
    [B]Selam alejkum
    Desha te bej disa pyeteje:
    1)Perse Allahu i Madheruar ne Kuran drejtohet me fjalen `Ne`???Allahu eshte Nje i Vetem dhe i pashoq dhe larg cdo te mete eshte Madheria e tij.
    2)Cilat jane kushtet qe Allahu xh.sh ta pranoj lutjen qe ne i bejme?Kam lexuar ne hadhithe“Njeriu qe ha haramin nuk i pranuhet lutjet?Po namazi cfare kushte ka qe te jete i pranushem nga Allahu xh.sh????
    3)Cilat jane mekatet qe falen me namazin?
    Nese dikush mund te me pergjigjet do i jem mirenjohes sepse jane pyetje qe ia bej shpesh vetes.Nuk kam patur rastin kurre te bisedoj me nje imam apo me nje dijetar te fese sone prandaj dhe kam disa paqartesira.Ju faleninderit dhe Allahu na shtofte dijen.

  8. #8
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga flaibi
    [B]Selam alejkum
    Desha te bej disa pyeteje:
    1)Perse Allahu i Madheruar ne Kuran drejtohet me fjalen `Ne`???Allahu eshte Nje i Vetem dhe i pashoq dhe larg cdo te mete eshte Madheria e tij.
    Aleikum selam vella i nderuar

    Kjo per shkak se Allahu kur flet per krijimet e Tij madheshtore ai flet me madheshti dhe perdor numrin shumes sipas rregullave te gjuhes arabe.Sikurse ne shqiptaret e kemi kur i drejtohemi dikujt me respekt nuk i themi TI poe JU.

    Shembulli i parė: Fjala e Allahut nė Kur’an: “Nuk ka dyshim se Ne u japim jetė tė vdekurve” [Ja-Sin:22], “Vėrtet Ne e kemi zbritur pėrkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim qė Ne do tė jemi Gjithėruajtės tė tij.” [El-Hixhėr:9] dhe tė tjera ajete nė tė cilat Allahu i Madhėruar i ka dedikuar vetes sė Tij diēka duke u shprehur nė numrin shumės.



    Veprimi i shprehur nė numrin shumės qė Allahu ia dedikon vetes sė Tij tregon pėr madhėrim, pėr arsye se cilėsitė e Allahut janė shumė dhe tė madhėrishme. Ajetet me kuptim jo krejtėsisht tė qartė, qė u pėrmendėn mė lartė, i kthejnė tek ajetet krejtėsisht tė qarta qė tregojnė se Ai ėshtė njė i vetėm si p.sh. fjala e Allahut: “Dhe i Adhuruari juaj ėshtė Njė i Adhuruar i Vetėm, nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar veē Atij, i Gjithėmėshirshmi, Mėshirploti.” [El-Bekare: 163].

    Ata u thonė tė jobesimtaret pėr kėtė pretendim qė lindi nga ndjekja e asaj qė nuk ėshtė krejtėsisht e qartė pėr tė nxitur dyshime, Allahu ju pėrgėnjeshtroi dhe ju bėri kafira.

    Dėgjojeni fjalėn e Allahut nė Kur’an:

    “Vėrtet qė mohuan edhe ata tė cilėt thanė: Allahu ėshtė i treti nė treshen (nė trinitetin). Por nuk ka Ilah (Zot, tė adhuruar, qė ka tė drejtė tė adhurohet) veē Njė Ilah (Njė Zot tė vetėm, Allah) e tė vetėm.Dhe nė qoftė se ata nuk ndalen nga ajo qė thonė, padyshim se pėr ata nga mesi i tyre qė nuk besojnė, do tė ketė dėnim tė dhembshėm.” [El-Maide: 73]

    Per me shume shiko kete
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52537


    2)Cilat jane kushtet qe Allahu xh.sh ta pranoj lutjen qe ne i bejme?Kam lexuar ne hadhithe“Njeriu qe ha haramin nuk i pranuhet lutjet?Po namazi cfare kushte ka qe te jete i pranushem nga Allahu xh.sh????
    Sa per namazin ai duhet te falet me sinqeritet , sipas rruges profetike dhe te jesh i perqendruar ne te.

    Kurse per lutjen lexo keto fjale .


    PSE ZOTI S’NA PRANON LUTJET ?



    E keni njohur All-llahun,

    Por s’ju keni pėrgjegjur

    Ftesės sė Tij.



    Vėrtetoni se e doni

    Tė dėrguarin e Zotit,

    Por ndaj syneteve tė Tij

    Tregoni mospėrfillje.



    Kur’anin po e lexoni

    Dhe po e studioni,

    Por sipas Tij

    Nuk po punoni.



    Jetoni duke u-ushqyer

    Nga bekimet e Zotit

    Por jeni mosmirėnjohės

    E nuk falėnderoni.



    Vėrtetoni se djallin

    E keni armik

    Por nuk e kundėrshtoni

    As nuk e luftoni.



    E pranoni se xhenneti

    Me tė vėrtetė egziston,

    Por nuk po pėrpiqėni,

    Nuk po punoni,

    Qė nga zjarri i tij

    Tė shpėtoni.



    E dini se do tė vdisni

    Sė shpejti, ndonjė ditė,

    Por pėr vdekje

    Aspak s’jeni pėrgatitė.



    Tėrė ditėn jeni tė zėnė

    Me marrit e tė metat

    E tė tjerėve dhe i shtoni,

    Ndėrsa, tujat i harroni.



    Tė dashurit tuaj

    I keni varrosur,

    Dhe nga kėto pėsime

    Nuk keni marrė

    Aspak mėsime !

    Dijetari Ibrahim Et-hePEr me shume shiko kete
    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=34654&page=1

    3)Cilat jane mekatet qe falen me namazin?
    Nese dikush mund te me pergjigjet do i jem mirenjohes sepse jane pyetje qe ia bej shpesh vetes.Nuk kam patur rastin kurre te bisedoj me nje imam apo me nje dijetar te fese sone prandaj dhe kam disa paqartesira.Ju faleninderit dhe Allahu na shtofte dijen.
    Mekatet qe falen me namazin jane mekatet e vogla kurse persa i perket mekatet e medha ato kerkojne tobe(pendim) dhe largim nga ato.

    Pendimi ka disa kushte

    Te pendohesh per ate qe ke bere
    Te Zotohesh qe sdo ta kryesh me dhe ta urresh ate qe bere.
    Te vazhdosh te punosh vepra te mira .
    Ti kerkosh Allahut falje per makin tend.
    Nese e ke pasur me ndonje rob padrejtesine ti kerkosh atij hallalin.

    Per me shume shiko tek

    www.albislam.com

    Allahu na shtofte dijen te gjitheve.
    Selam Aleikum ue rrahmetullahi ue berekatuhu
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga flaibi
    [B]Selam alejkum
    1)Perse Allahu i Madheruar ne Kuran drejtohet me fjalen `Ne`???Allahu eshte Nje i Vetem dhe i pashoq dhe larg cdo te mete eshte Madheria e tij.
    .




    Kuptimi i pėremrit “Ne” siē ėshtė i pėrdorur nė Kur’an?
    Ėshtė njė karakteristikė e stilit letrar arab qė folėsi mund ta referojė veten me pėremrin nahnu (Ne) pėr respekt ose madhėrim. Ai mund gjithashtu tė pėrdorė fjalėn ene (unė) duke treguar njė tjetėr ose njė tė tretė hu-ua (Ai). Tė tre kėto stilet janė tė pėrdorura nė Kur’an, ku Allahu i adresohet arabėve nė vet gjuhėn e tyre. (Fetava el-Lexhne ed-Daime, 4/143)
    Allahu, subhanehu ve teala ngandonjėherė i referohet vetes sė Tij nė njėjės, me emėr ose duke pėrdorur njė pėremėr dhe ngandonjėherė pėrdorė shumėsin, si nė: ”Ne ty tė dhamė (vendosėm pėr) njė fitore tė sigurt”. [Feth 48: 1] dhe tė tjera tė ngjashme. Por Allahu kurrė nuk i referohet Vetes sė Tij nė shumės duke nėnkuptuar se ėshtė mė shumė se Njė, kjo sepse ky shumės i referohet respektit qė Ai meriton dhe mund t’i referohet emrave dhe atributeve tė Tij...”. (El-Akide et-Tedmurije nga Shejhul Islam Ibėn Tejmijje, f. 75)
    Kėto fjalė, inna (“Me tė vėrtetė Ne”) dhe nahnu (“Ne”) dhe forma tė tjera tė shumėsit mund tė pėrdoren nga cilido folės qė flet pėr njė grup ose ata mund tė pėrdoren nga njė folės pėr qėllime respekti ose madhėshtie, siē ėshtė bėrė nga shumė mbretėr kur ata japin dėshmi ose urdhėra nė tė cilat ata thonė “Ne kemi vendosur…” etj. Nė tė tilla raste vetėm njė person ėshtė duke folur por shumėsi ėshtė pėrdorur pėr respekt. E Ai i cili qė e meriton mė shumė respektin ėshtė Allahu, subhanehu ve teala, kėshtu kur Ai thotė nė Kur’an inna (“Me tė vėrtetė Ne”) dhe nahnu (“Ne”), ėshtė pėr respekt dhe madhėrim, jo pėr tė treguar shumėsinė numėrore. Nėse njė ajet i kėtij lloji ėshtė duket se shkakton konfuzion, ėshtė esenciale tė referohet ajeteve tjera tė qarta, tė paturbullta pėr sqarim dhe nėse njė i krishter pėr shembull polemizon duke marrė ajete si: “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij”. [El-Hixhr 15: 9] si fakt pėr shumėsin e hyjnisė, ne mund ta refuzojmė kėtė thėnie duke cituar ajete tė qarta si:
    “Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė Mėshirėplotė, Gjithnjėmėshiron”. [el-Bekare 2: 163]
    dhe “Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!”. [el-Ihlas 112: 1]
    dhe tė tjera ajete tė cilat mund tė interpretohen vetėm nė njė mėnyrė.
    Kėshtu konfuzioni do tė zhduket pėr atė i cili ėshtė duke kėrkuar tė vėrtetėn. Ēdo herė kur Allahu e pėrdor shumėsin pėr t’iu referuar Vetes sė Tij, ėshtė e bazuar mbi respekt dhe nderin qė meriton dhe numrit tė madh tė emrave dhe atributeve tė Tij dhe numrit tė ushtrive dhe melekėve tė Tij. (El-Akide et-Tedmurije nga Shejhul Islam Ibėn Tejmijje, faqe 109)





    Jahja Adil Ibrahim
    Marrė nga: i s l a a m . n e t
    Pėrktheu Ammar Ardit Kraja



  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Postime
    34
    .... I Dėrguari (s.a.v) pėrsėri rrėfente:

    “Me ty kthyer prapė, unė klaova pranė Musait, dhe, c’tė shihni, sa njeri I mirė qė ishte! Ai mė pyeti sa namze jam I urdhėruar ti kryej. Kur unė I thashė se janė pesėdhjetė, ai tha: “Namazi ėshtė cėshtje serioze, ndėrsa populli yt ėshtė I dobėt, prandaj kthehu prap te Zoti yt dhe lute Atė qė ta zvogėlojė atė numėr pėr ty dhe pėr ummetin tėnd”. Unė bėra ashtu si mė tha dhe Ai I zbriti pėr dhjetė mė pak. Pėrsėri kalova praėn Musait dhe ai pėrsėri ma tha tė njėjtėn; dhe kjo zgjati derisa mbetėn pesė namaze pėr gjatė ditės dhe natės. Musai pėrsėri mė kėshilloi tė njėjtėn. Unė iu pėrgjigja se prapė shkova te Zoti im dhe e luta Atė qė ta zvogėlojė numrin, derisa nė fund mė erdhi turp, dhe mė nuk e pėrsėrita lutjen time. Ai prej jush, I cili do ti bėjė pesė faljet me besim tė plotė, do ta ketė shpėrblimin e pesėdhjetė faljeve.”


    - Pa tė meta ėshtė Lartėmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e tė cilės Ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit), pamėsi (i punėve tė Muhammedit).
    ( El Israė : 1)


    Marr nga libri: “JETA E TĖ DĖRGUARIT MUHAMMED (S.A.V)”- Leola Azzam & Aisha Gouverneur





    Shokė, ma bėni hallall se pritova me shkrujt tėrė ngjarjen, kėshtu qė vetėm kėtė pjesė e postova.
    Dhe mos tė harroj se fjalėt qė I shkrova mė sipėr janė tė ngjarjes sė Israsė dhe Miraxhit (Nata e Israsė dhe Miraxhit), ku Profeti a.s e takoi (Zotin), dhe pa disa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet.




Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 26 Prill: Zoja e Keshillit te Mire (Zoja e Shkodres)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-10-2010, 21:44
  2. A duhet shenuar identiteti fetar ne karten e identitetit?
    Nga Anesti_55 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 03:41
  3. Doctrina e Kėrshten
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 10:24
  4. Lutjet themelore ne GEGNISHT
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 04:01
  5. Mėsime fetare pėr fėmijėt orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-12-2005, 23:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •