Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 195
  1. #101
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Me leje ? A ta flas edhe une nje fjale keshtu kot ? Po ia nisi, meqe me dhate leje, faleminderit

    Per mendimin tim, Turqia, ne kete stad mendimi te qenies njerezore, nuk do te futet kurre ne Europe. Arsyeja ? E thjeshte : ne jetojme ne epoken e imazhit dhe informacionit pa fre. Menyra jone e mendimit varet thellesisht nga keto te dyja. Njeriu per sigurine e vet shikon vetem ate ēka ngjason me te. Mund te studioni historikisht efektin e karikatures neper faqet e shtypit europian prej shekujsh dhe do te shihni qe i keqi eshte gjithmone me nje fytyre si jo e jona.

    Per francezin, fytyra e rrezikut ishte nje nje bjond i madh me sy bojeqielli, dhe per gjermanet nje muzhik rus me kokore ne koke, e per ruset nje kinez me sy bajamesh, e per kinezet prape nje sybajamsh por kesaj rradhe qe vjen nga deti.

    Per shqiptarin eshte arapi i zi, bajlozi i detit, nuk di nga ka ardhur kjo legjende por ja qe keshtu eshte.

    Kur shikon reportazhet nga zonat e thella te Turqise, jo aq te thella ne fakt, pak sa te kalosh Stambollin dhe pjesen europiane, e sheh sesa larg eshte europiani nga ata.

    Per mua, Turqia do te integrohet me shpejt duke u integruar turqit nje nga nje ne vendet europiane sesa te gjithe se bashku.

    Nejse, kush e kishim llafin ne ? Mund te vazhdoni, ju lutem

  2. #102
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga DoLpHiN
    Aman me kete gripin...pffffffffffffffffff pse keni frike njehere? Une jam ne Stamboll dhe heren e pare qe doli gjasme ky gripi i pules,kam ngrene pula e jam shqqepur,dhe ja ku jam.shendoshe e mire.Perralla me mbret jane.Thjesht konkurrence ne treg sepse nqs nuk e dini turqit vetem pule dhe vic hane.nuk gjen mish tjeter ketej.edhe vici e ka cmimin ne koke.
    mos u besoni kaq shume te gjitha fjaleve ne media.

    Po ata femijet qe vdiqen nga H5N1 konkurranca i vrau?

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Me leje ? A ta flas edhe une nje fjale keshtu kot ? Po ia nisi, meqe me dhate leje, faleminderit

    Per mendimin tim, Turqia, ne kete stad mendimi te qenies njerezore, nuk do te futet kurre ne Europe. Arsyeja ? E thjeshte : ne jetojme ne epoken e imazhit dhe informacionit pa fre. Menyra jone e mendimit varet thellesisht nga keto te dyja. Njeriu per sigurine e vet shikon vetem ate çka ngjason me te. Mund te studioni historikisht efektin e karikatures neper faqet e shtypit europian prej shekujsh dhe do te shihni qe i keqi eshte gjithmone me nje fytyre si jo e jona.

    Per francezin, fytyra e rrezikut ishte nje nje bjond i madh me sy bojeqielli, dhe per gjermanet nje muzhik rus me kokore ne koke, e per ruset nje kinez me sy bajamesh, e per kinezet prape nje sybajamsh por kesaj rradhe qe vjen nga deti.

    Per shqiptarin eshte arapi i zi, bajlozi i detit, nuk di nga ka ardhur kjo legjende por ja qe keshtu eshte.

    Kur shikon reportazhet nga zonat e thella te Turqise, jo aq te thella ne fakt, pak sa te kalosh Stambollin dhe pjesen europiane, e sheh sesa larg eshte europiani nga ata.

    Per mua, Turqia do te integrohet me shpejt duke u integruar turqit nje nga nje ne vendet europiane sesa te gjithe se bashku.

    Nejse, kush e kishim llafin ne ? Mund te vazhdoni, ju lutem
    E pare e punes, Turqia ka shume qendra te zhvilluara edhe pertej Stambollit. Ankara, Bursa, Antalja, Izmir, Gaziantep etj. etj. Pra, nuk eshte, sa kalon Stambollin, shkretetire!

    E dyta, dhe me rendesishmja. Eshte shume kendveshtrim primitv te mendosh se pjesmarrja e Turqise ne BE varet nga imazhi i njerezve, i cili na qenkesh jo-europian. Ne Turqi, si kudo tjeter, ka njerez nga te gjitha nivelet. Sigurisht qe mentaliteti eshte diçka me ndryshe, por jane faktore te tjere qe do percaktojne fatin e hyrjes ne BE. Jane diskutu ne nje teme tjeter, ndaj edhe s'ja vlen te ndalesh. Antari "banished" i ka shtjellu shume mire keto muhabete.
    ________________
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    dmth dhe ajo zone ku njerezit flene me kafshe e pula ne shtepi. Ju qe jetoni atje duhet t'i dini me mire situaten apo statistikat qe reflektojne ndryshimin e madh midis pjeses perendimore dhe asaj lindore apo jug-lindore te Turqise.
    Lioness, une i di mire ndryshimet midis zonave, por nuk ka zona ne Turqi ku njerezit flene me kafshe e pula ne shtepi , megjithese varferia ndonje familje tek-tuk mund ta detyroje te beje nje gje te tille.

  4. #104
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Turqia nuk hyn dot ne BE dhe ket here e arriti ta provoj si me "force" dhe "ultimatum" Evropes por sot Turqit akoma nuk duken gati per te hyr dhe nuk plotesojn kriteret qe duhen. Me mire mos te hyj te pakten ti hapi rrugen atyre qe jan ne rradhe, nje prek ketyre eshte dhe Shqiperia!

  5. #105
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Media Turke e irrituar me menyren se si qeveria po reagon ndaj gripit te shpendeve.

    Bird flu outrage in Turkish press

    Turkey's leading newspapers express disgust at what they see as their government's incompetent handling of the country's bird flu crisis, in which at least two people have died.

    Many blame the authorities for not providing the public with enough information about the virus and therefore, they argue, contributing to its spread in the country.

    "It's not bird flu, but ignorance that kills," says a commentary in the secular Cumhuriyet .

    "As migration routes cannot be blocked by a government decision, vigorous measures must be taken," it says, adding that the current administration has not been up to the task.

    The result, it continues, is "an atmosphere like panic after an earthquake".


    Disorder

    An article in the top-circulation daily, Hurriyet , says more should have been done as soon as the virus first appeared, in the eastern Van province.

    "It has been revealed that no measures were taken when it appeared in Van and rapidly spread to other provinces," it says.

    "Why was it not considered that migratory birds could carry the same virus to other regions as well?"

    For a writer in the centrist Vatan , the deaths from bird flu reflect not only a lack of education among the people but a "power vacuum" at the heart of the country.

    "The government and the state bureaucracy around it reflect the disorder of a raided and defeated army," he says.

    Not even an earlier apology from Justice Minister Cemil Cicek for his handling of the crisis is enough to calm the tone of a commentary in the popular Milliyet daily.

    "Cemil Cicek said that, if necessary, he will apologise for the bird flu," it fumes.

    "It seems that the number of deaths is not sufficient. It is incomprehensible how they continue to sit at their desks and talk in such a brazen manner.

    "This is the way that trust in politics, politicians and the state erodes."

    A piece in Hurriyet pours yet more scorn on the authorities.

    "You can see to what extent the bureaucrats, experts and officials are ignorant and incompetent," it says.

    Mosques' message

    Under the headline "Fighting bird flu with sermons", a Cumhuriyet commentary mocks Prime Minister Recep Tayyip Erdogan for his reported suggestion on how to tackle bird flu.

    The commentary pokes fun at "our imam prime minister, who said: This is an issue of awareness, and bird flu will be taken up in Friday sermons".

    The same point is taken up in a Hurriyet column.

    It will be imams in the courtyards of mosques and not medical experts who will appear on our television screens. (Milliyet)

    "The prime minister says that sermons will be read in mosques," it says.

    "You can see to what extent the ministries of health, agriculture, and environment are full of ignorant people."

    A Milliyet commentary entitled "Bird flu/Friday sermon" expresses amazement that sermons are being used to fight bird flu in the 21st century, when the world is going through a communications revolution.

    ---------------------------------------------------------------

    Me pak fjale, mediat turke kane shprehur pakenaqesi te madhe se si qeveria po reagon (apo s'po reagon) ndaj gripit te shpendeve. "Vemendje" te vecante ne artikull i kushtohet injorances, mosorganizimit, mungesa e pushtetit sidomos ne "zonat" provincat (kjo per Xenin ) e thella. Gjithashtu, disa gazetare jane shprehur ne menyre satirike per reagimin e Erdogan, i cili tha se sqarimet ndaj gripit do t'i behet popullesise gjate ceremonive te lutjeve neper xhami te premten.
    BBC raporton se 14 nenshtetas turq jane identifikuar me shenjat e gripit deri tani. Ndersa ne Euronews tregojne imazhe te femijeve qe vazhdojne te luajne me pulat. Qeveria turke u ka thene nenshtetasve ne zonat e ndikuar te vete-ndermarrin asgjesimin e pulave, gje qe nuk eshte aspak "efikase" sepse per shume njerez ato pak kafshe, shpende qe kane jane nje nga menyrat e paketa per mbijetese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 09-01-2006 mė 18:42

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Lioness,
    Tema eshte: "Zhvillimet ne Turqi ne lidhje me kandidaturen per BE"

    Cilat jane zhvillimet ne Turqi te cilat kane lidhje me kandidaturen ne BE? Jane ato zhvillime qe kane te bejne me reformat te cilat i kerkohen Turqise nga BE-ja. Jane nje sere kushtesh, te cilat ketu nuk ia vlene te ndalemi, sepse edhe dihen. Çeshtja e gripit te pulave eshte nje problem i perkohshem i cili heret a vone do zgjidhet. Nuk ka ndonje lidhje me kandidaturen e Turqise ne BE. Te tilla probleme kane pasur edhe vende te tjera si Kina, Hollanda, Italia, Amerika, Belgjika.

    Mendon ti, Lioness, se Turqia nuk ka specialiste shendetesie qe ta dine se ç'masa duhen marre dhe se cilat jane masat efikase? Edhe ata e dine dhe sigurisht qe duke perdorur te gjitha mundesite do e luftojne epidemine. Se sa do zgjase kjo "lufte" nuk e di. Vetem se te kujtoj ty se, Hollandes iu deshen plot tre vjet te shpetonte nga ky virus.

    Per mendimin tim hiperbolizimi i ketij problemi i intereson shume edhe "te jashtmeve", sepse nje gje e tille ndikon drejtperdrejte ne ekonomi - dhe sidomos ne sektorin e turizmit. Ne fakt, turqit jane ca budallenj se edhe vete po japin kontribut per kete...

    Sa per satirizimin qe i behet Erdoganit. Eshte nje gje krejt idiote (dhe me se e kuptuseshme perderisa vjen nga nje parti opozitare). Sensibilizimi i popullit ndermjet ceremonise se lutjeve diten e Premte eshte shume normal. Jo vetem ne kete rast, por edhe ne raste te tjera popullit i terheqet vemendja per probleme aktuale. Eshte kjo nje nga menyrat e shumta, jo e vetmja. E njejta parti e ka satirizu Erdoganin edhe per bashkepunimin me Ameriken, duke thene se po e shet atdheun. Kjo eshte politika! Nejse...ti vazhdo te germosh e te mbledhesh lajme per Turqine, po mundohu te sjellesh ndonje gje qe ka lidhje me temen...me mire!

  7. #107
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Bisedimet e Turqisė me BE-nė nė krizė

    Njė projekt-raport i Komisionit Evropian pritet tė ngrejė shqetėsime tė reja lidhur me pėrpjekjet e anėtarėsisė sė Turqisė nė Bashkimin Evropian.

    Vetėm njė vit pasi filloi bisedimet pėr anėtarėsi nė BE, duket se pėrpjekjet e Turqisė po shkojnė drejt krizės.

    Projekt-raporti i parė nga BBC-ja thotė se ritmi i reformave politike ėshtė ngadalėsuar dhe se nevojiten pėrpjekje tė mėtejshme.

    Raporti e bėn tė qartė se liria e shprehjes duhet tė garantohet pa vonesė duke abroguar apo amenduar njė nen tė debatueshėm tė kodit penal sipas tė cilit shkrimtari Orhan Pamuk, fituesi i ēmimit Nobel pėr letėrsinė, dhe intelektualė tė tjerė turq janė hedhur nė gjyq pėr pikėpamjet e tyre politike.

    Raporti nėnvizon shqetėsimet serioze lidhur me akuzat pėr tortura dhe keqtrajtim tė tė burgosurve, deklaratat publike nga figura tė larta ushtarake, tė drejtat e kurdėve, grave, grupeve fetare dhe sindikatave.

    Ēdo shkelje serioze mund tė ēojė nė pezullimin e bisedimeve tė anėtarėsisė.

    Por njė ngrirje e pjesshme e bisedimeve mund tė bėhet e pashmangshme sidoqoftė nga fundi i vitit, ndėrsa Turqia nuk po tregon ndonjė shenjė se po mban premtimin pėr tė hapur portet dhe aeroportet e saj pėr trafikun nga Qiproja, qė ėshtė tani anėtare e BE-sė.

    Projekt-raporti lė tė bardhė vendin pėr rekomandime lidhur me kėtė ēėshtje tė ndjeshme.

    Ministri i Jashtėm finlandez do tė takohet me udhėheqėsin qipriot turk nė Bruksel nė njė pėrpjekje gjithnjė e mė tė dėshpėruar pėr tė ulur tensionet.

    Pak vende evropiane duan tė ndėrmarrin rrezikun e njė krize tė madhe me fqinjin e tyre tė madh musliman, por nėse gjėrat vazhdojnė siē janė, udhėheqėsit e BE-sė do tė kenė pak hapėsirė manovrimi kur tė diskutojnė lidhur me kandidaturėn e Turqisė gjatė njė samiti nė dhjetor.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Erdoğan sfidon: Hapni arkivat

    Nuk gjeta ndonje teme te vecante per ceshtjen armene, keshtu qe me e aferta me ngjajti kjo mbi marredheniet Turqi-BE. Nese ka ndonje teme tjeter, admin-i mund ta zhvendose atje.
    ___________________________

    Burimi: Hürriyet, 4 Nentor 2006

    Ne nje sesion te forumit News Xchange te zhvilluar dje ne Stamboll, ndodhia kryesore ishte perpjekja e nje gazatereje armene per te hapur nje pankarte pasi i drejtoi nje pyetje kryeministrit Erdogan ne lidhje me te ashtuquajtur genocidin armen.

    Ne sesionin e mbajtur dje pasdreke, Gegham Manukjan, punonjese ne Yerki Media TV ne Armeni u shpreh: "Vij nga Armenia dhe ndihem e cuditur. Armenet kane bere pune te mira ketu, kurse ju i masakruat." Erdoğan ju pergjigj se "Shikoj qe po flisni prape ne baze te librave te shkruar nga diaspora" dhe shtoi:

    "Shikoni, ju sfidoj ne menyre te hapur. Ja thoni dhe presidentit tuaj, ne ka mundesi ti hapi arkivat. Ne i kemi hapur. Ne kete moment ne zyrat tona ne Stamboll dhe Ankara ka vendime te padishaheve osmane per ndihma nga xhepi i tyre ndaj spitaleve dhe organizatave armene. Ndodhite e 1915 ishin nje emigrim. Ne kohe lufte askush nuk mund tu thote 'mireseerdhet' kryengritesve apo rebeleve. Njerezit e kesaj fushe le te vijne e te studjojne. Juristet, historianet le te punojne. Me pas politikanet le te gjykojne. Ne te kundert, me urrjetje dhe percmim nuk arrihet gjekund."

    Gjate kesaj pergjigje te Erdoğan, Manukjan u perpoq qe te hapte nje pankart ku shkruhej ne anglisht: "Turqia duhet te kete kurajon te pranoje genocidin armen.", por nuk u lejua nga gazetaret qe ishin ulur prane saj. Me pas Manukjan palosi pankarten dhe e futi ne cante. Ndersa tha se pankarten nuk e hapi nga frika e policise, Manukjan tha gjithashtu se kishte studiuar historine turke ne universitet ne Armeni dhe se kishte shkruar nje teze ne lidhje me grushtin e shtetit 12 Shtatorit (1980) ne Turqi.

    Artikulli origjinal: http://www.hurriyet.com.tr/dunya/537...rid=3428&oid=5
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 04-11-2006 mė 09:05
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne lidhje me ato qe ka sjelle Lioness dy poste me siper. Neni te cilit i referohet ai raporti eshte Neni 301 (http://en.wikipedia.org/wiki/Article_301) ku
    "Ndalohen fyerjet publike ndaj Republikes, Parlamentit apo identitet turk (turkishness ?), qeverise turke, institucioneve gjykuese, organizmave te ushtrise apo sigurise. Shprehjet e mendimit me qellim kritike nuk perbejne krim".

    I gjithi me ngjan si budallallek, e para punes hajde gjeje vijen e kufirit mes fyerjes publike dhe kritikes. E dyta te arrije puna deri ne burg sepse shan qeverine apo ushtrine kjo eshte e pabesueshme. Presionet ne Turqi per heqjen e ligjit kane qene te medha, por perkrahesve te ketij ligji mbeshtetjen me te madhe ja dha Franca me ligjin per genocidin armen. Beni si them une po mos beni si bej une i bie muhabet.

    Problemi me Qipron si zor qe te zgjidhet vetem duke kerkuar nga Turqia, per me teper qe vitin qe vjen ne Turqi ka zgjedhje te pergjithshme dhe nje terheqje ne kete pike do cilesohet si "tradheti ndaj vellezerve turq te Qipros se Veriut" nga opozita dhe nje pjese derrmuese e publikut dhe do ti kushtoje shume qeverise.

    Ne nje artikull te Times ca kohe me pare, me pak fjale lavderohej qendrueshmeria dhe bumi i ekonomise turke dhe thuhej se kundershtaret e pranimit te Turqise ne BE do ta kene gjithmone e me te veshtire te gjejne argumenta ekonomike.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #110
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Muhabeti i Turqise eshte muhabet i madh... dhe pavarsisht deshires te anetareve mbi kete ceshtje jam i sigurte se nuk do e shpiejne dot nje dialog te tille deri ne fund dhe nuk do munden te permbledhin cdo aspekt.

    Sidoqofte ajo qe duhet te kuptojme eshte rendesia kolosale e Turqise per Europen sidhe rendesia kolosale e Europes per Turqine. Ne te njejten kohe Turqia mbetet sfida me e madhe e Europes kurse Europa mbetet sfida me e madhe e Turqise.

    Ceshtja eshte me te vertet teper e holle dhe surealizmi francez me nostalgjine greke nuk ndihmojne aspak. Pyetja eshte: kush eshte zgjidhja? Personalisht nuk njoh zgjidhje por di dicka... te heqesh Turqine nga rruga europiane eshte katastrofe!

    Sidoqofte nese si europian anetaresimi i Turqise me sjell shume pyetje, pertej paragjykimeve e medyshjeve kulturore/kombetare, si shqiptar di dicka. ... Turqia do te jet aleate e mire e Shqiperise edhe ne NATO por edhe ne BE. Dhe ky shteti jone sakat mire eshte qe ti ket zgjedhur miqte e vet dhe synimet perpara se te anetaresohet .... sepse edhe NATO edhe BE ndodhen ne kryqezim dhe asnjeri nuk eshte i sigurte se c'rruge do ndjekin. Mire pra do ishte ta kemi pergatitur vet rrugen tone perpara se te na marri ndonjera nga rrymat qe do shfaqen ne keto dy organizata.


    Megjithate ne kendeveshtrimet tuaja mos beni gabimin te nenvlefsoni diplomacine turke.... ekziston nje hendek i madh midis logjikes shqiptare nga ajo turke.... turqit nuk pretendojne te kthehen ne lypsat e Europes! Kane tjeter pozite nga ajo e jona dhe shume mire bejne qe tregojne kokefortesi ne disa ceshtje, megjithese mund te bejne edhe gabime ne ceshtje te tjera....

    Pergjigjen me te bukur problemit turkoeropian mund ta gjejme tek ajo shprehja e Npoleonit: politika eshte gjeografi. Keshtu edhe ky muhabeti jone.... Turqia respekton veten, Franca me Gjermanine kerkojne dic me teper..... Turqia i ka dal si gjembac por nuk e hedhin dot ne plehra.

    to be continued

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Turqia: Rishikoni rolin e Skėnderbeut
    Nga Eagle nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 21:29
  5. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •