Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Duke Kerkuar Neper Forume Gjeta Kte Shkrim Ose Me Sakte Mund Ta Quaj Nje Pjese Te Jetes Tende Qe Ke Perjetuar.
    Poeti Ne Radhe Te Pare Te Te Rroj Djali Ta Kesh Me Jete Dhe Zoti I Dhente Paqen Lumturine Harmonine Kenaqesine E Cdo Gje Qe Egzsiton,me Ke Prekut Jashte Mase Me Kte Historine Tende Reale.
    Dua Te Te Them Qe Je Njeri Shume I Mire Dhe Me Shkrimet E Tua Na Kenaq Pa Mase.
    Nuk Di Nuk Di Si Te Shprehem Jam Shume I Prekur Dhe Shume I Emocionuar Nga Kjo Pjese E Jetes Tende.
    Fat Lumturi Ne Jeten Tuaj Familjare Dhe Djalit Te Tend.

    Me Respekt Nga Zemra

    Sinqerisht Miku Juaj Eduardi...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Trebeshina, E*n*e*a dhe EDUARDI,

    Ju faleminderit për pjesëmarrjen në këtë temë e cila vërtetë shpreh ndjenjat e mia të thella dhe gëzimin e papërshkrueshëm me rastin e lindjes së fëmijëve të mi (I kam bartur emocionet me rastin e lindjes së djalit, sepse ishte i pari fëmijë imi, por të njejtat emocione i kam pasur edhe kur më ka lindur vajza).

    E*n*e*a – Uroj që gëzimin që keni përjetuar pas pritjes së gjatë (këtë e kuptoj shumë mirë se çfarë don të thotë)të iu përcjell tërë jetën së bashku me gëzimin e jetës suaj (voglushen tuaj).

    Uroj që të gjithë të përjetojnë emocionet që përjetova unë dhe që të kenë fëmijë të shëndosh dhe me fëmijëri të lumtur…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #33
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Te jesh prind, nuk e shikoj fare si peshe dhe as si obligim...por do perqendrohesha vetem tek ajo e fundit...kenaqesia, duke mos ndaluar vetem me kaq, por duke u shprehur me zemer te paster qe eshte kenaqesia me e madhe qe kam ne jete!

    Peshe? ...hic fare, perkundrazi, peshe paskam pasur dje e dikur, tani eshte lehtesim!
    Obligim? ...nuk ze vend ne fjalorin tim. Shpirtin e jap per te...dhe biles do me mbetej pishman se mos nuk eshte mjaftueshem!

    Femija (Familja) eshte domethenia e tere kesaj loje te kurdisur nga Zoti, qe quhet jete!

    Poet, respekte per sinqeritetin qe tregon dhe i pac me jete dhe lumturi!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    DeuS,

    Ne temën time kam paraqitur vetëm pjesën e lumturisë që sjellë një fëmijë në familje, por… ajo pjesa e obligimeve (patjetër obligimeve që sjellin kënaqësi) nuk janë vën në spikamë këtu. Se është peshë (barrë apo ngarkesë) është thënë në kontestin e asaj që si prind kë dëshirë fëmiut tënd ti ofrosh gjërat më të bukura, më të shtrenjta dhe më të çmueshme që ka jeta, por në të shumtën e rasteve, baza materiale nuk lejon diçka të tillë, prandaj dhe prindi i tillë digjet përmbrenda se nuk ia arrin qëllimit.
    Fëmijët kërkojnë pjesën e tyre që edhe iu takon, por ja që ti si prind nuk ia plotëson dot, përkundër dëshirës që ke , apo jo.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #35
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    DeuS, Fëmijët kërkojnë pjesën e tyre që edhe iu takon, por ja që ti si prind nuk ia plotëson dot, përkundër dëshirës që ke , apo jo.
    Poet, une jam rrit me buke e sheqer e voj...duke e honger perjashta mes pluhnit mer daj! Vishnim rrobat e vllait apo kusheririt me te madh. Nje here ne vit (per Vit te Ri) kishim rastin me na ble noi autobuz me bateri qe prishej direkt pasi ta perplasja dy here ne kurriz te maces (lol) ...dhe sot jam per shtate pale qejfe!

    Femijet rriten rehat dhe pa e kuptu, sidomos ne Perendim ku jetojme ne! Sakrifica, ngritja e tajares nga divani dhe nevoja per te punuar, qe ti ofrosh femijes kushte te mira, jane tamam lezeti i jetes! E shijon ate buke qe ha, te ze gjumi rehat ne darke, sepse nese dje rrinim kafeneve si pallosha duke vrare kohen kot...sot ke nje qellim ne jete, ke nje motiv qe te dhuron ambicie, te ben te provosh veten para cdo halli dhe pergjesie, te burreron e pjek dhe si perfundim...jeta jote eshte me e formuar, me kuptimplote dhe me e ndritshme se dje!

    Nuk ke njeri ne bote...asnje!
    Ne kete bote ke vec nene e bab...dhe femijet tuaj!

    Mos e rruj fare plako nese sot nuk e ke mundesine...me perpjekje arrihet gjithcka, vec te pakten uroj qe femijeve te mi tu dhuroj nje jete me te mire se timen...dhe ato femijeve tyre...dhe keshtu me rradhe!

    Pershendetje! (optimizem)

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e E*n*e*a
    Anëtarësuar
    01-09-2005
    Vendndodhja
    para monitorit :D
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Poet, une jam rrit me buke e sheqer e voj...duke e honger perjashta mes pluhnit mer daj! Vishnim rrobat e vllait apo kusheririt me te madh. Nje here ne vit (per Vit te Ri) kishim rastin me na ble noi autobuz me bateri qe prishej direkt pasi ta perplasja dy here ne kurriz te maces (lol) ...dhe sot jam per shtate pale qejfe!




    Pershendetje! (optimizem)
    sa kam qeshur lol
    e shkreta mace...


    nejse ...cdo prind ka deshire femijut vet ti ofroje me shume dhe me mire se qe ka patur vet .... mirpo dikush i ka mundesite e kufizuara!
    ne rradhe te pare jan dashuria dhe kujdesi e gjerat tjera behen...

    poet nga gjith pershkrimi qe ke bere per djalin dhe lindjen deshta tet them se me vjen shum shum keq qe ske qen mbrenda ne sallen e lindjes kur ka lind voglushi!
    ketu ne perendim babai ka te drejte te jet prezent dhe eshte metevertet nje moment i vecant.
    im shoq ia preu kerthizen voglushes, dhe kur mori ne dore sja jepte me kujt tjeter , as mjekut as infermieres e as mua

    ju pershendes
    Be nice to your kids. They'll choose your nursing home.

  7. #37
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga E*n*e*a
    im shoq ia preu kerthizen voglushes, dhe kur mori ne dore sja jepte me kujt tjeter , as mjekut as infermieres e as mua
    Nuk iu moren mendte?

    Ketu ja japin femijen babait vetem pasi eshte ulur ne kolltuk sepse kane frike se mos e hedh ne toke nga emocionet.

    Ke te drejte, eshte 1 proces shume emocionues si per nenen dhe babain. Biles me cudit fakti qe pas gjithe atij mundimi, gjeja e pare qe thote nena eshte....e kam mire beben? Ta mbaj pak? Dhe kur ja vene ne kraharor, fillojne e qajne nga mrekullia qe shohin....
    If I Only Could....

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga E*n*e*a
    poet nga gjith pershkrimi qe ke bere per djalin dhe lindjen deshta tet them se me vjen shum shum keq qe ske qen mbrenda ne sallen e lindjes kur ka lind voglushi!
    ketu ne perendim babai ka te drejte te jet prezent dhe eshte metevertet nje moment i vecant.
    im shoq ia preu kerthizen voglushes, dhe kur mori ne dore sja jepte me kujt tjeter , as mjekut as infermieres e as mua

    ju pershendes
    E*n*e*a,

    Unë nuk kisha fatin të isha në sallën e lindjes kur më lindi djali (ishte një lindje me shumë rrezik, por për fat kaloi mirë), por më vonë në lindjen e vajzës të bërë në një spital privat në Preshevë, kam asistuar gjatë lindjes dhe pasi e mora vajzën në duar (guaja edhe ashtu ishte shumë keq) vërtetë nuk e kam lëshuar gjer në mëngjes.
    Në një moment e thërras motrën kujdestare dhe i kërkoj ngjyrë thonjësh, dhe kur ajo më pyeti përse e bëjë këtë kërkesë, unë ia ktheva: Dua të ia ngjyros thonjët, sepse ka vërtetë gishtërinj të bukur dhe në vaçanti kujtoj se nuk ka fëmijë më të bukur këtu në spital!!!
    Pra e nderuar e kam shijuar edhe këtë ndjenjë të veçantë dhe pajtohem me ty se është një ndjenjë e veçantë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #39
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    poet bro me jet te gjat djali tani sa e pash ket ne forum
    per nder bro me preke shum sa lot nga syt me dolen me behet qefi vlla
    pra te roj djali edhe me jet te gjat edhe paqe ene lumturi ne familje bro
    Partizoni

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    poet bro me jet te gjat djali tani sa e pash ket ne forum
    per nder bro me preke shum sa lot nga syt me dolen me behet qefi vlla
    pra te roj djali edhe me jet te gjat edhe paqe ene lumturi ne familje bro
    Mario_kingu,

    Të faleminderit për urimet që më përcjell. Ishin vërtetët emocione të forta që vështirë se mund të përcillen përmes një shkrimi, por unë jam munduar sado pak të bartë këtu atë që ndjeja.

    Te uroj dhe ty miku im gjithë të mirat në jetë dhe lumturi të pakufishme!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Videolojrat, kënaqësi e frikë për fëmijët
    Nga Davius në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:28
  3. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  4. Leximi: kenaqesi apo dhimbje?
    Nga ColaTurka në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 08:10
  5. Per kenaqesi te Moro...
    Nga Julius në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-06-2003, 09:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •