Wow nje baba kaq i sinqerte per ndjenjat e tij ...
Te te rroje djali O Poet
ps: mos harro te na thuash si ja vure emrin .
Wow nje baba kaq i sinqerte per ndjenjat e tij ...
Te te rroje djali O Poet
ps: mos harro te na thuash si ja vure emrin .
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
U'r so sweet!Postuar më parë nga shkodrane82
Fatkeqesisht, jo cdo njeri mendon si ti. Besome per kete!
Urime!
If I Only Could....
Moj goce e mbare, ku e di ti si mendojne njerezit. A thua ka njeri qe s'do te kete mjalte te tij?Postuar më parë nga BRADYKININ
![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Ja xhuxhu, ka marre inisiative ti vendose te gjithe para gjykates.Xhuxhu, bota nuk eshte the paradise most of us dream of.
Pse mo, pak ka qe abuzojne grate e tyre shtatzane? Ka pak nga ata qe u thone, hiqe femijen....ose mos e thente Zoti te kesh mbetur shtatzene. Ke pak nga ato qe i keqtrajtojne femijet e tyre?
Nejse 2 raste qe me kane mbetur ne mendje....1 vajze 14 muajshe vjen ne spital me ethe dhe midis testeve te tjera i bene testin e urines ku gjeten SEMEN. E kishte abuzuar i jati.... Mjalta e tij? LOL
1 rast tjeter, nje bebe rreth 2 muajshe vjen ne spital me shume probleme....i bejne rreze X, del qe ishte perplasur me force me shume se ne 1 rast. Ajo do mbese me probleme mendore. Shkaku? Prinderit, te cilet perfunduan ne burg.
Ndoshta jane raste ekstreme, por egzistojne. Lum ato qe kane prinder te mrekullueshem qe i duan dhe kujdesen per femijet e tyre.![]()
If I Only Could....
14 Muajshe????? e abuzuar nga i jati??????Postuar më parë nga BRADYKININ
po cfare ishte ai, c'moster ishte????![]()
![]()
![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
[QUOTE=Poeti]Të jesh prind-është obligim, peshë dhe kënaqësi
Por..te kesh nje prind te tille qe me aq emocione me aq gezim dhe krenari flet per femiun e tij,qe perjeton aq fuqishem cdo sec te qenurit Baba ... eshte Privilegj.
Te lumte Poeti
Bukur.....te te them flm qe me dhurove lot qysh ne mengjes se meriton, por gjithsesi shyqyr zotit qe jane lot gezimi dhe ndjenjash te perseritura thuaj..lol.Postuar më parë nga Poeti
Shkodrane82; football; Ariani_KS; foleja_; Kinezja; Pink; Xhuxhumaku; Bradykinin ju falënderoj nga zemra që merrni pjesë në gëzimin tim dhe që kontribuuat me postimet tuaja në këtë temë. Shpresoj se me hapjen e kësaj teme kam arrijtur të përmbushë një zbrazëti dhe të shpreh para jush emocionet e të qenurit prind.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Te te rroje cuni dhe me jete te gjate , ato ndjenja un i kam provuar dy here , dhe jane me te vertet ndryshe nga cdo ndjenje tjeter.
Ne qoftese femija ka pasur pak probleme dhe mund te kete ende gjeja me e mire eshte ta mbaje e ema ngitur me trupin e saj duke qene te dy
pa rroba pra lekure me lekure pasi ne kete moshe ai ka ende instiktet kur jetonte ne bark te nenes dhe nuk ndjehet vetem pra eshte e vetmja menyre per ti treguar qe jeni pran tij, kjo ka dale nga studimet e fundit mjekesore dhe rezultati ka qene i mrekullueshem dhe me nje rritje me te shpejt se te femijet qe nuk jan trajtuar ne kete menyre.
Shkeputja pastaj behet graduale , por kujdes mos te flej naten kur i jep qumesht se i bllokon frymemarjen, gjera qe kan ndodhur dhe i njoh personalisht.
mos u merzit per keshillat edhe po ti dije me pare ska gjo se i lexon edhe dikush tjeter.
…vazhdim…pagëzimi…
Mblodha tërë familjen në mënyrë që së bashku të ndajmë emocionet e një përjetimi që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë, një përjetimi që më dukej se do të më ngrinte në lartësitë qiellore.
Ishin të gjithë në banesën time e cila më dukej se në çdo qast do të shembej nga numri i madh i të ftuarve, por nuk e kisha dert sepse unë nuk prekja në dysheme, isha duke fluturuar…
Nderin që i pari djalin tonë ta thërriste në emër e kishta babai im (nuk ishte pra ceremoni fetare, por familjare). Djali shikonte tërë atë mori të grumbulluar, tërë ato fytyra të qeshura, tërë ata njerëz që sa njëri, sa tjetri e merrnin në duar. I them babait tim, hë more baba, e prite edhe këtë gëzim, ja tani vënja emrin që do të tregoj se është shqiptarë dhe bir shqiptari, emrin që do të simbolizoj identitetin e tij kombëtarë.
Kishim vendosur më parë ta pagëzojmë me emrin KUSHTRIM, sepse ishte kohë e kushtrimit për rezistencë, kohë e thirrjes për luftë kundër armikut, thirrje për bashkim kombëtar dhe thirrje që edhe një herë, tani definitivisht ti japim grushtin e fundit armikut. Ishte dëshirë e imja që në këtë mënyrë të tregoj se është koha për kushtrim.
Babi e mori në dua, e shikoi me shumë mallëngjim e thirri me zë të lartë KUSHTRIMMMMMMMMMM e gëzofsh emrin, barte me nder dhe mos e përdhos, trego se je i denjë ta bartish këtë emër, të jesh i vetëdijshëm për kohën dhe vendin ku ke lindur. E ngriti lart dhe e uroi që rrita e tijë të jetë në liri, që rrita e tijë të jetë në harmoni, që të ketë fat, sukses dhe lumturi në jetë.
E morën në dorë të gjithë me radhë duke e thirrur në emër dhe duke e përcjellur me urime për të mirat që sjell jeta.
Kushtrimi u lind në Kosovën e pushtuar dhe tani po rritet në Kosovën e lirë, kushtrimi i kohës kur ai lindi solli lirinë që edhe ai tani po e gëzon, së bashku me të gjithë shqiptarët tjerë që jetojnë në Kosovë apo janë nga Kosova.
FUND
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Krijoni Kontakt