Close
Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 195
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    nqs ne turqi akoma nuk kishin filluar investimet e huaja ne rumani industria e automobilave vendase ne 1960 prodhonte 4000 autostrada ARO ne vit ose 60000 ne 1980, ju kujtohen keto makina? Rumuni eshte rrace europiane gjithashtu i shkon per shtat Europes. Rumania deri dje kishte nje industri farmaceutike superb ne Europen Lindore, sa medikamente ne spitalet tona ishin Made in Romania?. Jo nuk harrohen rumunet dhe potenciali i tyre. Rumania eshte ne tranzicion biles ne nje tranzicion te hidhur. Nje pjese e vendit u nda etj etj.

    Kush do ushqeje 70 milione turq rrace aziatike me buke te bardhe qe rrine me tespije tere diten? Mos mendoni si do mendoje nje taksapagues europian qe po shkumezon kush qene ata te mencur qe futen greket dhe portugezet ne EU por si nje politikan qe votat i merr nga keta taksapagues. Turqia te pranohet ne EU do jete nje gabim politik dhe ekonomik. Eshte ndryshe kur pranohet nje Poloni e Kopernikut dhe e 60 nobelisteve te tjere ne fizike dhe matematike polake. I njihni polaket dhe potencialin e tyre juve?

    p.s.
    Per shifrat e AROve ngelet qe une te kem fallsifikuar te gjitha vendet ju do gjeni me ane te google.com.


    p.s.
    Stambolli nuk eshte i bukur eshte Kostandinopoja e bukur. Ndertimet e bukura jane te Kostandinopojes jo te Stambollit. Ndertimet e bukura nuk behen duke ndenjur tere diten me tespije. Ankaraja ishte Angora Galatia etj etj. kaq shpejt u harruan keto?
    Turqia do te kontribuoje me shume se shume vende qe jane tashme ne Bashkimin Europian. Nuk eshte se Turqit rrine me tespije. Atje punohet. Dhe prodhohen me shume makina se ne Rumani. Kane edhe shume burime nentokesore.

    Turqia eshte vend qe ka histori mijera vjecare dhe nje pjese e mire i takon edhe popujve para turqve, por turqit kane ditur ti mbajne dhe kjo e ben Turqine nje nga vendet qe do terhiqte me shume turiste per historine e larmishme. Nje kontribut ne bukurine e Stambollit dhe shume vendeve te tjera ka pasur edhe periudha osmane. Turqia te pakten mbahet si vend me i kulturuar, i civilizuar qe ka pranuar ne gjirin e saj shume besime e nacionalitete. Dhe nuk e ka historine e zeze sic e ka Belgjika e diteve te sotme qe ka bere masakra ne Kongo, gje qe nuk ju pyet fare kur u fut ne Europe. Turqia nuk e ka kulturen e kolonizimit sic e ka Europa.

    Dhe me kete rracen aziatike c'fare do te thuash?
    beqar

  2. #72
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Turqia pranoi marrėveshjen pėr negociata me BE-nė

    11:30:45 - Turqia ka pranuar marrėveshjen me Bashkimin Evropian pėr hapjen e negociatave tė pranimit nė Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bėrė tė ditur ministri i jashtėm i Luksemburgut Aselborn i cili konfirmoi se homologu i tij turk Abullah Gul ėshtė nisur drejtė Luksemburgut.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #73
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga qafezezi
    Eshte vetem populli (shumica) ne france, austri dhe gjermani qe si duan turqit ne evrope.Kjo tregon se shoqerite e ketyrte tre vendeve jane te semura.

    Shoqeria franceze, austriake dhe gjermane jane te semura.
    Shoqeria turke eshte e shendetshme.


  4. #74
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga bakudr
    Turqia nuk e ka kulturen e kolonizimit sic e ka Europa.
    Natyrisht qe kultura koloniale e Turqise eshte krejt e ndryshme nga ajo evropiane. Ne shqiptaret jemi shembull i gjalle qe verteton kete fakt. Apo jo?

  5. #75
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    [QUOTE=bakudr]Turqia do te kontribuoje me shume se shume vende qe jane tashme ne Bashkimin Europian. Nuk eshte se Turqit rrine me tespije. Atje punohet. Dhe prodhohen me shume makina se ne Rumani. Kane edhe shume burime nentokesore.

    Turqia eshte vend qe ka histori mijera vjecare dhe nje pjese e mire i takon edhe popujve para turqve, por turqit kane ditur ti mbajne dhe kjo e ben Turqine nje nga vendet qe do terhiqte me shume turiste per historine e larmishme. Nje kontribut ne bukurine e Stambollit dhe shume vendeve te tjera ka pasur edhe periudha osmane. Turqia te pakten mbahet si vend me i kulturuar, i civilizuar qe ka pranuar ne gjirin e saj shume besime e nacionalitete. Dhe nuk e ka historine e zeze sic e ka Belgjika e diteve te sotme qe ka bere masakra ne Kongo, gje qe nuk ju pyet fare kur u fut ne Europe. Turqia nuk e ka kulturen e kolonizimit sic e ka Europa.

    Dhe me kete rracen aziatike c'fare do te thuash?


    --------------------------------------------------------------------------------------------------

    Hmmm, te paguajne gje per nje propagande te tille, apo frymezohesh keshtu shpirterisht te shkruash gjepura te tilla?!

    Turqia, dmth ajo qe quhet sot Turqi vertete ka nje histori mijevjecare, por pjesa me e madhe e asaj historire u perket popujve te tjere, shume me te hershem. Turqit, dmth Mongolet kur erdhen ne Azine e Vogel, dhe me tej ne Lindjen e Mesme bene cmos qe ta shkaterronin (pyet arabet sa "dashuri" te madhe kane per turqit".) Kur te kesh kohe shiko pak ne harte ku i bie Mongolia (si pergjigje per ate pyetjen qe kishe ne lidhje me racen aziatike.)
    Turqia eshte vend i civilizuar the? Ndoshta verdalle Konstandinopolit (si pasoje e mentalitetit metropolitan dhe situatave te tjera historike, dhe gjeo-politike.) Por, mos me thuaj se nqs ke pare para disa muajsh nje demonstrate, ku polici po qellonte me shqelma ne fytyre nje grua, (mos t'u rreferohemi statistikave per lirine e fjales dhe te shtypit ne Turqi) kjo sipas teje tregon nje shkalle te larte civilizimi. Mos me thuaj qe eshte civilizim i madh kur deri para disa kohesh percaktimi i virgjerise se nje femre ishte e nenizuar me ligj. (Dhe akoma vazhdon te praktikohet edhe pse ligji ndryshoi per t'u hapur rruge negociateve per BE.) Mos me thuaj se eshte vend i civilizuar kur 1/3 e grave jane viktima te dhunes domestike.
    Mos me thuaj eshte vend i civilizuar kur sidomos ne zonat rurale, akoma vazhdon te kete "honor killings" apo nje vajze e perdhunuar nga nje kafshe detyrohet te martohet me te, per te sjelle nderin ne vend etjetjetjetj.
    Mos me thuaj eshte civilizim nqs nuk ka liri fjale dhe shtypi, nqs nuk ka mundesi te gjykosh historine e vendit tend ne nje prizem tjeter, ndoshta me real.
    Gjendja ne burgjet e Turqise? Histori me vete.

    Persa i perket Lirise se Besimit, apo mungeses se saj, nuk po shprehem shume, mjafton te them se Shen Sofia eshte akoma muze, Shen Irini u be pasarele mode, Patriarku i Konstandinopolit deri para disa vitesh nuk kishte lirine e levizjes, sepse po te vente te vizitonte kisha apo Patriarke te tjere jashte Turqise nuk i lejohej kthimi. Kete vit, Papa donte te vizitonte Konstandinopolin, dhe Turqia tha, "Bujrum" per vitin tjeter, se tani per tani nuk e shohim te arsyeshme.

    Sa per genocidet, vertete Europa ka nje histori te larmishme kolonializmi, por ama te gjithe i dine aspektet negative dhe pozitive te tij (psh ekzistenca e SHBA.) Persa i perket dhunes se Leopoldit ne Kongo, jo vetem qe mesohet ne shkolle, por ka muze dhe megjithese eshte nje damke ne historine e Belgjikes, belget jane ne dijeni te bemave te mbreteve te tyre. Nuk ka Turqia histori kolonializmi? Me falni por si e perkufizoni ju pranine e perandorise otomane per 500 vjete ne Ballkan? Thjesht erdhen Jeniceret me pushime, dhe u pelqeu kaq shume sa u ulen kembekryq per nja ca shekuj?! (Nejse, ka tema te tjera ne lidhje me kete ceshtje.)

    Jo vetem Ballkani po e gjithe Lindja e Mesme e di historine e kolonializmit te Turqise.
    Duke iu kthyer serish ceshtjeve te genocidit, ti, duke qene turkofil, dhe i influencuar nga propaganda e shtetit turk qe ka harxhuar miliona per te mbuluar faktet rreth formimit te atij shteti, e marr me mend se cfare botekuptimi ke ne lidhje me genocidin armen, asirian etj. Ne fund te fundit, si tha Hitleri kur e pyeten si do te evitonte konsekuencat e holokaust? Dhe ai u pergjigj " e kush mban mend ate Armen?!" Genocidi armen dhe te tjere, jane fakte te pakontestueshem, vete Ataturku ka denuar veprimtarite e "Turqve te Rinj Progresive" (organizate qe u krijua ne 1908.) Por sot, ne saje te propagandes, genocidet jane kthyer ne mjete politike, gjoja pa asnje baze historike.

    Cfare te mire do t'i sjelle Turqia BE?! Personalisht, prioritet me te madh (sidomos kur sjell si shembull burimet natyrore) duhet te kete Rusia, ide kjo e perqafuar nga qarqe te tjera Europiane.
    Por nje gje eshte e ditur, me hyrjen e Turqise ne BE, nuk do kete mungese e krahut te punes ne Europe, biles dhe sot nje nga aspektet euforike te turqeve qe u intervistuan ne lidhje me kete "eveniment historik" ishte se ndoshta me ne fund do zgjidhim problemin e papunesise. Ah, po, se harrova, opiumi, heroina, qe prodhohen ne Istambul dhe verdalle (plus transport) do jete shume me i lire, domosdo, pa tarifa, bariera.

    Me ne fund, ndoshta mendimi im mund t'ju duket i njeanshem, por si mbese e Gjergj Kastriotit nuk harroj dot kollaj ato 500 vjet nen zinxhirat, nen erresiren otomane. Nqs per ju eshte aq kollaj, ju qofshi.

    PS: Bakudr, sikur te kishe sjelle argumenta per nje vizion te se ardhmes se Turqise, ndoshta nuk do kisha reaguar ne menyre te tille, por qe te flasesh me aq pathos per te kaluaren ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 04-10-2005 mė 16:34

  6. #76
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga bakudr
    Turqia do te kontribuoje me shume se shume vende qe jane tashme ne Bashkimin Europian. Nuk eshte se Turqit rrine me tespije. Atje punohet. Dhe prodhohen me shume makina se ne Rumani. Kane edhe shume burime nentokesore.

    Turqia eshte vend qe ka histori mijera vjecare dhe nje pjese e mire i takon edhe popujve para turqve, por turqit kane ditur ti mbajne dhe kjo e ben Turqine nje nga vendet qe do terhiqte me shume turiste per historine e larmishme. Nje kontribut ne bukurine e Stambollit dhe shume vendeve te tjera ka pasur edhe periudha osmane. Turqia te pakten mbahet si vend me i kulturuar, i civilizuar qe ka pranuar ne gjirin e saj shume besime e nacionalitete. Dhe nuk e ka historine e zeze sic e ka Belgjika e diteve te sotme qe ka bere masakra ne Kongo, gje qe nuk ju pyet fare kur u fut ne Europe. Turqia nuk e ka kulturen e kolonizimit sic e ka Europa.

    Dhe me kete rracen aziatike c'fare do te thuash?
    Pse i njeh turqit si rrace europiane ti? Te kane thene gabim.

    Per shembull GDP per capita e Romanise SOT eshte me e larte se e Turqise. Rumania eshte ne tranzicionin me te veshtire ne Europen Lindore sot. Disa pjese te vendit u ndane, c'rregullime c'organizime etj si Moldova etj.

    Kush ishte Rumania? Rumania ishte nje vend me nje industri 100% te veten te automobilave, autostradat ARO nga vitet 1960 deri ne 1989 i mbani mend? Rumania eshte e pasur ne nafte, industri te tjera etj.

    Sot akoma do gjesh ilace dhe paisje mjekesore ne spitalet e Shqiperise "Made in Romania". 50% te ilaceve ne Shqiperi vinin nga "Made in Romania" ne kohen e monizmit. Tregon industrine kimike dhe farmaceutike Rumania e kishte superb ne Europen Lindore. Nga Rumania pritet me shume sepse ata kane dhene prova se dine te japin shume.

    Turqia as prova politike nuk po jep dot para Europes a do japi prova ekonomike ndonjehere? Vetem te jesh budalla te qasesh ne shtepi tende turqit.

    Po turqit me ose pa tespije? Kush do mbaje me buke te bardhe 70 milion turq?

  7. #77
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    jo autostradat ARO por fuoristradat ARO, Gabim shtypi

  8. #78
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Vazhdon peralla austriake

    Vendet e Ballkanit Perėndimor gjithnjė e mė afėr BE-sė sesa Turqia

    Vendet e Ballkanit Perėndimor janė mė afėr se Turqia dhe pėr kėtė arsye vendi i tyre ėshtė nė Bashkimin Evropian (BE), vlerėsoi kryetari i Parlamentit austriak, Andreas Koll.

    "Vendet si Maqedonia, Kroacia dhe Serbia janė mė afėr Evropės sesa Turqia. Integrimi i vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE doemos duhet tė ketė prioritet", deklaroi mbrėmė Kolli nė emisionin "Thėnė haptazi" tė televizionit shtetėror austriak ORF.

    Parlamentari i parė austriak theksoi se 10 ose 11 anėtare tė BE-sė do tė mbajnė referendum pėr pranimin e Turqisė nė Bashkimin.
    Sipas fjalėve tė tij, optimistėt konsiderojnė se Turqia do tė hyjė nė BE pėr 10 vite, pėrderisa realistėt presin qė kjo tė ndodhė pas 30 viteve.

    __________________
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #79
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Parlamentari i parë austriak theksoi se 10 ose 11 anëtare të BE-së do të mbajnë referendum për pranimin e Turqisë në Bashkimin.
    Taksapaguesit europiane te votojne te mbajne me buke te bardhe 70 milione turq? Referendumi eshte nje jo e sigurte.

  10. #80
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Taksapaguesit europiane te votojne te mbajne me buke te bardhe 70 milione turq? Referendumi eshte nje jo e sigurte.
    Alket, nuk do te mbaje Evropa me buke Turqine, Turqia edhe sot nuk eshte pjese e BE-se por jeton edhe ate eshte nje shtet i zhvilluar...

    Ti nuk mund te paramendosh se cfare pozite gjeokrafike/strategjike ka Turqia per Evropen, sikur te analizoje me thelle gjerat nuk do shkruante ashtu...Ti nuk paramendon se sa milion turq ka anekend Evropes, vetem ne Gjermani ke 6 milion, France 1 milion, Angli 0.5 milion, Skandinavi me shume se 2 milion...e keshtu me radhe, ti haron se turqet jane aq te mire por edhe aq te keqinje kur vie ne pah interesi nacional i tyre...paramendo nese keto shendroheshin ne 6 milion kamikaze...

    E din se cfare i tha Erdogani kryeshefit Solana ne telefon ate diten "D" per turkun, tha: nese sot nuk me pranoni ne negociata per antarsim, kurre me nuk do te me keni pjese te BE-se, do te shkepuse cdo lidhje me Evropen, dhe cdo gje qe me lidhe me ju, dhe Solana me kompani pane friken qe ju hyri ne palce dhe ja mbyllen gojen Austrise inatcore kete rast.....

    Personalisht jo se kam interes te futet apo jo Turqia ne BE, por me pengon fakti i diskriminimit qe i behet ne kete rast popullit turk...

    Nejse e leme me kaq...te shohim kush do te kete drejte dhe me shume fuqi, Austria apo BE-ja...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Turqia: Rishikoni rolin e Skėnderbeut
    Nga Eagle nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 21:29
  5. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •