Po atehere, c`kerkon turqia me EU???????Postuar mė parė nga Davius
Po atehere, c`kerkon turqia me EU???????Postuar mė parė nga Davius
Opo s'keni pune tjeter pffffffffffff. Sa here bie fjale, ne cdo teme, o burra me keto gjera kapeni. Si nuk ze njeri ne goje dicka tjeter, e shumica ketu nga perendimi shkruajne.Postuar mė parė nga Davius
Late nam late, hipokrizi e gjalle.
Dy jave nga nje shperthim i mundshem
E Diele, 03 Dhjetor 2006
Neqoftese Bashkimi Evropian do te refuzoje tani Turqine, kjo do te ngrihet me te drejte duke akuzuar per pandershmeri dhe tradhti historike
Nga Martin KETTLE
Sot, ashtu si ne te shkuaren, Turqia misheron probleme te jashtezakonshme politike. A mundet perendimi dhe lindja te jetojne ne harmoni? Si mundet te bashkejetojne me mire vlerat sekulare dhe ato fetare? A respektohen vertete te drejtat e minoriteteve dhe ato te njeriut? Kete jave Papa Benedikt ndoqi nje rruge shume me shembullore permes ketyre ceshtjeve te veshtira sesa kishin parashikuar disa. Tani Bashkimi Evropian duhet te beje te njejten gje nese deshiron te evitoje qe ai vete te transformohet ne nje proteksionist te vecuar dhe, mbase, mbi te gjitha nese do qe te mbijetoje.
Megjithe keto probleme, afrimi reciprok midis perendimit dhe Turqise eshte nje projekt i shkelqyer i civilizimit dhe normave ligjore. Tashme zhvillimet jane duke i shtyre te dyja palet drejt nje konfrontimi epokal ne Samitin e BE-se te ketij muaji. Ne jemi vetem dy jave larg nje shperthimi te mundshem, i cili mund te perfundoje me vete Europen qe percakton vetveten si nje vend ne te cilin myslimanet nuk jane te mirepritur dhe me nje Turqi moderne qe kthehet nga rruga e orientimit perendimor, e cila ka qene themelore per gjithe ekzistencen e saj. Ne do te ishim te cmendur qe te lejonim te ndodhte nje gje e tille.
Eshte e kote te mohosh se Turqia eshte vete e vecante, por ndjehet thelle si nje pjese e Evropes. Ashtu si Britania, ajo eshte nje komb i periferise, por ajo nuk mungon ne institucionet domethenese evropiane nga Liga e Kampioneve ne futboll dhe Festivali i Kenges Evropiane, tek NATO dhe Keshilli i Evropes ku ajo eshte pjese e tyre. I vetmi perjashtim eshte BE.
Turqia fillimisht aplikoi per anetaresim qe ne vitin 1959. Ajo ka qene nje vend i asociuar qe prej 1963. Ajo kerkoi anetaresim te plote ne 1987. Negociatat per anetaresim me se fundi filluan me 2005. Edhe me optimistet mendojne se ka pak gjasa qe Turqia do ti bashkohet BE-se perpara 2015, dhe atehere vetem me marreveshje te rendesishme transnacionale. Keshtu cili eshte ne te vertete shkaku i krizes se fundit? Turqia ka qene e qendrueshme, e durueshme dhe e angazhuar ne politiken e saj pro-evropiane. Megjithate qe nga 1959, ajo ka qene shmangur nga 21 vendet e reja anetare dhe tani ajo mund te jete goditur akoma nga 5 te tjere prej Ballkanit (dy prej te cileve me nje popullsi dominuese myslimane). Nese Evropa do te refuzoje tani Turqine, ajo do te ngrihet me te drejte duke akuzuar per pandershmeri dhe tradhti historike.
Askush nuk i mohon sfidat. Turqia do te jete fizikisht vendi me i madh ne BE (me nje siperfaqe dy here me te madhe se Gjermania). Anetaresimi i saj do ti shtyje kufijte e Unionit nga Danubi pothuajse ne Eufrat. Brenda pak viteve, Turqia do te kete me shume banore sesa cdo vend tjeter i BE-se. Sidoqofte turqit do te jene midis qytetareve me te varfer dhe me pak te kualifikuar te BE-se. Ne indeksin e projektit te OKB-se per zhvillimin njerezor, Turqia renditet e 92-ta, shume prapa cdo vendi tjeter evropian, perfshi Shqiperine. Korrupsioni mbetet nje plage mbarekombetare. Duke e matur ne kete menyre, Turqia eshte me shume nje vend i Lindjes se Mesme sesa nje vend evropian.
Ne nuk mund te mos marrim parasysh keqtrajtimin e minoriteteve ne Turqi dhe abuzimin ndaj te drejtave te njeriut. Ajo ka refuzuar mbi Armenine, ka zhvilluar nje lufte brutale kunder kurdeve dhe mbetet ngurruese per te njohur traditat e grekeve dhe ortodokseve te vet. Vitin e kaluar, ajo e nxorri ne gjyq turkun me te madh te epokes tone, fituesin e cmimit Nobel, Orhan Pamuk, vetem sepse kishte kritikuar tabute mbi diskutimin e ketyre ngjarjeve. Dhjete dite me pare profesori i Universitetit Gazi, Atilla Yayla ishte shkarkuar per venien ne dyshim te kultit te Kemal Ataturkut. Kete jave, Presidenti i flakte kemalist i Turqise, Ahmet Nexhdet Sezer, vendosi veton per nje ligj te ri te lirise fetare.
Sidoqofte nuk ka asnje pike dyshimi se Turqia po ndryshon. Ekonomia eshte rritur me 1/3 ne pese vitet e shkuara. Rritja kete vit parashikohet qe te jete 8%. Urbanizimi eshte i shpejte, vecanerisht ne Anadolli, pjese te se ciles kane ndryshuar nga te qenit si Kosova, ne te qenit si Irlanda brenda nje gjenerate. Ne tetor, OECD-ja e lavderoi Turqine per adoptimin e reformave te gjera strukturore. Perspektiva e anetaresimit ne BE ka qene nje katalizator per reformat e qeverise turke. Nen kryeministrin, Rexhep Taip Erdogan i cili ia detyron fuqine e tij ne pjesen me te madhe klases se mesme anadolliane qe po lind Turqia ka ndermarre ate qe korrespondenti i BBC-se, Kris Morris, e ka pershkruar si hapin e saj me te madh. Ne 2004, nje komision i pavarur nen drejtimin e Marti Ahtisarit te OKB-se, arriti ne perfundimin se reformat ishin zbatuar me nje vendosmeri dhe efikasitet te pashembullt. Ahtisari foli per nje revolucion te heshtur. Nen Erdoganin, Turqia moderne eshte nje prej njerezve me te shendetshem te Evropes.
Mund te duket e pabesueshme qe ky transformim i gjere dhe mundesite themelore jane mbajtur peng nga regjimi greko-qipriot ne Nikozia, i cili perdor veton e tij per te bllokuar pothuajse te gjitha aspektet e hyrjes se Turqise ne BE. Megjithate ne nje fare menyre kjo eshte arsyeja se perse kerkesa e Turqise mund te rrezohet ne Bruksel pas dy javeve. Duhet pranuar se edhe Turqia nuk eshte pa faj per kete bllokim ky mund te quhet bllofi i Nikozias. Edhe shpejtesia e reformave te saj eshte ngadalesuar qe prej vendimit katastrofik per te pranuar Nikozian ne BE me 2004, pa nje zgjidhje te konfliktit qipriot. Megjithate, mendimi praktik thote se dicka shume me e rendesishme eshte duke u luajtur ketu.
Kjo dicka eshte opinioni politik dhe publik ne shume vende te BE-se qe kundershton anetaresimin e Turqise, duke preferuar qe te fshihet tani pas debatit mbi Qipron. Opinioni publik eshte kunder hyrjes se Turqise ne 15 nga 25 vendet anetare te BE-se. Ne Austri, e cila vazhdon te jete e prekur, duke qene e traumatizuar nga rrethimi i Vjenes ne 1683 dhe ku eshte premtuar mbajtja e nje referendumi, opinioni eshte 6-1 kunder. Ne France, ku gjithashtu do te votohet, opozitaret kryesojne me 15%. Problemi real per ta thene me fjale me te permbledhura nuk qendron tek Turqia, por ne BE.
Perendimi ka qene gjithmone i njeanshem kunder turqve, thoshte Ataturku, duke shtuar qe turqit megjithate kane ecur gjithmone drejt perendimit. Mbase rreziku i afert i kerkeses turke eshte vetem nje tjeter lekundje ne nje cikel te panderprere. Megjithate ne duhet te jemi te qarte se cfare mesazhi do te jepte dalja nga binaret e bisedimeve dhe cilat do te ishin pasojat. Ne nje liber te publikuar ne Kembrixh mbi historine e vonshme te Perandorise Osmane na tregon se disfata e 1683 i kushtoi vezirit te madh jeten dhe sulltanit, fronin e tij. Duke investuar kaq shume mbi Evropen, qeveria e Erdoganit rrezikohet qe te hidhet tutje nga ringjallja e kemalizmit ose ringjallja e islamizmit, ose mbase prej te dyjave bashke. Ne rastin me te mire, reformatoret turq do te bien viktime te trishtimit melankonik per te cilin shkruan Pamuk. Ne rastin me te keq, vendi mund te behet teresisht i papermbajtshem dhe mund te shikoje drejt Iranit ose Rusise per mbeshtetje.
Kostoja per kete periudhe me te gjate mund te jete akoma edhe me e madhe. Impakti ne boten myslimane dhe midis myslimaneve te vete Evropes per mospranimin simbolik te tolerances dhe pluralizmit nga Evropa eshte e veshtire qe te percaktohet. Por ne mund te jemi te sigurt per dicka: Al-Kaida do te jete duke u gezuar per te gjithe ata qe marrin rrugen drejt kampeve stervitore terroriste.
THE GUARDIAN
Gazeta Korrieri
Sikur te pyetet dikush se a asht Turqia vend musliman te pergjigjet pa ngurrim: Po, se banoret e saj jane 99% muslimane.
E drejte!
Po sikur dikush te thone se Turqia asht vend aziatik e jo europian se 98% e territorit te saj, perfshi edhe kryeqytetin, asht ne Azi e jo ne Europe a asht e drejte?
Per keto pune nuk ka te drejta..........por ka vetem a i pelqen europes ta fusi turqine apo nuk i pelqen.....Postuar mė parė nga shkodra13
Se komuniteti europian eshte nje bashkim shtetesh qe bazohet ne deshiren e tyre...e jo ne ndonje te drejte te caktuar.....
Turqia ofron hapjen e portit pėr Qipron
Turqisė i kėrkohet tė hapė portet dhe aeroportet pėr Qipron
Turqia ka propozuar qė tė hapė, tė paktėn pėrkohėsisht, njėrin prej porteve tė saj pėr tregtinė nga Qiproja.
Kjo shihet si njė pėrpjekje e ēasteve tė fundit pėr tė shmangur pezullimin e pjesshėm tė negociatave tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian.
Muajin e kaluar Komisioni Evropian rekomandoi pezullimin e bisedimeve tė anėtarėsimit me Turqinė nė disa fusha.
Udhėheqėsit evropianė pritet tė marrin njė vendim pėr kėtė ēėshtje nė samitin e tyre javėn e ardhshme.
Korrespondentja e BBC-sė nė Stamboll, Sara Rainsford, thotė se ky ėshtė njė hap i guximshėm dhe i papritur i Turqisė.
Propozimi nuk ėshtė shoqėruar me ndonjė kusht, vetėm se shpresohet qė ky hap do ta shtyjė Brukselin qė t'i japė fund izolimit ekonomik tė Qipros Veriore.
Njė diplomat britanik tha se propozimi i Turqisė ishte pozitiv dhe se tashmė Bashkimi Evropian duhet tė reagonte pozitivisht.
Ende nuk janė bėrė tė ditura hollėsitė e kėtij propozimi qė ende nuk ėshtė paraqitur me shkrim.
Disa politikanė, madje edhe zyrtarė tė lartė qeveritarė thanė se e kishin mėsuar lajmin nga media.
Turqia ėshtė nėn presion nga Brukseli pėr t'i hapur tė gjitha portet dhe aeroportet e veta pėr Qipron.
Deri tani Ankaraja kishte vėnė si kusht qė Bashkimi Evropian tė hapte njė port dhe aeroport ndėrkombėtar nė Qipron veriore pėr t'i dhėnė fund izolimit tė komunitetit qipriot turk.
BBC
Pamuk i zhgėnjyer pėr mosinteresin e pranimit tė Turqisė nė BE
06-12-2006
Shkrimtari turk qė fitoi kėtė vit ēmimin Nobel nė letėrsi, Orhan Pamuk thotė se ka mbetur i zhgėnjyer nga rėnia e interesit pėr forcimin e lidhjeve midis Bashkimit Evropian dhe Turqisė.
Zoti Pamuk tha sot nė Stokholm se entuziazmi pėr anėtarėsimin e Turqisė nė Bashkimin Evropian ka rėnė si brenda Turqisė edhe nė Evropė. Anėtarėsimi i Turqisė, tha ai, do tė krijonte njė shembull harmonie mes qytetėrimeve nė mbarė botėn.
