Close
Faqja 16 prej 20 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 195
  1. #151
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Pamuk arratiset nga Turqia

    (Marre nga Shekulli)

    Ankara – Shkrimtari Orhan Pamuk, fituesi i ēmimit "Nobel" pėr letėrsinė nė vitin 2006 u nis dy ditė mė parė nė njė udhėtim sekret drejt Amerikės. Duke marrė parasysh mėnyrėn sesi u nis, nuk bėhet fjalė pėr njė udhėtim ēfarėdo, por pėr njė arrati tė vėrtetė: "U arratis pėr njė kohė tė gjatė nga Turqia", - shkruan drejtori i sė pėrditshmes turke "Sabah", Fatih Altayli, duke shtuar se e kish mėsuar lajmin qė mė parė, por nuk e publikoi "pėr tė evituar protestat kundėr Pamukut nė aeroportin e Stambollit". "

    Dy ditė mė parė morėm njė informacion shumė interesant. Pamuk ishte shumė i shqetėsuar pėr ngjarjet e fundit nė Turqi dhe kishte vendosur tė largohej pėrfundimisht nga vendi i tij", - shkruan Fatih Altayli, duke iu referuar vrasjes sė Hrant Dink, kėrcėnimet e vrasėsve kundėr Pamukut dhe refuzimin e qeverisė turke pėr tė modifikuar artikullin 301 tė kodit penal. "Mora vesh gjithashtu qė Pamuk tėrhoqi nga llogaria e tij 400 mijė dollarė dhe do tė nisej nga Turqia pėr tė mos u kthyer pėr njė periudhė tė gjatė.

    Sqaruam se shkrimtari prenotoi njė vend nė aeroplanin e orės 11.20, pra po largohej pėrfundimisht nga Turqia". Sipas Altayli-t, nė redaksi ėshtė debatuar pėr misionin e profesionistit dhe pėr konsideratat pėr njeriun. Kėshtu qė mė nė fund vendosėn tė mos botojnė lajmin nė gazetė dhe tė mos japin asnjė nga kėto detaje tė nisjes, pasi mund tė shkaktoheshin protesta nė aeroport dhe fluturimi mund tė anullohej.

    Nė krye tė javės Pamuk anulloi njė program me konferenca dhe festime pėr nder tė tij nė Gjermani dhe njoftoi se nuk ndodhej nė Turqi. Njė prej njerėzve qė organizoi vrasjen e shkrimtarit dhe gazetarit Hrant Dink, teksa dėrgohej nga gjykata nė qeli, pasi mori dėnimin bėrtiti para telekamerave: "Pamuk, bėj kujdes. Bėhu i zgjuar". Forcat turke tė sigurimit e morėn seriozisht kėtė kėrcėnim dhe vunė nėn mbikėqyrje nobelistin dhe 17 shkrimtarė e gazetarė tė tjerė turq.

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Turqit Pėrqafojnė "luftėn" E Novelistit Kundėr Bashkimit Europian

    Fantazi

    Nga Den Bilefski

    - Stamboll

    Jemi nė vitin 2010 dhe Bashkimi Europian ka hedhur poshtė kandidaturėn e Turqisė. Nė Gjermani, Austri dhe Francė kanė ardhur nė pushtet qeveri fashiste, tė cilat nxisin dhunėn kundėr turqve dhe muslimanėve. Njė Turqi hakmarrėse bashkohet me Rusinė dhe tė dyja i shpallin luftė Bashkimit Europian. Komandot turke rrethojnė Berlinin, fshinė nga kujtesa Europėn e Bashkuar dhe shtien nė dorė Kontinentin.

    Disa kritikė do tė dalin menjėherė kundėr librit "Lufta e Tretė Botėrore", njė romani tė ri i cili flet rreth tė ardhmes, dhe ėshtė shkruar nga njė shkrimtar turk 30 vjeēar, i quajtur Burak Turna. Libri ėshtė i mbushur me pėrfytyrime tė shfrenuara tė njė teoricieni komplotesh dhe tė njė mashtruesi tronditės letrar

    Megjithatė, novela, e cila mbizotėron nė vitrinat e librave tė Stambollit, ėshtė shitur nė mė shumė se 130 mijė kopje vetėm nė dy muaj e saj tė parė dhe vazhdon tė futet nė listėn e librave mė tė shitur nė tė gjithė vendin. Vėzhguesit turq thonė se popullariteti i novelės pasqyron maturinė nė rritje tė turqve pėrkundrejt njė Europe qė po tregohet gjithnjė e mė shumė e matur ndaj tyre, ndėrsa Turqia hyn nė vitin e dhjetė tė bisedimeve tė stėrzgjatura pėr t'u anėtarėsuar nė Bashkimin Europian.

    Njė komentues turk, Sinan Ulgen thotė se: "Turqit janė tė mėrzitur nga kėrkesat e vazhdueshme tė Bashkimit Europian - dhe se romani "Lufta e Tretė Botėrore" ka prekur kėtė ēėshtje si duhet. Ai pėrmendi se stili i saktė dhe kinematografik i librit, ka bėrė tė mundur qė shoferėt e taksive, zyrtarėt e qeverisė dhe amvisat tė jenė nė njė mendje.

    Turna s'ėshtė ndonjė figurė e parėndėsishme nė Turqi. Romani i tij i parė "Metal Firtina" ("Stuhi prej metali"), u bė libri mė i shitur nė historinė e Turqisė kur doli nė shitje nė muajin dhjetor, nė njė kohė kur ekzistonin mėdyshjeje tė mėdha ndėrmjet turqve pėr sa i pėrket luftės sė drejtuar nga SHBA-ja nė Irak.
    Libri ėshtė njė rrėfim imagjinar mbi njė pushtim nga SHBA-ja tė Turqisė gjė qė e nxit njė agjent turk tė shpėrthejė njė bombė bėrthamore nė njė park tė Uashingtonit, duke e rrafshuar kryeqytetin.

    Ish-gazetari dhe studenti shkatarraq i filozofisė, sa hap e mbyll sytė, ėshtė shndėrruar nė njė personazh tė famshėm tė debateve televizive, nė njė figurė kulti ndėrmjet njėzet gjėrave mė me vlerė dhe nė njė barometėr jozyrtar kulturor pėr vendin e tij.

    Turna thotė se frika e Turqisė ndaj njė pushtimi amerikan rrėfehet nė popullaritetin e librit tė tij "Stuhi prej metali", i cili ka zėvendėsuar mėdyshjet nė rritje tė Turqisė pėrkundrejt Europės. Mėdyshja e hyrjes sė Turqisė pėr tė hyrė nė BE gjen strehė nė shpirtin luftarak turk qė prej Luftės sė Parė Botėrore.
    Fuqitė e Europės Perėndimore nė atė kohė e copėtuan Perandorinė Osmane. Turna thotė se romanin "Lufta e Tretė Botėrore" - "Uēuncu Dunya Savasi" e shkroi nė gjuhėn turke - pėr t'u ofruar turqve njė rrugėdalje pėr krenarinė e tyre tė plagosur nga qortimet e vazhdueshme tė BE-sė.

    Ndėrsa ishte ulur nė njė kafe pranė sheshit tė zhurmshėm "Taksim" tė Stambollit, ku pėrshėndetej nga admiruesit e tij, sikur tė ishte njė yll i muzikės rrok, Turna thotė se "Turqit po ndėrgjegjėsohen rreth dy ēėshtjeve."

    "Ēėshtja e parė ėshtė se gjithēka qė i ėshtė thėnė popullit turk nga udhėheqėsit e BE-sė, janė vetėm gėnjeshtra. Dhe ēėshtja e dytė ėshtė se njė vend musliman s'ka pėr tė hyrė kurrė nė njė BE-nė qė s'na shikon aspak me sy tė mirė."
    Turna ėshtė njė "narkoman" i vetėrrėfyer i historisė dhe prozės fantastiko-shkencore, pėrshkrimet e tė cilit mbi manovrat ushtarake tė SHBA-sė nė romanin "Stuhi prej metali" ishin aq tė besueshme saqė nxitėn menjėherė disa njerėz nė Turqi qė ta akuzonin atė se ishte njė agjent i CIA-s.

