"Ne burgun e grave po shkelet jeta private"
E Enjte, 28 Korrik 2005
Pas inspektimit te burgut te grave ne kryeqytet, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani kerkon respektimin e privatesise dhe permiresimin e kushteve te jeteses, duke kerkuar edhe afate konkrete. Ja pikat e rekomandimit, drejtuar drejtoreshes se burgut 325, Marinela Sota
TIRANE - Nje inspektim i institucionit te Avokatit te Popullit, ne burgun e grave te Tiranes "Ali Demi", ka zbuluar nje sere shkeljesh dhe mangesish, qe u denoncuan dje zyrtarisht, duke u kerkuar edhe afate konkrete per ndryshimin e gjendjes. Moslejimi i komunikimit te te denuarave me Avokatin e Popullit dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, si dhe pagesa qesharake mujore te punes ne burg, jane nder problemet qe spikasin me shume ne nje raport qe Avokati i Popullit nxori per inspektimin e burgut te grave "Ali Demi", gjate muajit ne vazhdim. Dobjani thote se kerkon respektim privatesie dhe permiresim te kushteve te jeteses ne vendet e vuajtjes se denimit.
Rekomandimi
Per kete qellim, institucioni i Avokatit te Popullit i ka derguar keto dite drejtoreshes se burgut "Ali Demi", Marinela Sota, nje rekomandim per marrjen e masave ne burgun e grave ne Tirane, ne zbatim te ligjit nr. 8328, te vitit 1998, qe flet per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim. Qe ne fillim te letres se tij, Avokati i Popullit i kujton Sotes se ai, ose personat e autorizuar prej tij kane te drejte te hyjne ne cdo kohe, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vene ne dijeni titullarin e institucionit, ne te gjitha institucionet e administrates publike, ne burgje, ne vende ku policia ose prokuroria mbajne persona te shoqeruar, te ndaluar apo te arrestuar (te paraburgosurit), ne reparte ose ne institucione shteterore, ne spitale psikiatrike, ne azile, ne shtepi femije, si dhe ne cdo vend tjeter kur ka te dhena dhe cmon se ekziston mundesia e shkeljes se te drejtave dhe lirive te njeriut.
Bisedat konfidenciale
"Hyrja ne te gjitha mjediset e sipercituara mund te behet si per te hetuar nje ankese, nje kerkese ose njoftim te caktuar, ashtu edhe me nismen e Avokatit te Popullit per qellime inspektimi apo studimi". Dobjani kujton se edhe ne keto raste, mund te marre takim, te bisedoje ne menyre konfidenciale e pa pranine e personave zyrtare, me cilindo person qe ndodhet ose mbahet ne keto mjedise. Gjithashtu, ai nenvizon se cdo lloj korrespondence e ketyre personave me Avokatin e Popullit nuk duhet te pengohet ose te kontrollohet. Ne kete pike, Dobjani thote se ka konstatuar, gjate inspektimit, se nuk funksiononte linja telefonike direkte me Avokatin e Popullit. "Shume te denuara ankoheshin se u pengohej korrespondenca me Avokatin e Popullit dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve". Nga ana tjeter, eshte denoncuar edhe se thirrjet telefonike te te denuarve me familjaret e tyre nuk beheshin lirshem. "Kabina telefonike ishte e vendosur ne nje pozicion te tille, ngjitur me personelin e sherbimit policor dhe per pasoje, ishte e pamundur qe te denuarat te komunikonin lirshem me familjaret e te ruanin privatesine, kurse bisedat e tyre me familjaret, per shkak te kesaj afersie kaq tee madhe, degjoheshin nga personeli policor". Duke u nisur nga ky evidentim, Avokati i Popullit thote se i ka rekomanduar drejtoreshes Sota sigurimin e korrespondences telefonike dhe asaj postare te te denuarave, ne menyre qe te mos pengohet e te garantohet privatesia e tyre.
Kushtet e jeteses
Nder te tjera probleme te evidentuara ishin edhe kushtet e jeteses ne kete burg sic jane mjediset e qendrimit, te ngrenies, te fjetjes dhe te shlodhjes si dhe veshja, ngrohja, ushqimi dhe ajrimi nuk ishin konform ligjeve. Ne kete burg vuajne denimin 66 gra, kur kapaciteti eshte per 62 te denuara. Avokati i Popullit thote se ushqimi, megjithese gatuhej mire dhe paster, norma e tij nuk eshte ne nivelin e kerkuar per plotesimin e nevojave te domosdoshme te te denuarave. "Per me teper, qe edhe kuzhina private qe funksiononte, kishte problem furnizimi me energji per gatim, sepse shume te denuara nuk kishin mundesi financiare per te paguar energjine elektrike". Nderkohe, furnizimi i te denuarave me ushqime nga ana e administrates se ketij burgu linte shume per te deshiruar. Te denuarat ankoheshin si per menyren e furnizimit, cilesine e ushqimeve dhe cmimin e tyre. Institucioni i Avokatit te Popullit ka evidentuar edhe nje problem ende te mprehte ne burgjet shqiptare. "Per 24 te denuarat e punesuara, pagesa e tyre per punen e kryer ishte qesharake, vetem 90 leke ne muaj dhe 3, 9 dite ne muaj fitim per efekt te vuajtjes se denimit". Sipas Avokatit te Popullit, kjo menyre shperblimi eshte ne kundershtim me permbajtjen e nenit 35 te ligjit nr. 8328 te vitit 1998, ku thuhet se "kushtet e punes duhet te jene si ne shoqerine e lire. . . " dhe "puna eshte me shperblim dhe perfshihet ne vjetersine ne pune, per efekt pensioni". Avokati i Popullit kujton se "megjithese ka me teper se tre vjet qe nga ana jone i eshte rekomanduar Ministrise se Drejtesise, qe te inicioje prane qeverise nxjerrjen e akteve te reja per shperblimin e punes se te denuarve, deri tani nuk eshte realizuar kjo, duke sjelle shkelje te te drejtave te te burgosurve qe punojne ne burgje".
ANKESAT
-Te denuarat nuk lejohen te komunikojne me Avokatin e Popullit dhe me Drejtorine e Peergjithshme te Burgjeve. Atyre pengohet korrespondenca me ta
-Gjate inspektimit u verejt se nuk funksiononte linja telefonike direkte me Avokatin e Popullit. Kabina telefonike ishte ngjitur me personelin e sherbimit policor, ndaj ishte e pamundur qe te denuarat te komunikonin lirshem me familjaret e tyre dhe te ruanin privatesine
-Mjediset e qendrimit, ngrenies, fjetjes e te shlodhjes, si dhe veshja, ngrohja, ushqimi dhe ajrimi nuk jane sipas ligjit
-Ne kete burg, ku vuajne denimin 66 gra (ndersa kapaciteti eshte per 62) megjithese ushqimi gatuhej mire e paster, norma e tij nuk eshte ne nivelin e kerkuar per plotesimin e nevojave te domosdoshme te te denuarave
-Per 24 te denuarat e punesuara, pagesa e tyre per punen e kryer ishte qesharake, vetem 90 leke ne muaj dhe 3, 9 dite ne muaj fitim per efekt te vuajtjes se denimit. Kjo menyre shperblimi eshte ne kundershtim me ligjin, sipas te cilit, "kushtet e punes duhet te jene si ne shoqerine e lire. . ."
Korrieri.
Krijoni Kontakt