Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Eurotunel 2

  1. #1
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107

    Eurotunel 2

    Tema qe ngre ne fakt nuk ka shume lidhje me bashkimin e trojeve, por me teper me zhvillimin ekonomik te tyre.

    Momentalisht rruga qe perdoret per te lidhur Azine me Evropen eshte duke kaluar nepermjet Greqise/Bullgarise neper teritoret e ish Jugosllavise e me tej ne Itali. Ose nepermjet transportit detar. Gjithashtu nafta e prodhuar ne vendet Arabe momentalisht per tu trnsportuar ne Europe e me tej kalon nepermjet porteve ne detin Egje.

    Mendimi im ishte qe duke shfrytezuar poziten gjografike te Shqiperise te ndertonim nje tunel (te ngjashem me ate Angli-France) nen-ujor qe lidhe ballkanin me Italine. Praktikisht duke lidhur Vloren me Otranton. Nje tunel i tille do shkurtonte rrugen Ballkan -Itali/Europe dyfish. Plus tuneli mund te perdoret dhe per tubacionet e naftes, e fibrave optike, e lidhjeve telefonike etj etj etj. Kuptohet perdorimi i tunelit nga individet ose kompanite do te kishte nje fare takse. Kjo jo vetem do i sillte te ardhura vendit po do rriste dhe numrin e te huajve ne Shqiperi, qe me vone do kishte efekte pozitive ne cdo pjese te ekonomise, perfshi turizmin, hotelerine, restorantet, pikat e furnizimit me gaz etj etj. Pervec kesaj ai i shtonte rendesine vendit tone, duke krijuar keshtu nje klime me te favoshme per vendimet politike nderkombetare.

    Kuptohet per implementimin e ketij projekti kerkohet nje fond shume i gjere. Megjithate nese do te parashtrohet si kerkese gjate bisedimeve me donatoret e huaj dhe FMN-ne, si dhe kalimi i nje pjese te takses rrugore kundrejt ketij projekti, do te ishte nje ide e realizushme.

    Mendimet dhe komentet tuaja mbi temen e paraqitur priten eme interes.

    --------------------------------
    Edituar nga Administratori. Arsyeja: Nuk lejohen reklamimet e faqeve ne forum, url e faqes tuaj mund ta vini ne profilin tuaj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Sa mendon ti se do te kushtoje ky projekt?

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Mire ne po a do Italia?

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Pse jo?

    Por une them te mbarojme korridorin 8,te mbarojme Durres-Prishtine pastaj flasim prape.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Ne pergjigje te pyetjes sa kushtoi Eurotunneli po perfshi pak fakte:

    Eurotunneli kushtoi gjithesej $15 Miljarde/billion prej te cilave $10 miljarde i ka akoma borxh. D.m.th nese shqiperia i futej kesaj pune borxhi yne i jashtem do te rritej 15-fish. Megjithate duke pare se brenda 7 vjetesh Eurotunneli ka lare $5 miljarde borxh, te jep idene e mundesive te jashtezakonshme financiare qe paraqet ky projekt.

    Antoni, tha se duhet te flasim pasi te jete mbaruar rruga Durres-Prishtine, megjithate une mendoj se nuk blehet delja duke patur qengjin, por qengji kur ke delen. Ky projekt do sillte te ardhura te mjaftushme per ta ndertuar rrugen Durres-Prishtine 10 here brenda nje viti. E kunderta do kishte efekt pothuajse 0 ndaj ketij projekti.

    S'diskutohet qe me mundesite e sotme eshte projekt i pamundur. Megjithate per mua eshte nje teme interesante.

    Per foto te punes ne Eurotunnel klikoni linkun http://www.iijnet.or.jp/IHCC/dover-p.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SSALB : 04-09-2002 mė 14:01

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    O SSALB, ato 15 miljardet, te reja apo te vjetra jane.LOL

  7. #7
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    o alv po te them nje sekret, po mbje per vete mos ia thuaj njeriu.
    Te vjetrat i kane nxjerre nga qarkullimi qe ne vitet '60. Shhhht mbaje sekret, ė?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Mundesia dhe deshira

    Qe ne kemi deshira te medha kjo eshte me teper se per tu pergezuar.

    Po mundesite a i kemi.

    Meqenese tek propozimi shoh vetem nje deshire te veshur me pak vleresim monetar them se jemi larg nga nje propozim.

    Se pari duhet bere nje vleresim i sakte i projektit.

    Per kete duhet qe dikush te beje projekt

    Kostoja e projekteve te tilla kushton, sepse ajo duhet bere nga firma me reputacion.

    Pra them se vetem per te bere arkitekturen e ketij ndertimi do duheshin shuma te medha. (mendoj milion $)

    Pas kesaj duhet qe te hidhej vallja e borxhit.

    Kush duhet t'a marre kete borxh.
    Kush i jep Shqiperise borxh te themi 15 miliard kur ajo nuk shlyen dot 1

    Edhe Italia vete qe eshte nje nga 7 fuqite e medha nuk e kemi degjuar qe te hedhe ndonje ide te tille.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    baobab!

    As qe diskutohet qe ishte thjesht nje ide. Problemi nuk qendron tek ana financiare, projekti i ka te gjitha mundesite qe te jete i leverdisshem, nuk ka banke ne bote mos te investoje po qe se e ardhmja eshte e sigurt. Megjithate nuk po flisja per me sot e me neser, ndoshta per 10-15 vjecarin e ardhshem.

    Per sa i perket Italise, nuk ka se si ajo ta hedhi kete ide. Rruga per ne Europe dhe tani kalon nga Italia,se hyne ne jug se hyne ne veri Italise nuk i intereson shume. Me qarte, per Italine ana financiare nuk i justifikon problemet e shumta qe sjell kjo ide. Inisjatoret dhe financuesi kryesor duhet te jete Shqiperia, pavaresisht nga mundesite qe ka.

    megjithate dhe vet e di qe po rrahim uje ne hava kot)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SSALB : 04-09-2002 mė 14:14

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O ti SSSAB !

    A ke bere gjeografi ne TET-vjecare?

    A e di ti sa eshte largesia midis Karaburunit dhe Otrantos?
    A e di sa eshte thellesia e detit ne kete vije detare?

    Te lutem shume lexo ose shiko hartat dhe eja fantazo pastaj.

    zot na ruaj..lol.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •