Grupi paraushtarak republikan, IRA zyrtarisht ka njoftuar dhėnien fund tė fushatės sė dhunės.
IRA e cila njoftoi nė 1997 pushim zjarri tha se ishte ende e angazhuar nė qėllimin e saj pėr njė Irlandė tė bashkuar.
Mė shumė se 3 mijė vetė u vranė gjatė tre dekadave dhunė.
IRA ka ndėrmarrė mė nė fund hapin pėr tė kaluar nga dhuna nė politikė dhe deklarata e saj ėshtė shumė e qartė dhe e fortė, ajo ē'ka qeveritė nė Londėr dhe Dublin po shpresonin tė arrinin.
Tė gjitha njėsitė e IRA-s janė urdhėruar tė hedhin armėt. Tė gjithė vullnetarėt e IRA-s janė urdhėruar tė ndihmojnė nė zhvillimin e mjeteve vetėm politike.
Nė deklaratė gjitashtu flitet pėr pėrfshirje nė proces pėr tė verifikuar grumbullimin e armėve.
Nė prill, Gerry Adams, udhėheqėsi i krahut politik tė IRA-s, Sinn Fein i kėrkoi grupit nėse ishte gati t'i jepte fund dhunės pėr tė pėrkrahur mjetet demokratike.
Kjo deklaratė i jep pėrgjigje po asaj pyetjeje.
Gerry Adams mė herėt tha se deklarata do tė jetė njė sfidė pėr qeveritė britanike dhe irlandeze.
Implikimi kėtu ėshtė se Sinn Fein do qė ata tė pėrgjigjen pozitivisht duke rifilliuar procesin paqėsor tė mbetur nė vend.
Refuzimi i IRA-s pėr t'u ēaramtosur tėrėsisht ka qenė njė nga pengesat kryesore pėr vazhimin e procesit tė paqes nė Irlandėn e Veriut.
Gjatė muajve tė fundit ka patur gjithashtu edhe presion nė rritje mbi lėvizjen republikane.
Janė shfaqur edhe shenja padurimi nga Londra dhe Dublini, sinjale tė qarta se ata nuk kishin dėshirė tė toleronin me praninė e vazhdueshme tė organizatave paraushtarake.
Partitė kryesore tė Unionistėve protestantė janė skeptikė megjithatė. Ata thanė se duan kohė tė shohin se kėto premtime do tė zbatohen dhe ndoshta do tė duhen vite para se ata tė hyjnė nė marrėveshje me Sinn Fein-in.
Por nga rrėnjėt e republikanėve nė Belfast, duket se ky ėshtė njė ndryshim i vėrtetė i drejtimit, njė moment pėrcaktues qė nuk duhet nėnvlerėsuar.
BBC
Krijoni Kontakt