VLORE
"Nuk mė ka ndodhur asnjėherė gjatė gjithė karrierės sime si polic tė dėgjoj qė gruaja prej xhelozisė t'i presė penisin tė shoqit", ishte fjalia e parė e njė oficeri tė vjetėr tė policisė antikrim tė Vlorės, para se tė fillonte rrėfimin e ngjarjes sė pazakontė. Sipas policit, ngjarja bėhej edhe mė e pabesueshme pėr faktin se tė dy protagonistėt kishin kaluar tė gjashtėdhjetė vitet nė moshė. Gjatė mėngjesit tė djeshėm polici i zonės ishte njoftuar pėr njė tė plagosur, qė mjekohej nė spitalin e Vlorės. Pasi ishte interesuar, ai kishte mėsuar se Shybi D., 65 vjeēar nga Orikumi i Vlorės, kishte njė dėmtim nė organet gjenitale. Mė tej, duke hetuar pėr ngjarjen, policėt kishin bėrė zbulimin e pazakontė. Xhekua, gruaja 62 vjeēare e Shybiut, pas njė sherri tė shkaktuar nga motive xhelozie, kishte tentuar t'i priste penisin tė shoqit dhe pothuaj i'a kishte arritur. Plakun e kishin nisur me urgjencė nė spital tė afėrmit dhe fqinjėt. Gjendja e tij shėndetėsore raportohet jo shumė e rėndė, ndėrkohė qė mjekėt nuk japin shpresa nėse penisi i tij do tė shkojė sėrish nė formėn e mėparshme, pasi dėmtimi i shkaktuar nga thika, ka qenė i madh. Ndėrkohė policia e Vlorės pohon se plaka agresive nuk ėshtė arrestuar pėr shkak tė moshės, porse ajo hetohet pėr ngjarjen nė gjendje tė lirė.
Krijoni Kontakt