Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 195
  1. #161
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Europa e Bashkuar hap gojen e llapit pa nderpre per Qipron e nganjehere edhe per Kurdet, kurse per miliona Shqiptar qe nuk njihen si minoritet ne Turki dhe Greqi nuk i ndegjohet zeri kurre, bile bile punon qe te mos i ndegjohet zeri askujt (edhe Shqiprise) per ata disa miliona Shqiptar ne Turki dhe Greqi qe e kan te ndaluar te flasin gjuhen e tyre te shenjet, gjuhen shqipe te Zotit, perveq mbrenda kater mureve te shtepise se tyre.
    lol ja ke fut kot plako... Une jetoj ne Stamboll dhe flas shqip tere diten.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    habitem shume me turqit.......

    kur nuk i pelqen kultura dhe zakonet e perendimit,perse kembengulin te futen ne europe????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!.......

    me vjen keq per turqit.... gjithe ky shtet i madh ka katandisur ne nje LYPES te rendomte......
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #163
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar mė parė nga Akili-A
    habitem shume me turqit.......

    kur nuk i pelqen kultura dhe zakonet e perendimit,perse kembengulin te futen ne europe????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!.......

    me vjen keq per turqit.... gjithe ky shtet i madh ka katandisur ne nje LYPES te rendomte......
    edhe ti akilo ja ke fut kot... kush te tha qe jane kunder zakoneve dhe kultures perendimore? pastaj kush te tha qe te tera vendet e BE duhet te kene te njejten kulture? mos kane gje te njejten kulture Greqia me Italine? Apo Franca me Angline? Apo Spanja me Gjermanine? Jo , sigurisht qe jo. Secili vend ka zakonet dhe kulturen e tij. Nje vend nuk mund ta nderroje kulturen sa here qe ti teket. Kultura do vite qe te formohet apo te ndryshohet. Pastaj me sa di une , kultura nuk eshte nje nga kriteret per tu pranuar ne BE . Turqit e kane tere problemin me Qipron , dhe kane pjeserisht te drejte. Nuk po rri te ta shpjegoj tani se skam kohe. Kalofsh mire.

    P.S : A e dinit qe edhe Amerika i paguan takse shtetit turk per te perdorur hapesiren ajerore turke? :X
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga DoLpHiN

    pavaresisht nga problemet qe ka turqia me qipron (per europen qipro eshte thjesht ceshtje teknike).ceshtja e kultures dhe e zakoneve eshte themelore.......kombet europiane kane zakone dhe vlera te perbashketa..edhe greqia qe ka qene pak larg kultures europiane,dita dites ben hapa te shpejta per tu afruar me ato zakone dhe vlera...

    pra turqise i duhet te njehesoje kushtetuten e saj me ate europiane....qe do te thote respektimi i te drejtave te njeriut ashtu sic kuptohen keto te drejta ne europe.....kjo do sjelli edhe ndryshimin e shume ligjeve dhe zakoneve ne turqi,te cilat kane baze fetare.....

    a jane turqit te gatshem per ndryshime te tilla????????
    koha do ta tregoje.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #165
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    E ca lidhje ka kushtetuta me kulturen ore. nqs kane , ato lidhje jane te pa perfillshme.
    Sipas teje ne shqiptaret duhet te leme kenget labe edhe ciftelite qe te futemi ne BE? se ti ate po thua... nuk u pershtatkan kulturat e pune e madhe. Qipro nuk mund te quhet problem teknik , sepse per Europen eshte pjese e BE , kurse per Turqine nuk ekziston fare si shtet me vete.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga DoLpHiN
    E ca lidhje ka kushtetuta me kulturen ore. nqs kane , ato lidhje jane te pa perfillshme.
    Sipas teje ne shqiptaret duhet te leme kenget labe edhe ciftelite qe te futemi ne BE? se ti ate po thua... nuk u pershtatkan kulturat e pune e madhe. Qipro nuk mund te quhet problem teknik , sepse per Europen eshte pjese e BE , kurse per Turqine nuk ekziston fare si shtet me vete.
    nuk e kam une fajin qe ti e lidh kulturen vetem me kenget e vallet.....

    kultura ka kuptim me te gjere...........eshte menyre jetese....koncept i funksionit te individit ne shoqeri dhe anasjelltas....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #167
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Dale dale ta kuptoj pak mire... mos do te thuash qe Turqit jane te prapambetur ne mardhenie me njerezit e tjere? apo mos nuk e dine si funksionon shoqeria? Ne qoftese nuk ke qene ndonjehere ne Turqi te sugjeroj te vish. Ne qofte se ke qene , atehere eshte per te ardhur keq qe mundohesh ta deformosh realitetin. Nqs e pranon nje keshille , mos mendo vetem bardhe e zi dhe mos u ndiko shume nga mediat boterore Edhe une si ti mendoja para se te vija ne Turqi... po tani e shoh qe nuk ka asnje lidhje me ate qe mendoja une. Jam dakord qe ka edhe te prapambetur ashtu sic ka edhe te integruar, po c`do vend ka te tille. rendesi ka qe raporti te jete pozitiv per te integruarit. Nuk di shume per qytetet e tjera ketu , po stambolli eshte me mire se shume qytete te tjera ne Europe.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Turqia dhe Europa
    Te dhena mbi Turqine:
    Komisioni europian deklaron se se turqia eshte tashme gati per te negociuar per integrimin ne BE.
    Turqia eshte nje vend i varfer me standarte jetese sa qereku i niveleve te BE-se.
    si nje anetare e BE-se ajo do te perfitonte shume nga avantazhet ekonomoike,do te perfitonte gjithashtu, nje fond me rendesi nga buxheti i bashkimit europian.
    Reformat e frymezuara nga FMN(fondi monetar nderkombetar)dhe anetarsia e BE-se kane sjellur stabilitet me te madh ne ekonomine Turke,rritja ekonomike parashikohet te jete 7.9% per 2004
    dhe inflacioni eshte reduktuar ndjeshem.
    Sipas sondazheve afersisht 70% e Turqve e mbeshtesin anetarsimin ne BE.
    Turqia fillimisht filloi te kerkonte suksesin ne 1963,kur nenshkroi nje mareveshje e cila premtonte nje anetarsi te mundshme ne bllokun europian.GJerat ecen ngadale deri ne 1999,deri kur Turqia u njoft zyrtarisht si nje kandidate per hyrjen e saj ne BE.ne vitin 2002,Erdogan,nje njeri me ambicie te medha Europiane u zgjodh si kryeminister i vendit dhe arriti te pershpejtonte reformat politike.
    Ai besonte qe Turqia mund te anetarsohej ne 2012,por negociatat priten te vazhdojne per rreth 15 vite me rradhe.

    Cilat jane kushtet per anetarsim?
    3 jane kushtet kryesore:
    • Politike:demokraci me institucione te stabilizuese te cilet garantojne ligjin,dhe qe respekton dhe mbron te drejtat e njeriut dhe minoriteteve
    • Ekonomike:nje ekonomi tregu funksionale
    • Ligjore:duhet te jete e afte te pajtohet me obligimet e anetarsimit ne BE,perfshire miratimin e ligjeve te BE
    Per 18 muaj qeveria ka kaluar 9 paketa reformash,perfshire ndalimin e denimit me vdekje,zero tolerance ndaj tortures ne burg dhe nje pakesim te influences ushtarake

    Kush e mbeshtet dhe kush jo?
    SHBA Uk Hungaria Portugalia e mbeshtesin ate.
    Franca,Austria,GJermania dhe Spanja jane kunder anetarsimit te Turqise ne BE

    Arsyet jane feja e cila ne rast te futjes se Turqise ne BE do ta rrite perqindjen e popullsise muslimane nga 3% ne 20% ne kete bllok,gjithashtu shkak eshte shtrirja e saj gjeografike kryesisht ne Azi.Oponent te rendesishem thone qe kjo gje do te zgjeronte kufinjte e BE-se me Irakun,Iranin dhe Sirine duke kercenuar keshtu stabilitetin.
    Madhesia dhe varferia e ketij shteti do te shteronte resurset e BE-se,problem mbetet gjithashtu ideja per nje emigracion ne shifra te larta ne europe.

    Po sa jane mundesite e Turqise?

    Reformat ligjore te jane te rendesishme per turqine dhe komisioni Europian duket tashme i kenaqur qe ato jane ne vije,por Turqia eshte kritikuar per te dhenat ne lirine fetare dhe dhunes ndaj gruas.

    Sipas Skender Drinit:

    Autori ne hyrje te esese shphreh arritjet e turqise dhe ka bindjen e plote ajo do te futet patjeter ne BE.Misioni i ketij shkrimi sipas Drinit ka te beje me aderimin shpirteror dhe kulturor te Turqise ne BE dhe vecanerisht lidhur me qendrimin qe mban elita intelektuale Europiane lidhur mr futjen e Turqise ne BE.Autori ballafaqon te dy idete pro dhe kunder integrimit te turqise ne BE dhe synon te gjeje thelbin e ceshtjes dhe mbase pergjigjen e saj,a mos pengon pozita gjeografike?,ai jep fakte ne rastin rastit te kaukazit dhe eshte i bindur qe nuk eshte gjeografia fizike ajo qe duhet te ngreje peshe,por gjeografia kulturore dhe ekonomike.Drini citon Jerasimos(historian)i cili thote qe duhet pare ne rradhe te pare mentaliteti me te cilin kerkon te hyje Turqia ne Europe.A mos e konsideron Turqia Europen vetem si nje ''klub te te pasurve''dhe kerkon te futet ne te vetem per te pasur perfitime ekonomike?

    Por shkrimtari ndalet gjate ne ceshtjen e fese ku permend Michel Rocard,ish kryeministrin e Frances i cili ve re qe Turqia eshte nje vend islamik,sipas rocard Turqia ka ruajtur qe prej 80 vjetesh strukturat e saj laike,duke i mbrojtur ato me fanatizem,sipas Rocard te mos i jepet nje shans Turqise do te thote te thellosh humneren.

    Turqia,eshte nje shtet me potenciale te medha ekonomike dhe ushtarake,kjo duhet ti jape rol kryesor asaj ,pasi nuk i dihet si mund te jete e ardhmja e Rusise
    persa i perket mendimit kundra,i perfaqesuar kryesisht nga ekonomistet,mbeshtetet kryesisht ne arsyetimin qe ata nuk shohin ndonje avantazh nga hyrja e Turqise ne BE.sipas Drinit ata mendojne qe Turqia nuk ka arritur ndonje ndryshim te ndjesheme ne fushen e integrimit.Drini jep fakte te tjera negative mbi Turqine ,psh:ne rast hyrje te turqise ne BE kjo do ti kushtonte shtrenjte GJermanise,megjithate shreder ka deklaruar se turqia nuk mund te rrija gjate jashte BE-se,Drini mendon se ky qendrim eshte politik,sepse sipas Drinit Gjermania ka presion nga SHBA,nga NATO gjithashtu,per rolin strategjik qe ka Turqia.

    kundershtaret e Turqise shtrojne pyetjen:''ku jane kufinjte e Europes?''A jane keta kufinj moral,gjeografik apo kulturor?,ato konstatojne mosperputhjen e ketyre tre lloj ''kufijsh''te Europes me Turqine.
    Historiani Francez Besancon mendon qe bota turke eshte e huaj per Europen,ai vazhdon duke thene qe Anadolli i thelle te kujton brendesite e Iranit.sipas Drinit Besancon e shqeteson me shume religjioni i Turqise,Besancon eshte kunder idese se ''eksportimit''te demokracise ne vende te tjera dhe ne menyre te vecante ne Turqi.Besancon ne menyre cinike thote qe edhe Kili,Taivani,apo Brazili mund te kene nevoje per demokracine europiane ,po per te arritur kete a mos duhet te perfshihen edhe keto vende ne BE?

    Drini tregohet disi kritik ndaj Besancon duke se besancon gati sa nuk e shfaq qe ndjehet i lumtur qe turqia ka pengesa per tu pranuar ne BE,dhe nuk jep asnje te dhene per perparimet e saj.
    Si perfundim S.Drini thote qe Besancon arrin ne perfundimin qe Europa dhe Turqia jane mbartesit e dy religjioneve te medha dhe se do ti sillnin me shume dobi vetvetes nese do te rrinin me vete,se sa te perziheshin.sic shihet,sado qe ai i vertit andej-ketej argumentet e tij,perfundon se perfundon patjeter te religjioni.
    Drini jo vetem sjell ide dhe fakte nga elita intelektuale dhe jep nje pasqyre te ceshtjes Turqi-Europe
    por shfaq qendrimin e tij personal kritik dhe jep nje pro ndaj integrimit te Turqise ne BE.

  9. #169

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292

    Pse Turqia nuk eshte Anetare e Bashkimit Evropian?

    Te nderuar anetare do deshiroja t'iu drejtoja te gjithe juve kete pyetje. Te gjithe ato qe ndjekin sadopak zhvillimet boterore nepermjet formave te ndryshme te informacionit mund te kene degjuar mbase edhe rastesisht per perpjekjet e here pas hereshme te Turqise per tu bere anetare me te drejta te plota e bllokut te Bashkimi Evropian. Por cila eshte arsyeja qe vertete fshihet realitetit qe qytetaret e thjeshte dine qe nuk e lejojne Turqine per te qene anetare e BE-se? Sic edhe mund ta dini nje vit me pare BE-ja u zgjerua me Rumanine dhe Bullgarine por asnjera nga keto nuk ka balancin tregtar dhe treguesit ekonomik ne te njejtat shifra me Turqine.

    Pra, cila mendoni se eshte arsyeja e vertete qe e pengon dhe mban peng procesin e Turqise per tu bere anetare me te drejta te plota, mund te jete proceset demokratike, liria individuale apo arsye te tjera qe ju mund ti mendoni si te arsyeshme. Ju lutem te shtjelloni pergjigjen tuaj me nje arsyetim dhe nje shembull nese keni ndonje te tille.

    Diskutim te kendeshem!
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Turqia: Rishikoni rolin e Skėnderbeut
    Nga Eagle nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 21:29
  5. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •