Bo ca lajmi i keq
Ka shume mundesi qe te mos luaje Bylykbashi dhe Gallo. Sipas drejtueseve thuhet se jane te demtuar dhe nuk duan qe ti hedhin ne fushe se kane frike nga ndonje demtim. Megjithate, prape uje te zi do u nxjerrim lushnjareve
Bo ca lajmi i keq
Ka shume mundesi qe te mos luaje Bylykbashi dhe Gallo. Sipas drejtueseve thuhet se jane te demtuar dhe nuk duan qe ti hedhin ne fushe se kane frike nga ndonje demtim. Megjithate, prape uje te zi do u nxjerrim lushnjareve
mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit
o cuna ca po shof une mer
lushnja 2 - 1 partizani
boooooooooooooooooooo booooooooo nuk me besohet syve
**********************************************
LUSHNJA 2 - 1 PARTIZANI
7' Ceno 16' Machado
81' R. Dervishi (p)
e paskan bo me penallti ket golin e dyte
une per vete nuk e di por nqs e ka pa njeri neshjen te na thote pse kaq dobet ?????
Lushnja Partzani 2 1 Rezultat Perfundimtar
Lushnja kalon ne avantazh me ane te Cenos shume shpejt pas nje hutimi te mbrojtjes. Duket se mungesat po bejne te tyren
gooooooooooooooooool Machado gooooooooooooooooooooooool dhe
Partizani ka epersi territoriale ndaj Lushnjes. Nderkohe qe Mema ka bere nje zevendesim qe ne minuten e 20te duke nxjerre Muzaken dhe duke futur ne fushen e lojes Elis Bakajn. Theksoj se Bylykbashi nuk luan per shkak te nje demtimi te rende
Partizani nuk po arrin dot te gjeje golin e avantazhit megjithese ka patur 5 raste te pastra. Po i afrohemi fundit te pjeses se pare
Vazhdon epersia e Partizanit. 2 Raste te humbura nje me protagonist Bakajn ndersa nje rast flagrant i humbur nga Halili ku balle per balle me portjerin nuk ka arritur te shenoje. Nderkohe qe Lushnja po mbrohet dhe ka patur vetem nje goditje kendi ne favorin e saj.. Gjithnje 1 1
Perfundon pjesa e pare. 1 me 1
Fillon pjesa e dyte. Le te shpresojme per ndonje ndryshim rezultati ne favor te Partizanit.
Vazhdn pjesa e dyte. Mema zevendeson Beqirin e demtuar dhe ne fushe futet Oliveira. Bakaj me i miri ne fushe. Duhet theksuar se Partizani e dominoi totalisht gjysmen e dyte te pjeses se pare ndersa ne fillimin e pjeses se dyte eshte me i zbehte por gjithsesi ka kontroll te vazhdueshem topi. Allmuca ne minuten e 59 ka goditur traversen.
