A mund te sjelle dikush, ne rast se ka, aktivitete te kordinuara me kete rast ne Tirane e ne trojet shqiptare ne pergjithesi ne Ballkan?
A mund te sjelle dikush, ne rast se ka, aktivitete te kordinuara me kete rast ne Tirane e ne trojet shqiptare ne pergjithesi ne Ballkan?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga km13 : 26-08-2005 mė 12:04
Shume e drejte tema e mesiperme.
Nene Tereza ,Gonxhe Bojaxhiu ka ditlindjen sote ajo qe pushtoi boten me humanizmin e dashurine e saj.
Sipas Top Channel
Ne Tirane nen kujdesin e liderit demokrat Sali Berisha mbasdite do behet nje aktivitet e koncert nga korri i harqeve 'Nene Tereza'.
Ne Prishtine do vihen themelet e Katedrales qe do kete emrin e Nene Terezes
Ne Shkup jane bere aktivitete e kane filluar me nje ceremoni me venien e luleve te permendoria e Nene Terezes.
Shume pak--per kete Nene kaq te madhe.
Megjithate shume pak, kur kujton qe ministrite tona te kultures derdhin miliona per ca festa si festa koperativash te dikurshme qe behen ne Tirane, vetem per politike.
ME SHUME
SHUME ME SHUME
DUHET BERE PER KETE FIGURE TE JASHTEZAKONSHME
Dhe sheshi ne Tirane qe eshte nje zgjedhje shume e mire nuk eshte bere nje monument ne qender i Nene Terezes --ASHTU SIC E KA HIJEN KJO FIGURE GLOBALE NE KRYEQYTETIN E METROPOLIN E VENDIT NGA AJO KA ORIGJINEN.
E TE KRENOHESHIM E TE SHERBENTE SI NJE PIK QE MBLIDHTE TE GJITHE VEMENDJEN per te gjithe ata qe e duan Nene Terezen dhe e dine qe vjen nga Shqiperia qe ka Kryeqytet Tiranen.
Dhe Tirana vete do ngrihej ne nje shkalle te larte si qytet se keto monumente te njerezve qe kane bere histori ngrin larte dhe qytetet perendimore.
Plus statujat e Nene Terezez bere ne metal nuk mendoj se e kap Nene Terezen si figure me teresine e saj.[keshtu jane shume nga ato ne Shqiperi Kosove e Maqedoni]
Metali eshte i mire te shpreh fuqine e mbreterve si ajo e Skenderbeut e me radhe ne gjithe boten.
Po nje figure si Nene Tereza qe u shqua nga BARDHESIA E DRITA E HUMANIZMIT E DASHURISE do nje monument te BARDHE ME GURE TE BARDHE.
Nje monument i till i madh , dhe jo si ai qe kane bere te Sheshi i Universitetit qe tani quhet Sheshi Nene Tereza do qe fantastik e do ta ngrinte me shume Bulevardin Deshmoret e Kombit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 26-08-2005 mė 13:18
Vertete eshte per te ardhur keq sa pak eshte bere ne kete dite. Sa per te lare gojen si i thone.
Ndoshta ne Prishtine dukej dicka me ndryshe. Lajmet tek Alsati pasqyronin aktivitetin e zhvilluar ne Prishtine si dhe ne Shkup. Ne Prishtine eshte dicka me ndryshe, nje tip meshe, Presidentin Rugova qe vuri gurin e katedrales me kete rast; ndersa ne Shkup ca tufa me lule dhe premtimi qe do te ringrihet shtepia e Nene Terezes me rastin e 100 vjetorit te lindjes se saj, pra me 2010. Nga Tirana asgje.
Te pakten kjo ishte c'ka tranmetoi Alsati.
Po te shohesh portalet e lajmeve ne anglisht nga Ballkani ne google ose yahoo, te perseritet njeqind here lajmi qe Macedonia marks 95th anniversary of Mother Teresa. A s'te vjen te cahesh kur e sheh?
Asnje nga shtypi yne i nderuar nuk ishte kujtuar te pakten te bente nje artikull sa per ta kujtuar kete shqiptare te madhe, pale qe dikush te bente nje lajm anglisht e ta shperndante neper portale. Cfare kemi te mira gjithmone do na i marrin te tjeret, s'jemi te zote t'i mbajme.
Maqedonia e shėnoi 95 vjetorin e lindjes sė Nėnėn Terezės
Shkup, 14:15
Maqedonia sot e shėnoi 95 vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės me manifestime tė pakta nė vendlindjen e saj Shkup.
Mė shumė se 50 njerėz u mblodhėn nė qendrėn e Shkupit tė ndezin qirinj dhe tė vendosin lule para bustės dymetėrshe tė saj, e lindur nė Shkup mė 26 gusht tė vitit 1910. Nėnė Tereza ndėrroi jetė mė 5 shtator tė vitit 1997 nė Kalkutė
"Nėnė Tereza shpesh herė thosht se shėrbimi ndaj Zotit dhe dashuria lindin paqe. Parulla e saj "bėni vepra tė vogla, por me dashuri", ēdoherė do tė mbetet nė zemrat e njerėzve nėpėr tėrė botėn", tha ipeshkvi katolik Kiril Stojanov gjatė meshės sė mbajtur nė nder tė pėrkujtimeve tė motrės sė ndershme, e cila u bė simbol i humanizmit.
E lindur si shqiptare Agnesa Gonxha Bojaxhiu, motra e ndershme u nis prej Ballkanit ne moshėn 18 vjeēare, pėr t'ia pėrkushtuar jetėn tė sėmurve dhe tė varfėrve nė Indi. Nė vitin 1950 ajo e themeloi organizatėn "Misionerėt e Mėshirės", e cila i zgjeroi aktivitetet e saj nėpėr tėrė botėn, me ē'rast nė vitin 1979 iu nda Ēmimi Nobėl pėr paqe.
Papa Gjon Pali i Dytė e shpalli Nėnė Terezėn pėr shenjtore nė vitin 2003.
Shoqata "Nėnė Tereza" e shpėrbleu gazetarin Alush Kamberi, i cili njėherit e bėri intervistėn e parė me Nėnė Terezėn, kur ajo erdhi nė vendlindjen e saj nė Shkup nė vitin 1978. /Makfaks/
My silence doesn't mean I am gone!
SHĖNOHET 95 VJETORI I LINDJES SĖ NĖNĖ TEREZĖS
Para 95 viteve nė Shkup ka lindur humanistja e madhe Gonxha Bojaxhiu dhe nobelistja Nėnė Tereza. Nderimet me kėtė rast i organizon Asociacioni "Shkupjanja Nėna Tereza" para dhomės-pėrkujtimore nė Kullėn feudale nė qendėr tė Shkupit.
Shėnimi i pėrvjetorit tė lindjes filloi me vendosjen e luleve para pėrmendores sė Nėnė Terezės, ndėrsa mė vonė pėr veprėn e saj misionare foli ipeshkvi i Shkupit Kiril Stojanov.
"Tėrė jeta e Nėnė Terezės ishte tentimi qė tė kthejė dashurinė pėr dashuri. Duke e dashur mė sinqerisht Jezusin spontanisht i ėshtė kahėzuar drejt zemrės sė Tij tė dritshme, e cila paraqet burim pėr tregimin e dashurisė sė saj tė thellė ndaj Zotit", theksoi Stojanov.
"Bėni punė tė vogla me dashuri tė madhe - ndihmoni tė sėmurit, zgjateni dorėn tė pafuqishmive, lexoni fragmente nga gazetat pėr tė verbėrit, kaloni njė kohė me tė vetmuarit", i transmetoi Stojanovi porosit e Nėnė Terezės, duke shtuar se me modestinė dhe humanitetin e saj ajo u bė e njohur nė tėrė Botėn, ku si ambasadore mė e madhe prezantonte qytetin tonė dhe atdheun tonė.
Pėr humanitet dhe pėr angazhim nė prezantimin e veprės misionare tė humanistes dhe nobelistes, mirėnjohje "Nėnė Tereza" kėtė vit do tė marrė Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisė dhe Kiromi Kudo, profesor nė Universitetin nė Tokio, i cili do ta mbrojė doktoraturėn e parė pėr Nėnė Terezėn nė Fakultetin Filozofik nė Shkup.
Plaketė "Nėnė Tereza" do t'u ndahen prof. d-r Dimotar Mirēevit, ambasadori i parė i Maqedonisė nė Vatikan dhe autor i veprave kushtuar misionit tė saj, ndėrmarrjes "Butel" dhe Alush Kamberit, gazetar dhe publicist, autor i emisionit tė parė televiziv pėr Nėnė Terezėn.
Plakatė "25 vite - Nėnė Tereza qytetar nderi i Shkupit" do tė marrė Nina Markovska, kushėrirė e Nėnė Terezės, mitropoliti z. Kirili dhe ambasadori Iljaz Sabriu.
Ēmimet do t'i marrin mė 12 shtator nė ASHAM.
Gonxhe Bojaxhiu u lind mė 26 gusht tė vitit 1910. Nė Shkup mbaroi shkollėn fillore, gjimnazin dhe mėsimin fetar nė kishėn "Zemra e Jezusit", vendin ku ėshtė sot pėrmendorja e saj dhe ku ajo ėshtė pagėzuar.
Mia
Ne foto, busti i Nene Terezes ne Shkup!
My silence doesn't mean I am gone!
Nėn kujdesin e Prof. Dr. Sali Berisha u pėrkujtua mbrėmė 95-vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės
Nėnė Tereza, krenaria e tė gjithė shqiptarėve
http://www.rilindjademokratike.com/
Nėn kujdesin e lartė tė Prof. Dr. Sali Berisha u pėrkujtua mbrėmė nė Teatrin e Operas dhe Baltetit 95-vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, shqiptares qė ka fituar Ēmimin Nobel pėr paqe. Me kėtė rast u dha njė koncert i pasur artistik organizuar nga Orkestra Kombėtare e Harqeve "Madre Tereza" tė titulluar "Homazh Nėnė Terezės nė 95-vjetorin e lindjes". Nė kėtė pėrvjetor mori pjesė kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, me bashkėshorten, Liri Berisha, nėnkryetarja e PD, Jozefina Topalli, Kryetari i Arqipeshkvisė sė Tiranės dhe Durrėsit, Monsinjor Dom Rrok Mirdita, deputetė tė PD dhe mjaft personalitete tė artit dhe kulturės.
Fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i Arqipeshkvisė sė Tiranės dhe Durrėsit, Monsinjor Dom Rrok Mirdita, i cili i shprehu mirėnjohjen Prof.Dr. Sali Berisha pėr pėrkujdesjen e veēantė pėr organizimin e kėtij pėrvjetori pėr Nėnė Terezėn. Monsinjor Dom Rrok Mirdita vlerėsoi rolin e madh dhe kontributin e Nėnė Terezės nė tė gjithė botėn. Ai tha ndėr tė tjera se Nėnė Tereza jo vetėm zbuloi padrejtėsitė ku i ka rrėnjėt dhe e keqja, por ajo luftoi pėr tė gjetur rrugėn mė tė shpejtė pėr tė shėruar plagėt. Vepra dhe mirėsia e saj botėrore e ngriti shumė lart shpirtin shqiptar... Ajo i tregoi botės se sa i ēmuar ėshtė shpirti dhe geni shqiptar, sa thesare pėrmban ai shpirt dhe sa kulturė dhjetra-mijėvjeēare pėrcjell ai gen. Nėnė Tereza i gjallėroi zemrat dhe e ngriti krenarinė e shqiptarėve kudo ku janė.
Pas fjalės sė rastit tė Monsinjor Dom Rrok Mirditės, tė pranishmit e shumtė nė sallė ndoqėn me interes koncertin artistik tė organizuar nga Orkestra Kombėtare e Harqeve "Madre Tereza", dirigjent Ylli Leka, koncertmaestėr Ibrahim Madhi, dirigjent kori, Oleg Arapi, drejtor artistik Andri Leka, regjisor Nikolin Gurakuqi. Interpretimet e solistėve Mariana Leka, Isak Shehu, Etleva Golemi, Ester Shtishi dhe Eno Seferi u duartrokitėn nxehtėsisht nga tė pranishmit nė sallė.
Nėnė Tereza, emri i vėrtetė i sė cilės ėshtė Gonxhe Bojaxhiu, lindi mė 26 gusht tė vitit 1916 nė Shkup ku mbaroi shkollėn fillore dhe atė tė mesme. Mėsimet fetare i ndoqi nė kishėn "Zemra e Jezuit", ku dhe mori vendimin pėr t'iu kushtuar dhembshurisė dhe nė vitin 1928, ajo niset pėr nė Indi. Nė vitin 1980, Nėnė Tereza fitoi Ēmimin Nobel pėr paqe. Nėnė Tereza ndėrroi jetė mė 5 shtator tė vitit 1997, ndėrsa nė tetor tė vitit 2003 Papa Gjon Pali i Dyte e shpalli shenjtore.
R.POLISI
Krijoni Kontakt