Nė njė material tė shpėrndarė nga Riviera thuhet se Club Med ka marrė pjesė nė hetimin e pronėsisė sė Kakomesė
Qeveria mashtrim me firmėn franceze
Lindita Ēela
Rreth 3 javė mė parė nė tė gjitha redaksitė e shtypit shqiptar ėshtė shpėrndarė njė broshurė e cila merrte pėrsipėr sqarimin e pronėsisė sė gjirit tė Kakomes ku edhe do tė ndėrtohet njė fshat turistik. Broshura e shpėrndarė nė tė gjitha mediat si sigėl tė saj ka shoqėrinė franceze Club Mediterranee me gėrma tė zvogėluara atė tė Riviera sh.p.k. Nė mbledhjen e KRRTRSH-sė mė dt. 23.06.2004, sipas informacionit tė shpėrndarė, thuhet se pėrveē miratimit tė fshatit turistik nė zonėn e gjirit tė Kakomesė i ėshtė lėnė detyrė investitorėve tė kontaktojnė me pronarėt e tokės.
Nė tė gjithė informacionin e thėnė nė kėtė boshurė flitet nė numrin shumės, ēka supozon qė nė investigimin e bėrė pėr kėtė ēėshtje ka marrė pjesė edhe shoqėria Club Med. Nė zbatim tė kėsaj detyre ne kontaktuam me tė gjitha institucionet shtetėrore qė janė tė ngarkuara ligjėrisht pėr njohjen, kthimin dhe regjistrimin e pasurive tė paluajtshme duke siguruar tė gjithė informacionin e nevojshėm zyrtar qė bėn fjalė pėr gjendjen aktuale tė pronėsisė sė tokės brenda sė cilės ėshtė miratuar fshati turistik nė gjirin e Kakomes,- thuhet nė informacion e shpėrndarė nė mediat shqiptare. Jo vetėm pėr shkak tė siglės sė vendosur nė kokė tė broshurės por edhe mėnyra e tė komunikuarit nė shumės, NE le tė kuptohet qė nė tė gjithė kėtė veprimtari investigative nė institucionet shqiptare duke filluar qė nga ajo e zyrės sė regjistrimit tė pasurive dhe deri tek niveli mė i ulėt si Drejtoria e Shėrbimit Pyjor Sarandė kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesit e kompanisė sė njohur franceze Club Med. Nė njė deklaratė dhėnė pėr gazetėn Shekulli nga zėdhėnėsja e kėsaj shoqėrie turistike kuptohet fare qartė qė Club Med jo vetėm qė nuk ka marrė pjesė nė hetimet qė janė bėrė pėr kėtė ēėshtje nė emėr tė saj, por ende nuk ėshtė konkluduar nė njė marrėveshje tė mirėfilltė bashkėpunimi. Po sipas saj, kjo shoqėri as qė ėshtė formuar qė nė zonėn ku ėshtė parashikuar ndėrtimi i kėtij fshati ka konflikte pronėsie. Nėse konkludohet pėr tė bashkėpunuar nė njė fshat turistik me shoqėrinė Riviera shpk nė Shqipėri, Club Mediterrane do tė jetė vetėm qiramarrėse pėr tė bėrė menaxhimin e objektit dhe tė klienteles,- thotė zėdhėnėsja e kėsaj shoqėrie. Po nėpėrmjet zėdhėnėses sė saj grupi Club Mediterrane saktėson se nuk ka qenė aspak nė dijeni pėr konfliktet e pronėsisė qė prekin zonėn ku parashikohet tė kryhet studimi dhe ka konsideruar qė toka i takon shtetit shqiptar.
Pra grupi Club Med jo vetėm qė nuk informohet nga drejtuesit e shtetit shqiptar, si dhe shoqėria Riviera pėr ekzistencėn e pronarėve, dhe konfliktet qė janė ndėrmjet palėve, por shfrytėzohet edhe emri i saj pėr broshura qė shpėrndahen nėpėr mediat shqiptare ku lihet qartė tė kuptohet qė shoqėria e njohur turistike jo vetėm do tė investojė nė Shqipėri por ajo ėshtė edhe e angazhuar nė tėrė procesin e verifikimit tė gjendjes kadastrale tė tokės nė pėrfundim tė sė cilės ka konkluduar qė nuk ekzistojnė pronarė nė gjirin e Kakomesė.
Krijoni Kontakt