Shkrimtari Orhan Pamuk ndodhet nė Suedi pėr ceremoninė tradicionale tė fituesit tė ēmimit Nobel nė letėrsi qė zhvillohet nesėr nė Akademinė Suedeze. Komisioni i dhėnies sė ēmimeve, nė motivacionin pėr shkrimtarin Pamuk thekson se ai u nderua ndėr tė tjera pėr zbulimin e simboleve tė reja pėr pėrplasjet dhe ndėrthurrjet e kulturave.
VOA
Hap i guximshem dhe i papritur, lol.Postuar mė parė nga Qazim RUDI
Sa per kushtet, qe BBC nuk "i dika", do hapet nje port dhe nje aeroport vetem per nje vit.
Gjithashtu, qeveria turke e quajti kete levizje a "two-way deal" duke kerkuar qe te njejten kohe te hapet aeroporti nderkombetar ne Qipron e Veriut dhe EU te heq embargon ndaj asaj zone.
Pas takimit tė “Trekėndėshit tė Vajmarit”, Merkel tėrheq propozimin pėr penalizmin e Turqisė
Financial Times
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel ėshtė detyruar tė moderojė qėndrimin e saj tė linjės sė ashpėr nė lidhje me anėtarėsimin e Turqisė nė Bashkimin Evropian, duke tėrhequr njė propozim pėr penalizmin 18 mujor ndaj Ankarasė pėr hapjen e porteve tė saj me Qipron. Merkel pohoi se Komisioni Evropian duhej tė raportonte mbi progresin e Turqisė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Sipas saj raportil, duhej tė hartohej pas zhvillimit tė zgjedhjeve tė vjeshtės 2007 nė Turqi, por pėrpara zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian, tė cilat do tė mbaen nė pranverėn e vitit 2009. Komentet e kancelares gjermane kanė ardhur menjėherė pas pėrfundimit tė bisedimeve tė sė martės me presidentin francez Zhak Shirak dhe presidentin polak, Les Kazinski. Bisedimet e tė ashtuquajturit “Trekėndėshi i Vajmarit”, u zhvilluan nė Metlah, Gjermania Perėndimore.
Qė nga java e kaluar, Merkel kishte propozuar pėrpara vendeve tė BE-sė shtimin e njė “neni rishikues”, nė njė prej marrėveshjeve tė samitit tė BE-sė, qė do tė mbahet nė Bruksel gjatė javės sė ardhshme, ku parashikohej ngrirja e pjesshme e bisedimeve tė anėtarėsimit me Ankaranė, si pasojė e qėndrimit tė Turiqsė ndaj Qipros, njė vend anėtar i BE-sė. Ndėrkohė qė, presidenti francez, Shirak ka pohuar se “kėto pasoja ishin tė paevitueshme” pėr shkak tė mosdėshirės sė Turqisė pėr tė hapur portet e saj, njė kusht ky pėr anėtarėsimin nė BE. Por, me sa duket, kancelarja gjermane nuk ka mundur tė bindė presidentin Kazinski. Udhėheqėsi polak, deklaroi pas takimit se qėndrimi i Varshavės si njė mbėshtetėse e Turqisė, “nuk ka ndryshuar” gjatė bisedimeve. Kancelarja gjermane, Merkel, ėshtė gjendur gjithashtu edhe nėn presionin e Turqisė dhe Komisionit Evropian pėr tė ndryshuar qėndrimin e saj, qėndrim i cili, sipas zyrtarėve tė Brukselit mund tė ēojė drejt krijimit tė pėrēarjeve mes vendeve tė BE-sė, gjatė samitit tė ardhshėm, nė lidhje me ēėshtjen turke. Nga ana e tij, kryeministri turk, Erdogan, ka pohuar dje pėrpara ligjvėnėsve turq se do tė ishte njė “gabim historik” pėr BE-nė nėse do tė krijonte pengesa tė reja pėr procesin e anėtarėsimit tė vendit tė tij. Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin, Olli Rehn, u ka bėrė thirrje tė hėnėn, Merkelit dhe Shirakut tė hiqnin dorė nga ideja e hartimit tė njė klauzole tė tillė, duke argumentuar se afatet strikte nuk do tė prodhonin asnjė prej rezultateve tė dėshėruara.
Postuar mė parė nga Qazim RUDI
Ky hap gjithsesi eshte diēka pozitive!
Por ka edhe shume per te punuar kryesisht mbi te drejtat e lirise religjioze, grave, kurdeve, armeneve etj..![]()
Krijoni Kontakt