Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446

    Sponsorizimet dhe donacionet pėr komunitetin

    Ndoshta mė ėshtė e ndaluar ta dij,por sigurisht qė pėr tė pyetur kam tė drejtė:
    Kush e sponzoron-financon WEBSEITIN e kėtij Forumi kaq tė qėlluar, kur dihet se nė botė asgjė s` ka falas?

    kurkushi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    E keni gabim ne bote ka shume gjera falas ka shum shoqata bamirsie etj.
    Ndersa ketu kemi te bejme me nje person patriot qe ne nje far menyre na ka dhuruar kete web-sit per te qene me prane njeri -tjetrit dhe te mos harrojme vendin tone, sepse mundesite per te shkuar i kemi te ralla.
    Prandaj po te lexosh ne krye te ketij web siti eshte sqaruar mire se kush e ka krijuar administruar investuar dhe cili eshte qellimi i tij.


    Biles ne qoftese nuk e di apo nuk e ke lexuar ne faqen e par Albasoul thote se edhe ju mund te ndihmoni me kontributin tuaj ekonomik shpirteror apo teknik dhe po ne ate faqe jane edhe emret e atyre qe kan kontribuar
    aty jane edhe shpenzimet vjetore etj.

    nqse ju i keni lexuar dhe nuk e besoni esht nje problem i joti dhe jo i forumit.

    neqoftese nuk e keni lexuar ju keshilloj ta lexoni dhe do e kuptoni pyetjen tuaj.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Si ju mund te ndihmoni Albasoul


    Kontributi juaj financiar ne komunitetin tone

    Aktualisht komuniteti yne eshte komuniteti me i madh shqiptar ne Internet ! Per kete jemi te gjithe krenare, si ju qe na vizitoni edhe ne qe jemi munduar qe ne nje menyre apo tjeter tu mbledhim ju ne keto faqe. Sot komuniteti yne numeron me shume se 800+ anetare te rregjistruar ne vetem 1 muaj qe kemi bere publik versionin e ri. Jane mesatarisht 30 000 vizita faqesh ne dite dhe nje vizitor shpenzon mesatarisht 20 minuta ne dite tek Albasoul. Por nuk perfundon me kaq, interesi i shqiptareve ka ardhur gjithmone ne rritje, dhe rritja e vizitoreve eshte ne progresion gjeometrik. Kjo gje na gezon pa mase por nga ana tjeter eshte rritur edhe kostoja e mbajtjes se nje komuniteti te tille.

    Cila eshte kostoja e komunitetit ne nje vit?

    Ne keto 3 vjetet e fundit, te gjitha shpenzimet e projektit kane dale nga buxheti im, qe eshte buxhet studenti. Shpenzimet kane perfshire koston e blerjes se materialeve, pagesen karshi kompanise qe afron sherbimin e hosting, dhe disa shpenzime te tjera si psh per forumin ose muziken. Te gjitha te gjitha nuk i kalonin $500 ne vit dhe kjo ishte nje shume e pranueshme. Asnjehere nuk jam kursyer per te ndermare dicka te re, pavaresisht ashtu sic ju mund ta keni vene re ne nuk kemi asnje perfitim ekonomik nga kjo sipermarje. Albasoul.com nuk eshte hapur per te bere biznes pasi Shpirti i Shqiptarit as nuk shitet e as nuk blihet! Ju garantoj qe do te vazhdoje te ngelet keshtu tani edhe ne te ardhmen.
    Rritja tej mase e vizitoreve dhe implementimi i ketij versioni te ri, e rriti ndjeshem koston per mbajtjen e komunitetit te pare shqiptar. Sic u kam vene ne dijeni, kemi levizur ne nje server qe i dedikohet vetem komunitetit tone. Shpenzimet per te kapin shifren mbi $1500 ne vit pa llogaritur ketu fare anen teknike dhe punen qe ne bejme per mirembajtjen e serverit. Kjo shifer rendon ndjeshem buxhetin tim prej studenti, por nuk mund te lija ne mes kete projekt, pasi do te ishte njesoj sikur tu lija ne balte te gjitheve ju vizitoreve tane. Ne te njejten kohe, motivimi im per ti dhene dimensione te reja komunitetit jo vetem qe nuk ka humbur, por eshte rritur ndjeshem me ndryshimet e fundit.


    Kerkohet ndihma juaj financiare per te mbuluar shpenzimet e projektit

    Me lejoni te perserit edhe njehere ate qe une e kam thene shpesh. Asnjehere Albasoul.com nuk do te kthehet me pagese. Te gjitha sherbimet do te jene te hapura dhe falas per te gjithe, per ata qe do te kontribuojne dhe per ata qe nuk do te kontribuojne financiarisht, per ata qe jane dashamires kundrejt punes tone, dhe per ata qe nuk tregojne respektin e duhur ne kete drejtim. Sikur ata mijra vizitore te jepnin jo me shume por $1 ne vit per te gjithe ato ore qe shpenzojne tek Albasoul, komuniteti yne do ti kish zgjidhur te gjitha problemet financiare. Numerohen rreth 3500 vizitore te rregullt dite per dite, dhe me mijra te tjere qe futen jo regullisht por kur u jepet mundesia. Perfitoj nga rasti per tu bere nje thirrje qe te ndihmoni financiarisht inisiativen tone, pasi cdo qindarke qe ju do te kontribuoni do te shkoje per te pasurimin e ketyre faqeve me sherbime dhe materiale te reja. Albasoul.com do te jete nje faqe akoma me e kendshme per te gjithe ju. Ne ka nje gje qe ne kemi deshmuar para te gjitheve ju ne keto 2 vjetet e fundit, kjo eshte pikerisht perkushtimi dhe sinqeriteti me gjithe vizitoret tane. Pra ne e kemi bere detyren tone, tani eshte rradha juaj te tregoni te njejtin perkushtim dhe vullnet te mire.
    Kontributi qe secili prej jush mund te japi nuk duhet te rendoje financat tuaja por duhet te jete modest. Brenda mundesive qe secili prej jush ka, eshte i lutur te beje nje kontribut financiar. Te gjithe ata qe nuk kane mundesi, jeni te mirepritur tek Albasoul ashtu sic jane te mirepritur edhe ata qe do te japin kontribut financiar. Asnjehere ne nuk do te bejme dallime midis vizitoreve tane.

    Perse duhet te kontribuoni financiarisht tek Albasoul?

    Nese ju jeni nje vizitor i rregullt i Albasoul, nese do te kishit deshire qe keto faqe te afrojne akoma me shume shqiptare duke ofruar sherbime te reja, atehere ndihma me e madhe qe mund te jepnit aktualisht eshte ndihma financiare. Per 2 vjet ne asnjehere nuk kemi kerkuar kontributin tuaj financiar edhe pse deshira e disave prej jush nuk ka munguar, pasi shpenzimet ishin te pranueshme. Por tani, pas 2 vjetesh kur Albasoul ka marre formen e nje komuniteti te mirefillte virtual shqiptar, kontributi juaj do te qe jetik per te ardhmen. Nese nuk e ndjeni se duhet te kontribuoni, ne nuk do tu shtyjme te kontribuoni ne asnje menyre. Kontributi duhet te jete modest, brenda mundesive, me deshire dhe pa kushte. Ne do te jemi teper transparente me menaxhimin e te ardhurave, dhe emrat e te gjithe atyre qe do te kontribuojne do te dalin ne nje faqe te vecante se bashku me shumen e kontribuar. Sigurisht, ne ato raste qe personi nuk do te deshiroje qe identiteti i tij te behet publik, ne do te respektojme vendimin e tij. Kontributi eshte i pakthyeshem pasi eshte nje donacion dhe jo nje kredi.

    Si mund te dergoni kontributin tuaj financiar?

    Menyra me e thjeshte dhe me e sigurt eshte me anen e postes zyrtare, jo asaj elektronike. Ndiqni hapat e meposhtme:

    1. Shkruani nje cek ose beni nje transferte ne emrin:

    Ilirjan Papa

    Ky eshte emri im, krijuesi dhe administratorit te komunitetit. Te gjitha shpenzimet paguhen nga te ardhurat e mia keshtu qe shpresoj qe ju te pakten te mbuloni nje perqindje te tyre.


    2. Shkruani nje leter te shkurter ne formen e nje mesazhi per mbare komunitetin. Mos harroni te vendosni emrin tuaj ne fund te letres. Nese deshironi te ngeleni anonim, bejeni te qarte kete ne leter. Ne do te respektojme zgjedhjen tuaj.

    3. Futeni cekun dhe letren ne nje zarf dhe postojeni ne adresen e meposhtme:

    ALBASOUL
    PO BOX 723
    Lansdowne, PA 19050
    USA

    (Shenim: Vetem nese jetoni jashte USA duhet te shtoni ate USA ne fund te adreses. Nese jeni ne US nuk keni pse e shtoni USA ne fund)
    4. Pasi te keni nisur letren tuaj, jeni te lutur qe te nisni edhe nje mesazh te shkurter me email ne adresen webmaster@albasoul.com ku konfirmoni dergimin e kontributit tuaj, vendodhjen dhe shumen ne fjale.

    Ne ditet qe do te vine do te shohim mundesine e dhenies se kontributit direkt nga Interneti ne formen e nje transaksioni elektronik me anen e nje kredit karde. Do tu njoftojme edhe per kete sapo gjithcka te jete gati.



    Si do te menaxhohen te ardhurat e donuara?

    Me lejoni tu siguroj, qe te gjitha te ardhurat do te shkojne per projektin. Nese ato nuk do te jene te mjaftueshme, une do te paguaj reston ashtu edhe sic e kam paguar. Nese te ardhurat do te jene mese te mjaftueshme, pjesa qe ngelet do te investohet perseri per komunitetin. Jo vetem kaq, por une kam menduar edhe krijimin e nje "Bordi Drejtues" per Albasoul. Kete na e kane rekomanduar edhe disa prej vizitoreve tane me te hershem. Ideja eshte kjo:

    1. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $100 ne vit ose me shume do te jene pjese e Bordit Drejtues tek Albasoul
    2. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $50-$100 ne vit, do te kene mundesi te jene pjese e Stafit tek Albasoul
    3. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $30-$50 ne vit, do te jene Vizitore Nderi tek Albasoul
    4. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $1- $30 ne vit, emrat e tyre do te renditen ne nje faqe te vencante

    Komuniteti do te kete se shpejti edhe lidershipin e vet qe do te zgjidhet ne menyre demokratike. Per kete do tu shkruaj me gjere se shpejti pasi duhet ta diskutojme me pare se bashku.


    Ne mbyllje ...

    Ashtu sic nuk ju kemi braktisur asnjehere ne keto 3 vjetet e fundit, ashtu edhe ne te ardhemn motivimi dhe perkushtimi yne i perbashket do te jete maksimal. Nje nga mbrekullite e Albasoul eshte jo vetem mesazhi qe ai percjell tek vizitoret, por edhe ai sensi i komunitetit qe ju ndjeni kur vizitoni Albasoul. Ka me shume shqiptare ne keto faqe ne cdo ore te dites se ne cdo ambient tjeter shqiptar aty ku ju jetoni. Ngrohtesia e nje ambienti shqiptar eshte ajo qe ju mungon me shume se cdo gje shqiptareve ne mergim. Eshte nje rast i mire ky per te shprehur mirenjohjen tuaj per punen tone, dhe ne te njejten kohe ti jepni nje hov komunitetit tone edhe per te ardhmen. Me ose pa kontributin tuaj, komuniteti yne do te eci perpara. Shpejtesia me te cilen do te bejme perpara varet direkt nga kontributi juaj financiar. Faleminderit qe na vizitoni dhe ju jemi mirenjohes te gjithe atyre qe do ti pergjigjen thirjes tone.

    Themeluesi i Albasoul
    Ilirjan Papa

    Marre nga Albasoul.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Me kenaqesi do te ndihmoja kete Web por do ishte mire qe te me dergonit nje numer llogarie bankare ku duhet te bej transferten, numri te me dergohet edhe privatisht nese nuk eshe e mundur publikisht. Eshte nder per mua te ndihmoj kete Web te larmishem packa se ka difektet e tij qe mendoj ne te ardhmen te riparohen.

    Ndihma ime do jete simbolike dhe 6 mujore, pra vlera do te jete 50 euro cdo 6 muaj, kaq me lejon xhepi. Nese vertet e pranoni ndihmen time simbolike dhe dashamirese jam ne pritje te numrit te llogarise ne te cilen duhet te bej transferten.

    Dito.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Kuptohet qe cdo gje ne kete bote nuk eshte falas, por ka nje kosto te shoqeruar me te. Edhe kostoja e mbajtjes se komunitetit me te madh shqiptar ne Internet nuk eshte e vogel, por nuk eshte edhe shume e madhe dhe e paperballueshme. Njerezve te vecante mund tu duken shume shpenzime, te tjereve mund tu duken shpenzime jo te medha.

    Forumi nuk ka te ardhura te tij pasi eshte nje sipermarrje jo-fitimprureve dhe ka qene e tille per me shume se 5 vjet tashme. Te ardhurat e vetme te forumit jane te ardhurat e vogla nga reklama qe shikoni ne faqet e forumit apo ndonje sponsorizim i ndonje biznesi qe reklamon produktet e tij per komunitetin, dhe kontribuon nje shume te vogel per cdo shitje.

    Informacioni i dhene me lart eshte marre nga faqja Albasoul dhe eshte i vjeter, mbi 3 vjet qe eshte publikuar.

    Cfare mund te bejne ata qe duan te ndihmojne financiarisht?

    Se pari, ndihma financiare ne kete komunitet nuk eshte e domosdoshme per pjesmarrje dhe kushdo qe kontribuon e ben kete gje me deshire dhe brenda mundesive te tij. Keto donacione shkojne per mbulimin e kostos se mbajtjes se komunitetit ne linje dhe per krijimin e sherbimeve te reja per komunitetin. Keshtu qe ndihma financiare e gjithesecilit i sherben komunitetit me shume se stafit te forumit. I gjithe stafi i forumit e ben kete pune vullnetarisht pa asnje lloj perfitimi ekonomik dhe te gjithe kane te ardhura personale nga puna ne profesion qe bejne. Vete stafi kontribuon brenda mundesive per sponsorizimin e disa prej sherbimeve te komunitetit, por edhe ky nuk eshte nje kusht, por dicka vullnetare qe secili e gjykon vete.

    Se dyti, dikush qe ka deshire te beje nje kontribut financiar per komunitetin, duhet te me kontaktoje mua ose nje anetar te stafit te forumit ne privat per te pare mundesite e dergimit te kontributit. Duke qene se ne kemi anetare nga cdo cep i globit, mundesite e transferimit jane te ndryshme. Kontributi mund te jete vetem nje here, ose mund te zgjidhni te beni nje kontribut vjetor ne nje shume qe ju vete caktoni per komunitetin.

    Se treti, edhe ata qe nuk jane ne gjendje te mire financiare dhe nuk kane mundesi qe te kontribuojne financiarisht mund te ndihmojne komunitetin ne forma te tjera. Forma me e mire qe nuk ju kushton asgje ju, eshte klikimi dhe regjistrimi me kompanite qe shikoni te reklamuara ne faqet e ketij komuniteti. Cdo regjistrim ne keto sherbime te reklamuara, ben qe forumi te marri nje pagese te vogel nga keto kompani. Keto shuma jane te vogla, por nese nje numer i konsiderueshem i anetareve tane te shume do te benin kete gje, shpenzimet e forumit do te mbuloheshin shume kollaj dhe ato te ardhura qe ne shpenzojme per mirembajtjen aktuale do te shpenzoheshin per sherbime te reja.

    Dhe se fundi dua te bej te qarta disa gjera:

    1. Ne nuk pranojme kontribute financiare nga grupime politike/fetare/organiza qe kane nje axhende anti-kombetare dhe anti-sociale.

    2. Ne nuk pranojme asnje kontribut nga njerez/organizata te inkriminuara ne trafiqe ilegale.

    3. Ne nuk pranojme asnje kontribut nga njerez qe nuk frekuentojne komunitetin tone dhe nuk vleresojne ate qe gjejne ne kete komunitet.

    Besoj se tani e keni te qarte, se kontributi qe ju jepni me pjesmarrjen, mendimet dhe kulturen qe gjithesecili sjell ne kete forum, eshte me i madh se cdo kontribut financiar.

    Albo
    albo@forumishqiptar.com

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet qe Ylli Pango te burgoset?
    Nga Edvin83 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 17:14
  2. Serbia paguan strukturat paralele me donacionet e huaja!!!
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 14:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •