Leka: I nevojshem bashkimi i trojeve shqiptare
TIRANE - Mbreti Leka hedh poshte deklaratat e zyrtareve te larte maqedonas, mbi te ashtuquajturen perpjekje te tij per krijimin e Armates "Iliriada" apo te "Frontit per clirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare". Deklaratat e zedhenesit te Ministrise se Brendshme te Republikes ish-jugosllave te Maqedonise, deri ne te ashtuquajturen "Ushtri Mbreterore", vleresohen nga zedhenesi i oborrit mbreteror Fluturak Germenji, si "shpifje mjaft te ulta". "Qellimet per te paraqitur shqiptaret si agresore dhe luftenxites, nuk jane gje tjeter, vecse aresye per te mbuluar qendrimet zyrtare te ekstremisteve sllavo- maqedone, qe nuk duan te zbatojne marreveshjen e Ohrit per ligjerimin e te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni. Lidhja, qe behet artificialisht me emrin e Mbretit Leka I, si sponsorizues dhe organizator i nje konflikti luftarak ne te ardhmen, eshte pjese e shpifjeve te zakonshme te ekstremiteteve sllavo- maqedone. Askush nuk mund te mohoje faktin se shqiptaret jane elemente shtetformues ne Maqedoni", thekson zedhenesi i oborrit mbreteror. Mbreti Leka nenvizon se eshte i nevojshem bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare, por ky eshte nje proces shume i gjate dhe qe kerkon medoemos nje bashkepunim mjaft te ngushte me faktorin nderkombetar. Ai me kete rast pershendet rishtazi zgjidhjet e realizuara nga shqiptaret ne bashkepunim me SHBA, BE e NATO, qe nga marreveshja e Ohrit. "Asnjehere nacionalizimi dhe patriotizmi shqiptar nuk kane qene agresive, sic jane perpjekur ta denigrojne spekulatoret serbe dhe pasuesit e tyre. Familja mbreterore eshte rikthyer ne Atdhe, me ftesen e deputeteve te Kuvendit dhe ka deklaruar se eshte per "Paqe-Bashkim-Vellazerim", per respektimin e ligjeve dhe per te dhene kontributin e saj per popullin shqiptar", ka nenvizuar Mbreti Leka.
--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 08/10/2002
Krijoni Kontakt