Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    100.000 vjet drite larg Tokes

    Vargje pertej imagjinates tuaj

    ************************************************** ***************

    B Ndoj



    Ne boten paralele


    Ne porten e yjeve hyra
    Neper nje wormhole udhetova
    Nga ana tjeter e portes
    Ne nje bote paralele kalova

    Ish kjo bote e njejte me boten tone
    Dhe kisht te njejten histori sigurisht
    Te njejte njerez jetonin ne kete bote
    Ne anen tjeter te universit,paralelisht

    Murin madh kinez dhe piramdidat
    Me te botes tone,identikalisht te ndertuara
    Te njejtat kontinente,ishuj dhe shtete
    Dhe te njejtat qeveri te korruptuara

    Dinozauret kohe me pare ketu ishin zhdukur
    Nga nje kale I drunjte ish djegur dhe Troja
    E njejta lashtesi prehej muzeumeve
    Po quditerisht ne kete bote…vetem une mungoja
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ne Hyperspace

    ************************************************

    10.000 vite ne hyperspace
    Une dhe ti
    Krejtesisht te ngrire anes njeri tjetrit
    10.000 vite te balancuara me disa levizje te akrepave te ores
    Kohe e gjate qe endemi ne vorbullen e nje blackhole
    Ne preherin e galeksive
    Plot dimencione.......
    Dhe kohen manipulojme lehtesisht me gishterinjte e dores
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 02-08-2005 mė 09:12
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Supernova

    *******************************************

    Te ishim ne galaksi
    Une dhe ti
    Nje Supernova
    Qe me driten tone dominuese te driqonim ne gjithesi
    Planete ku gjallesat jetojne
    Nen hijen e besimit te verber
    Duke pritur me shekuj per nje mrekulli
    Te ishin une dhe ti
    Nje Supernova
    Qe digjet vazhdimish
    Duke ndriquar gjith anet e galaksise
    Te hidhnim drite
    Mbi misteret e pazbuluara te gjithesise
    Te ishim une dhe ti
    Ne galaksi
    Nje Supernova
    Qe anet e errata te galaksise
    Te ndriqojme
    Mbase ashtu…
    Njerezit do dinin me teper
    Ne vend qe te besojne….
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Udhetim ne kohe

    *** *** *** *** *** *** ***

    Me nje mekanizem kohe
    I-PEX.005
    Udhetoj neper kohe
    Ne te ardhmen e njerezimit
    Ja viti 2700…
    Kur teknologjia ish
    Ne kulmin e saj te lulezimit
    Gradacela qe shponin qiellin
    Trafike ne ajer
    Bote e modernizuar
    Per here te pare ne historine e njerezimit
    Gjithe luftrat kishin pushuar
    Pashe robote qe endeshin si njerez
    Dhe njerez qe endeshin si robote
    Po asgjekundi nuk pashe
    Njerez te dashuruar !

    Destinacioni I radhes eshte viti 3000
    Rreth tij gjithcka ngrinte
    Ne nje epoke te re akulli
    Gjithe bota flinte
    Ish kohe e trishtuar
    Kur mrekullite e botes poshte akullit
    Ishin fundosur
    Dhe nje pakice e njerezimit
    Ne planetin e kuq te Marsit
    Ishin zhvendosur

    Duke kerkuar vitin 8.000
    Ne mekanizmin e kohes
    I-PEX.005
    Skish rezultat
    Veq zeri femeror I kompjuterit kumbon
    Gabim…
    Gabim…
    Koha qe ju keni zgjedhur
    Per planetin e tokes nuk egziston!
    Sidoqofte ne arkivin tone
    Ka pak histori…
    Ne vitin 4969 bota eshte goditur
    Nga qindra asteroid
    Por egzistenca e njerezimit
    Shtrihet serish
    Diku ne gjithesi

    *** *** *** *** *** *** ***
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ugera

    *** *** *** *** *** *** *** *** *** *** ***

    Kur ne planetin Ugera
    Qe kish tre diej dhe skish fare nate
    Zbarkuam te goditur nga nje stuhi radioaktive
    Ne tabanin e saj pothuajse te thate
    Kish Ugera nje pamje mjaft te frikeshme
    Paqka se shtrihej ne konstilacionin e planeteve te rinj
    Po me te te frikshem se pamja e ketij planeti ishin
    Banuesit e saj me tre kembe,nje dore dhe tre gishterinj.

    Po Ugeranet ishin krijesa miqesore
    Jetonin neper shpella si njerezit dikur
    Sillnin uji nga gjiri I maleve
    Dhe kishin Ugeranet agrokulture
    Dhe shume shpejt me ta u miqesuam
    Edhe pse te njejte gjuhe dot s’flisnim
    Ata me tre kembe ,nje dore dhe tre gishterinj
    Po te gjithe tre hije rreth vetes zvarrisnim

    Perpara se nga Ugera te largoheshim
    U mesuam ketyre qenieve pa kurrfare teknologjie
    Se sit e prodhonin raki rrushi
    Dhe Ugericave….
    Se si te gatuanin byrek Shqiperie
    Nga planeti Ugera mijera vite me pare jemi larguar
    Dhe qindra breza Ugerane njeri pas tjetrit jane plakur
    Kushedi,mbase aty tani…..
    Taverna ku sherbehet raki rrushi dhe byrektore jane hapur !!

    *** *** *** *** *** *** *** *** *** *** ***
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    FANTASTIKE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kėshtu tė dua. Kjo poezi asht Universale. Kulmi i simbolikės, mjeshtėri mendimi dhe mesazhi. Sa mirė qė je za mirditas.

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ende nuk mė ėshtė dhėnė rasti qė nė shqip tė lexoj diē qė ka frymė tė science fiction. E pakta qė mund tė them ėshtė: interesante. Dikur edhe vetė kam qenė i ēmendur pas astrofizikės dhe astronautikės ndaj nuk mė vie vėshtirė t'i "kap" shprehjet e pėrdorura... pa pėrjashtuar dhe kuptimin e dytė tė tyre. Diku mė ka humbur njė poezi pėr Alpha Centauri; yje qė rrotullohen rreth njėri-tjetrit pėrjetėsisht, shkėmbejnė nxehtėsinė dhe dritėn, por tė preken... tė preken nuk guxojnė kurrė!

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    100.000 vjet drite larg tokes

    *** *** *** *** *** *** ***


    Larg tokes 100.000 vjet drite
    Une me ty jam hero
    Mbi shalen e nje blackhole
    100.000 vjet kam udhetuar
    Larg botes blu
    Ku ne dramen e saj te perditeshme
    Dikur ne nje kohe jetonte njerezimi
    Kam flururuar
    Me shpejt se c’mund te fluturoje mendimi

    100.000 vjet drite larg tokes
    Te vije me mua
    Qe neteve mbi krahet e mija te flesh
    Me ty di isha princ i Universit
    Dhe ti do ishe…
    Me e bukura princeshe

    100.000 vjet drite larg tokes
    Une pa ty
    Jam I humbur mes yjesh
    Pergjithmone
    Sikur te therrisja ty
    Mes yjesh do humbiste dhe zeri im I mekur
    Pa ty sjam veqse pak pluhur i Universit
    Larg teje jam
    Nje planet 100.000 vjet I vdekur

    *** *** *** *** *** *** ***
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ankthi I largesise

    *** *** *** *** *** *** ***


    Ah..keta ecje te padukeshme
    Kur jetojme ne enderr
    Dhe mbi trupat e njeri tjetrit shpalosemi
    Te brishte si drita e fenerit
    Ah keta ndjenja qe gjarperojne
    Ne thellesine e shpirtit
    Me te forta
    Se gjithe stuhite e Jupiterit

    Ah..kjo hapesire e gjere qe na ndan
    Ah ky Univers
    I kyqur
    Ne mbrendesine e syve qe flene
    Na duket sikur…
    Ne kurthin e kohes pa fund e pa krye
    Perjetesisht kemi rene

    Ah ky mall qe djeg
    Ah ky ankth
    Ne mbrendesie e shpirtit te lenduar
    Ah kjo largesi qe rritet
    Pefundon gjithcka
    Qe dikur nga nje big bang kish filluar

    *** *** *** *** *** *** ***
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Fokusi i Iluzioneve

    *** *** *** *** *** *** *** *** ***


    Dikure
    Ne nje kohe te paqene
    Diku
    Ne nje Univers qe ska egzistuar
    Dike
    Qe kurre ndonjehere se kisha njohur
    Takova
    Ne piken infinite
    Ku ndahej hici nga gjithesia
    -jam mbreti i Ferrit me tha, dhe i Parajses
    Jam vete Djalli me tha, dhe vete Perendia


    Tani
    Dhe per biliona vite
    I endur neper rrezet gama dhe ultraviolete
    Te spaktrave elektromagnetike
    Kam kuptuar
    Sa imagjinare ish....
    Pseudoperendia, fokusi i iluzioneve
    Qe ne piken infinite
    Dikure kisha takuar.

    *** *** *** *** *** *** *** *** ***
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 13:04
  2. C - Strukturat e tė dhėnave (Matricat, Listat, Pemėt)
    Nga demolition man nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 04:13
  3. 100.000 civile irakene te vrare qe me fillimin e luftes
    Nga INDRITI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:42
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •