-
Te dashuruarit ne kopeshtin e mallengjimit
Te dashuruarit ne kopeshtin e mallengjimit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cunimartum : 05-10-2005 mė 11:35
-
-
Shume here e kemi lexuar librat e Njemije e nje neteve kurse sot ne kete teme do trajtome dashurine ne pikepamjet e oksidentit.
Emrat dashurise
OKSIDENTALET te cilet e kane kuptuar shume mire temen e dashurise e cila ka qene shume e afert me zemrat e tyre dhe prandaj dashurise I kane dhene shume emra.Dashuria ka qene dicka qe e kane njohur mire dhe qe shpesh u ka fjetur ne zemer, andaj duke e madheruar kete dhe duke I kushtuar vemendje te posacme, duke I dhuruar ndjenjat e veta, e kane quajtur me shume emra.Ato kane ruajtur me shume se 60 emra sic jane :
El Mehaba-(Dashuri),
El Alaka-(Lidhje),
El-Heua-(Anim),
El-Sabva-(Simpati),
Es Sababa-(Dashje me zjarr),
Esh-Shegaf-(Dashurohem me passion),
El Mika-(Vemendje),
El-Uexhd-(Dashuri e perzier me vuajtje),
El-Kelef-(Besnikeri),
Et-Tetejjum-(Magjepsje),
El-Ishk-(Verberi nga dashuria),
EL-Xheua-(Epshi I dashurise),
Ed-Denef-( Qe shkakton semundje),
Esh-Shexhu-(I Emocionuar),
Esh-Sheuk-(Mall),
El-Hilaba-(Dashuri e rreme),
El-Belabil-(Shqetesim),
Et Tebarih-(Lakmi),
Es-Sedem-(Pendim),
El-Gamerat-(Dehje),
El-Uehel-(Frike),
Esh-Shexhen-(Nevoje),
El-Liaxh- (Dashuri e dhimbshme),
El-Iktiab-(Permallim)
El-Uesab-(Dhembje e perhershme)
El-Huzn-(Pikellim),
El-Kemed-{Kujtim),
El-Lezu-(Thyej zemren/dashurine),
El-Hurek-[/b](Zjarr)[/b],
Es-Suhd-(Pagjumesi)
El-Erek-(Te mosfjeturit),
El-Lehf-(Mallengjim),
El-Hanin-(Dashuri delikate),
El-Istikana-(Nenshtrim),
Et-Tebala-(Ajo qe ska mend),
El-Leua-(Prush),
El-Futun-(Sprove),
El-Xhunun-(Marrezi),
El-Lemem-(Simpati ndaj femrave),
El-Habl-(Cmenduri),
Er-Resis-(Shenjat e para te dashurise),
Ed-Daul-Muhamir-(Semundje e cila te dehe),
El-Vedd-(Anim),
El-Hula-(Miqesi),
El-Hilm-(Shoqeri),
El-Garam-(Pasion),
El-Hujam-(I dashuruar marrezisht),
Et-Tedlija-(Hutim),
El-Ueleh-(Dashuri e pasionuar),
Ketu permedem disa emra te cilat jo te gjithe jane emra te dashurise ne essence por vetem emertime per rezulatet e domosdoshme te dashurise dhe dispozitat e saj, keshtu qe ketu nuk I kemi permendur disa emra.
VIJON
Foljet qe jane nxjerre nga keto emra dhe dometheniet e tyre
-
-
Pse dashuria e para?
Dashuria, ndjenjat dhe marrėdhėniet e ngrohta mes ēiftit bėjnė qė ēdo vėshtirėsi tė lehtėsohet. Kėtu pėrfshihen ndjenjat e sakrificės dhe prej saj rrjedhin burimet e pashtershme tė kontributit njerėzor.
Mė pėlqen ajo qė thuhet, por realiteti ndryshon shumė. Ka bashkėshortė qė me kalimin e kohės nuk ndiejnė mė ato ndjenja qė kishim kundrejt njėri-tjetrit. Midis tyre shumė herė shfaqet mendimi dyshues pėr forcėn e dashurisė. Ky ėshtė realiteti ynė, me tė jetojmė ēdo ditė. Kėto fjalėt ndoshta mund tė jenė pėrsėritur me dhjetėra herė nga burra apo nga gra tė tjerė dhe tė heshturit janė me mijėra. Secili ka ndrydhur brenda tij dhembjen dhe keqardhjen pėr njė ėndėrr bashkėshortore e cila kaloi shumė shpejt.
Ata e kthyen dashurinė nė njė vepėr qė praktikohet. Kėrkoni sė bashku vendet dhe nxitėsit qė ju rinovojnė dashurinė mes jush. Tė mos e lini lidhjen tuaj e tia dorėzoni vdekjes.
Pyete veten. Pse kam filluar tė ndiej humbjen e dashurisė? Pse ndjenjat e mia nuk janė si mė parė? Si udhėtoi dashuria nė fund tė ndjenjave, kur ajo zinte vendin e parė? Kush e ushqente kėtė ndjenjė?
Ėshtė e vėrtetė, kur punėt ishin tė pakta, ashtu ishin edhe pėrgjegjėsitė. Vėshtirėsitė e pakta bėnin qė marrėdhėniet tė ishin tė forta. Kjo marrėdhėnie sduhet tė qėndrojė nė kufij tė caktuar apo brenda disa transformimesh tė kufizuara. Koha ndryshon, me tė ndryshojnė edhe kėrkesat e jetės, me tė zgjerohet dhe ndėrlikohet natyra e marrėdhėnieve bashkėshortore. E tėrė kjo kėrkon harmonizim dhe ambjentim, qė tė mund tė arrihet suksesi, tė mund tė kalohen vėshtirėsitė, pa arritur qė ndonjėri tė zhgėnjehet nga tjetri apo ti hidhen akuza palės tjetėr se ėshtė burimi i tėrė tė kėqijave dhe disfatave.
Mė pėlqen vigjilenca dhe hulumtimi i disa bashkėshortėve ndaj natyrės dhe formės sė marrėdhėnieve mes tyre. Do tė ishte mirė qė kjo vigjilencė tė jetė stil jetese dhe tė praktikohet tek bashkėshortėt, e jo vetėm pėr njė pjesė.
Bashkėshortėt duhet tė duan njėri-thetrin. Ata duhet tė gjejnė mėnyrat pėr komunikim. Gjetja e mėnyrave pėr rinovimin e kėsaj dashurie ėshtė si ushqimi pėr njeriun, qė nuk e lė tė vdesė.
Ashtu si bima ka nevojė pėr ushqim, pėrkujdesje dhe interesim, ashtu edhe dashuria ka nevojė pėr kushte tė tilla.
Ushqimi apo uji i pakėt do ta thajė atė, derisa tė mbetet njė degė e thatė, pa jetė. Ēdo martesė, madje edhe ato mė tė lumturat kalojnė periudha tė mbushura me pengesa e probleme dhe kėrkojnė njė pėrkujdesje tė veēantė, qė kėto vėshtirėsi tė mos krijojnė ambjent varfėrie ndjenjash mes bashkėshortėve.
Kėrkoni ato mėnyra apo veprime qė dikur ndiznin dhe forconin ndjenjat tuaja. Rinovojini dhe praktikojini ato. Secila palė le ti bėjė tė kuptojė palės tjetėr se ėshtė drita e syve tė tij. Bashkėshortėt mund tė pėrdorin fjalė tė ngrohta, tė ėmbla, shprehje tė buta, pasi kėshtu ata do ta ndiejnė veten tė vlerėsuar. Kėshtu, nė ēdo pjesė tė jetės, kur ju tė jeni vetėm, do tė ndjeni praninė e njėri-tjetrit. Gjithashtu, lėrini vend tė qeshurės dhe shakasė. Dijeni se ai ėshtė aktivizuesi i marrėdhėnies suaj martesore, i cili udhėheq drejt suksesit. Nuk ka pse tė nėnvleftėsohen, sepse ato janė burimi i ngrohtėsisė dhe afrimitetitdhe nxitin shkėmbimin e ideve dhe tė ndjenave.
Edhe pushimet mund tė bėjnė punėn e magjisė nė jetėn tuaj, nėse koha gjatė tyre organizohet me menēuri. Ju keni nevojė tė largoheni nga shtėpia pėr tė qetėsuar mendjen. Kjo, nga ana e saj, do tė bėjė qė ju tė dilni nga rrethi i acarimit dhe i punėve rutinė, freskon mirėkuptimin mes jush dhe ju ngre moralin. Kėshtu i lihet vend rifillimit tė njė jete tė re.
Shkėmbeni mendime dhe dėgjoni njėri-tjetrin. Kjo ka shumė rėndėsi nė jetėn tuaj. Duhet tė gjeni njė vend tė pėrshtatshėm pėr diskutim, ku tė shprehen hapur si ndjenjat pozitive ashtu edhe ato negative, sepse kjo ka ndikim tė madh nė rinovimin dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnies mes jush. Fshehja dhe mbledhja nė vetvete do tė ēojė nė ndrydhje dhe acarim tė marrėdhėnieve, qė ndoshta mund tė shpėrthejė njė ditė.
Ashtu si dėgjoni mirė, mundohuni tė kuptoni po aq mirė. Pyetni pėr atė qė se keni kuptuar. Nėse do tė mund tė ndiqen kėto mėnyra e tė vihen nė praktikė, mund tė thuhet me siguri qė tė dy bashkėshortė nuk do tė ndiejnė plogėshti nė marrėdhėniet e tyre.
-
-
Shqetėsimet nė fillim tė jetės
Kultura juridike
Kohėt moderne sjellin dukuri moderne. Koncepti i martesės sot ėshtė shtrembėruar. Njerėzit preferojnė mė shumė bashkėjetesėn sesa martesėn. Shumė martesa dėshtojnė, sepse bashkėshortėt nuk njohin tė drejtat dhe detyrat e njėritjetrit.
Duke mos i ditur kėto tė drejta, ndodh qė njėri partner shkel tė drejtat e tjetrit dhe problemet ndizen aq sa mund tė shkatėrrojnė martesėn e tyre. Sistemet laike nuk janė marrė shumė me sistemimin e marrėdhėnies bashkėshortore, ndėrsa Islami ka pėrcaktuar tė drejta tė qarta pėr secilėn palė, tė cilat nuk duhen shkelur. Ato janė pėrmendur nė shumė ajete dhe hadithe, ndėr tė cilat mund tė pėrmendim:
1- E drejta e gruas pėr pajė (mehėr)
Transmetohet se Profeti Muhamed (a.s) ka thėnė: Burri qė martohet me njė grua dhe cakton njė mehėr ēfarėdo, por ka qėllim qė tė mos ia japė dhe vdes nė kėtė gjendje, do ta takojė Allahun, si imoral, ditėn e gjykimit.
2- E drejta e gruas pėr njė bashkėjetesė tė mirė
Profeti (a.s) ka thėnė: Mė i miri ndėr ju ėshtė ai, qė sillet mė mirė me gruan e vet. Unė jam ai qė sillem mė mirė me gruan time.
3- E drejta e gruas pėr mbėshtetje financiare
Muavija bin Xhejida e ka pyetur Profetin (a.s): Cila ėshtė e drejta e gruas mbi ne? Ai i tha: E drejta e saj ėshtė qė ti krijosh kushtet pėr ushqim dhe veshmbathje, tė mos e godasėsh nė fytyrė, tė mos i thuash, se ėshtė e shėmtuar dhe tė mos e braktisėsh shtėpinė.
4- E drejta e burrit mbi gruan dhe e drejta e gruas mbi burrin
Nė fjalimin e Haxhit tė Lamtumirės, Profeti (a.s) ka thėnė: Ju lė amanet qė tė silleni mirė me gratė tuaja, sepse ato janė ndihmėse tek ju. Ju nuk keni diēka tjetėr prej tyre, veē kėsaj (shėrbimit). Nėse, haptas, bėjnė diēka tė pamoralshme, ndajini nga shtrati dhe goditini lehtė, qė tė mos i dėmtojė fizikisht. Nėse bėhen prapė tė dėgjueshme, atėherė silluni mirė ndaj tyre, si mė parė. Ju keni tė drejta ndaj grave tuaja dhe gratė tuaja kanė tė dre*jta ndaj jush. Gratė tuaja nuk guxojnė qė tė pranojnė tjetėrkėnd nė shtrat e as tė lejojnė nė shtėpinė tuaj atė qė ju nuk e doni. E drejta e tyre ndaj jush ėshtė, qė tė kujdeseni mirė pėr to, t'u jepni ushqim dhe veshmbathje siē u ka hije.
Bashkėshortėt duhet tė gjejnė mėnyrat se si tė sillen nė situata kontradiktash ose kur jeta bashkėshortore bėhet e pamundur. Kurani i ka pėrcaktuar hapat pėr njė zgjidhje tė mundshme, tė cilat janė:
1- Kur gruaja ėshtė e pabindur nė detyrat e saj, atėherė hapi i parė pėr burrin ėshtė kėshillimi. Nė rast se kėshillimi nuk ka rezultat, atėherė burri ka tė drejtėn ta largojė atė nga shtrati. Nėse asnjė nga kėto hapa nuk ka efekt dhe gruaja nuk tėrhiqet nga rruga qė ka nisur, pėr ti tėrhequr edhe njėherė vėmendjen, burri mund ta godasė atė lehtė ( pa i lėnė shenjė dhe pa e dėmtuar fizikisht). Mė tej kalohet nė ndarje tė pėrkohshme, ku kėrkohet ndihma e familjeve pėrkatėse pėr pajtim.
2- Hapi tjetėr, nėse nuk vlejnė hapat e mėsipėrme, ėshtė divorci.
Po ashtu, edhe lidhja financiare ėshtė e ndėrlikuar. Shumė bashkėshortė nuk e dinė, se cilat janė tė drejtat e tyre financiare dhe si tė sillen nė situata tė caktuara, si pėr shembull:
- Si tė sillet gruaja kur burri i saj ėshtė koprac?
- Si tė sillet gruaja kur burri i saj ėshtė shpėrdorues?
- Si tė veprojė gruaja kur pasuria e burrit ėshtė e paligjshme?
- A ka tė drejtė burri tė marrė pasurinė e gruas?
- Cilat janė tė drejtat e gruas nė shpenzimin e pasurisė sė saj private?
- A ka tė drejtė burri ta ndalojė gruan e vet nga puna, biznesi, etj?
Bashkėshortėt, para se tė martohen, duhet tė njihen me kėto ēėshtje pėr tė shmangur konfliktet, qė mund tė lindin gjatė jetės martesore.
Kultura shėndetėsore
Bashkėshortėt duhet tė jenė tė informuar pėr njė sėrė ēėshtjesh shėndetėsore, tė cilat janė:
1- Duhet tė ruhen nga pėrdorimi i pilulave qė pengojnė shtatzėninė, tė njohin efektet e tyre anėsore dhe tė informohen pėr mėnyra tė reja, tė shėndetshme pėr pengimin e shtatzėnisė dhe pėr planifikim familjar.
2- Nė shtėpi duhet tė ketė gjithmonė njė kuti tė ndihmės sė shpejtė, e cila tė pėrmbajė ilaēe, qė nuk i kanė ndaluar mjekėt dhe qė janė tė domosdoshme pėr ēdo njeri.
3- Mbajtja e higjenės personale dhe shtėpiake.
4- Pėrcaktimi i periudhave kur do tė ketė shtatzėni dhe kur jo.
5- Mėsimi i tė gjitha kėshillave pėr gruan dhe pėr burrin gjatė periudhės sė shtatzėnisė, nė mėnyrė qė tė ruajnė shėndetin e tyre dhe tė foshnjės.
Kultura sociale
Pėr kėtė temė kanė folur shumė libra, qė pėrmbajnė kėshilla dhe udhėzime tė ndryshme. Bashkėshortėt, para se tė martohen, tė lexojnė libra qė flasin pėr ēėshtje tė ndrysme sociale. Me kulturė sociale nėnkuptojmė:
1- Pėrcaktimi i problemeve bashkėshortore, i shkaqeve, pasojave dhe i zgjidhjeve tė tyre.
2- Pėrcaktimi i mėnyrave mė tė mira pėr zgjedhjen e bashkėshortit ose bashkėshortes sė duhur.
3- Pėrqendrimi nė ēėshtjen e barazisė midis bashkėshortėve.
4- Ēėshtja e banimit sė bashku me familjen apo pavarėsisė. Anėt pozitive dhe negative tė secilės zgjidhje.
5- Sekretet e jetės bashkėshortore dhe ruajtja e tyre.
6- Fqinjėsia e mirė dhe detyrat shoqėrore.
7- Zakonet e kėqija si: pajat e shtrenjta, tė qėnit tė pandėrgjegjshėm nė vėnien e kushtit etj.
8- Mjetet mė tė rėndėsishme pėr forcimin e ndjenjave tė dashurisė dhe afrimitetit.
Kultura seksuale
Tė dy bashkėshortėt duhet tė kenė njohuri pėr edukatėn seksuale, pasi padija mund tė ketė pasoja negative. Kjo ēėshtje ka disa probleme pėr tu trajtuar:
1- Lidhja shpirtėrore e marrėdhėnieve intime
Kjo shpjegohet nėpėrmjet pikave tė mėposhtme:
a- Bashkėshortėt marrin shpėrblim nga Zoti pėr marrėdhėniet qė kryejnė, bazuar nė fjalėn e Profetit Muhamed (a.s): Burri merr shpėrblim nė marrėdhėniet qė kryen me gruan e vet. Kur dėgjuan kėtė fjalė, disa shokė tė tij e pyetėn tė habitur: Edhe pėr kėnaqjen e epsheve tona do tė shpėrblehemi, o i Dėrguari i Allahut?! Ai u tha Do tė dėnoheshit, po tė arrini kėnaqėsinė me forma tė ndaluara, ndėrsa po tė arrini kėnaqėsinė me forma tė lejuara do tė shpėrbleheni.
b- Marrėdhėniet seksuale midis bashkėshortėve synojnė pėrtej kėnaqėsisė dhe epshit. Kurani e ka pėrshkruar kėtė marrėdhėnie me njė stil shumė tė saktė dhe tė bukur, duke thėnė: Ato (gratė) janė petk pėr ju dhe ju jeni petk pėr to (2: 87).
c- Marrėdhėniet seksuale midis bashkėshortėve janė shumė tė lidhura me ndjenjat e dashurisė dhe afrimitetit midis tyre. Allahu i Madhėruar thotė: Njė nga shenjat e (madhėshtisė dhe njėshmėrisė sė ) Tij ėshtė, se krijoi pėr ju nga vetja juaj bashkėshortet tuaja, qė tek to tė gjeni prehje dhe qetėsi. Midis jush, Ai, krijoi dashuri dhe dhembshuri. Kėto janė shenja pėr ata njerėz qė mendojnė (30:21).
2- Zotėrimi i teknikave tė ndryshme seksuale
Pėr kėtė ēėshtje janė dhėnė disa kėshilla:
1- Mos u bė i ftohtė dhe pa asnjė ndjenjė! Parapriji marrėdhėniet me pėrkėdhelje!
2- Mos u bė i rrėmbyer, duke filluar andej nga mbarohet.
3- Mos u bė egoist, duke menduar vetėm pėr vete, sepse Profeti (a.s) ka thėnė: Kur tė bėni marrėdhėnie me grate tuaja, mundohuni tė vini njėkohėsisht me to. Nėse vini para tyre, mos u largoni deri sa ato tė plotėsojnė nevojėn e tyre.
4- Gruaja duhet ti pėrgjigjet dėshirės sė burrit dhe anasjellas, bazuar nė fjalėn e Profetit (a.s): Nėse njė grua nuk i pėrgjigjet dėshirės sė burrit tė saj dhe ky i fundit bie nė gjumė i zemėruar me tė, engjėjt do ta mallkojnė atė grua gjithė natėn. Por burrat nuk duhet tė abuzojnė me hadithin dhe ta keqpėrdorin atė. Ata duhet ta kuptojnė, kur gruaja refuzon pėr shkak tė gjendjes sė saj tė dobėt fizike apo psikologjike.
5- Bashkėshortėt duhet tė dinė mirė rėndėsinė e marrėdhėnieve seksuale nė jetėn e tyre martesore.
6- Bashkėshortėt duhet tė njohin patjetėr rrezikun e tradhėtisė bashkėshortore dhe pasojat e tij negative nė familje dhe shoqėri, nė mėnyrė qė ta shmangin atė.
7- Njohja e rrjedhojave ligjore, qė lindin nga njė marrėdhėnie martesore, si pėrcaktimi i farefisnisė, i krushqisė etj.
8- Njohja e periudhave mė tė pėrshtatshme pėr lindjen e njė fėmije, nėse e dėshirojnė atė.
9- Njohja e detyrave dhe rregullave fetare mė tė rėndėsishme nė njė marrėdhėnie intime, si lutja pėr largimin e shejtanit, thėnia e bismilahit etj, qė bėhen para kryerjes sė marrėdhėnies.
10- Njohja e shkaqeve tė ftohjes seksuale dhe e mėnyrės sė kurimit tė saj.
11- Njohja e shkaqeve tė impotencės dhe e mėnyrave tė kurimit tė saj.
12- Njohja e disa problemeve qė shoqėrojnė marrėdhėnien seksuale, edhe pse nė raste tė rralla, si sadizmi dhe veprimet e ndryshme perverse.
13- Problemi i magjisė, pasojat e saj nė marrėdhėniet intime midis bashkėshortėve dhe mėnyra e kurimit.
14- Vajza tė njohė problemin e frikės nga nata e parė e martesės dhe mėnyrat e kapėrcimit tė saj.
-
-
Si ti kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė para tė martesės?
Banesa ėshtė njė nga problemet e pesė viteve tė para tė martesės.Ilaēi i saj ėshtė durimi, ekonomizimi i shpenzimeve dhe dashuria.
Nė fillim tė martesės, secili nga bashkėshortėt mendon se ėshtė dhuratė nga Zoti pėr palėn tjetėr dhe, kur dėgjojnė pėr njė problem apo kontradiktė midis dy bashkėshortėve tė tjerė, habiten.Por, me kalimin e viteve ,pothuaj tė njėjtat probleme ndodhin edhe me ta .Mosmarrėveshjet bashkėshortore shfaqen, ky ėshtė ligj i jetės.Sekreti qėndron nė mėnyrėn se si tė trajtohen kėto probleme, me qėllim qė jeta bashkėshortore tė kthehet nė njė spektėr tė bukur shumėngjyrėsh, me gjithė kontradiktat qė ekzistojnė.
Le ta dijė gruaja,se ēelėsi i zemrės sė bashkėshortit ėshtė i lidhur me harmoninė qė do tė krijojė ajo me nėnėn e tij.
Problemi: Ndryshimi i karaktereve
Tė qenurit tipa tė ndryshėm personaliteti, shkakton shumė probleme midis bashkėshortėve.
Zgjidhja
1- Mos kėmbėngulni pėr gjėra tė vogla qė janė shkaqe pėr kontradikta.
2- Tė evitohet mėrzitja nga ekzistenca e ndryshimeve nė zakone dhe nė karaktere.
3- Bashkėshortėt tė pėrqendrohen nė gjėrat e pėrbashkėta qė kanė midis tyre.
4- Tė pėrpiqen qė tė shfaqin vetitė mė tė mira kundrejt tjetrit.
5- Procesi i njohjes sė partnerit nuk duhet tė konsiderohet si sfidė, por punėt duhen lėnė tė rrjedhin vetė nė mėnyrė natyrale.
6- Tė jenė optimistė, nė mėnyrė qė gjithnjė tė presin sukses dhe jo dėshtime.
Problemi: Ndėrhyrja e vjehrrės
Ndėrhyrja e vjehrrės ėshtė mė e madhe nė kėtė kohė, sepse lidhja nėnė bir vazhdon tė jetė ende e fortė.
Zgjidhja
1- Nusja duhet tė tolerojė ndėrhyrjet e vjehrrės dhe tė flasė me qetėsi, nė mėnyrė qė tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrshtatshme.
2- Respekti dhe dashuria e ndėrsjellė midis nuses dhe vjehrrės e bėn burrin tė lumtur dhe tė qetė.
3- Le ta dijė gruaja se ēelėsi i zemrės dhe i dashurisė sė burrit tė saj rri fshehur nė zemrėn e nėnės sė tij. Ndaj, kush dėshiron ta zotėrojė burrin e vet, le tė mbėrrijė nė zemrėn e nėnės sė tij.
4- Moslajmėrimi i familjes pėr problemet dhe mosmarrėveshjet intime mes bashkėshortėve.
Problemi: Mosinteresimi i burrit pėr gruan e tij
Mosinteresimi i burrit pėr gruan e tij ndodh kur ai nuk i vlerėson dhe nuk i respekton ndjenjat e saj, por mendon vetėm tė pėrmbushė dėshirat e veta dhe tė realizojė vetveten.
Zgjidhja:
1- Burri duhet ta dijė se shpėrfillja e gruas bie nė kundėrshtim me Islamin, sepse Profeti Muhamed (a.s.), ka thėnė: Secili prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr njerėzit qė ka nėn kujdes, prandaj ai duhet ta kuptojė kėtė pėrgjegjėsi tė madhe qė ka kundrejt gruas dhe familjes sė tij.
2- Dialogu midis bashkėshortėve, shkėmbimi i mendimeve, besimi i ndėrsjellė tek njėri-tjetri dhe ndarja e ndjenjave tė pėrbashkėta largon shpėrfilljen.
3- Gruaja duhet ti flasė hapur burrit dhe tė kuptojė shkaqet e neglizhencės sė tij. Nėse nuk zgjidh gjė nė kėtė mėnyrė duhet ti drejtohet vetėm njė specialisti, pėr tu konsultuar.
4- Burri duhet ta konsiderojė gruan si shoqen e jetės sė tij dhe jo thjesht pėr tė plotėsuar nevojat, pėr tė mbajtur shtėpinė dhe fėmijėt.Interesi kujdesi dėshira pėr tė bashkėbiseduar nga ana e bashkėshortit, krijon tek ajo njė ndjenjė stabiliteti, qetėsi shpirtėrore dhe kėnaqėsi.
Problemi: Dituria e pakėt rreth marrėdhėnieve bashkėshortore
Me kėtė problem nėnkuptohet mosnjohja e mėnyrave tė sjelljes gjatė marrėdhėnieve intime midis bashkėshortėve.
Zgjidhja
1- Bashkėshortėt duhet tė flasin hapur me njėri-tjetrin pėr natyrėn dhe pėrmasat e problemit.
2- Duhet pėrcaktuar shkaku i problemit, me qėllim qė tė gjendet njė zgjidhje pėr tė. Kėshtu p.sh. nėse gruaja vuan nga depresioni, ajo duhet tė vizitohet tek njė mjek.
3- Nėse ajo bėhet nervoze para periodave, burri duhet ta kuptojė dhe ta mbėshtesė.
4- Nė pėrgjithėsi, bashkėshortėt duhet tė informohen, tė marrin njė kulturė mė tė gjerė nė lidhje me kėto ēėshtje dhe tė jenė nė kontakt tė vazhdueshėm me njėri-tjetrin, nė mėnyrė qė tė mos kenė nevojė ti drejtohen njė pale tė tretė.
5- Bashkėshortėt duhet ta thonė ēndiejnė, nė mėnyrė qė tė bien dakord pėr zgjidhjen dhe mekanizmat e trajtimit tė problemit.
Problemi: Shpenzimet e tepėrta
Shpėrdorimi i parave dhe i mosnjohjes sė mėnyrės pėr tė kursyer, shpeshherė shkakton kontradikta midis bashkėshortėve.
Zgjidhja
Kėto janė disa mėnyra kursimi, qė do tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e buxhetit shtėpiak:
1- Zbatimi i parimit tė pėrparėsive dhe renditjes sė kėrkesave sipas rėndėsisė.
2- Diskutimi i pėrjavshėm me gratė pėr nevojat e tyre, duke pėrcaktuar cilat janė ato mė parėsore, nė mėnyrė qė tė shihet mundėsia e kombinimit .
3- Kėnaqja me gjėrat qė ndodhen, duke mos blerė plaēka me ēmimet mė tė larta dhe duke mos krijuar nevoja tė reja.
4- Tė kuptuarit se Islami e ka ndaluar shpėrdorimin dhe shpenzimet e tepėrta, sepse Allahu (xh.sh.) ka thėnė: Hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do shpėrdoruesit.
Problemi: Kontradikta familjare
Me kontradikta familjare nėnkuptohen mosmarrėveshjet qė ndodhin midis familjes sė burrit dhe asaj tė gruas pėr shkaqe tė ndryshme, si dasma, festa, emri i fėmijės sė lindur etj, gjė qė ndikon nė tendosjen e marrėdhėnieve ndėrmjet burrit dhe gruas.
Zgjidhja:
1- Mosinformimi i familjeve pėrkatėse pėr mosmarrėveshjet qė lindin midis bashkėshortėve, pėr arsye se ato mund tė shkaktojnė kontradikta midis dy familjeve.
2- Pėrpjekja e familjarėve pėr tė toleruar ose pėr tė mbyllur njė sy pėr problemin, nė mėnyrė qė ai tė mos ndikojė negativisht nė lidhjen bashkėshortore.
3- Familjet e tė dy bashkėshortėve duhet tė pėrpiqen maksimalisht qė tu vėnė fre mosmarrėveshjeve dhe tė merren vesh me njėri-tjetrin pėr tė gjetur zgjidhjet e pėrshtatshme.
4- Parandalimi i kontradiktave familjare qė ndikojnė nė marrėdhėniet bashkėshortore. Nėse tė dyja familjet kanė probleme me njėra-tjetrėn, nėna ta nxisė vajzėn qė tė tė ketė marrėdhėnie tė mira me tė shoqin, dhe jo ta bėjė qė tė largohet nga bashkėshorti familjeve dhe tė largohet nga i shoqi.
Problemi: Streha bashkėshortore
Me kėtė problem nėnkuptohet mungesa e njė banese tė pėrshtatshme pėr ēiftin dhe lėvizjet e shumta nga njė apartament nė tjetrin, gjė qė shkakton njė gjendje psikologjike tė paqėndrueshme.
Zgjidhja:
Burri duhet tė sigurojė njė banesė tė pėrshtatshme pėr gruan e vet, me prindėrit e tij ose, mė vete. Banesa duhet tė ketė tė gjitha mjetet dhe aksesorėt qė u nevojiten fėmijėve dhe gruas, me kusht qė tė jenė tė pėrshtatshėm pėr tė bėrė njė jetė bashkėshortore tė qėndrueshme, tė qetė dhe normale, siē thotė Allahu (xh.sh.): Ato (gratė), sipas mundėsisė suaj i vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju (Et-Talak:6).Niveli I kushteve varion nė bazė tė mundėsive ekonomike qė ai ka. Bashkėshortėt duhet ta caktojnė banesėn ku do tė jetojnė pasi tė jenė menduar mirė rreth madhėsisė sė saj, rreth numrit tė dhomave, etj. Kjo bėhet nė mėnyrė qė tė stabilizohen dhe tė mos detyrohen tė ndėrrojnė shtėpi herė pas here. Nėse burri nuk i ka mundėsitė financiare pėr tė realizuar ato ēka ėndėrron gruaja e tij, duhet ta lajmėrojė atė dhe ti premtojė se kjo gjendje do tė jetė e pėrkohshme, dhe se ai do tė punojė pėr ti siguruar asaj gjithēka qė e bėn tė lumtur.
Problemi: Konflikti se kush ėshtė mė dominant
Me kėtė konflikt nėnkuptojmė, pėrpjekjet e secilit prej bashkėshortėve nė kėtė kohė, pėr tė evidentuar veten dhe personalitetin e tij, duke cėnuar tjetrin.
Zgjidhja:
Shumė nga bashkėshortėt kujtojnė, se kanė tė drejtėn absolute pėr tė vendosur dhe shohin se kėtu shprehet fuqia e tyre. Ndėrkohė, shumė gra mendojnė se administrimi i shtėpisė dhe edukimi i fėmijėve, duhet tė jetė vetėm nėn kontrollin e saj, dhe kėtu shohin forcėn e tyre. Ky mendim ėshtė i gabuar tek tė dyja palėt dhe mund tė shkaktojė probleme pa fund. Disa nga zgjidhjet e kėsaj situate po i japim si mė poshtė:
1- Pjesėmarrja e pėrbashkėt e bashkėshortėve nė marrjen e vendimeve, ashtu siē ka vepruar i Dėrguari i Allahut (a.s.) me gratė e veta dhe siē na urdhėron Allahu i madhėruar: Kėshillohu me ato pėr njė ēėshtje dhe, nėse vendos, mbėshtetju Allahut!
2- Elasticiteti nė marrėdhėniet midis bashkėshortėve, i cili ėshtė vela e bashkėveprimit. Pa elasticitet nuk do tė ketė bashkėveprim.Pjesėmarrja e pėrbashkėt i zgjidh ēėshtjet dhe njėkohėsisht e ruan familjen.
3- Me qėllim qė ky konflikt tė marrė nuance zbutėse, duhet qė pėrgjegjėsitė tė ndahen midis bashkėshortėve me mirėkuptim. Kjo mund tė ndikojė nė bindjen e palės kėmbėngulėse
Problemi: Shtrėngimi i pėrkohshėm i shpenzimeve
Me kėtė problem nėnkuptojmė uljen e sasisė sė shpenzimeve pėr shtėpinė nga ana e burrit, me qėllim sigurimin e sė ardhmes, gjė qė mund tė shkaktojė probleme financiare ndėrmjet bashkėshortėve.
Zgjidhja:
1- Bashkėshortėt duhet tė bien dakord nė pika tė caktuara pėr tė sistemuar pėrparėsitė e shpenzimit, sepse nuk ėshtė e arsyeshme qė tė jetohet nė njė gjendje tė vėshtirė materiale pėr tė siguruar tė ardhmen. Organizimi dhe sistemimi i nevojave parėsore ėshtė i domosdoshėm pėr buxhetin familjar.
2- Burri duhet tė shpenzojė pėr gruan dhe fėmijėt, aq sa tu sigurojė njė jetesė normale dhe ndėrkohė tė kursejė nga rroga diēka pėr tė ardhmen. Me planifikim tė mirė dhe duke llogaritur buxhetin familjar problemi zgjidhet.
3- Bashkėbisedimi dhe mirėkuptimi midis bashkėshortėve evitojnė lindjen e problemeve. Nėse burri ia sqaron gruas arsyet e kursimit nuk do tė lindin probleme.
Problemi: Gruaja nuk ka shumė kohė pėr burrin
Ndodh qė gruaja interesohet shumė pėr fėmijėt dhe nuk i kushton kohėn e duhur burrit. Kjo dukuri e bėn burrin xheloz, e mėrzit atė dhe shkakton probleme midis bashkėshortėve.
Zgjidhja:
1- Gruaja duhet ta organizojė kohėn e saj nė mėnyrė tė tillė qė ti kushtojė njė kohė tė veēantė burrit tė vet, tė ulet me tė, tė dalė shėtitje me tė, me qėllim qė ai tė ndjehet I vlerėsuar.
2- Burri duhet ta ndihmojė herė pas here gruan e vet nė kujdesin ndaj fėmijėve dhe tė jetojė nė mėnyrė qė ta kuptojė se kujdesi pėr fėmijėt kėrkon kohė, por nuk ėshtė e vėrtetė se ai ėshtė i lėnė pas dore.
Problemi: Dyshimi dhe xhelozia
Dyshimi dhe xhelozia janė tė shpeshtė nė vitet e para tė jetės bashkėshortore dhe secili partner nė njė farė mėnyre e ruan tjetrin.
Zgjidhja:
Hapat qė duhet tė ndjekin bashkėshortėt pėr tė kapėrcyer kėtė problem janė:
1- Duhet tė pyesėsh veten se ētė bėn tė dyshosh? A ke ndonjė gjė tė prekshme apo jo?
2- Nėse nuk ke ndonjė gjė tė prekshme, atėherė kėto mendime negative janė rrjedhojė e ndonjė ērregullimi nė personalitetin tėnd, prandaj duhet tė pyesėsh veten:
- A e ke provuar njė eksperiencė negative tė ngjashme nė familje kur ishe i vogėl?
- A ke parė ndonjė film televiziv qė tregon historinė e njė tradhėtie?
- A ke lexuar ndonjė tregim tradhėtie?
- A ke dėgjuar nga ndonjė shok/shoqe pėr tradhėtinė bashkėshortore?
- Pyetjet e mėsipėrme kanė krijuar tek ty mendime negative.
- Mendimet negative prodhojnė dyshime dhe ndjenjė shqetėsimi.
- Ndjenjat e dyshimit dhe tė shqetėsimit do tė krijojnė njė sjellje shkatėrrimtare pėr familjen.
Dhjetė hapa pėr tė larguar dyshimet nga jeta bashkėshortore:
1- Shmangia e mendimeve negative.
2- Besimi i ndėrsjellė tek njėri-tjetri.
3- Sinqeriteti dhe transparenca nė marrėdhėnie bashkėshortore i largojnė dyshimet.
4- Ngushtimi i rrethit tė kontradiktave bashkėshortore.
5- Ballafaqimi ėshtė metodė e shkėlqyer.
6- Mos e pėrdor metodėn e fajėsimit!
7- Shih nga kėndvėshtrimi i tjetrit!
8- Mundohu ti kuptosh shkaqet e sjelljes!
9- Mos e bėj tė kaluarėn terren pėr dyshime!
10- Beso tek vetja!
Pėr tė shmangur xhelozinė nė jetėn bashkėshortore
1- Sinqeriteti dhe transparenca
2- Argumentimi mbi bazėn e arsyes,llogjikės dhe gjakftohtėsisė.
3- Moszgjidhja e problemit nga ana e burrit duke shkaktuar probleme tė tjera.
4- Kur lindin ndjenjat e xhelozisė do tė ishte shumė mirė sikur bashkėshortėt tė uleshin dhe tė shprehnin ndjenjat e tyre pėr kėtė ēėshtje, pa akuzuar, pa nėrtitur dhe pa poshtėruar njėri-tjetrin.
Problemi: Vėshtirėsia pėr tė arritur harmoninė
Me kėtė problem nėnkuptojmė vėshtirėsitė qė ka ēdo palė pėr tu pėrshtatur me tjetrin.
Zgjidhja:
1- Karakterizimi I bashkėshortėve nga inteligjenca dhe shpirti i butė islam pėr tė pranuar qortimet. Ta dijnė bashkėshortėt se pėrsėritja e fjalėve si mė kupto, nuk e more vesh qėllimin tim, mundohu tė mė kuptosh, janė tregues tė dėshirės pėr mirėkuptim.
2- Zgjedhja e temave tė veēanta pėr diskutim nga politika, ekonomia, shoqėria, edukimi etj, qė i jep mundėsi gruas tė zbulojė mėnyrėn e arsyetimit tė burrit.Diskutimi i ēėshtjeve duke pėrdorur shprehje si jam dakord me mendimin tėnd, jam dakord me ty deri nė njė farė pike, nuk jam dakord me ty nė kėtė pike
3- Po ashtu, duhet tė ketė harmoni edhe nė marrėdhėniet intime dhe, palėt duhet tė gjejnė mėnyrėn qė ua plotėson mė mirė kėtė nevojė.
Problemi: Vonesa e lindjes
Me kėtė problem nėnkuptohet padurimi nga vonesa e lindjes dhe frika nga steriliteti.
Zgjidhja:
1- Bashkėshortėt duhet ta dinė se vonesa e lindjes nuk do tė thotė patjetėr se ka sterilitet. Ajo ėshtė gjė shumė e zakonshme, pėr tė cilėn nuk duhet tė shqetėsohen. Bashkėshortėt qė nuk kanė jetė tė ngarkuar dhe qė nuk kanė fėmijė, nuk duhet tė bėjnė kontroll mjekėsor pa kaluar njė vit nga njė jetė e rregullt ēifti e pandėrprerė nga udhėtime tė gjata tė burrit ose nga shkaqe tė tjera.
2- Disa kėshilla pėr gruan: Ruaje peshėn e pėrshtatshme, mos e pi duhanin, mos e neglizho dhimbjen nė zonėn e legenit, mos iu dorėzo ankthit dhe depresionit, por mundohu ti kontrollosh kėto gjendje.
Problemi: Pėrvoja e pakėt nė administrimin e pėrgjegjėsive
Mungesa e pėrvojės pėr tė administruar pėrgjegjėsitė e reja tė martesės ėshtė burim problemesh.
Zgjidhja:
1- Bashkėshortėt duhet tė informohen mė shumė pėr pėrgjegjėsitė e reja qė i presin, duke lexuar pėr to nėpėr libra, nė internet etj.
2- Frekuentimi i seminareve dhe dėgjimi i kasetave qė flasin pėr mėnyrėn e pėrmbushjes sė kėtyre pėrgjegjėsive.
3- Pėrfitimi nga pėrvoja e njerėzve tė afėrm dhe e shoqėrisė pėr pritjen e pėrgjegjėsive tė reja.
4- Trajnimi nė praktimin e vazhdueshėm tė kėtyre pėrgjegjėsive, derisa hap pas hapi tė kthehen nė rutinė.
5- Ta durojnė njėri-tjetrin, derisa tė mėsohen ti kryejnė detyrat ashtu siē duhet.
-
-
A ka ēėshtje private mes bashkėshortėve?!
Ēdo ditė pėrsėritet shprehjaēėshtje private mes njerėzve tė niveleve, raporteve dhe kombėsive tė ndryshme e pas disa orėsh diskutimesh i gjejmė tė thonė: kjo ėshtė ēėshtje private e imja e nuk i lejohet kujt tė ndėrhyjė nė tė. Disa fėmijė, pėr shembull, refuzojnė kėshillat dhe ndėrhyrjen e prindėrve tė tyre nė pėrzgjedhjen e shokėve,
duke e konsideruar kėtė si njė ēėshtje private tė tyre. Por ēmund tė themi pėr fshehtėsinė mes dy bashkėshortėve? A ėshtė ajo si fshehtėsia mes pjesėtarėve tė familjes, shokėve apo ēdo njeriu tė thjeshtė? A ka nė jetėn bashkėshortore zona private qė nuk i lejohet ndonjėrit prej tyre tė hyjė apo thjesht ti afrohet atyre? A konsiderohet fshehtėsia ndonjė gabim i kryer nga njėri prej bashkėshortėve, i cili e rrethon atė me gardhin e fshehtėsisė qė ta ndalojė tjetrin ta kalojė apo ta zbulojė? A ndryshon kuptimi i fshehtėsisė nga burri tek gruaja? Kėtė do ta shohim nėpėrmjet hetimit tė mėposhtėm:
Nuk ka fshehtėsi mes burrit e gruas
Thonė, se nuk ka fshehtėsi apo sekrete nė marrėdhėniet bashkėshortore, sepse ēdo gjė duhet tė jetė e qartė midis tyre. Ėshtė e gabuar dhe e turpshme n.q.s njėri prej bashkėshortėve fsheh apo ruan njė sekret ndaj tjetrit, sepse ai mundohet tė ruajė e tė fshehė sekretin e tij para gruas.
Fshehtėsia pėr sekretet e punės ėshtė e domosdoshme
Thotė, se nuk duhet tė ketė tė fshehta mes dy bashkėshortėve, vetėm, sipas mendimit tim, tė fshehtat pėr ēėshtjet e punės. Nuk ėshtė e domosdoshme dhe e detyrueshme tė njoftohet gruaja pėr tė tėra ēėshtjet e punės dhe sekretet e saj, pasi kjo ėshtė pėrgjegjėsi shumė e madhe mbi burrin. Ai mund tė jetė i lidhur me ndonjė punė delikate, ku kėrkohet prej tij fshehja e saj e nuk i lejohet ndonjė personi tjetėr ti afrohet asaj pune.
Njoh njė shok qė kishte njė ide pėr tė ngritur njė projekt tė ri e tė rrallė, i cili akoma nuk kishte dalė nė dritė. Duke u nisur nga dėshira pėr konsultim dhe afrimitet me gruan, i tregoi asaj qėllimin e tij dhe dėshirėn pėr ngritjen e kėtij projekti. Ajo, nga ana e saj, e diskutoi projektin e tė shoqit me gra tė tjera, duke e pėrhapur kėshtu idenė, derisa shkoi fjala tek njė i pasur, tė cilit i pėlqeu dhe e zbatoi menjėherė.
Gruaja ime ėshtė shoqja dhe shoqėruesja e jetės sime
Thotė njė i martuar qė prej njėzet e pesė vjetėsh: gjatė tėrė jetės sonė martesore nuk ka patur sekrete apo ēėshtje private mes nesh. Ajo ėshtė shoqja dhe shoqėruesja e jetės sime e kėshtu asnjeri prej nesh nuk i fsheh gjė tjetrit. Atė qė mund tia them ndonjė shoku apo personi tė afėrm ia them asaj. Baza e marrėdhėnies martesore ėshtė qartėsia, tė jesh i hapur dhe elastik, pasi fshehtėsi do tė thotė tė vesh pengesa mes dy palėve, ta trajtosh tjetrin nė mėnyrė zyrtare dhe me kufij. Kjo gjė nuk duhet tė ekzistojė mes bashkėshortėve.
Ndalohet prekja apo ti afrohesh
Thotė njė femėr: nuk i fsheh burrit tim asgjė e nuk ka asgjė private mes nesh. Jeta ėshtė e qartė nė ēdo gjė, por diēka mė mundon prej veprimeve tė tij. Ai refuzon tė pėrgjigjem nė celularin e tij, gjithashtu mė fsheh faturat e telefonit tė tij. Kėtė ai e justifikon me thėnien se ėshtė diēka private e tij e unė skam tė drejtė ta kaloj atė. Kjo ėshtė e habitshme dhe mua mė duket se ai po mė fsheh njė gabim. Ai mė qorton e mė akuzon se po e pėrgjoj. Shkaku i mbikqyrjes dhe pyetjeve tė mia kėmbėngulėse ėshtė padija ime pėr tė. Ai thotė se do tė mė njoftojė pėr ēdo gjė, vetėm kur tė kem hequr dorė nga mbikqyrja dhe kėrkimi nė ēėshtjet private tė tij.
Ndėrhyrja nė ēėshtjet e modės dhe bukurisė
Thotė njė femėr: nuk mė pėlqen qė burri im tė ndėrhyjė nė ēėshtjet e tualetit dhe veshjes sime, duke i konsideruar ato si gjėra private tė miat, por ai e sheh si tė drejtėn e tij tė plotė tė ndėrhyjė, tė kundėrshtojė mėnyrėn e tualetit apo zgjedhjen e veshjes sime. Kemi diskutuar pėr kėtė mė shumė se njė herė. Ai ka tė drejtė tė shprehė mendimin e tij, por jo ta imponojė atė. Gruaja e di mė mirė se ēfarė i pėrshtatet, pasi ajo mund tė jetė mė e informuar pėr veshjet dhe modelet e reja dhe ndėrhyrja e tepėrt pėr kėtė shkakton konflikt tė pėrhershėm mes nesh.
Fshehtėsia a ėshtė pengesė nė marrėdhėniet bashkėshortore?
Thonė, se bashkėshortėt janė njė njeri i vetėm. Nuk ka fshehtėsi mes tyre, sepse kjo do tė thotė shumė probleme dhe pengesa tė paparashikuara. Si rrjedhim tė dy bashkėshortėt do tė jetojnė vite tė tėra mugėtire, luhatjeje e largėsie, sikur tė jenė tė huaj.
Fshehtėsi do tė thotė mosndėrhyrje e secilės palė nė ēėshtjet e tjetrės pėr njė ēėshtje tė caktuar. Po sikur njėri prej tyre tė ketė ndonjė problem, tė jetė nė rrezik apo mė keq, tė bėhet pikė dyshimi pėr shkak tė kėsaj paqartėsie e kėsaj fshehtėsie, si do tė vepronte atėherė, si do ta mbronte veten e ta justifikonte qėndrimin dhe nevojėn e tij pėr tė ndihmuar palėn tjetėr? Pikėrisht, pėr kėtė, unė jam kundėr fshehtėsisė mes bashkėshortėve.
Flokėt e verdhė dhe boja
Thotė njė nėnė e katėr fėmijėve: nuk ka fshehtėsi mes bashkėshortėve. Kjo ėshtė mė mirė pėr tė dy palėt. Ka raste kur gruaja dėshiron tė ruajė disa gjėra, duke i konsideruar ato si ēėshtje private tė saj, tė cilat nuk mund ti pėrhapė e kjo pėr ti shpėtuar sikletit, pėr shembull, kur pashė thinjėn e parė nė flokėt e mi, u mundova ta fshihja duke e lyer me bojė nė ngjyrėn e flokėve tė mi, qė burri im tė mos e shihte. Kjo gjė vazhdon akoma qė prej tre vjetėsh. Njė herė harrova kutinė e bojės nė banjo dhe kur e pa im shoq mė pyeti se pse i lyeja flokėt me tė njėjtėn ngjyrė. U ndjeva keq dhe kėtė gjė e konsiderova si njė ndėrhyrje nė ēėshtjet e mia private.
Bashkėshortėt janė njė person i vetėm
Thotė njė femėr: e dua burrin tim e nuk shoh se ka dallim mes nesh. Nuk ka asgjė qė tia fshehim njėri-tjetrit. Ne kuptohemi mirė dhe fshehtėsia nėnkupton qė ka njė distancė dhe moskuptim, ku ndonjėri prej nesh ndalon tjetrin tė ndėrhyjė nė njė prej ēėshtjeve tė tij. Kjo gjė nuk mė pėlqen. Disa bashkėshortė ndėrhyjnė nė veprimet dhe marrėdhėniet e tjetrit nė mėnyrė tė bezdisshme, duke e konsideruar kėtė si njė tė drejtė tė tyre dhe se gruaja apo burri janė mbreti i tij (saj) duke vepruar me tė si tė dėshirojė.
D. Isa Zeki komenton e thotė: patjetėr qė duhet bėrė njė farė dallimi mes fshetėsisė nė ēėshtjet ekonomike dhe fshetėsisė nė ēėshtjet e tjera.
Fshehtėsia nė ēėshtjet e tjera bazohet nė respektimin e tre rregullave bazė:
E para: njeriu i pėrgjegjshėm e i pjekur ka tė drejtė tė veprojė nė ēėshtjet e tij pa patur nevojė pėr mbikqyrje;
E dyta: burri ka tė drejtėn e kujdestarisė dhe mbikqyrjes sė gruas;
E treta: secili prej bashkėshortėve ka detyra dhe tė drejta ndaj tjetrit.
Nėse mbledhim tė tre kėto rregulla, do tė shohim se secili prej bashkėshortėve ka tė drejtėn e fshehtėsisė nė veprimet e tij, por kjo nuk duhet tė pengojė kryerjen e detyrimeve ndaj tjetrit.
Gjithashtu ka diēka me tė cilėn burri duhet tė veēohet e ajo ėshtė e drejta e ndjekjes sė gruas nė veprimet e saj. Kėtė tė drejtė duhet ta zbatojė personalisht nė bazė tė sė drejtės sė kujdestarisė ndaj saj dhe bindjes. Nėse sheh qė gruaja nuk kujdeset, nuk respekton tė drejtat e tij apo nuk kryen ndonjė detyrė qė i pėrket, atėherė ai ka tė drejtė ta ndalojė, kurse ajo ka pėr detyrė ti bindet.
Gruaja ka tė drejtė ti kėrkojė burrit tė respektojė tė drejtat e saj e tė mos i injorojė ato duke u justifikuar me tė drejtėn e fshehtėsisė. Ajo nuk ka mbikqyrje tė drejtpėrdrejtė ndaj burrit dhe nuk mundet ta detyrojė atė vetė, por me anė tė gjykatės.
Gjithēka u tha mė lart bazohet nė parimin se ēfarė ėshtė e drejtė e ēfarė jo. Jetėn e bashkėshortėve nuk e drejton vetėm ky parim, por ėshtė parimi i bashkėjetesės dhe mirėkuptimit, tė pėrmendur nė ajetin kuranor E mos harroni meritat mes jush.
Parimi i bashkėjetesės dhe i mirėkuptimit i bėn bashkėshortėt tė mos ndalen nė kufijtė e tė drejtave apo detyrimeve, por tė shkojnė mė larg se kaq, pasi siē dihet nė jetėn bashkėshortore secili prej tyre i jep tė drejtėn tjetrit me dėshirė, pa qenė nevoja qė ky ta kėrkojė e tė lodhet derisa ta arrijė atė.
Sondazh i kryer nga 73 burrave
Ēfarė i fsheh burri gruas sė tij?
Gjėrat e mėposhme morėn vetėm njė pikė:
Unė e dua atė; ku i kaloj netėt; fjalėt e familjes sime pėr tė; ēdo gjė; fėmijėt e mi me gruan e parė; ndihmėn qė mė jep familja pėr problemin qė kam; borxhet; ngritjen nė detyrė; humbjen nė tregti; marrjen e drogės; gjėra qė ajo nuk do qė unė ti bėj.
Sondazh i kryer nga 73 gra
Ēfarė i fsheh gruaja burrit tė saj?
Gjėrat e mėposhme morėn vetėm njė pikė:
Lidhjet e mia; shoqen time nėse nuk ėshtė e respektuar; shpenzimet e shtėpisė; ēdo gjė; shkuarjen nė sallon bukurie; kur pėlqej njė burrė tjetėr; xhelozinė time ndaj tij; dashurinė qė kam pėr shoqet e mia; filmat qė shikoj; ndjenjat e familjes sime kundrejt tij; frika qė kam prej tij dhe pėr tė; gjėrat qė nuk i pėlqej tek ai; gjendjen time shpirtėrore; dhimbjet; marjen e kontraceptivėve; pamundėsinė time pėr tė lindur.
-
-
Bashkėshortėt dhe jeta intime
Islami e sheh njeriun nė njė kėndvėshtrim tė pėrgjithshėm, fizikisht, mendėrisht dhe shpirtėrisht. Mė pas, mbi kėtė bazė ai sistemon jetėn e tij, duke pėrqendruar tėrė energjitė e tij drejt punės pėr ndėrtimin e tokės dhe themelimin e qytetėrimeve. Nė tė njėjtėn kohė, ai pranon
qenien shpirtėrore tė njeriut dhe beson se nė tė ka njė fryrje nga shpriti i Allahut. Gjithashtu, i pranon edhe kėrkesat, energjitė qė ka kjo qenie shpirtėrore, duke i dhuruar atij besimin, moralin dhe vlerat.
Marrėdhėniet seksuale brenda ēiftit sjellin:
1- Lidhjen e marrėdhėnieve me bazė afrimiteti e mėshire mes burrit e gruas. Pikėrisht, kėtė tregon edhe ajeti kuranor: Pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj gratė, qė tė gjeni prehje tek to dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė.(30:21)
2- Formimin e familjes, folesė sė pastėr, punishtes sė brezave, pikėnisjen e pėrgjegjėsisė dhe pjesėmarrjes nė edukimin e fėmijėve, pėrkujdesjes ndaj tyre. Burri ėshtė kujdestar dhe pėrgjegjės pėr familjen e tij, gruaja ėshtė kujdestare dhe pėrgjegjėse pėr fėmijėt e saj e tė dy sė bashku janė kujdestarė nė shoqėri dhe pėrgjegjės pėr fėmijėt e tyre, duke i siguruar atyre lumturinė. Pikėrisht, ky ėshtė kuptimi i ajetit kuranor: Zoti ynė, na dhuro gra e pasardhės qė tė jenė si dritė syri pėr ne dhe ne na bė shembull pėr tė devotshmit. (25:74)
3- Vazhdimėsinė e llojit njerėzor dhe ndėrtimin e jetės, ashtu siē thotė edhe ajeti kuranor: Ne dėrguam edhe para teje profetė dhe atyre u mundėsuam tė kenė gra e fėmijė. (13:38) Allahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj, e prej tyre ju dha fėmijė e nipa, duke ju furnizuar me tė mira. A besojnė (edhe pas kėsaj) ata tė pavėrtetėn dhe tė mirat e Allahut i mohojnė? (16:72)
4- Realizimin e ēlirimit material dhe shpirtėror pėr njeriun, duke zbrazur ngarkesėn seksuale, siē thotė edhe Allahu i madhėruar: Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur. Pastaj e zbritėm atė nė mė tė ultin e tė ultėve. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira kanė shpėrblim tė pandėrprerė. (95:4, 5, 6)
Gjithashtu, Kurani e pėrshkruan marrėdhėnien mes burrit dhe gruas me njė shprehje tepėr tė bukur: Ato janė veshje (prehje) pėr ju dhe ju jeni veshje (prehje) pėr ato.(2:187) Me fjalėn veshje jepet njė pėrshkrim i mrekullueshėm i marrėdhėnies sė trupit me shpirtin, sepse:
a: veshja ėshtė gjėja mė e afėrt me trupin e njeriut;
b: veshja ėshtė nė masėn e njeriut, e detajuar, as mė e madhe e as mė e vogėl;
c: veshja vlen pėr mbulimin e tė zotit;
d: veshja ėshtė mbrojtje pėr tė nga ēdo e keqe;
e: ajo i dhuron atij qė e vesh bukuri e stoli.
Islami nuk ėshtė fe e largėt nga realiteti, por ėshtė fe me vlera, i cili punon me natyrėn me tė cilėn Allahu i ka krijuar njerėzit. Allahu qė vuri tek njeriu instiktet dhe ndjenjat, nuk kishte se si ti linte ato pasdore, qė njeriu tė mund ti pėrmbushte ato nė mėnyrė shtazore. Si do tė mund tė ishte ndryshe njė gjė e tillė, kur Ai vetė thotė: ēdo gjė tek Ai ėshtė me masė. (13:8) Instiktin seksual tek njeriu Allahu e vuri pėr tė pėrmbushur synime tė larta, ku nė krye tė tyre qėndron qėllimi i adhurimit tė Krijuesit dhe ndėrtimi i tokės, siē edhe thotė: O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej kėtyre u shtuan shumė burrra e gra. Kini frikė Allahun dhe me emrin e Tij pėrbetohuni, ruajeni farefisin, se Allahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju. (4:1)
Tė drejta reciproke
Islami e ka luftuar tėrheqjen e njeriut nga bota, njė lloj tėrheqje ėshtė edhe murgjėria, e cila i kėrkon njeriut tė veēohet larg kėsaj bote vetėm pėr adhurime fetare. Allahu i madhėruar, qė e krijoi njeriun prej balte e shpirti, e urren kėtė tėrheqje, nga e cila pezullohet njė prej roleve tė njeriut nė tokė, pikėrisht, mirėmbajtja e saj. Ajo sjell pezullimin e detyrave tė trupit, shfaqjen e ndrydhjes shpirtėrore, e cila mund tė shpėrthejė e mund ta ulė shumė figurėn e njeriut. Allahu i qorton ata qė shpikėn murgjėrinė, ata as e lanė atė dhe as e mbajtėn ashtu siē duhet. Allahu thotė: Ne nuk ua bėmė atyre detyrim. Mirėpo, edhe pse kishin pėr qėllim tė vetėm tė arrijnė kėnaqėsinė e Allahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet, prandaj atyre qė besuan Ne u dhamė shpėrblimin e kėrkuar, po shumica prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė). (57:27)
Instiktin seksual islami nuk e ka pėrshkruar si diēka tė ulėt apo tė pisėt, derisa ai pėrmbushet nė mėnyrėn e caktuar nga islami. Allahu thotė: Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj grave, djemve, ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po te Allahu ėshtė e ardhmja mė e mirė. (3:14) Dashurinė pėr gratė Allahu e vuri nė kulmin e dėshirave tė vetes, si njė tė vėrtetė reale, por kjo dashuri pėr gratė, fėmijėt e pasurinė nuk duhet ti marrė njeriut mendjen e tė harrojė atė qė Allahu ka pėrgatitur pėr tė, mirėsi qė nuk ka fund.
Islami nuk favorizon burrin apo gruan nė kėtė kėrkesė natyrore, por tė dyve u ka dhėnė tė drejtėn qė tė mund tė pėrmbushin nevojat e tyre trupore. Kėtė ai e aprovon nė njė formė qė nuk mund tė shihet, e cila i merr parasysh tėrė hollėsirat e shpirtit njerėzor. Dihet edhe nga dispozitat e sheriatit islam, se lidhja martesore mund tė prishet edhe prej tė metave trupore qė mund tė ketė burri ose gruaja, tė cilat pengojnė realizimin e nevojave intime. Kėshtu, edhe nėse burri betohet tė mos ketė marrėdhėnie intime me gruan e tij, qė nė dispozitat islame quhet ila, kėtė burrė feja islame e konsideron si person qė dėmton gruan e tij dhe shpėrdorues i tė drejtės sė tij ndaj saj. Ai detyrohet tė thyejė betimin e tij para kalimit tė katėr muajve, duke shpaguar edhe pėr betimin e bėrė ndryshe. Nėse kalon koha prej katėr muajsh, para se ai ti kthehet gruas sė tij, prej tij kėrkohet divorci dhe nėse nuk e bėn, ėshtė gjykatėsi ai qė ndėrhyn nė ndarjen mes tyre. Allahu i madhėruar thotė: Ata qė betohen se do tė largohen prej grave tė tyre (tė mos bėjnė kontakt me to), afati i pritjes ėshtė katėr muaj. Nė qoftė se ata kthehen (heqin dorė nga betimi), ska dyshim, Allahu bėn falje dhe mėshiron. (2:226)
Edhe Profeti (a.s) e shpreh etikėn islame nė kėtė ēėshtje dhe i tėrheq vėmendjen burrave qė tė respektojnė tė drejtat e grave tė tyre, sepse gruaja ėshtė pala ku mbizotėron mė shumė turpi. Enes bin Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, thotė: I Dėrguari i Allahut ka thėnė: Nėse dikush kontakton me gruan e tij, le tė bėjė bamirėsi me tė. Nėse e kryen epshin e tij para saj, tė mos nxitojė, por tė presė derisa ajo tė kryejė nevojėn e saj.
Bashkėshortėt kanė tė drejtat e tyre, qė ti kėrkojnė njėri-tjetrit tė kenė marėdhėnie. I Dėrguari i Allahut paralajmėron gratė tė kenė kujdes pėr tė drejtat e burrave dhe nė kėtė pikė thotė: Nėse burri thėrret gruan e tij nė shtrat e ajo nuk i shkon, ai gdhihet i zemėruar me tė, atė grua e mallkojnė melaiket derisa tė gdhihet. Por duhet tu kujtojmė burrave qė tė mos e keqkuptojnė kėtė hadith, vetėm nė rastet e pamundėsisė sė gjendjes shpirtėrore e fizike tė gruas, kur ai i kėrkon kėtė gjė asaj. Edhe gruaja duhet tė jetė e pėrgatitur shpirtėrisht e fizikisht pėr kėtė gjė.
Kriteret e sistemimit tė kėtij instikti
Islami, nėpėrmjet kontrollit tė kėtij instikti dhe orientimit tė saktė tė tij, kujdeset tė themelojė njė shoqėri tė pastėr, duke e ruajtur atė njėkohėsisht prej devijimit.
Ai nxit largimin prej gruas gjatė tė pėrmuajshmeve tė saj. Gjatė kėsaj periudhe, jo vetėm qė ulet ndjenja seksuale e gruas, por njėkohėsisht shkakton edhe dėme shėndetėsore pėr burrin. Allahu thotė: Largohuni ( kontaktit seksual) prej grave gjatė menstruacioneve e mos iu afroni atyre derisa tė pastrohen. (2:222)
Njė nga etikat qė Islami ka vėnė pėr kėtė gjė ėshtė: marrėdhėniet intime tė mos konsiderohen si njė detyrė mes burrit dhe gruas, por ato tė jenė kurorėzim i qetėsisė, afrimitetit e mėshirės mes zemrave tė tyre, kėshtu qė ai i vė disa etika tė kėtij instikti natyror, si pėr shembull: 1-pėrmendja e emrit tė Allahut nė fillim. Profeti (a.s) thotė: Nėse ndonjėri prej jush dėshiron tė kontaktojė me gruan e tij le tė thotė: Nė emėr tė Allahut, o Allah na largo shejtanin dhe largoje atė prej fėmijės qė mund tė na dhurosh. Nėse ėshtė caktuar qė prej tyre do tė ketė fėmijė prej kėtij kontakti, shejtani nuk do tė mund ti bėjė kurrė dėm atij.
2-ruajtja e sekreteve tė kėtij kontakti. Profeti (a.s) thotė: Njeriu me pozitė mė tė keqe tek Allahu nė Ditėn e Kijametit, ėshtė ai burrė qė i hapet gruas sė tij e ajo i hapet atij, pastaj ai hap ekretet e saj.
-
-
PĖR VETE, PĖR TY, PĖR TĖ DY SĖBASHKU
Dashuria, mirėkuptimi dhe respekti janė trekendėshi i lumturisė bashkėshortore. Ato janė kėshtjella e saj e mirėmbrojtur, e cila mbron anijen e martesės prej mbytjes, kur mbi tė vėrshon deti i problemeve
dhe i konflikteve. Por nuk ka shtėpi pa probleme, qofshin tė vogla apo tė mėdha. Shpesh ndodh qė kėto tė lėnė njė lloj ftohjeje dhe venitjeje, tė cilat kėrcėnojnė harmoninė e familjes. Tė dy bashkėshortėt kanė pėrgjegjėsinė e pėrbashkėt nė ruajtjen e ngrohtėsisė sė ndjenjave dhe dashurisė mes tyre, qė tė sigurohet vazhdimėsia e jetės bashkėshortore.
Ndodh ndonjėherė qė nė jetėn bashkėshortore tė ketė momente zvenitjeje mes dy bashkėshortėve. Njė person qė e mohon kėtė gjė nuk ėshtė i sinqertė. Ėshtė mė i zgjuar ai qė shuan konfliktin, sesa ai qė e zvarrit atė. Duke qenė se bashkėshortėt janė njė qenie e vetme, pėrgjegjėsia, qė kėtyre problemeve ti jepet fund, ėshtė e pėrbashkėt. Njė nga mėnyrat qė mund ti japin fund kėsaj zvenitjeje janė takimet familjare dhe udhėtimet brenda qytetit, qė nga ana e tyre e gjallėrojnė jo vetėm jetėn brenda familjes, por edhe ndjenjat mes bashkėshortėve. Mėnyrat e thyerjes sė monotonisė nė jetėn bashkėshortore mund tė jenė tė ndryshme e tė shumėllojshme, por barra mė e madhe i bie gruas, pasi ajo ka mundėsi qė ndjenjėn e dashurisė e tė ngrohtėsisė, tė zvenitura mes tyre nga rutina e pėrditshme e punės, ti zgjojė duke rregulluar veten e saj apo edhe me sistemimin e shtėpisė. Mund tė jetė ndonjė dhuratė e shkėmbyer me njėri-tjetrin apo edhe fjalėt e mira, tė humbura prej kohėsh mes tyre, pasi vendin e tyre e kanė zėnė fjalėt e punės.
Fjalėt qė thuhen tė jenė nė pėrshtatje me natyrėn, gjendjen e bashkėshortėve, pasi nė rast tė kundėrt ato mund tė lėndojnė. Lidhur me kėtė po sjellim njė shembull: Njė burrė i verbėr u martua me njė grua, e cila pėrherė i fliste pėr bukurinė e saj. Njė herė po i thoshte tė shoqit: A sikur tė shihje, pasi sytė e tu do tė kėnaqeshin me bukurinė e fytyrės sime, ngjyrėn e kuqe tė faqeve tė mia dhe me flokėt e zinj. Ai e dėgjonte, jo pa dhembje dhe njė herė, pasi durimi i kishte mbaruar, i tha: Nėse ėshtė e vėrtetė kjo qė po thua, ata qė shohin nuk do tė tė linin ty me mua.
Vetė puna e bashkėshortit mund tė bėjė qė gruaja, nė tė shumtėn e rasteve, tė mbetet e vetme nė shtėpi, mes fėmijėve, duke ndjerė se ajo ėshtė e vetmja pėrgjegjėse pėr edukimin e tyre. Kjo gjendje mund ti sjellė asaj mėrzitje e zvenitjeje tė jetės bashkėshortore. Shėrimi i kėsaj gjendjeje mund tė jetė edhe njė dhuratė e vogėl, e cila i bėn asaj tė ndjejė e tė kuptojė qė e tėrė puna e bashkėshortit, nuk ėshtė vetėm personale, por ėshtė pėr tė dhe familjen. Vetė llojshmėria dhe ndryshimi janė shkaqe qė largojnė ftohjen mes bashkėshortėve, pasi jeta nuk ėshtė vetėm dhėnie e marrje materiale mes tyre.
Roli i burrit nė shtėpi nė edukimin e fėmijėve
Prezenca e tij ndonjėherė nė kuzhinė, kur gruaja gatuan, do tė ishte pozitive. Ai mund ta ndihmojė nė punėt qė ajo ka nevojė, sepse si i thonė njė fjale, njė dorė e vetme nuk duartroket.
Madje edhe vetė problemet, me tė cilat pėrballet familja nė momente tė ndryshme, mund tė jenė shkak pėr thyerjen e rutinės dhe tė monotonisė nė familje, sigurisht pėr gratė qė dinė si ti trajtojnė ato, pasi nė disa ēifte ato konsiderohen edhe si erėzat e jetės bashkėshortore.
Madje, nga kėto probleme mund tė pėrfitohet, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen.
Njė zgjidhje tjetėr e kėtij problemi, qė sa vjen e po shtohet nėpėr familje, ėshtė edhe durimi. Sado probleme tė lindin, ato patjetėr qė do ta kenė njė fund, duhet tė kesh durim pėr ti pėrballuar. E pėrsėri, mes bashkėshortėve do tė kthehet harmonia e ngrohtėsia qė kishte munguar.
Mendime tė ēmendura pėr njė martesė tė lumtur
Duhet tė vendosen rregulla, parime qė tė lehtėsojnė monotoninė, mėrzitjen dhe presionet qė ajo ka. Kėtu janė disa mendime dhe sugjerime, pėr ti dhuruar jetės bashkėshortore fragmente tė lumtura.
Tė dy sė bashku
-Parfumet janė shkopi magjik pėr qetėsimin e nervave, ndjelljen e ndjenjave tė mira, si dhe nė krijimin e njė atmosfere tė ngrohtė nė shtėpi.
-Do tė ishte gjė e bukur, qė nė fillim tė martesės tė zotoheshit qė tė mos ishit vetėm dy bashkėshortė, por qė burri yt tė jetė i dashuri, shoku dhe njėkohėsisht vėllai yt, e anasjelltas, gruaja jote tė jetė e dashura, motra dhe shoqja jote. Kjo e bėn jetėn mė tė bukur dhe mė tė lumtur.
-Disa lojėra logjike dhe kulturore, por qė tė jenė tėrheqėse dhe tė bukura, do tė ishin shumė argėtuese. Njė ditė nė muaj ti me gruan dhe fėmijėt kalojeni mė kėto lloj lojėra. Kėtė ditė zgjidhe sė bashku me burrin dhe asnjėri tė mos heqė dorė nga fitorja, qė entuziazmi tė pushtojė shpirtrat tuaj.
-Lėr njė ditė tė javės pėr vete dhe burrin tėnd. Zgjidhe ti dhe kaloni momente tė bukura, qė fuqia e lidhjes mes jush tė rritet.
Pėr tė
-Interesimi yt pėr veten tėnde dhe pastėrtinė vetjake brenda shtėpisė ėshtė njė nga themelet e jetės bashkėshortore. Gruaja nuk ėshtė pėrgjegjėsja e vetme pėr rregullin brenda shtėpisė.
-Mos kurse fjalėt e ėmbla pėr ndonjė veshje tė bukur apo ndonjė veprim tė gruas tėnde, sidomos pėrpara fėmijėve, pasi kjo do ti japė jetės sė tyre kėnaqėsi, duke qenė se ti je udhėheqėsi i tyre.
-Ftoje gruan tėnde pėr tė ngrėnė darkė jashtė shtėpisė dhe zgjidh njė vend tė qetė. Ki kujdes qė kjo ftesė tė mos jetė me ndonjė qėllim apo shkak.
-Lėvizja dhe vrapimi ėshtė shumė e dobishme. Nė vend qė tė shoqėrohesh me njerėz tė tjerė shoqėrohu me gruan tėnde.
-Mos u pėrpiq tė qortosh gruan tėnde nė sy tė fėmijėve tė tu, sepse ajo ėshtė ėshtė shoqja e jetės e jo punėtorja jote.
-Blerja e njė dhurate, sado e vogėl qoftė, do tė thotė shumė pėr tė.
Pėr ty bashkėshorte
-Interesimi personal pėr veten tėnde nuk kėrkon shumė mund.
-Flisni sė bashku me burrin pėr gjėra tė pėrbashkėta mes jush, sepse ai nuk ėshtė specialist dhe nuk i intereson ato qė thuhen pėr rrobat apo veshjet e reja tė modės. Kėto lloj bisedash janė tė bezdisshme pėr disa gra e jo mė pėr burrat.
-Lėre mėnjanė mėnyrėn e pyetjepėrgjigjeve gjatė dialogjeve, por pėrpiqu tė jesh e zgjuar nė bisedat me tė.
-Xhelozia e tepruar ėshtė shkaku kryesor pėr pėrfundimin e shumė marrėdhėnieve martesore. Ti patjetėr qė duhet tė kesh besim tek vetja e herė pas here mos ngurro ta pyesėsh burrin se si tė sheh ty si grua e si tė dashur, ēfarė do tė dėshironte tė shihte tek ti. Pėrpiqu ti zbatosh sa tė mundesh. Ji e kujdesshme dhe e butė gjatė pyetjeve. Gjithashtu, edhe ti thuaji se ēfarė tė pėlqen tė shohėsh tek ai.
-Nėse ndodh ndonjė problem mos guxo tė ngresh zėrin pėr tė vėrtetuar qė ti je e fortė. Fuqia ėshtė tek mendja. Gjatė tė bėrtiturave ti nuk do tė mundesh tė mendosh. Qetėsohu, mendohu dhe mėso si tė mund tė mbash veten e tė jesh e qetė. Nėse je nė kėmbė, ulu apo ndėrro vend, pėrpiqu tė mos flasėsh.
Kėto ishin disa mendime qė tė gjithė i kemi menduar, ndoshta i kemi bėrė dhe pa vetėdije. Duhet tė kemi kujdes nė atė qė bėjmė, flasim, veprojmė, qė jeta bashkėshortore tė jetė e lumtur si njė kopsht me lule.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt