Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2005
    Postime
    23
    Mua ma merr mendja se ketu jane gjasat te vogla , se pastaj Kosova ne aspektin politik e hup ate te drejte per vetevendosje , cka nese nje dite Uefa i lejon FFK te luan ne Europe , cka do te behet atehere , prap te kthehet ai kampionat i vjeter i Shqiperise ???
    Cka thuani per kete fenomen ???

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Bitsian, ose do kete dy kampionate shqiptare, ose nje. Ose dy te dobet ose nje te forte.

    Per mua nuk ia vlen te kete dy kampionate shqiptare sepse jemi nje komb. Prandaj kampionati shqiptar duhet te jete unik. FSHF dhe FFK duhet te bashkohen ne lige unike dhe te kete rivalitet sportiv te vertete. Une dua te shoh ndeshje si Vllaznia-Prishtina, Tirana-Drenica, Partizani-Trepca, Flamurtari-Flamurtari, Dinamo-Kosova, etj etj cdo te diele.

    Ky kampionat do jete shume i forte sepse kosovaret do te duan te fitojne kampionatin e Shqiperise dhe do bejne te pamunduren per ta fituar. Do jene ngjarje shume emocionuese sportive.

    Nese kampionatet jane te vecante, me nje "superkupe" qesharake ku te ndeshen kampionia e Shqiperise me kampionen e Kosoves, te dy kampionatet do jene qesharake, stadiumet bosh dhe njerezit do rrine te shohin te dielen Serie A ne televizor.

    Zgjidh e merr.

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne duhet te bejme presion ne federatat tona qe te bashkohen sa me pare. Bashkimi i federatave sjell edhe bashkimin e kampionateve, jo vetem ne futboll por edhe ne basketboll, hendboll, e ne te gjitha sportet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Endrra ,endrra, te bukura ,por ende endrra !!

    Une dua te shoh fakte

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Endrren time e paskan edhe keta miqte e www.tifozat.com
    Shih:

    http://www.tifozat.com/news.php?readmore=308

    27.08.2005 - Tani qe po starton evenimenti me i bukur i vitit, pra kampionati i futbollit ne te gjitha vendet e europes, ne Shqiperi akoma ka probleme serioze dhe shume nga keto skuadra nuk jane te gatshme per te perballuar kete start.
    FSHF ka paralajmeruar per shtyerje te tij. Po keshtu edhe ne Kosove startimi i ketij evenimenti te rendesishem, po has ne probleme serioze. Niveli i kampionatit ne shqiperi dhe ne Kosove len shume per te deshiruar. Kampionatit i humb bukuria e tij qe nga numri i skuardave qe luajne ne superlige. Rezultatet dhe ndeshjet komandohen nga vete skuadrat qe kane nje fillim te mbare.

    Per te rritur nivelin e futbollit dhe per ta bere ate me dinjitoz edhe ne arenen nderkombetare une mendoj qe kampionati i Shqiperise duhet te bashkohet me ate te Kosoves.
    Nuk jane kushtet e favorshme as per shqiperine e as per kosoven qe te vetme te na prezantojne nje futboll te denje, ashtu sic dhe e presin sportdashesit.
    Ky bashkim i kampionateve jo vetem qe do te rriste nivelin e futbollit, por do te kishte dhe ndikim politik ne kancelarite europiane.
    Fifa nuk pengon asnje qe ka deshire per te bashkuar kampionatet.
    Fifa e ka te sanksionuar me ligj dhe thote; „kjo eshte ne dore te lire nga vete federatat perkatese qe duan nje gje te tille“.
    Dhe per skuadrat Shqipetare qe jane ne Iliride ka nje zgjidhje, pra dhe ata mund ti bashkangjiten ketij KAMPIONATI BASHKEKOMBETAR
    Kete gje donte ta bente dhe Bayern München kur donte t´i bashkangjitej kampionatit Austriak para tre vjetesh.
    Kjo gje eshte me se e domosdoshme sepse niveli i futbollit ç´do vit ka renie te madhe taktik - teknike.
    Pra per te mos qene me nder vendet me kampionat me te dobet ne bote duhet qe te bashkohemi.
    Ky bashkim do kete vlera pozitive jo vetem ne futboll por edhe ne politike.
    Kjo do ishte dhe zgjidhja me e mire e momentit per te dale nga kjo krize qe po kalon futbolli Shqipetar – Kosovar.

    Gezim Ll. - (Tifozat.com)

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qe te dy kampionatet shqiptare jane duke ecur para me hapa shume te shpejte, ai i Shqiperise me shpejt per shkak te perfaqesimit ne kupat europiane, por nje bashkim i tyre do forconte futbollin mbareshqiptar shume.

    Urojme qe bashkimi te behet sa me pare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bashkim nuk mund te kete kurre. Nese Kosova do fiton seshpejti pavarsine s'kemi nevoje te bashkohemi, mund te formojme ndonje kampionat rajonal sic eshte ai ne Skandinavi Royal League por jo bashkim asesi.

    Une do isha kunder nje bashkimi te mundshem sepse ekipet e mesme do humbisnin shume dhe do ishte shume i kushtueshem per nje ekip te udheton nga Mitrovica deri ne Sarande....lodhje, shpenzime, e shume tjera dhe ndeshjet lere qe sdo kishin efekt por do beheshin aq te lodheshme....
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Bashkim nuk mund te kete kurre. Nese Kosova do fiton seshpejti pavarsine s'kemi nevoje te bashkohemi, mund te formojme ndonje kampionat rajonal sic eshte ai ne Skandinavi Royal League por jo bashkim asesi.

    Une do isha kunder nje bashkimi te mundshem sepse ekipet e mesme do humbisnin shume dhe do ishte shume i kushtueshem per nje ekip te udheton nga Mitrovica deri ne Sarande....lodhje, shpenzime, e shume tjera dhe ndeshjet lere qe sdo kishin efekt por do beheshin aq te lodheshme....

    Davius ne ketu flasim per te ardhmen. Kurre mos thuaj kurre. Kur te ndertohet autostrada Tirane Prishtine (pas 7-10 vjetesh?), rruga do behet per 5-6 ore. Suedia eshte vend shume i madh, Shqiperia (Kosova perfshire) eshte e vogel relativisht.

    Megjithate ideja jote nuk eshte e keqe per derikur komunikacionet te behen me te lehta. Mund te jene kampionatet rajonale dhe ne fund fare te fillojne plejoffet per te percaktuar kampionin kombetar (Shqiperia + Kosova).

    Aresyeja per te cilen une enderroj nje kampionat unik eshte e meposhmja: Nje kampionat i perbashket afron me shume mundesine per te pasur nje kombetare te vetme. Nese Kosova do kete ekipin e vet kombetar dhe Shqiperia do kete te vetin, do jene gjithmone kombetare te dobeta sepse te vogla. Nese duam nje kombetare te forte, qe te shkoje shpeshhere ne Evropian e Boteror, duhet te bashkohemi dhe te koordinojme forcat sportive dhe organizative (edhe nese politikisht Shqiperia do jete e ndare nga Kosova).

    Nje komb 6 milionesh eshte shume me i forte se dy prej 2.5 dhe 3.5 milionesh. Kampionati kombetar do jete shume kompetitiv dhe do nxjerre talente pambarim. Ata talente pastaj mund te luajne edhe jashte kur te jene te pjekur (mbi 21 vjec), po do jene pjese e ekipit kombetar. Nese nuk ke kampionat te forte, te rinjte me te mire do dalin gjithmone nga kampionate te huaja dhe do furnizojne kombetaret e huaja. E do na bejne edhe gola. Per te huajt!

    Une s'e dua kete. Dua qe Shqiperia te kete skuadra ne kupa evropiane gjate dimrit e jo gjate veres, keto klube te jene te pasura e te kene mundesi t'i shesin vete lojtaret jashte. Neser pasneser, dua qe keto klube te investojne per stadiume me te mire e jo per karakatinat qe kemi tani. Gjithe keto gjera behen nese shkojne me shume njerez neper stadiume dhe nese te drejtat televizive e kane cmimin nje cike me te larte.

    Po si t'i cosh njerezit ne stadium kur te shtunen ke ndeshjen Tirana-Peqini? Cfare me shtyn mua, tirans te iki ne stadium per te pare peqinsit (pa fyerje), kur mund te rri ne shtepi e te shoh ligen angleze apo spanjolle ne televizor?

    Pune tjeter eshte kur kam nje kampionat me 7 skuadra nga Shqiperia e sotme e 7 nga Kosova. Une dua te shoh Gjakove-Partizani, Tirana-Prishtina, Besa-Prizren, Elbasani-Trepca, Vllaznia-Peja. E imagjinon dot se c'kampionat behet? Vetem me nje kampionat te tille mund te zhvillohet futbolli me te vertete. Nga te drejtat televizive dhe biletat do pasurohen klubet e do investohet per te rinjte, per kushte me te mira stervitjeje, cunat e vegjel e dine qe po te duan te behen futbollista mund te futen te shkollat e mjeshterise sportive sepse neser pasneser mund te luajne ne kampionat kombetar, te fitojne mire, e, po te jene talente, te shkojne jashte, ne ligat me te mirat e botes.

    Sa per Saranden, veshtire te jete ndonjehere ne Superlige, :-).

  9. #19
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Me keto lajmet e fundit qe po zhvillohen ne Kosove ka mundesi qe nje kampionat i perbashket te realizohet realisht dhe nuk do isha kundra kesaj.
    Lidhja e dy kampionateve nuk do e forconte dukshem cilesine e futbollit por do e bashkonte me teper ate, do i nxiste talentet qe luajne jashte te mos perfaqesojne nje Zvicer, Gjermani apo Suedi por Kombtaren Kuqezi.
    Ne rritje eshte edhe ardhja e talenteve me te mira te Kosoves ne Superlige sot.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  10. #20
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kampionati i pare mbareshqiptar 1942.

    Ne kete kampionat te zhvilluar ne vitin 1942 merrnin pjese edhe tre skuadra kosovare te cilat ishin: Prishtina, Peja dhe Prizreni. Gjate viteve te luftes Kosova ishte e bashkuar me Shqiprine dhe per rrjedhim qelloi qe ne vitin 1942 te zhvillohej i vetmi Kampionat MbareKombetar. Pra nuk eshte habi qe ne te ardhmen te zhvillohet nje tjeter Kampionat i dyte, me pjesmarrjen e skuadrave shqiptare dhe kosovare.

    Le te shpresojme se do te ndodhe ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •