PSIKOLOGJI/ Në bazë të fjalëve që përdorim, arrihet të kuptohet identikiti i një personi
Mënyra e shkrimit tregon tendencat e vetëvrajses
Në bazë të fjalëve që përdorim, arrihet të kuptohet identikiti i një personi, që nga mënyra se si mendon, vepron, deri në përkrahjen që u jep të tjerëve.
Në këtë mënyrë arrihet të kuptohen edhe kushtet psikologjike në të cilët ndodhen këta persona, madje të parashikohen shfaqjet e pathologjive të ndryshme, deri në rastet e vetëvrasjeve.
Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga dy studiues amerikanë të Universitetit të Teksasit dhe të Pensilvanisë. Sipas studiuesve, personat që shfaqin probleme të tilla teprojnë në disa shprehje gramatikore pronësie dhe vetevetore.
Kështu, sipas tyre, nëse teprohet me vetën e parë: unë, imi, mua, duke lënë pas dore shumësin: ne, yni apo foljet që shprehin marrëdhënie dhe bashkëpunim: flas, dëgjoj dhe ndaj, duhet të tregoni kujdes, sepse kultivojnë mendime vetëvrasjeje.
Autorët e studimit kanë studiuar leksikun e disa autorëve që kanë përfunduar në vetëvrasje, duke analizuar 156 poema të shkruara nga këta autorë.
Studimi i publikuar në “Psycosomatic Medicine”, ka treguar se këta autorë e kishin me tepri vetën e parë të përemrave vetorë dhe atyre pronorë.
dITA.
Krijoni Kontakt