Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Pėr retinen e syve...

    Nese retina e syve ka filluar te ēahet, eshte e domosdoshme (e pashmangshme) nderhyrja kirurgjikale? S'ka shprese per alternativa kurimi? Personit ne fjale i kane thene qe semundjen e ka te lindur. Ajo s'ka hasur dobesim shikimi deri para nje viti, a ndoshta me pak. As syze/lente s'ka mbajtur ndonjehere, pervec nje pale syzeve qetesuese (me numer tejet te vogel) ne femijeri. Doktorret (doktorre i thenēin ne Shqiperi) thone qe me kalimin e kohes syri do "plaket" derisa te verbohet plotesisht. E vetmja mase qe i kane sugjeruar eshte operacioni. Ka ketu dike qe mund te na japi ndonje mendim?
    Faleminderit.
    Rebelja

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Doktoret kane te drejte. Kur retina peson carje, masa xhelatinoze qe ndodhet ne kavitetin e syrit shkon poshte retines duke e shkeputur ate prej shtreses nga e cila qelizat fotoreceptore te retines ushqehen. Nese retina nuk riparohet (dmth nuk ngjitet perseri me shtresen ne fjale) qelizat vdesin dhe kthimi i shikimit eshte i pamundur. Pra, koha eshte nje faktor kritik per riparimin e retines, qe ne pjesen dermuese te rasteve behet me nderhyrje kirurgjikale.

    Nuk e kuptoj perse personi ne fjale nuk deshiron ti neneshtrohet nderhyrjes kirurgjikale (?) Me sa di une, ne perendim, kjo gje nuk perben ndonje problem te madh; me teper se 90% te rasteve, operacioni eshte i suksesshem. Ka edhe teknika te tjera me te cilat retina mund te riparohet por nuk besoj se nderhyrje te tilla jane me te suksesshme se operacioni. Alternativa kurimi sic permend ti nuk ka. Te gjitha jane nderhyrje ne sy, ashtu sic eshte dhe operacioni me rreze lazer.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nuk e di nese po i referoheni asaj qe quhet immaculative degeneration sepse nga pershkrimi duket i till. Kjo semundje eshte e rrezikshme nese nuk ndalohet. Demi i shkaktuar nuk mund te riparohet por operacioni me reze lazer e ndalon degjenerimin e metejshem te shikimit. Shum njerez sidomos te moshave mbi 50 vjec e kan kete. Me pare nje njeri qe ishte 60-70 kish dal ne pension dhe nuk i bente shum pershtypje qe te humbiste shikimin se thoshin qe esht pleqeri por sot njerzit jetojn me gjat dhe kan me shum kerkesa.

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Personi vendosi ta beje operacionin ne Gjermani brenda kesaj jave.
    Thnx per pergjigjet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •