Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Kampionati kombëtar unik i Shqiperisë dhe Kosovës!

    Tungjatjeta te dashur sportdashes.

    Po e hap kete teme per te degjuar opinionet e juaja ne lidhje me mundesine qe ne kampionatin shqiptar te futbollit te marrin pjese edhe skuadrat me te mira kosovare, pra 12 skuadrave nga Shqiperia t'u bashkangjiten, te themi, edhe 4 skuadrat me te mira kosovare, te cilat te kene te drejten te luftojne per kampionatin kombetar dhe te aspirojne te behen kampione te Shqiperise.

    Nese FSHF-ja shkeputet nga Ministria e Sporteve, duke ndjekur keshtu modelin e Federcalcios italiane, dhe rri e pavarur, ajo nuk ka asnje detyrim ligjor qe te ndjeke vijen e qeverise shqiptare, keshtu qe mund te ftoje ne kampionatin shqiptar cilatdo skuadra qe do.

    Ne kete menyre do te ishte e mundur te shihnim Prishtinen kampione te Shqiperise, kampionati do behej shume i forte, dhe do te mund te shihnim derbyn e Shqiperise Tirana-Prishtina.

    Parashikimi im mund te shtrohet si futurist, po edhe nese Kosova do te jete e ndare nga Shqiperia, ne jemi nje komb, pra kampionati kombetar duhet te perfshije skuadrat kosovare. Ne ekipin kombetar, kosovaret jane tifoze te zjarrte, plus tre-kater futbolliste te ekipit jane kosovare. Keto jane aresye te meteperta per te konsideruar mundesine e nje kampionati te zgjeruar, te forte, kompetitiv, dhe te pasur, i cili do ta ngreje futbollin shqiptar ne nivele te papara ndonjehere.


    C'mendoni?

  2. #2
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Pershendetje Zombie

    Ne rradhe te pare pajtohem me ju qe edhe skuadra Kosovare te marrin pjese ne kampionatin shqiptar.pse e them kete?sepse pastaj do te behej nje futboll shume i mire dhe do te rritej edhe me shume popullartiteti i futbollit(ne Kosove mendoj).Dhe gjithashtu do te benim transferime te lojtareve kualitativ.

    Pra,sipas meje ky bashkim do te ishte shume shume i mire,midis skuadrave Kosova dhe Shqiptare ne nje kampionat te vetem.

    Tung

  3. #3
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Kete ide e dha edhe Dodoni para ca kohesh dhe une nuk jam dakort qe te bashkohen kampionatet per momentin.
    Ne te ardhmen PO por aktualisht nuk eshte e mundur per arsye te ndryshme sic jane rruga e paperfunduar Durres-Kukes-Morine, statusi i Kosoves (a e lejon UEFA dicka te tille?) ....etj,etj.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pajtohem plotesisht me ty Zombie. Nje gje e tille eshte teresisht e arritshme qysh ne kampionatin e ardhshem 2006-2007, poqese fillohet puna ne kete drejtim qysh tani. UEFA dhe FIFA nuk pengojne asnje zgjidhje qe perparon dhe zhvillon futbollin kudo ne bote, e as tek ne. Keshtu qe, ata nuk do nxjerrin aspak probleme, por ne te kunderten edhe do ndihmojne ne kete drejtim.

    Edhe puna e rruges, mund te shfrytezohen edhe rruget e Maqedonise psh. ne rastin e takimeve Prishtina-Skenderbeu. Poashtu, edhe autostrada do jete gati shpejt, e edhe shume ekipe tona kane mundesi te kene nje avion te tyre privat (jam i sigurte per Prishtinen, sepse ka sponsor agjensine Kosova Airlines ish-EuroKohen, dhe Tiranen e disa te tjera) apo edhe me ndonje marreveshje me agjensite tona fluturuese apo edhe FSHF e FFK mund te ndihmojne ne kete drejtim.

    Pervec atyre benefiteve qe i theksuat ju Zombie, do kishim edhe benefitet tjera te shtimit te numrit te tifozeve ne stadium sepse do kete me shume konkurrence, dhe rrjedhimisht edhe shtimin e te ardhurave te klubeve nga biletat, reklamat ne stadiume, te drejtat televizive etj.

    Une mendoj qe Superliga do duhej te kishte 10 ekipe nga Shqiperia dhe 6 nga Kosova per fillim e pastaj me te mirat qendrojne ne superlige e tjerat nderrohen, megjithese ky eshte problemi me i vogel. Keshtu do forcohej gjithe kampionati, duke perfshire edhe ligen e pare, te dyte etj. etj.

    Nje lajm i mire, Valon Behrami do luaje me kombetaren shqiptare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Dora Vjeter Maska e Ngadhnjyesi
    Anëtarësuar
    06-04-2004
    Vendndodhja
    Jashtetit
    Postime
    48
    Kjo pune me duket eshte vec ceshtje kohe. Une jam plotesisht ne favor te kesaj ideje pasi do te rritej cilesia e futbollit Shqiptar dukshem. Kosovaret kane shume me tifozllik se ne dhe kjo eshte pozitive.

    Per ata qe vecojne udhetimin si problematik kam idene se nje kampionat me dy konferenca (Veri dhe Jug) me nga 8 ekipe secili do e lehtesonte me shume problemin.

    Konferenca Veri: Prishtina, Gjakova, Prizreni, Peja, Shkodra, Lezha, Dinamo dhe Tirana.

    Konferenc Jug: Partizani, Durresi, Elbasani, Vlora, Berati, Korca, Fieri dhe Lushnja.

    Kater ekipet me te mira te cdo konference dalin ne playoffs ku luhen tre ndeshje, dy nga te cilat ne fushen e ekipit qe ka rendtije me te larte. Fituesit e cdo konference luajne ndeshje vajtje-ardhje per te percaktuar kampionin.
    Dy ekipet e fundit te cdo konference luajne per te percaktuar kush del nga kategoria.
    E njejta formule te ndiqet edhe per kategorine e dyte dhe te trete.
    Dmth nga 8 ekipe qe ka cdo konference 6 prej tyre do kene motivim per te luajtur per dicka deri ne diten e fundit dhe kampionati behet me interesant.

    Me formulen qe po ndiqet tani kampioni pak a shume del qe ne fazen e dyte dhe gjysmes se kampionatit i humb vlera fare. Keshtu bie edhe konkurrenca qe demton ekipet, qe doli ne pah edhe ne kupat e evropes. Me perjashtim te Tirones ekipet e tjera ishin bloze fare.
    Ketu s'do t'jem, do jem larguar
    Nga kafeneja e preferuar.

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Jam dakort me Dodonin se jo rruget jane problemi.

    "Ne fillim behet miqesia dhe krushqia ,pastaj shtrohet rruga' -thote populli ., (ne kete rast une).

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne rast se nje ekip kosovar do dilte kampion dhe do ti duhej te perfaqsonte Shqiperine ne kupat e Evropes, a do ta pranonte UEFA dicka te tille? Sepse kjo ben nje bashkim de fakto te Kosoves me Shqiperine ne sport por pasojat i kalojne caqet e sportit. A jemi te pergatitur ne si shqiptare ne te dyja anet e kufirit qe ti perballojme keto pasoja? Nga ana tjeter, une mbaj mend qe para disa vjetesh Beckenbauer ne nje kercenim ndaj DFB-se per punen e te drejtave televizive leshoi nje bombe tymese duke thene se Bayern mund te terhiqej nga kampionati gjerman dhe te merrte pjese ne ate italian. Nje ekip skocez gjithashtu merr pjese ne nje lige te ulet angleze. Shembujt te izoluar sado te rralle ekzistojne. Por bashkimi i dy kampionateve eshte shume me radikal.

    Por dhe ne rast se nuk eshte e mundur nje kampionat unik, nje kupe e tipit League Cup ne Gjermani, me nje emer gjithperfshires si psh Iliria, ku te marrin pjese ekipet me te mire te Shqiperise, Kosoves, dhe mbase dhe nga trevat shqiptare te Maqedonise eshte me se e mundshme dhe duhet te ishte realizuar me kohe sikur zoterinjte e federatave ta kishin vrare mendjen qofte dhe per disa ore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 30-07-2005 më 05:34
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Angry

    Citim Postuar më parë nga Ngadhnjyesi

    Konferenc Jug: Partizani, Durresi, Elbasani, Vlora, Berati, Korca, Fieri dhe Lushnja.
    Po Besen e Kavajes pse nuk e ke ne liste?
    Ekipet e nenvizuara vlejne te jene aty para Beses?
    Vlen te futet Elbasoni, Berati, Korca, Fieri, Lushnja -> ekipe qe Besa ka avantazh te thelle dominues fitoresh gjate viteve dhe qe pervec Korces ekipet e tjera nuk njihen per futboll, nuk kane nxjerre futbollista me emer ...etj,etj.
    Ndersa ne Veri ke fut Lezhen
    Prandaj them une qe shumica qe shkruajne ketu s'morin vesh fare nga futbolli
    Ndryshuar për herë të fundit nga FЯODO : 30-07-2005 më 12:24
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Eshte e pamundur plako. Se le UEFA.

    Kush futet ne Intertotot, Uefa, e Champions League. Do bohet nji katrhure, keshtqe me mire te mos bohet.

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    UEFA nuk pengon aspak. E edhe poqese pengon tani per shkak te statusit te pazgjidhur, statusi do zgjidhet shume shpejt, brenda ketij viti, dhe Kosova do jete shtet i pavarur, qe do kete te drejten te marre pjese ne te gjitha kompeticionet. Poashtu, si Kosova ashtu edhe Shqiperia, si shtete te pavarura kane te drejten edhe prej UEFA-s qe te kene nje kampionat unik dhe nje perfaqesim te vetem ne kompeticionet europiane.

    Nese fillohet puna tani ne kete drejtim, ne sezonin e ardhshem mund te filloj kampionati unik, e deri ne vitin e ardhshem edhe Kosova do e fitoj pavaresine edhe juridikisht. Keshtu qe, nuk do kete asnje problem.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •