Botuar: E shtunė, 30 korrik 2005
Tabitha Morgan
BBC, Nikozi
Qipro shqyrton ligjshmėrinė e firmės turke.
Qeveria e Qipros ka reaguar ftohtė ndaj nėnshkrimit nga ana e Turqisė tė Protokollit Evropian pėr Tregtinė.
Disa vende evropiane e shohin nėnshkrimin e marrėveshjes si njė hap pozitiv.
Kurse qeveria e Qipros e ka shpėrfillur prej kohėsh rėndėsinė qė ka pranimi i shumėpritur i Turqisė nė shkėmbimet tregtare brenda BE-sė.
Ajo ėshtė pėrqėndruar nė deklaratėn qė shoqėroi marrėveshjen e tregtisė, nė tė cilėn thuhet se veprimet e Ankarasė nuk do tė thonė njohje e Republikės sė Qipros.
Zėdhėnėsi i qeverisė qipriote tha se kjo deklaratė po shqyrtohej nė hollėsi dhe pritej qė tė dilej me konkluzionin nėse kjo hidhte nė dyshim ligjshmėrinė e protokollit.
Presidenti i Qipros, Tasos Papadhopoulos nuk ka pranuar tė hedhė poshtė komentin se vendi i tij do tė mund tė vėrė veton pėr anėtarėsimin e Turqisė nė BE.
Nė kohėn kur nėnshkrimi i protokollit shihet si njė hap pėrpara, marrėdhėniet mes Turqisė edhe Qipros vazhdojnė tė jenė tė tensionuara.
-----------------------------------------------------------------------------------
I papermendur ne kete artikull eshte fakti se BE kishte kohe qe i kerkonte Turqise te nenshkruante protokollin. Ne 15 Qershor 2005, BE i dergoi leter qeverise turke, qe te ndermerrte hapa sa me te shpejta ne kete drejtim.
Situata eshte paksa gjeopolitikisht ironike. Trupat turke vazhdojne te jene ne Qipron e Veriut (rreth 40,000) pas dhjetra rezolutave te OKB kunder pushtimit ilegal te Qipros. Qeveria e Veriut nuk njihet nga asnje shtet pervec Ankarase.
Por BE i "lutet" Turqise te nenshkruaj protokollin me 25 shtetet anetare, nje nga te cilet, Turqia nuk e merr mundimin ta njoh.
Ruaj Lidhjet