    Ai thotė se kur kishte filluar tė hulumtonte pėr tė shkruar romanin "Lufta e Tretė Botėrore" kishte shfletuar mbi 1000 vite tė historisė europiane dhe kishte arritur nė pėrfundimin se Europa do ta hidhte poshtė nė mėnyrė tė pashmangshme kandidaturėn e Turqisė dhe se Kontinenti do tė binte pre e kaosit dhe luftės.

    Turna mendon se "Europa bazohej nė njė strukturė raciste komb-shteti qė kishte prodhuar luftėra nėpėr botė gjatė 900 viteve tė fundit", dhe shton se asnjė prej librave tė tij nuk ishte botuar jashtė vendit pėr shkak tė tematikės sė tyre luftėnxitėse.

    "Vendimi i BE-sė pėr t'ia kthyer kurrizin Turqisė do tė krijojė njė luftė kulturore ndėrmjet Islamit dhe Perėndimit edhe nėse nuk pėrdoren armėt". Romani i tij zbras pėrēmim ndaj Perėndimit nė fragmente tė tilla si nė njė nė tė cilin oficerėt rus dhe turq diskutojnė ndarjen e Europės mes tyre pasi ta mundin ushtarakisht:
    "Ke tė drejtė, cilatdo qofshin rrethanat, do tė vendosim njė rend tė ri nė Europė", e ndėrpreu Qamil Pasha, "do tė formohet njė Bashkim i ri Europian dhe kėsaj here pushteti do tė jetė nė dorėn e Europės Lindore".

    Gjenerali rus i cili kėnaqet nga ky pohim thotė - "Kurrė s'do t'i thoja jo caktimit tė Stambollit si qendra e Bashkimit tė ri Europian. Nė fund tė fundit, kam qenė edhe vetė aty", bėri shaka gjenerali "dhe kam parė Bosforin - dhe mua kaq mė mjafton!"

    Qamil Pasha thotė "Njė pėrfundim i tillė do tė mė kėnaqte edhe mua. Mė pas, Europa Perėndimore do ta vėshtronte me pikėllim pajtimin midis botės Ortodokse dhe Stambollit."

    Shkrimtari idetė e tija mbi "konfliktin mes qytetėrimeve", i pėrēon nė arenėn e debateve televizive dhe nė fjalime tė zjarrta, tė titulluara "Rendi Botėror pas Shpėrbėrjes sė BE-sė." Nėpėr tubimet qė ai organizon biletat e spektatorėve shiten javė pėrpara. Nė njė ngjarje tė kohėve tė fundit, gjatė firmosjes sė librave pėr admiruesit e tij nė Izmir, Turna kishte nisur tė pyesė turmėn e pėrbėrė mė sė shumti nga njerėz tė moshės 15 - 25 vjeē, se sa prejt tyre mbėshtetnin hyrjen e Turqisė nė BE. Dhe pasoja ishte se asnjė dorė e vetme nuk do tė ngrihej pro.
    Turna e quan kėtė njė kundėrpėrgjigje tė ashpėr nga ana e Turqisė kundrejt asaj qė ai e pėrcakton si "histeria anti-turke" qė mbizotėron kontinentin evropjan. Shitjet e romanit "Lufta e Tretė Botėrore" janė ndihmuan edhe nga fakti qė libri u nxorr nė shitje nė muajin gusht, kur nė vend nacionalizmi ishte nė rritje.
    "Turqit janė njė popull krenar", thotė Turna. "Vende tė tilla si Franca mendojnė se ne po u lutemi pėr tė na futur nė BE, por e vėrteta ėshtė se ne do tė kujdesemi pėr veten tonė, do tė bėhemi mosbesues dhe me kalimin e kohės kureshtja do tė na shuhet pėr kėtė ēėshtje."

    Pėrshkrimi i tij pėr mosbesimin nė rritje tė Turqisė ka lindur edhe nga rezultatet e anketimeve tė popullsisė. Njė prej Fondacioneve pėr Zhvillimin Ekonomik me qendėr nė Stamboll pėrpara disa kohėsh bėri tė ditur se mbėshtetja e Turqisė pėr anėtarėsimin nė BE, ra gjatė vitit 2005 deri nė shifrėn e 63 % nga 94 % qė kishte qenė njė vit mė parė.

    Turna pranon se prirja e tij e natyrshme ndaj satirės dhe hiperbolės shpesh ndėrhyn midis fakteve tė vėrteta. Nė romanin "Lufta e Tretė Botėrore", guvernatori Arnold Shvarceneger ėshtė zgjedhur president i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe pėrkrah mėsymjen europiane kundėr Turqisė. Ai i siguron mbėshtetje Europės nėpėrmjet njė shoqėrie tė fshehtė pagane tė quajtur, "Vėllazėria e Vdekjes", qė pėrpiqet tė sundojė botėn dhe ėshtė krijuar pėr tė pėrfaqėsuar konservatorėt e rinj tė SHBA-sė.

    Turna vetė ėshtė rritur nė Stamboll nė njė familje tradicionale dhe intelektuale. Ai rrėfen sesi kur ishte student, kalonte shumė kohė nė internet duke "lundruar" nė faqet ushtarake tė SHBA-sė dhe mėsuar pėrmendėsh tė folurėn e Pentagonit. Nė universitet, ai studioi pėr biznes dhe filozofi. Mė pas, punoi pėr njė kohė tė shkurtėr si gazetar, pėrpara se tė shkruante romanin "Stuhi prej Metali" sė bashku me njė shokun e tij, Orkun Uēar.

    Ai rrėfen se udhėtimi i tij i vetėm nė Europė ishte njė vizitė qė kishte bėrė nė Mynih pesė vite mė parė, njė fakt ky qė na ndihmon tė shpjegojmė se pėrse romani "Lufta e Tretė Botėrore" paraqet pėrshkrime baroke rreth kryeqytetit gjerman tė birrės, por tregohet i vakėt nė karakterizimin e pjesės tjetėr tė Kontinentit. Turna thotė se udhėtimet e tija tė shpeshta nė Azi, e kanė ēuar nė pėrfundimin se e ardhmja e Turqisė qėndron nė lidhjen e njė "Aleance Lindore" dhe jo nė bashkimin me Perėndimin.

    Turna propozon qė Turqia ta kufizojė marrėdhėnien e saj me BE-nė me njė marrėveshje tė tregtisė sė lirė dhe nė vend tė pranimit nė BE tė lidhet ngushtė politikisht me Kinėn, Indinė dhe Rusinė. "India ka 250 milion njerėz tė pasur, Kina ka njė fuqi tė stėrmadhe ekonomike dhe njė klasė tė mesme shoqėrore. Nė Rusi, paraja po derdhet lumė. Atėherė, pėrse politikanėt tanė harxhojnė mė kot kohėn nėpėr korridoret e BE-sė, kur duhet tė shkonin pėr vizitė dhe t'i joshnin kėto vende siē bėn SHBA-ja?"

    "Ashtu siē europianėt janė tė paditur rreth asaj qė pėrfaqėson nė tė vėrtetė, Turqia, argumenton Turna, dhe turqit janė tė paditur rreth asaj qė pėrfaqėson nė tė vėrtetė Bashkimi Europian. Ai fajėson median turke dhe rendin politik nė fuqi qė e portretizojnė BE-nė si njė ilaē ēudibėrės e cila do ta ndihmojė Turqinė e varfėr dhe bujqėsore tė begatohet.

    "Nė Turqi s'ka njė debat tė duhur mbi Europėn", thotė Turna. "Kritikat ndaj BE-sė janė kthyer nė njė gjė tė ndaluar." "Ajka shoqėrore e Stambollit bėn tregti me BE-nė, ndėrsa pjesa fshatare e vendit s'e ka fare tė qartė se ēfarė do tė thotė nė tė vėrtetė bashkimi me Europėn."

    I ndodhur nėn trysninė e pėrfitimeve qė ka sjellė fushata pėr anėtarėsimin e Turqisė nė BE, duke pėrfshirė kėtu edhe sigurimin e tė drejtave pėr minoritetet dhe liberalizimin e ekonomisė, Turna ėshtė i ndėrgjegjshėm se premtimet dhe goditjet me thupėr gjatė proēesit tė aderimit nė BE kanė qenė tė rėndėsishme pėr njė vend qė ėshtė goditur rėndė nga paqėndrueshmėria ekonomike dhe politike. Por ai shton edhe njė paralajmėrim tė dėgjuar shpeshtazi nėpėr sallonet, kafenetė dhe sallat e mbledhjeve tė Ankarasė dhe Stambollit.

    "Ajo qė ka rėndėsi pėr Turqinė ėshtė tė jetė pjesė e njė proēesi qė ka pėrshpejtuar zhvillimin politik dhe ekonomik tė vendit." thotė ai. "Por ky proēes ėshtė mė i rėndėsishėm se faza pėrfundimtare, dhe askush s'ka pėr tė derdhur asnjė pikė lot nėse BE-ja s'na lejon tė bėhemi anėtarė tė saj nė njė periudhė kohore prej 10 apo 15 vjetėsh."

    Qė kur doli nė shitje romani "Lufta e Tretė Botėrore", Turna ka punuar mbi njė traktat filozofik qė do tė botohet sė shpejti i titulluar "Sistema". Gjithashtu ai ka hapur njė shtėpi botuese tė tijėn ku veprat e autorėve tė huaj pėrkthehen nė gjuhėn turke. Ai thotė se sė fundmi harxhon shumė kohė duke luajtur me lojra elektronike.


    Loja e tij e pėlqyer?

    Ėshtė njė lojė qė quhet "Ngritja e Kombeve" nė tė cilėn shtetet e ndryshme garojnė pėr tė sunduar botėn. "Mė pėlqen shumė tė shtirem sikur jam Kina dhe tė bombardoj aq shumė Europėn deri sa tė katandiset nė Epokėn e Gurit", thotė ai.

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    HėNė TURKE, PėR QIEJT E EVROPėS

    nga Olsi Jazexhi

    Ashtu si nė 12 shtator 1683 kur trupat osmane nėn udhėheqjen e kryevezirit shqiptar, Merzifonlu Kara Mustafa Pasha, rrethuan Vjenėn, pėrfaqėsia e Austrisė nė BE mobilizoi forcat mė reaksionare, dhe ashtu si nė tė kaluarėn refuzoi avancimin turk drejt Evropės. 322 vite pas rrethimit tė Vjenės, nė Evropėn e ē'kishėruar nga iluminizmi evropjan, u pa se brezi i fondamentalizmit kristjan ėshtė ende aty. Pas kėmbėnguljes sė Austrisė pėr t'i thėnė jo - Islamit nė Evropė, qėndronte njė pjesė e mirė e opinionit publik evropjan. Kėshtu 80% e austriakėve, 74% e gjermanėve dhe 70% e francezėve sipas sondazheve tė eurobarometrit janė kundėr dhėnies sė dritės jeshile Turkut tė Madh tė Anadollit. Dhuna e opinionit publik ka detyruar shtete ku iluminizmi evropjan lindi, si Franca dhe Hollanda, tė deklarojnė se nėse Turqia do tė hyjė njė ditė nė BE, ato do tė mbajnė referendume mė parė. Megjithatė pro kampit turk, nė Evropėn e kėsaj radhe qėndrojnė polakėt, tė cilėt nė vitin 1683 ishin faktori kryesor qė ndihmuan nė dėshtimin e marrjes sė Vjenės. Pranė tyre, pėr njė Turqi nė Evropė qėndrojnė edhe britanikėt me spanjollėt.

    Qarqet reaksionare evropjane, nė betejėn pėr tė mbajtur Turqinė larg duket se kanė arritur tė bindin mbi 50% tė evropjanėve tė deklarohen kundėr. Edhe pse Turqia ėshtė njė shtet shekullarist, qė respekton tė drejtat e feve tė tjera mė shumė sesa Italia, Sllovenia dhe Greqia, islamofobia evropjane ngre lloj - lloj akuzash kundėr vendit mė tė madh musliman tė Evropės. Akuzat ndaj Turqisė nisin qė me mitet e fabrikuara nė ditėt e Abdulhamidit II, tė cilat flasin pėr tė ashtuquajturin gjenocid armen, te trajtimi i kurdėve, e deri te sherrnaja qė dėrgimi pėrpara gjyqit i autorit manipulator, Orhan Pamuk ka ngritur nė qarqet e BE-sė. Nė vallen raciste kundėr hyrjes sė Turqisė nė BE sot janė reshtuar disa nga figurat mė regresive tė kontinentin plak. Ato nisin qė me ish-ushtarin nazist - tė kthyer nė Papė, Benediktin XVI, te kryetarja e demokristjanėve gjermanė Anxhela Merkel, te ministri i brendshėm francez Nikola Sarkozi dhe arkitekti i kushtetutės sė refuzuar tė BE-sė, Giscard de'Estain.

    Por edhe pse me ndėrhyrjen agresive amerikane dhe britanike, Ankaraja morri go-aheadin disa ditė mė parė, asaj do i duhen tė presė 10 deri nė 15 vite mė shumė nė dyert e Evropės, pas njė udhėtimi tė mundimshėm 40 vjeēar. Pas kalimit tė testit tė Luksemburgut, Turqisė do i duhet tė pėrmbushė 35 kapituj kontratash marrėveshjesh me perandorinė e Brukselit, duke patur nė ēdo hap aprovimin e 25-shes. Edhe pse Turqia ka qėnė 'anėtar - shok' i Tregut tė Pėrbashkėt qė nė vitin 1963, ajo humbi shansin pėr tu bashkuar me tė nė vitin 1978 kur u ftua tė bėj kėshtu sėbashku me Greqinė. Ankaraja qė frikėsohej nėse do tė ishte e aftė pėr tė pėrmbushur kriteret e BE-sė do tė trokiste nė dyert e saj nė Prill tė 1987-ės, pėr t'u njohur si kandidate nė dhjetor 1999.

    Njė arsyet pse evropjanėt kontinentalė refuzojnė 'en-masse' hyrjen e Turqisė nė BE lidhet me historitė e gjata tė konflikteve ndėrmjet Kristiandomit tė Evropės Perėndimore dhe Dar-al-Islamit tė Evropės Juglindore. Edhe pse Evropa e Krishterė ka kryer krime tė paimagjinueshme kundėr afrikanėve dhe popujve tė Azisė nga shekujt e XV deri nė tė XX-in, ata nuk kanė arritur kurrė qė tė falin turqit pėr fitoret qė ata kanė korrur nė Evropė nė kėto 8 shekujt e fundit. Marshi i turqve nga malet Altai nė Azinė Qendrore, drejt Kristiandomit Evropjan ka vazhduar i pandėrprerė nė 1000 vitet e fundit. Pasi pranuan islamin me tė cilin erdhėn nė kontakt ndėrsa ishin nė Lindjen e Mesme, turqit, tė inspiruar nga mesazhi i Muhamedit, pėrmbushėn profetėsinė islamike duke shkatėrruar Perandorinė Bizantine dhe ēuar Islamin nė kryeqytetin e saj, Kostandinopojė. Shndėrrimi i Kostandinopojės nė Stamboll nga sulltan Mehmet Fatihu II do tė shkatėrronte njėherė e pėrgjithmonė dominancėn e kristjanizmit nė Afrikė dhe nė Azi, dhe rezikojė ekzistencėn e tij nė Evropėn Juglindore. Njė shekull pas ēlirimit tė Kostandinopojės, avancimi turk drejt Evropės do tė arrinte kulmin, kur sulltan Sulejmani i Mrekullueshėm me kryevezirin Damat Ibrahim Pasha pasi pushtuan Hungarinė u lėshuan drejt Vjenės pėr tė marrė 'kizil elman' (mollėn e kuqe). Memoritė e turkut triumfues shkaktojnė nė mendjen evropjane histeri, qė vetėm terroristėt modernė dinė t'i shpjegojnė.

    Konfliktet e Evropės me Turqinė kanė vazhduar edhe nė ditėt e Republikės Turke. Gjatė luftės pėr pavarėsi, turqit nėn udhėheqjen e Mustafa Qemal Ataturkut dėrmuan bandat greke, britanike, franceze, italiane dhe australiane nė dyert e Stambollit. Nė kundėrshtim me arabėt tė cilėt i prenė nė besė osmanėt dhe u bashkuan me Laurencin e Arabisė pėr tė ndihmuar francezėt dhe britanikėt, tė cilėt i kolonizuan mė pas, turqit nė betejėn e famshme tė Ēanakalesė (apo Galipolit) i rrėfyen Evropės shpirtin e pamposhtur turk. Edhe pas krijimit tė republikės nė 1923, turqit i qėndruan besnik, pėr pjesėn mė tė madhe tė shekullit tė XX-tė ndėrtimit tė njė shteti tipik ushtarak, sipas traditės sė tyre tė lashtė. Nė kundėrshtim me Evropėn e cila ėshtė zhytur nė botėn e qejfeve dhe degjenerimit moral, turqit kanė ruajtur fizioniminė e tyre kombėtare dhe natyrėn militante tė racės qė ata pėrfaqėsojnė. Turqia sot gėzon popullatėn mė tė re tė Evropės, dhe ushtrinė mė tė fuqishme tė saj.

    Si pasojė e histerisė anti - turke, shumė qarqe nė Evropė kanė toleruar masakrat nė Bosnje, Kosovė, Shqipėri, Greqi dhe Bullgari qė janė bėrė kundėr muslimanėve ballkanas nė 100 vitet e fundit. Inati ndaj fitores turke, mban sot Shqipėrinė dhe Bosnjen jashtė BE-sė, ndėrsa lejon Slloveninė katolike, nė kryeqytetin e tė cilės xhamitė ndalohen me ligj, tė bėhet pjesė e BE-sė. Ndėrsa nė Slloveni, Greqi dhe Italinė e Veriut muslimanėt ndalohen tė falen publikisht apo ndėrtojnė xhami, qarqet fondamentaliste perėndimore lehin papushim pėr 'mungesėn e lirisė fetare' nė Arabinė Saudite apo pėr tė drejtat e cėnuara ndaj kurdėve nė Turqi. Kėto janė standartet dyfishe tė kristiandomit, i cili ndėrsa turqve i kėrkon tė njohin gjenocidin armen, vetė refuzon tė njohė gjenocidin ēam nė Greqinė Veriore, dhe pret me krah hapur nė Bruksel presidentin grek Simitis i cili deklaron se tokat greke nė Qipro dhe Epir, janė nėn pushtimin shqiptaro - turk.

    Hipokrizia kristjane e Evropės shihet edhe nė mėnyrėn sesi disa politikanė nė BE trajtojnė Turqinė. Ndėrsa BE-ja Qipron Greke e cila qėndron vetėm 60 km nė jug tė bregdetit turk, dhe 100 km nė lindje tė Sirisė, e trajton si pjesė tė saj, Turqinė e quan aziatike. Edhe pse Stambolli ėshtė qyteti mė i madh i Evropės tė cilin Bonaparti ėndėrronte ta kthejė nė kryeqytetin e Evropės sė Bashkuar, dhe rrėnojat e tij mbajnė mė shumė histori evropjane sesa mund tė ketė e gjithė Hollanda, Turqia, sėrisht shihet si pjesė e huaj e BE-sė. Shumė zėra nė perėndim pretendojnė se Turqia nuk ndan kulturė me Evropėn. Megjithatė etėrit e qytetėrimit greko - roman siē edhe Homeri ishte, kanė lindur nė Smyrnian e lashtė apo Izmirin e sotėm. Nė tokat e Turqisė kanė jetuar edhe Thalesi, Anaksimendri dhe Anaksimenesi, etėrit e filozofisė sė Platonit dhe Aristotelit. Nė tokat e Turqisė janė zhvilluar qytetėrimet proto-evropjane tė hitive, galatianėve, cilicianėve, kapadokiasve dhe me radhė. Nė tokat e Turqisė ėshtė ngritur edhe Troja e Lashtė, pas shkatėrrimit tė tė cilės, Enea me fiset e mundura trojane, marshoi drejt Italisė pėr t'i dhėnė lindje qytetėrimit roman. Nė Turqi i ka rrėnjėt edhe kristjanizmi trinitar roman i cili u largua nga mėsimet origjinale tė Isusit, me koncilet qė u mbajtėn nė Kalkedoni, Nikomedia dhe Nikea. Nė Antiok, apo Antakian e sotme Shėn Pjetri mbajti meshėn e parė ku besimtarėt hebrenjė tė Krishtit u njohėn si kristjanė. Aty kaloi edhe rabini Saul i vetėmėruar Paul, i cili sektin kristjan tė hebrejve, pėrkundėr mėsimeve tė Krishtit, i'a predikoi romakėve.

    Pranimi i futjes sė Turqisė si anėtare me tė drejta tė plota nė BE nė datėn 3 Tetor 2005, nga disa qarqe nė Evropė ėshtė parė si njė pėrpjekje e butė e perėndimit pėr tė orkestuar ndryshime regjimesh nė Lindjen e Mesme. Nė shkrimin 'Regime change, European-style, is a measure of our civilisation' tė botuar nė gazetėn 'The Guardian' autorja britanike Madeleine Bunting justifikon hyrjen e Turqisė nė BE nėn prizmin e imperializmit dhe barrės sė njeriut tė bardhė pėr tė orkestruar 'ndryshime regjimi' nė botė. Edhe pse autorja denoncon tanket dhe raketat qė administrata Bush pėrdor pėr tė sjellė kukullat e tij nė Lindjen e Mesme, ajo mbron mėnyrėn evropjane tė 'ndryshimit tė regjimit' nėpėrmjet goditjes me '80,000 faqe dhe rregulla qė shkojnė nga trajtimi i impjanteve tė ujrave tė zeza e deri nė trajtimin e minoritetit kurd' qė BE-ja i imponon Turqisė. Entuziazmi i autores britanike pėr hyrjen e Turqisė nė BE, pėrveē toneve imperialiste ka edhe dėshira tė sinqerta qė shumė mendje tė ndritura do tė donin tė shohin nė Evropė. Dhe ai ėshtė ndalimin e kthimit tė Evropės nė njė klub kristjanėsh. Me idenė e dytė tė Bunting-ut lumturohen nė veēanti muslimanėt e Evropės, tė cilėt, qė nga Tirana e deri nė Sarajevė frikėsohen kur mendojnė se ēdo tė sjellė pėr ta e ardhmja, nėse vėllai i tyre turk refuzohet tė hyjė nė BE-nė qė disa njerėz, si Ismail Kadare apo Maks Velo nė Tiranė duan ta shohin si geto kristjane. Fjalimin mė kuptimplotė pėr futjen e Turqisė nė Evropė, e ka perifrazuar komisioneri i saj i jashtėm, britaniku Kris Patten, i cili me hyrjen e Turqisė nė Evropė sheh misionin historik tė shekullit tė XXI-tė i cili ėshtė pajtimi i Islamit me Krishtėrimin, siē edhe shekulli i XX-tė shėrbeu pėr tė pajtuar Francėn me Gjermaninė.

    Megjithatė testet qė BE-ja do tė vendosė pėrpara Turqisė janė tė vėshtira pėr t'u kapėrdirė. Ato variojnė qė nga kėrkesat e BE-sė qė Turqia tė njohė Qipron e pushtuar nga grekėt, nė pranimin e gjenocidit tė paprovuar armen etj. Tė pėrballur me shantazhet e njė pas njėshme qė Brukseli lėshon kundėr Ankarasė, nė vitin e kaluar 70% e turqve kishin arritur idenė e refuzimit pėr t'u bashkuar me BE-nė. Partitė opozitare turke si Partia Popullore Republikane (CHP), apo ato tė krahut tė djathtė si Partia e Rrugės sė Drejtė (DYP) dhe Partia Mėmėdheu (ANAP) refuzojnė tė pėrulen pėrpara diktateve tė Evropės dhe kėrkojnė ndėrprerjen e negociatave.

