Shkrimet tuaja nuk meritojne nje pergjigje pasi flasin vete se sa pak apo sa perciptas e njihni besimin e krishtere apo Perendine e Gjalle qe jeton ne Kishe. Por nese dikush nuk ju korrigjon, ju keni per te ngelur gjithmone viktima te paditurise dhe egocentrizmit tuaj.
Kisha eshte Shtepia e Perendise se Gjalle mbi toke, eshte familja e perbashket e te gjalleve, te vdekurve, engjejve, shenjtoreve e gjithe trupave qiellore, eshte Barku i Shėn Marisė nė te cilin te gjithe njerezit e kesaj bote rilindin fale pagezimit, eshte Trupi i Vete Jisu Krishtit i cili ushqen e ngushellon gjithe familjen e Tij. Ka vetem NJE Kishe, dhe ajo eshte Kisha Orthodhokse, dhe vetem nje besim, Besimi Orthodhoks, Krishterimi i Vertete.Pyesin Kishėn?! Kė kishė? Ku ndodhet kjo kishė? Nėse njė ortodoks i sinqertė dėshiron tė pyesė kishėn, ku shkon ai pėr ta pyetur, kujt i drejtohet?
Por keto ti nuk i kupton dot, pasi ti nuk jeton brenda Kishes, ti jeton jashte saj dhe per ty Kisha eshte vetem nje godine e bukur e asgje me shume. Aq te shikon syri ne balle, pasi ai syri i shpirtit nuk shikon dot nga jashte, vetem kur je brenda saj.
Ti je aq i verber ne shpirt aqsa ishin edhe apostujt e Krishtit kur Ai shkoi e u ul ne tavolinen e taksambledhesit Matheut, ne nje tavoline me njerezit me te urryer te vendit. Shpirti i se keqes i shtynte besepaket qe te provokonin apostujt se pse Mesuesi i tyre ulet me njerezit imorale e te shthurrur. Pergjigjia e Krishtit per dishepujt e tij te shqetesuar ishte, "Vetem i semuri ka nevoje per doktor. Une kam ardhur te therras mekataret ne pendim, e jo te drejtet." Cdo dite te jetes se tij, ai Mattheu qe ti ia lexon ungjillin me aq endje ne Dhiaten e Re, zgjohej qe pa gdhire dita e shkonte te ujiste ate pemen ne te cilen ai hipi dhe i thiri Perendise, pasi ai moment ishte momenti qe ndryshoi jeten e tij, dhe ai ndryshim vazhdon edhe sot e kesaj dite me ata njerez qe gjejne besimin ne Ungjillin e Mattheut.Me qė ra fjala, ajo qė pėrmėnda mė sipėr ėshtė histori e vėrtetė. Arkipeshkopi i Shqipėrisė Anastas, sa herė qė njė ungjillor Grek shkon nė Shqipėri ai e fton nė shtėpinė e tij dhe i kėrkon tė kėndojnė sė bashku nga ato kėngėt e kishės ungjillore pasi i pėlqejnė shumė dhe luten sė bashku.
Ishte turp per Krishtin qe u ul ne tavoline me taksapagues dhe prostituta, apo bekim per keta njerez te shthurrur qe u ulen ne nje tavoline me Perendine e gjalle?!
Eshte turp per kryepiskopin Anastas qe te lutet me nje ungjillor protestant, apo bekim per ate ungjillorin qe lutet e kendon me nje shenjtor te diteve tona qe ia ka perkushtuar gjithe jeten e tij Krishtit?
Te jesh i paditur dhe te thuash qe nuk di eshte per tu lavderuar. Te jesh i paditur dhe te hiqesh si i ditur eshte djallezi, pasi vetem ai perpiqet te korre atje ku nuk ka mbjelle, perpiqet te shpifi atje ku nuk di.Pra ti mendon se nėse dikush (pse jo, udhėheqės )nė kishėn ortodokse ka vrarė djalin dhe nėnėn e tij, ti mund ta konsiderosh si vėlla nė Krisht. Dhe madje kėtė person ti ta quash tė njėjtė me Apostujt? Kėshtu?
Shen Konstandini i Madh, pati nje djale me gruan e pare e cila i vdiq gjate lindjes. Gruaja e dyte qe mori ishte e bija e perandorit. Me ate beri dy djem te tjere, mirepo gruaja e dyte ishte shume me e re ne moshe se ai, dhe vetem 3-4 vjet me e madhe se djali i tij i pare.
Gruaja e tij, duke pare qe djali i tij i madh kish bere emer si ushtarak, dhe pritej nga te gjithe qe te zinte fronin e te atit kur ky te vdiste, u be xheloze se donte qe njeri prej djemve te saj te behej perandor, dhe e mashtroi Konstandinin duke e genjyer sikur gjoja i biri ishte munduar ta joshte. Konstandini kur e degjoi kete urdheroi qe ta fusnin te birin ne burg, mirepo e shoqja e ndryshoi urdhrin e tij perandorak nga burgim ne vrasje, dhe keshtu djali i madh i Perandorit humbi jeten.
Kur Konstandini i Madh e mesoi per te birin dhe kush ishte shkaku i humbjes se tij, ai dha urdher qe te vrisnin te shoqen duke e hedhur ne nje kazan me uje te perveluar, nje vdekje akoma me e llahtarshme se te birit. Te gjitha keto ndodhen teksa Konstandini ishte ne Rome dhe fatkeqesite personale ishin nje prej arsyeve qe ai e levizi qendren e Perandorise ne Bizant, qe me vone i dha emrin e tij. Arsyeja tjeter ishte tradita pagane e romaneve qe ishte bere nje pengese per vete besimin e ri, krishterimin.
Kush je ti qe merr persiper te gjykosh Shenjtoret e Kishes Orthodhokse? Apo mos te duket gje vetja Perendi e Zot? Pse merr si shembull Konstandinin e Madh qe Perendia e ndjeu duke e pranuar ne gjirin e Kishes se saj ne moshe te thyer, te veshur me roben e bardhe te pagezimit, te cilen ai nuk e hoqi me qe nga dita e pagezimit e deri ne diten e vdekjes. As veshjen perandorake nuk e veshi me, por e mbylli jeten e tij mbi toke jo me si nje perandor te veteshpallu Zot sic beni edhe ju me lart, por si nje sherbetor i thjeshte dhe i perulur i Perendise.
Perse me ze ne goje Shen Konstandinin dhe nuk me ze ne goje ate qe ishte prezent ne martirizimin me gurre te shenjtorit te pare te krishtere, Shen Stefanit. Perse nuk me ze ne goje Saulin, apo sic e citon ti me aq qejf nga Dhiata e Re, Shen Pavlin? Apo nuk e dije qe Shen Pavli ishte kryepersekutor i te Krishtereve perpara se ti shfaqej Perendia?
Te te akuzoj edhe une ty tani qe je nje pagan se lexon mesimet e Saulit ne Dhiaten e Re? Une nuk jam rritur jashte familjes se Krishtrit, jam rritur dhe vazhdoj te ushqehem nga Trupi i Tij, Kisha, dhe e njoh fale perjetimit te misterit fuqine e faljes se Perendise, ashtu sic njoh edhe jeten e shenjtoreve.
Ti jo vetem qe nuk jeton brenda Kishes se Tij, jo vetem qe nuk e njeh jeten e shenjtoreve, por ke edhe guximin e qoftelargut per te shpifur per gjera qe as nuk i njeh dhe as nuk do ti mesosh.
Nderi me i madh qe mund ti benit vetes eshte qe te mos nxirrni asnje gjysem fjale nga goja apo ta shkruani ne forum per gjera qe nuk i njihni apo kuptoni, se te gjitha keto do te rendojne mbi shpirtin tuaj ne Diten e Gjykimit.
Perendia ndricofte erresiren tuaj dhe timen bashke!
Albo
Krijoni Kontakt