Partizani e ka ulur ndjeshem ritmin e lojes. Ne pjesen e dyte i vetmi rast per tu vecuar nje goditje e Oliveires dhe grushtim i portjerit lushnjar. Nderkohe qe Karder eshte ndeshkuar me karton te verdhe. Partizani ka kryer dhe zevendesimin e trete. Lushnja ka kontroll topi te vazhdueshem. Gjithmone 1 me 1 kuer kane ngelur edhe 12 minuta loje
Penallti per Lushnjen dhe 2 me 1. Dervishi shenon Penalltine e shkaktoi Karder. Ndihet mungesa e Bylykbashit. Partizani e peson perseri
Dhe 3 minuta. Partizani i shperfytyruar totalisht
Perfundon ndeshja. Partizani nuk e meritonte humbjen. Megjithate le te shpresojme per me shume fat ne ndeshjet e tjera. Duhet te theksojme se Beqiri, Muzaka u demtuan nderkohe qe Partizani luajti me rezerva si Hallaci, Bakaj, Oliveira
From, ENDRI www.partizani.net
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga swat : 02-10-2005 mė 11:17
Isha ne lushnje, tmerr i papare. Na i vrane lojtaret. Muzaka doli shume shpejt me shpatull te vrare, beqiri nuk rrinte dot me ne kembe nga nderhyrjet brurtale. Alan Karderin e goditen tifozat me sende te forta ne koke. Tmerr, tifozeria duke share dhe shtyre lojtaret qe te nderhynin rende dhe gjyqtari rrinte e shikonte. Megjithate, kjo nuk e justifkon humbjen me nje skuader te dhjere si e ajo e lushnjes. Halili shmang dy mbrojtesa, shmang portierin dhe me porte bosh gjuan jashte?????????? Mashado humbi dy raste te pastra, cuna, kam ngrene 200 kilometra rruge per te pare partizonin qe rrifej nga lushnja booooooooooooo
ik ik se po me dhemb koka ca tmerr
mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit
lere lere se u turperuam kete rradhe
epo te humbesh me lushnjen besen e skenderbeun pfffffffffffffffffff
futboll leshi![]()
po te pakten ngueshellohemi me faktin qe tirana e hengri per vete
tani ishalla fitojme me 3 ekipet qe kane ngel qe edhe te veme nderin ne vend
sa per kujtese 3 ndeshjet e ngelura jane me elbasanin, vllaznine edhe tiranen
ishalla dalim mire ne keto te treja
Partizani, kthim nė identitet.
Ashtu si pritej, pėrballja ndėrmjet "lagunarėve" dhe tė kuqve ka qenė njė 90-minutėsh me rivalitet, ku tė dy ekipet nuk e kishin tė sigurt rezultatin pėrfundimtar deri nė vėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit. Lushnjarėt kanė pasur pėrballė njė kundėrshtar tė fortė, i cili i ka vėnė jo pak herė nė vėshtirėsi myzeqarėt, por fatmirėsisht kėta tė fundit kanė triumfuar me dinjitet. Pjesa e parė ka nisur e vrullshme, ku tė kuqtė, falė kualiteteve, kanė mundur ta shtyjnė lojėn nė gjysmėfushėn e vendėsve. Por "lagunarėt", me njė kundėrsulm perfekt, tė projektuar nga kėmbėt e Likės, kanė konkluduar me njė gol tė Cenos qė nė minutėn e 6-tė, pas njė asisti nga R. Dervishi. Por miqtė nuk kishin se si tė pajtoheshin me kėtė rezultat, kėshtu qė kanė mundur tė rrezikojnė seriozisht me anė tė Karderit, i cili e ka detyruar Spahon tė kryejė njė kryevepėr. Nuk kanė kaluar as 15 minuta lojė, kur Partizani ka barazuar me gol tė Sasha Delainit. Edhe pas barazimit, tė pranishmit nė stadiumin "Roza Haxhiu" kanė pasur mundėsi tė shikojmė njė mori aksionesh tė bukura nga njėra portė nė tjetrėn, por pa mundur tė gjejnė rrugėn e rrjetės. Duhet pranuar qė nė pjesėn e parė tė kuqtė janė shfaqur mė tė vrullshėm pėrballė Spahos, duke e detyruar kėtė tė fundit tė bėjė mrekullira me disa pritje tė bukura. Me rezultatin e vulosur qė nė minutėn e 15-tė, tė dy ekipet janė drejtuar nė dhomat e zhveshjes, pėr ta lėnė gjithēka tė hapur nė pjesėn e dytė. Dhe ndodhi ajo qė pritej, pasi tė dy ekipet nuk mund tė pajtoheshin me barazimin. Por ndryshe nga pjesa e parė, 45 minutat e dyta, duke mos e mohuar rivalitetin, kanė folur pėr vendėsit, ku krahas qarkullimit mė tė saktė tė topit, kanė dominuar edhe nė raste, me 5 tė tilla kundrejt 2 tė Partizanit. Pika mė kulminante e kėtij takimi ishte minuta 79-tė, kur peqinasi i verdhejeshilėve, R.Dervishi, i vidhet bukur gjermano?kongolezit Delain, i cili detyrohet ta pengojė nė mėnyrė tė parregullt sulmuesin lushnjar, duke i dhėnė tė drejtėn e gjuajtjes sė penalltisė, duke sigluar avantazhin pėr vendėsit. Pas golit tė avantazhit tė vendėsve, miqtė janė treguar nervozė nė lojėn e tyre. Madje ne ndonjė rast ka pasur shenja tė theksuara nervozizmi. Vlen pėr t'u pėrmendur zėnka mes lojtarėve tė dy skuadrave, qe e ka detyruar Guzjen tė nxjerrė tre kartonė tė verdhė nė njė moment tė vetėm. Nė minutat e mbetura vendėsit e kanė administruar mirė lojėn, duke koleksionuar mė nė fund fitoren e parė, plotėsisht tė merituar. Kjo fitore merr mė tepėr vlera pėr verdhejeshilėt kur arrihet pėrballė njė ekipi cilėsor dhe pretendent si Partizani. Kjo fitore i ka rikthyer Lushnjės qetėsinė, kėshtu qė ajo udhėton mė e motivuar nė trasfertėn e radhės me kampionėt nė fuqi.
Deklaruan:
Sulejman Mema, trajner i Partizanit: "Normalisht Lushnja e meritoi fitoren. Megjithatė, ne duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen qė nė pjesėn e parė. Por ne nuk kishim futbollistė burrėrorė, por mendjemėdhenj. Unė do tė bisedoj me presidentin Xhani dhe do t'i kėrkoj seleksionimin e futbollistėve. Ne nuk mund ta fitojmė kampionatin me kėtė skuadėr, duke fituar brenda dhe duke u mundur jashtė. Kėshtu nuk mund tė vazhdojmė mė. Duhet theksuar se zėvendėsimet e kryera nuk dhanė efektet e duhura, sepse u goditėm nga dėmtimet. Kjo gjendje duhet tė ndryshojė."
Perlat Sevo, trajner i Lushnjės: "Kjo fitore e ngre nga ana morale ekipin, pa mohuar edhe faktin e mungesės sė pikėve. Nė pjesėn e parė Partizani e zotėroi mesin e fushės, duke bėrė presing dhe duke na krijuar probleme nė mbrojtje. Nė pjesėn e dytė e ndreqėm kėtė gabim dhe si rrjedhojė u shfaqėm me tė rrezikshėm, duke fituar edhe njė 11-metėrsh. Angazhimi i djemve nė pjesėn e dytė ishte mė i madh, ēka solli fitoren e shumėpritur."
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Tirana, kampionë apo manekinë
Teuta ka fituar me rezultat dhe me lojë ndaj një Tirane që nuk
ka bërë dot gjë para këmbënguljes së "djemve të detit". Një Teutë e pozicionuar mjaft mirë taktikisht dhe me lëvizshmëri në fushën e lojës i ka bërë ballë me sukses një Tirane, që veç emrave të mëdhenj, nuk ka pasur gjë tjetër për të shënuar në këtë ndeshje. Takimi ka nisur me shkelimin e topit të lamtumirës nga sulmuesi durrsak Gentian Begeja, që është ndarë përfundimisht nga futbolli pas 12 vjetësh në fushën e gjelbërt. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, me një Tiranë që ka pasur disa raste më të mira. Teuta ka qenë e saktë në lojën e saj, duke aplikuar kundërsulmin, që me Mancakun dhe Xhihanin, i kanë hapur probleme mbrojtjes së Tiranës. Minuta e 32-të ka zgjidhur takimin, kur Xhihani, pas një topi të nisur nga Kovaç, nuk ka falur përballë Hidit, duke e dërguar topin në rrjetë. Trajneri i Tiranës ka pretenduar për një pozicion jashtë loje, por gjyqtari Velçani ka treguar pikën e mesit të fushës. Tirana është përpjekur që të reagojë pas shënimit të golit dhe i është afruar barazimit me anë të Salihit, që me një rroveshatë mund të ndëshkonte durrsakët. Pjesa e parë është mbyllur 1?0, në një kohë që pjesa e dytë parashikohej me një Tiranë që do të kërkonte golin dhe me një Teutë që do të mbronte rezultatin. Në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Futja në lojë fillimisht e Bakallit dhe më pas e Rrakllit nuk kanë
sjellë ndonjë ndryshim në lojën e Tiranës, në një kohë që Teuta ka
kundërsulmuar rrezikshëm dhe në tre aksione me protagonist Xhihanin mund të kishte thelluar avantazhin. Tirana është mjaftuar me një gjuajtje nga distanca të Klodian Duros dhe me një rroveshatë të Salihit, pa bërë gjë tjetër. Durrsakët e kanë kontrolluar dhe merituar fitoren, që ju jep tre pikë të vlefshme pas asaj humbje të thellë me Partizanin. Teuta jo vetëm ka fituar tre pikë, por edhe moralin për të rritur pretendimet në kampionat, në një kohë që i ka lënë në derë problemet Tiranës, që pëson humbjen e parë dhe të paparashikueshme për ta në Durrës. Një humbje jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë, gjë që do të thotë se kampionati tashmë për ta ndodhet në një moment delikat. Trajneri italian Menekini e ka justifikuar humbjen me një gol jashtë loje dhe me mungesën e finalizimit, por me sa duket në kampin e Tiranës problemet mund të
shikohen më larg këtij komenti. Tirana duket se nuk është më ajo skuadra e sezoneve të fundit, por një ekip i përbërë nga manekinë. Teuta është ngjitur në kuotën e 9 pikëve, aq sa ka edhe Tirana dhe normalisht pretendon ashtu si ekipet e tjera. Me këtë fitore durrsakët mund të thuash që kanë lënë prapa shijen e hidhur të humbjes së thellë me Partizanin. Ndërsa Tirana tani do ta ketë shumë të vështirë të kapë rivalin kryesor, Elbasanin, që siç duket, kanë ndryshuar rolet me sezonin e kaluar. Pesë pikë diferencë nuk janë shumë po të kihet parasysh ndeshjet e shumta që janë përpara, por Tirana e sivjetshme duket shumë e lëkundur dhe ajo çka është më e rëndësishmja nuk po bind me lojën e saj. Edhe kualitetet jo gjithmonë tregojnë vlerat e tyre, çka bën që edhe rezultati të mos arrihet. Teuta ndeshjen e radhës e ka në Peqin me Shkumbinin vendas. Në pamje të parë duket një ndeshje e lehtë, por me siguri që Shkumbini do të reflektojë në shtëpinë e vet. Kjo do të jetë prova e vërtetë e transfertës së Teutës. Ndërsa Tirana duket paksa më komode, pasi do të presë Lushnjën në shtëpinë vet dhe tri pikët e radhës mund të jenë më të lehta se herët e tjera.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 04-10-2005 mė 12:19
mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit
para partizaniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii iiiii
djema kam degjuar qe mema do beje ndryshime te medha ne ekip ???????
do kete ndrime lojtaresh
kush di gje te postoj ndonje lajm te fresket![]()
edhe une isha ne lushnje dhe kete qe thu ti eshte mese e drejte. po kjo nuk e justifikon faktin qe nuk patem raste fare. Eshte gje anormale qe ne nje loje 90 Minuta te kesh 2 raste ndoshta 3. Nejse nje njoftim kam. ju tifoza te aprtizonit po ju them NQS doni e-mailPostuar mė parė nga Juvi
me @partizoni.net ne fund me thoni se ja u hap une
une e kam eneaqirjako@partizoni.net dhe sia te tjere i kam hap. GJithashtu ka dhe nje forum te Partiznit per tifozat tane www.partizani.net
Faleminderit
Me Respekt Enea
FORCA PARTIZONI
Ej cuna po me e papamja fare
Duke lexuar disa statistika kam pa nje te forte fare. Per 19 vjet me radhe, ritheksoj duke e shkuar me te medha 19 VJET ME RADHE, Tirana nuk ka arritur asnje fitore ndaj Partizonit. hahahahhahahahhaha Cuna kjo eshte e nolte fare 19 vjet pallim te fuqishem llacaficave hahahahahah
mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit
Krijoni Kontakt