    Megjithatė, pala e cila ėshtė mė e interesuar nė Turqi pėr anėtarėsimin e vendit nė BE ėshtė partia nė pushtet, AKP-ja - apo Partia pėr Drejtėsi dhe Zhvillim. Anėtarėt e kėsaj partie qė nė vitin 1994 ishin pjesė e Partisė Islamike tė Refah-ut tė Erbakanit, thėrrisnin pėr kthim tė Turqisė nė kohėt e arta osmane dhe ndarje nga perėndimi. Ministri i Jashtėm turk, Abdullah Gul nė vitin 1994 deklaronte se "Turqia nuk duhet tė bashkohet me BE-nė. Shikoni njė qytet evropjan dhe shihni Stambollin. Ai nuk ėshtė qytet kristjan." Ndėrsa disa vite me herėt, kryeministri i sotėm, Erdoan, nė mitingjet publike recitonte poezi ku thuhej "Minaretė janė bajonetat tona, kubetė janė helmetat tona, xhamitė barrakat tona, ndėrsa besimtarėt ushtarėt tanė."

    Kėta persona qė vetėm 10 vite mė parė shiheshin me frikė nė perėndim sot janė kthyer nė kampionė tė modernizmit dhe kėrkesės pėr tė futur Turqinė nė BE. Kryeministri Rexhep Taip Erdoan deklaron se Evropa me futjen apo refuzimin e Turqisė nė BE, nuk i bėn nder Turqisė, por i jep shansin vetes 'ose tė tregojė pjekuri dhe kthehet nė fuqi globale, ose tė pėrfundojė nė njė klub kristjan." Kthimi nė besimtarė tė integrimit me BE-nė nga ish-islamistėt turq u pa qartė kur ministri i jashtėm Abdullah Gul, pasi morri 'fermanin' e pranimin si anėtarė me tė drejta tė plota nga Luksemburgu, doli nė televizionin kombėtar dhe deklaroi: 'Me lejen e Allahut kemi arritur marrėveshje."

    Arsyeja kryesore qė shtyn AKP-nė tė kėrkojė hyrjen e Turqisė nė BE lidhet me dėshirėn qė popullatat turke kanė pėr tė ndėrtuar njė vend mė tė mirė. Gjeneralėt e Forcave tė Armatosur Turke, apo pashallarėt siē ata njihen nė popull, kanė ndėrhyrė nė mėnyrė tė vazhdueshme nė jetėn politike tė vendit qė nga viti 1960. Ata kanė detyruar njė seri kryeministrash dhe qeverishė tė japin dorėheqje, siē ishte edhe rasti mė i fundėm me kryeministrin Erbakan nė 1997. Edhe pse armata pėr Turqinė ėshtė garancia mė e mirė qė vendi ka patur dhe ka pėr ruajtjen e sovranitetit, ndėrhyrjet e saj nė politikė, historianėve tė Perandorisė Osmane i kujtojnė kohėt e sulltan Selimit III dhe Mahmudit II. Si atėherė me jeniēerėt, edhe sot, ushtria turke shpesh ėshtė kthyer nė faktor stagnacioni pėr arritjet e vendit. Ashtu si me sulltan Selimin III i cili kur kėrkonte tė modernizojė vendin, i duhej tė pėrballej me dhunėn e jeniēerėve, edhe jeta politike dhe kulturore nė Turqinė e 50 viteve tė fundit ėshtė bėrė pre e kėrcėnimeve tė brahmanėve ushtarakė. Duke mėsuar nga historia e Selimit III, tė cilit nė kohėt moderne i ngjason tragjedia e Erbakanit, qeverija e re turke, ka vendosur tė lozė sulltan Mahmutin II me jeniēerėt, pėrpara se tė shpalli Tanzimatin e nevojshėm qė shtetit turk i nevojitet sot.

    Pėr arsyen e mėsipėrme, qeverija e AKP-sė ėshtė duke shfrytėzuar hyrjen nė BE pėr tė modernizuar dhe demokratizuar vendin. Ashtu si Mahmuti II qė krijoi 'Nizam i Xhedidin' dhe largoi me takt jeniēerėt nga jeta politike e vendit, AKP-ja po pėrdor kriteret e Kopenhagenit pėr tė larguar ndikimin e Forcave tė Armatosura nga politika nė vend. Megjithatė tanzimati qė qeveria e Ankarasė po i jep Republikės Turke dhe principeve tė shenjtėrizuara tė Qemalizmit, shkaktojnė shumė nervozizėm nė qarqet ushtarake dhe qemaliste nė vend. Tė drejtat qė qeveria aktuale po i jep kurdėve, alevive dhe minoriteteve tė tjera, herė pas here shkaktojnė sherrnaja tė fuqishme mediatike nė njė vend ku sipas principeve ataturkiste gjithėkush duhet tė jetė turk, shekullarist dhe modern. Duke qėnė se udhėheqėsia e sotme turke vjen nga zonat konservative tė Anadollit, klasa e bardhė sunduese e Stambollit, pasardhėse e devshirmeve ballkanas, ndjehet sikur po humb betejėn e saj historike pėrballė sukseseve qė anadollasit e AKP-sė po arrijnė me mitin e Evropės, tė cilin, ata kanė parė si tė tyren nė kėto 500 vitet e fundit.

    Megjithatė, AKP-ja nuk ėshtė i vetmi kamp qė ėshtė i interesuar tė pėrfitojė nga futja e Turqisė nė BE. Kampi mė i interesuar i parjes sė Turqisė nė BE ėshtė vetė perėndimi. Edhe pse qarqet mė reaksionare tė kontinentit plak kanė dėshmuar papjekurinė e tyre nė ditėt e fundit, politikėbėrėsit e mėdhenjė tė perėndimit po dėshmojnė gjithmonė e mė tepėr se kanė nevojė pėr Turqinė. Presionet qė amerikanėt ushtruan kundėr Austrisė nė 3 Tetor 2005 lidhen me pozitėn strategjike qė Turqia ka pėr Lindjen e Mesme. Turqia e cila gjatė ditėve tė Luftės sė Ftohtė njihej si aeroplanmbajtėsja e pavdekshme e NATO-s, sot pėrfaqėson partnerin mė tė rėndėsishėm tė perėndimit pėr tė dominuar orientin. Duke e kuptuar kėtė rėndėsi, mund tė kuptohet edhe arroganca qė udhėheqėsit turq tregojnė, kur Evropa nė vend tė kulaēit kėrkon t'ju ofrojė karrota. Si pėr t'i bėrė presion Evropės, qeveria e Ankarasė nė muajt e fundit ka forcuar ndjeshėm mardhėniet me hasmin e saj historik, Rusinė. Tė njėjtat lėvizje Ankaraja i ka bėrė edhe me Damaskun dhe Teheranin.

    Rėndėsia qė Turqia ka pėr t'u mbajtur nė anėn e perėndimit, sot qė perėndimi ka nisur fushatėn e tij kolonizuese ndaj Lindjes sė Mesme u pa edhe nė fjalimin qė ministri i jashtėm britanik, Xhek Strau mbajti nė BE nė favor tė Turqisė. Tė njėjtėn gjė vėrtetoi edhe Javier Solana, i cili deklaroi se Evropa do tė korrė njė fitore tė madhe historike nėse arrin tė ketė nė anėn e saj 70 milion muslimanė.

    Dhe me tė vėrtet, nė ditėt e reja tė imperializmit, qė njeriu i bardhė ka nisur nė Lindjen e Mesme, pėr tė ėshtė imperative qė nė anėn e tij, tė ketė rracėn militante tė maleve Altaike. Historia e 1300 viteve tė fundit nė Lindjen e Mesme ka vėrtetuar se vetėm dy raca kanė arritur ta dominojnė kėtė botė. Ata janė persianėt dhe turqit. Por kthimi i persinavė nė shi'itė nė shekullin e 16tė i ka lėnė turqit pa rivalė nė dominimin e Lindjes sė Mesme. Dhe pėr kėtė arsye qiejt e Evropės kanė nevojė pėr dritėn e gjysėmhėnes turke, me tė cilėn perėndimi mund tė lundrojė i qetė nė kohėt e vėshtira qė e presin pėrpara.

  4. #154
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga arturo
    Dhe pėr kėtė arsye qiejt e Evropės kanė nevojė pėr dritėn e gjysėmhėnes turke, me tė cilėn perėndimi mund tė lundrojė i qetė nė kohėt e vėshtira qė e presin pėrpara.

    Ky Jazexhiu eshte ilac
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #155
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Shkurt pames

    Citim Postuar mė parė nga gent durazzo
    une prape them qe turqit e poshter kurre sduhet te shkelin ne evrope.me mire serbia ne evrope sesa turqit
    Gent durrazo spo merhse vesh gje nga historia, papak,or papak, kodosh i serbise qenke ti ore, e konsideron serbine mike, krahasim me Turqine,jepi gaz,jepi,

  6. #156
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Nuk merrni vesh gje ju nga politika,

    Citim Postuar mė parė nga Irfan
    Une refuzoje edhe turqit edhe sllavin....e ne veqanti sllavin nuk duhet me shkel as ne evrop e as ne ballkan.Le te shkoje ka ka ardhur nje Ballkan.
    Le te shkoje aty ku pjella e serbit eshte.....ne Rusi le te shkoje...
    Turqia nuk ka aq nevoje te madhe per europen sa ka nevoje europa per Turqine,

  7. #157
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Turqia !

    Nje vend me sovranitet per tu admiruar , nje vend me nje histori brilante , nje vend me nje zhvillim ekonomik ne rritje , dhe kryesorja nje vend qe kurre nuk ka njohur pushtim , veshtire te pranoje pushtimin e Bashkimit Europian
    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Pash nji emison ne kanalin ARTE asht shum emision interesant historik e strategjik. Fjala ishte per Armenin sa jan ne vend mbas shkeputejes nga Rusia ne vitin 1991 .....2'5 milion ne vend e 4 milon ose me shum ne ter Boten...ne ket vit ne Franc mbahet nji festė e armenianve ne france qe paska gjysem milioni armenian ne francź e kjo dot te ndikon negativisht per hyrjen e Turqis ne BE se ajo ka ba nji gjenocid ne luften a I botrore .

    Po mir po gjenocidet qe u ban ne trojet tona ????? kush flet per to ?????
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Europės I Duhet Turqia Po Aq Sa Edhe Europa Turqisė

    Se Turqia ėshtė me rėndėsi gjeostrategjike dhe gjeopolitike si pėr SHBA-tė ashtu edhe pėr Europėn ėshtė dėshmuar disa herė. Megjithatė, jo gjithmonė konstelacioni politik ndėrkombėtar ka shėnjuar Turqinė si vend qė potencialisht do tė mund tė ndikonte shumė mė shumė nė proceset e ndryshme gjeopolitike, sidomos nė Lindjen e Mesme. Murat Gul ėshtė hulumtues nė departamentin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Universitin METU tė Ankarasė, autor i njė numri publikimesh shkencore dhe ekspert i integrimeve europiane. Si e sheh Gul pozicionimin e Turqisė vizavi tensioneve nė Lindjen e Mesme, ndikimin e diversitetit kulturor nė rrugė drejt anėtarėsimit nė UE dhe gatishmėrinė e Turqisė pėr anėtarėsim nė UE.



    Turqia ėshtė njė portė e rėndėsishme drejt Azisė, Europės dhe Lindjes sė Mesme. Si ėshtė pozicionuar Turqia karshi luftės nė Irak, si dhe tensioneve nė Iran e rajon?




    Pozita gjeografike e vendit historikisht ėshtė pėrcjellė me jehona pozitive dhe negative pėr vendin. Nga njėra anė, modernizimi dhe statusi i atribuuar nga Konferenca e Parisit mė 1856, pėrmes sė cilit Shteti Otoman ishte pranuar si fuqi europiane ka qenė objektiv madhor i politikės turke. Nė anėn tjetėr, marrėdhėniet strukturore me perėndimin dhe tė qenurit pjesė e ‘komunitetit modern tė perėndimit’ nuk ėshtė pėrceptuar si njė e arritur. Pėr mė tepėr, vetėm pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, politika e jashtme e Turqisė ėshtė hapur dhe ėshtė bėrė mė pragmatike. Sa i pėrket Iranit, nėse mirret parasysh roli i ideologjisė dhe ēėshtja e ‘eksportit’ tė regjimit islamik tek fqinjtė e Iranit, tensionet janė rritur, megjithatė, domosdoshmėria gjeografike ka bėrė qė kėto dy vende nė njėfarė mėnyre tė ‘bashkėekzistojnė’. Nė rastin e Irakut, terrorizmi i PKK-sė (Partia e Punės e Kurdėve), vendosja e kampeve nė veri tė Irakut si dhe problemi i statusit dhe bashkėndarjes sė gjirit tė lumenjve Eufrat dhe Tigėr i ka pėrkeqėsuar marrėdhėniet, sidomos nė tė 90-at. Sulmet terroriste tė 11 shtatorit dhe pėrpjekjet vijuese nė zhbėrjen e terrorizmit pėrsėri kishin ndryshuar kontekstin politik ndėrkombėtar. Regjimet dhe qeveritė nė Iran dhe Irak ishin shėnjuar si pjesė e boshtit tė tė kėqinjve. Edhepse Turqia me retorikė pėrkrah luftėn kundėr terrorizmit, nga ana tjetėr, diktatorizmi, mospėrmirėsimi i demokracisė liberale dhe i njė ekonomie tė shėndoshė tė tregut nė Irak ka qenė faktor problematik pėr elitėn politike dhe akademike turke pėr t’u bėrė aleate e administratės sė Bushit e cila ka insistuar nė mjete shtrėnguese – pėrmes doktrinės sė sulmeve parandaluese – duke vepruar unilateralisht. Janė bėrė tri vjet nga fillimi i luftės nė Irak, ndėrsa nga ana tjetėr tensionet me Iranin janė nė rritje.





    Turqia dėshiron tė luaj njė rol konstruktiv si nė rindėrtimin e Irakut, nė aspekte politike, ekonomike dhe sociale, sikurse edhe me angazhim diplomatik nė gjetjen e njė zgjidhje nė debatin nuklear pėr Iranin. Prioritet pėr Turqinė nė Irak ėshtė integriteti territorial i vendit dhe shpėrbėrja e kampeve terroriste tė PKK-KADEK-ut nga veriu i Irakut. Integriteti territorial i Irakut gjithashtu pėrfshin njė dimension regjional nė kuptim tė asaj qė fqinjtė e Irakut, Turqia, Irani dhe Siria e kanė ngjallė dialogun dhe fuqimisht janė shprehur pėr integritetin territorial tė Irakut. Sa i pėrket ngritjes sė dialogut dhe bashkėpunimit nė rajon, Turqia mėton tė luajė njė rol aktiv. Tutje, si koridor energjie pėr perėndimin dhe pėrmes rritjes sė marrėdhėnive ekonomike, tregtare dhe pėrmes investimeve nė Irak, Turqia mund tė kontribuojė nė pėrmrirėsimin e situatės ekonomike nė Irak, dhe rrjedhimisht nė konsolidimin e demokracisė liberale e ekonomisė sė tregut. Nė rastin e Iranit, Turqia dėshiron tė luaj rol mė aktiv diplomatik dhe kėtė edhe ka filluar ta bėjė. Konkretisht, oferta nga pesė anėtarėt e kėshillit tė sigurimit + Gjermania ishte kanalizuar pjesėrisht edhe pėrmes angazhimit tė ministrit tė punėve tė jashtme, Abdullah Gul. Gjithashtu, edhe pala iraniane pėrkrah angazhimin mė tė madh tė Turqisė nė dialogun nuklear. Turqia do tė tentojė tė luaj njė rol konstruktiv duke i shtyrė palėt e perėndimit qė tė ndjekin politika joshtrėnguese, por angazhime diplomatike, dhe duke i nxitur qė tė ndjekin njė kurs mė transparent tė linjėveprimit. Kjo nė fund ėshtė edhe pėrgjegjėsi politike, ekonomike, kulturore dhe historike e Turqisė.



    A mund tė pėrshtatet kultura e Turqisė nė Europė dhe anasjelltas?



    Nė studimet akademike, procesi i integrimeve europiane ėshtė analizuar kryesisht nė baza politike dhe ekonomike. Sa i pėrket origjinės sė procesit, faktorėt politik, ekonomik, historik, gjeostrategjik dhe ideologjik kanė pėrshkuar procesin. Ėshtė fakt se logjika e funksionalizmit ka qenė valide dhe integrimi europian ka pėrcjellė spill-over efekte, konkretisht Komuniteti Ekonomik Europian u shndėrrua nė Union Europian. Integrimi europian ėshtė menduar tė jetė njė projekt civilizimi. Njė civilizim, jo sikur i paraqitur nga Samuel Huntington dhe pikėpamje tė ngjashme por, njė civilizim sikur nė ‘Diskursin mbi etikėn’ tė Habermasit – egalitar, demokratik dhe pėrfshirės (inkluziv). Nuk ėshtė i pėrvijuar qė tė krijojė ‘tė tjerėt’ (the other), por duke kultivuar vlera dhe parime tė pranueshme nga kombet, religjionet, etnitė dhe aspekte tjera me tė cilat identifikohet identiteti. Projekti i integrimit europian mėton tė krijojė njė hapėsirė shoqėrore nė tė cilėn dallimet kulturore dhe ato tė identiteteve e pasurojnė jetėn komunitare. Rrjedhimisht, motoja ‘tė bashkuar nė diversitet’ duhet tė qėndrojė dhe dallimet kulturore duhet tė respektohen e tolerohen dhe jo tė eleminohen.





    Turqia ka nėnshkruar Marrėveshjen e Ankarasė mė 12 shtator 1963 me KEE-nė, ndėrsa Marrėveshjen e Unionit Doganor mė 6 mars 1995. Pėrgjatė kėsaj periudhe kohore, forma e komunitetit ka ndryshuar: aspektet politike dhe socio-kulturore tė integrimit kishin filluar tė luajnė rol tė rėndėsishėm. Edhepse aplikimi i Turqisė pėr pranim mė 1987 nuk ishte pranuar pėr shkak se nuk kishte pėrmbushur kushtet, prapė Turqisė iu dha shenjė sė mund tė aplikojė pėrsėri. Mė 11 dhjetor 1999 nė Kėshillin Europian tė Helsinkit u vendos qė Turqia tė jetė vend kandidat pėr anėtarėsim nė UE. Duke filluar qė mė herėt, e nė veēanti pas vendimit nė Helsinki, Turqia kishte pėrjetuar njė proces tė gjerė reformash nė pėrmbushjen e kritereve tė Kopenhagės duke u pėrpjekur kėshtu qė t’i adaptojė strukturat dhe mekanizmat ligjor, institucional dhe praktik me ato tė UE-sė. Raporti i progresit i Komisionit mė 6 tetor, kishte vėnė nė pah se Turqia ishte duke i adaptuar vlerat dhe parimet e UE-sė, dhe mė 17 dhjetor nė Samitin e Brukselit tė drejtuesve tė shteteve dhe qeverive tė UE-sė ishte vendosur qė negociatat pėr anėtarėsim tė fillojnė mė 3 tetor 2005.



    Sikur qė shihet nga kjo qė u tha, Turqia ėshtė e ndėrlidhur me procesin e integrimit europian qe gati njė gjysėm shekulli. Projekti i modernizimit tė shtetit dhe kombit Turk i ka rrėnjėt nė periudhėn otomane dhe ka qenė parametėr themelor i politikėbėrjes turke, ndėrsa sot shtyllė e politikės turke ėshtė krijimi i njė modeli shoqėror perėndimor. Procesi i reformave nė Turqi pėr t’i adoptuar mekanizmat ligjor dhe strukturor tė UE-sė ende nuk ėshtė kompletuar, Megjithatė, sikur qė edhe Komisioni Europian ka nėnvizuar, Turqia ka pėrparuar dukshėm nė adaptimin e vlerave dhe parimeve tė UE-sė. Nga ana tjetėr, adaptimi i standardeve perėndimore si vlera pėrgjithėsisht tė pranueshme nuk nėnkupton mosekiztencėn e disa dinamikave tjera socio-kulturore specifike pėr shoqėrinė turke. Nėse turqėt dhe muslimanėt janė pėrceptuar nga disa elita tė mos jenė europian, atėherė ideja e Europės sė bashkuar bazuar nė respekt tė vlerave dhe parimeve tė ndryshme duhet tė anashkalohet. Kjo do tė ishte gabim. Europės i duhet Turqia poaq sa edhe Europa Turqisė. Sot, tensionet nė rritje religjioze, etnike dhe socio-ekonomike janė nė krye tė agjendave tė politikės botėrore. Sikur qė anėtarėsimi nė UE ėshtė njė mundėsi pėr Turqinė qė tė ec para nė procesin e modernizimit, gjithashtu, edhe Turqia pėr UE-nė ėshtė njė mundėsi qė t’u dėrgojė ekstremistėve njė mesazh se dialogu ndėrmjet civilizimeve ėshtė i mundshėm dhe se Islami nuk ėshtė njė ‘tjetėr’ (other) pėr UE-nė, se dallimet kulturore respektohen dhe tolerohen nga UE-ja. Rrjedhimisht, mendoj se dallimet kulturore do ta pasurojnė jetėn e komunitetin europian dhe pėrmes pranimit tė Turqisė, UE-ja do t’i japė njė mesazh komunitetit ndėrkombėtar se Islami nuk ėshtė njė ‘tjetėr’ (other) pėr UE-nė.





    A mund tė ketė ndonjė arranzhim tjetėr qė nuk pėrkon me anėtarėsim tė plotė nė UE?



    Para se tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje dėshiroj ta nėnvizojė se termi ‘pranim apo aderim i plotė’ ėshtė keqorientues. Nė UE nuk ka diēka si gjysėm anėtarėsim. Pas pranimit tė vendeve tė reja, vendet e vjetra anėtare mund tė vėjnė pengesa tė pėrkohshme, sidomos nėse mirret parasysh lėvizja e lirė e fuqisė punėtore. Sidoqoftė, kėto janė tė pėrkohshme dhe me plotėsimin e kushteve tė caktuara kėto pengesa mėnjanohen.



    Nė disa elita politike dhe akademike brenda UE-sė ekzistojnė pikėpamje dhe qėndrime se Turqisė duhet dhėnė status special dhe jo anėtarėsim. Kjo pikėpamje nuk ėshtė etike dhe e drejtė. Pėr njė vend i cili ka qenė i ndėrlidhur institucionalisht me komunitetin europian pėr gati se gjysėm shekulli, qė ka investuar shumė pėrpjekje dhe energji pėr projektin europian, kjo ofertė ėshtė e papranueshme. Teoretikisht ėshtė e vėrtetė se negociatat mund tė jenė pafund tė hapura, megjithatė UE-ja duhet ta aprovojė njė perspektivė strategjike pėr Turqinė. Kjo do ta pėrkrah procesin e reformave nė Turqi dhe do ta rikthente pėrkrahjen pėr anėtarėsim nė UE, e cila brenda njė viti ka rėnė nga 80% nė 65%.

    Disa argumente nėnvizojnė se jo rezultati, por vetė procesi ėshtė i rėndėsishėm. Megjithatė, rezultati i suksesshėm e nxit procesin duke e dėrguar nė nivele tė pėrparimit. Rrjedhimisht, njė arranzhim apo status tjetėr nga ai i anėtarėsimit nė UE nuk do tė ishte i drejtė dhe i pranueshėm.



    Cilat janė ndryshimet qė duhet bėrė nė ekonomi pėr t’u pėrgatitur mė mirė pėr anėtarėsim?



    Marrėveshja e Ankarasė e vitit 1963 kishte paraparė unionin doganor ndėrmjet KEE-sė dhe Turqisė. Pas njė njė procesi pėrgatitor 10 vjeēar unioni i planifikuar ishte kompletuar vetėm pas 22 vjetėve. Rasti i Turqisė u bė rast sui generis (i veēantė) meqė asnjė vend tjetėr nuk ishte bėrė pjesė e unionit doganor pa u bė anėtare. Pėrgjatė procesit, ndihma financiare nga Komuniteti/Unioni pėr Turqinė nuk mund tė realizohej pėr shkak tė problemeve politike. Turqia tashmė ėshtė pjesė e ekonomisė sė UE-sė dhe ėshtė duke i praktikuar vendimet e UE-sė pa pasur tė drejtė ndikimi nė procesin vendimmarrės. Pas pėrzgjedhjes sė Partisė pėr Drejtėsi dhe Zhvillim, stabiliteti politik kishte nxitur stabilitetin ekonomik dhe zhvillimor. Edhepse ėshtė nėn nivel tė standardeve tė vendeve tė UE-sė, ekonomia ėshtė duke u zhvilluar. Nė rast tė vendosjes sė njė perspektive strategjike pėr Turqinė pėr anėtarėsim nė UE, si nė aspekt tė stabilitetit makroekonomik, gjithashtu edhe nė turizėm si dhe investime direkte tė jashtme, kushtet ekonomike do tė pėrmirėsohen dukshėm. Nuk ėshtė njė proces i lehtė, megjithatė nėse merret parasysh njė periudhė afatmesme apo afatgjate kur dihet se negociatat mund tė zgjasin edhe 10 deri 15 vjetė dhe nėse tė dyja, UE-ja dhe Turqi i mbajnė premtimet dhe vizionet, atėherė mendoj se Turqia do tė jetė shumė mė e pėrgatitur.



    Gazetajava.com

  10. #160
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kryqi i Turqise

    (Marre nga Shekulli)

    Pėrfaqėsuesit e muslimanėve nė Gjermani, me krenari deklarojnė se nė kėtė vend tė madh perėndimor jetojnė rreth 3.5 milionė besimtarė tė fesė islame. Nė qytetin e Mannheimit ėshtė ndėrtuar xhamia mė e madhe nė Gjermani, xhamia e Yavuz Sulltan Selimit, e cila gjendet pėrballė kishės katolike. Arkivi i fesė islame nė qytezėn Soest, ka njoftuar sė fundi se mes korrikut 2004 dhe korrikut 2005, mbi 4 mijė qytetarė gjermanė kanė kaluar nė fenė islame; kjo shifėr ėshtė katėr herė mė e madhe se nė periudhėn e njėjtė kohore njė vit mė parė. Salim Abdullah nga Arkivi i Fesė Islame thotė se nė tė kaluarėn, nė fenė islame kalonin kryesisht gra tė krishtera tė martuara me burra muslimanė, kurse viteve tė fundit, gjithnjė e mė shumė gjermanė "me vullnet" konvertojnė nė fenė e profetit Muhamed. Javėn e kaluar nė Köln, mijėra muslimanė festuan ditėlindjen e Profetit tė tyre dhe vendosėn tė krijojnė njė Kėshill Koordinues tė Organizatave Muslimane, i cili synon tė intensifikojė kontaktet me autoritetet gjermane.

    Nė Zvicėr, gjithnjė e mė shumė bashkėsi muslimane kėrkojnė ndėrtimin e xhamive me minare nėpėr qytete dhe fshatra tė mėdha. Kėrkesat e besimtarėve muslimanė, tė cilėt rrjedhin kryesisht nga Turqia, vendet e Ballkanit, Afrikės Veriore dhe arabe, kanė nxitur debate nė mediat gjermane dhe zvicerane. Por, asnjė musliman nė kėto shtete perėndimore nuk ka qenė i rrezikuar me jetė, as nga politika dhe as nga besimtarėt e krishterė: ndonėse frika e shumė shoqėrive perėndimore nga versioni radikal i islamit, ėshtė e kuptueshme pėrballė rrezikut tė sulmeve terroriste. Radikalizmi fetar nė Evropė propagandohet nga bandat e Bin Ladenit, salafistėve dhe vahabistėve. Me njė fjalė: kėrcėnimi vjen nga nihilistėt islamikė, tė cilėt tolerancėn ndaj feve tė tjera e shohin si dobėsi dhe jo si pėrparėsi.

    Nėse e kthejmė pasqyrėn nė drejtim tė vendeve arabe, atėherė situata ėshtė dėshpėruese. Mund tė merret me mend se ēfarė do t'i ndodhte njė tė krishteri, i cili do tė shkonte me njė valixhe tė mbushur me Bibla nė Arabinė Saudite: ndoshta milicia e sheriatit ia pret dorėn me shpatė ose e ngujon nė burg me akuza absurde.

    Ndryshime dramatike sa i pėrket agresivitetit fetar viteve tė fundit janė shėnuar nė Turqi, njė vend i themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk, si Republikė shekullare, ku feja ėshtė e ndarė nga shteti. Rasti i vrasjes sė personave tė krishterė tė martėn nė qytetin Malatia nė Turqi, ėshtė vetėm kulmi tragjik i njė serie sulmesh brutale kundėr pakicės sė krishterė nė kėtė vend. Siē ėshtė njoftuar nga mediat ndėrkombėtare, viktimat punonin nė njė shtėpi botuese tė krishterė nė Malatia dhe merreshin me shitjen e Biblave dhe kryqeve. Ndėrkohė, policia turke ka arrestuar disa persona. Sipas gazetės "Hürriyet" ata kanė deklaruar se e kanė kryer krimin pėr "ta mbrojtur islamin". Dorasit e supozuar i kishin lidhur viktimat e krishtera, mes tyre edhe njė gjerman, pėr karrige dhe gjatė njė orgjie tė pėrgjakshme ua kishin prerė kokat.

    Qyteti i Malatias konsiderohet si vatėr e nacionalistėve dhe ekstremistėve fetarė turq; nga ky qytet rrjedh edhe Ali Agēa, i cili Nė vitin 1981 kishte plagosur Papa Gjon Palin e II-tė. Malatia ėshtė po ashtu qyteti i lindjes sė gazetarit armen, Hrant Dink, i vrarė nė janar nga nacionalistėt turq nė Stamboll. Dink ishte botues i njė gazete tė pakicės SĖ armenėve, e cila nė fillim tė shekullit 20-tė pothuaj ishte asgjėsuar gjatė gjenocidit osman. Mohimi i gjenocidit kundėr armenėve ėshtė pothuaj doktrinė shtetėrore nė Turqi. Shumė turq e shohin pakicėn e krishterė armene, si njollė nė trupin e kombit. Simbioza mes nacionalizmit dhe ekstremizmit fetar, nė mėnyrė agresive manifestohet nė qytetin e Trabzonit nė Detin e Zi. Vitin e kaluar, nė Trabzon, njė i ri turk vrau priftin katolik Andrea Santoro. Tė gjitha kėto ngjarje tė rėnda e bllokojnė rrugėn e integrimit tė Turqisė nė Bashkimin Evropian. Pėr tė qenė ironia mė e madhe, demokratizimi dhe hapja e Turqisė ndaj vlerave universale viteve tė fundit, ėshtė bėrė nga partia e moderuar islamike, AKP, e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.

    Krimet kundėr tė krishterėve nė Turqi, duhet tė jenė njė mėsim edhe pėr shoqėritė me popullsi muslimane nė Ballkan (Kosovė, Shqipėri, Bosnjė, Maqedoni). Liderėt fetarė, sidomos nė Kosovė, duhet tė demonstrojnė qartė kundėrshtimin e tyre kundėr ēdo fanatizmi fetar, i cili viteve tė fundit ėshtė importuar nga shkollat kuranore arabe. Ēdo koketim me nihilistėt islamikė mund tė ketė pasoja fatale. Versioni tolerant i islamit, i praktikuar me shekuj nga shqiptarėt nė Ballkan, duhet tė kultivohet si shembull, se feja e profetit Muhamed ka fytyrė fisnike. Si ēdo fe tjetėr, qoftė ajo monoteiste, monolatriste apo krejt ndryshe nga religjionet e etabluara.

Faqja 16 prej 20 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Turqia: Rishikoni rolin e Skėnderbeut
    Nga Eagle nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 21:29
  5. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •