Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Kompleksi I Inferioritetit

    Kompleksi i inferioritetit



    Falėnderimi i plotė i takon All-llahut, subhanehu ve teala. Paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, , mbi familjen e tij tė ndershme, mbi shokėt e tij fisnik dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Dobėsimi i muslimanėve nė aspektin e besimit, shtimi i injorancės dhe mėkateve nė shoqėritė muslimane, lėnja pas dore e Kuranit, Sunnetit dhe menhexhit tė Selefit (metodologjisė fetare tė muslimanėve tė parė) kanė shkaktuar qė nė mesin e muslimanėve tė sotėm tė paraqitet njė fenomen i cili nuk ka ekzistuar te muslimanėt e parė. Ky fenomen ėshtė kompleksi i inferioritetit.

    Kompleksi i inferioritetit ėshtė ndjenja se nuk ke vlerė, se je nė njė shkallė tė ulėt dhe status tė palakmueshėm.

    Ky ėshtė realiteti i shumė muslimanėve tė sotėm. Ata kanė komplekse tė tregojnė se janė musliman, kanė komplekse t’i shfaqin shenjat islame kur janė nė publik, kanė komplekse t’i thėrrasin njerėzit nė fenė e All-llahut, kanė komplekse tė urdhėrojnė pėr tė mirė dhe tė ndalojnė nga e keqja.

    Muslimani i tillė ndjehet fajtor para tė tjerėve pse ėshtė musliman, mundohet qė ta arsyeton veten para armiqėve tė All-llahut dhe lėshon pe nė principet islame.

    Pėr njė shoqėri e cila ka synim rizgjimin e islamit dhe kthimin e ligjit tė All-llahut kjo dukuri ėshtė e papranueshme.

    Pa dyshim krenaria i takon All-llahut, subhanehu ve teala, dhe tė gjithė atyre qė gjenden nė anėn e All-llahut. Kush ėshtė nė anėn e kundėrt do tė gjejė nėnēmim, poshtėrsim, frikėsim, pėrfundim tė keq, ringjallje me sy tė verbėr dhe dėnim tė dhembshėm.

    Krenar ėshtė ai i cili e njeh All-llahun, ai i cili e adhuron All-llahun, ai i cili e pason njeriun mė tė zgjedhur, ai i cili jeton si halife i All-llahut nė Tokė, ai i cili shpreson nė Xhennet. Kurse i nėnēmuar dhe i zhgėnjyer ėshtė pasuesi i shejtanit, robi i epshit, ai i cili jeton nė kėtė botė si kafshėt apo nė mėnyrė mė tė humbur, ai i cili ėshtė nė rrugėn e cila shpie nė Xhehennem.

    “A nuk e kuptoni se Ne ua shpallėm librin nė tė cilin gjendet krenaria juaj?” [Enbija: 10].

    “Kush e dėshiron krenarinė, e tėrė krenaria i takon All-llahut, te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon. E ata qė pėrgatitin dredhira tė kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe dredhia e tyre ėshtė e zhdukur.” [Fatir: 10].

    “...Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė.” [Munafikun: 8].


    All-llahu, subhanehu ve teala, i pėrshkruan njerėzit krenar kėshtu: “Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i sheh kah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė prej All-llahut qė tė ketė mėshirė dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi). Pėr t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh.” [Fet’h: 29].

    Kėto janė cilėsitė e atyre qė ishin krenar me islamin, tė cilėt e udhėhoqėn botėn.

    Shėrimi i sėmundjes mundėsohet me gjetjen e shkaktarit tė saj. Nėse i dimė shkaqet e kėsaj dukurie dhe i menjanojmė nga mesi ynė, atėherė do tė pėrmirėsohet gjendja dhe do tė largohet kjo dukuri negative.

    1. Padituria

    Padituria shkakton qė muslimani tė ndjehet inferior, sepse nuk e di se All-llahu atė e ka bėrė superior, nuk e di se pėrfundimi u takon tė devotshmėve, nuk e di se muslimanėt janė mė tė lartit, kurse pabesimtarėt mė tė ultit, pa marrė parasysh numrin, pasurinė dhe fuqinė e tyre. Andaj ai qė nuk i di kėto, bėhet pre e shejtanit dhe bjen nė ndikim e sulmeve tė tij dhe pasuesve tė tij, e krejt kjo shkakton qė tė ndjehet inferior.

    2. Sprovat e mėdhaja

    Shkak tjetėr janė sprovat e mėdha, rrethi i keq, shoqėria e degjeneruar, numri i pakėt i atyre qė i pėrmbahen dinit tė All-llahut, sharjet dhe shpifjet e mėdhaja qė bėhen kundėr muslimanėve, talljet e ndryshme qė i bėjnė me besimtarėt dhe propaganda e madhe kundėr tyre.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė.” [Ali Imran: 139].

    3. Besimi i dobėt

    Besimi i dobėt ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore tė krejt kėsaj. Besimi i dobėt si rezultat i paditurisė dhe dėshtimit para sulmeve tė ushtrisė sė shejtanit. Prandaj besimtari duhet tė kujdeset pėr besimin e vet, duhet ta shtojė diturinė dhe devotshmėrinė, t’u largohet sa mė shumė mėkateve dhe veprave tė fėlliqura.

    4. Shoqėrimi me tė devijuarit

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Njeriu ėshtė nė fenė e shokut tė vetė, andaj le tė ketė kujdes me kė shoqėrohet.” [transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu].

    Njė njeri i cili shoqėrohet me tė devijuarit, duke i lėnė pas dore tė udhėzuarit, sė shpejti do tė bėhet i kompleksuar para tyre. Do tė kompleksohet t’u flas pėr fenė e All-llahut, t’i thėrras nė rrugėn e drejtė, madje edhe t’u tregojė se e falė namazin.

    5. Shikimi i botės me sy materialist

    Njė njeri i cili ka besim tė dobėt dhe dituri tė cekėt kur ta sheh pėrparimin ekonomik dhe industrial tė pabesimtarėve do tė ndjehet i kompleksuar dhe nė zemrėn e tij do tė lind madhėrimi i armiqėve tė All-llahut.

    All-llahu, subhanehu ve teala, e cek rastin e Karunit nė Kuran qė ne tė marrim mėsim dhe mos ta shohim botėn vetėm nė aspektin material.

    “Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atė popull ngase Ne i patėm dhėnė aq shumė pasuri saqė njė grup i fuqishėm mezi bartnin ēelėsat e (pasurisė sė) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortė sepse All-llahu nuk i do tė shfrenuarit!” [Kasas: 76].

    Karuni kishte pasuri tė madhe, e njerėzit kur e panė atė u ndanė nė dy grupe:

    a) Ata qė e shihnin botėn me sy materialist: “Ai (Karuni) doli para popullit tė vet me stolinė e vet, e ata qė kishin synim jetėn e kėsaj bote thanė: “Ah, tė kishim pasur edhe ne si i ėshtė dhėnė Karunit, vėrtet ai ėshtė fatbardhė!” [Kasas: 79].

    b) Besimtarėt e vėrtetė: “E ata qė ishin tė zotėt e diturisė thanė: “Tė mjerėt ju, shpėrblimi i All-llahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepėr tė mirė, po atė nuk mund ta arrijė kush pėrveē tė durueshmėve!” [Kasas: 80].

    Ka edhe shkaqe tjera, mirėpo ne do tė mjaftohemi me kaq.

    Kompleksi i Inferioritet shfaqet nė forma tė ndryshme, prej tyre:

    1. Mosshfaqja e shenjave fetare, si mjekrra dhe shamia.

    2. Pėrngjasimi me mosbesimtarėt nė pamjen e tyre, nė veshjen e tyre, nė festat dhe manifestimet e tyre.

    3. Frika prej mosbesimtarėve.

    4. Dobėsimi fizik dhe dėshprimi.

    5. Pesimizmi.

    6. Lėnia e urdhėrimit pėr tė mirė dhe ndalimit nga e keqja, etj.

    Kur t’i analizojmė mirė shkaqet dhe shfaqjet e kompleksit tė inferioritetit, do ta shohim rrezikun e kėsaj dukurie pėr shoqėrinė muslimane nė pėrgjithėsi dhe pėr individin musliman nė veēanti.

    Lusim All-llahun me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tija tė larta qė tė na bėjė prej muslimanėve tė vėrtetė, krenar me islamin, tė kėnaqur me All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 28-07-2005 mė 15:29
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Geri ti shkruan shume bukur dhe une kam respekt per diturine tende. Kam nje pyetje qe nuk ka te beje direkt me kete teme qe ke hapur ti. Behet fjale per dike qe njoh une, i cili jeton ne tirane ka grua dhe dy femije dhe nuk e vret mendjen te punoje. Ai eshte besimtar dhe falet 5 here ne dite, gruaja eshte e veshur dhe femijet shkojne ne medrese qe te dy. Por ajo qe me shqeteson mua tek ky kusheriri im eshte fakti se nuk i pelqen puna dhe thote se po te besh ibadet zoti ta lehteson rriskun. Kjo me duket absurde. Si te begaton zoti nese ti fle deri ne oren 10 me sebepin se je ngritur heret per te falur sabahun?
    Njeher ketij personit ne fjale i ofruan nje pune shume te mire si shites ne nje dyqan me mallra ndertimi dhe nuk pranoi duke thene se une dua te shkoj tre dite ne muaj ne xhemat, dhe nje here ne vit ne nje xhemat qe zgjat 40 dite, dua te falem 5 here e te tjera si keto.
    Une u nervozova me keto arsyetime, duke pasur parasysh se familja e tij jeton ne mjerim. Mezi sigurojne buken dhe te mos kishin ndihmen e te afermeve me siguri do ta kishin punen keq.
    Si mendon ti Geri eshte dakort zoti me kete lloj ibadeti? Me jep te lutem nje pergjigje te bukur se dua ta printoj dhe tja tregoj keti tipit se cfare mendojne te diturit.

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Zoti me befte me i mire se jam dhe mi largofte te keqiat qe kam.Dhe here tjeter thuaj mashallah se na ha ne sysh.

    Tani sa per pyetjen.

    Muslimani ka detyre te punoje per te ushqyer familjen e tij ne mynyre qe mos kete probleme ekonomike brenda familjes .

    Ne islam egziston nje mesatare midis punes dhe ibdaetit(adhurimit).

    Pikerisht Zoti e ka nda kohen e njeriut me namaze ne formen qe njeriu ta manaxhoje me mire kohen e tij.

    Psh eshte e pelqueshme qe njeriu nga Sabahu e deri ne hyle te punoje.Pastaj te bej nje pushim dreke me familjen e tij te fali namazin e drekes dhe pastaj mbas ikindie mund te punoje prape deri per aksham(nese deshiron) Mbas akshamit mund te shkoje te pije nje kafe me shoket ose te lexoje dicka .Pastaj te shkoje per Jaci dhe mbas jacie te shkoje ne familjen e tij.

    Kjo eshte nje jete normale qe gjithkush prej muslimaneve do ta deshironte por sesa ka mundesi ta realizoje eshte tjeter gje pastaj.

    Sepse njeriu ne jeten e tij ditore ka disa detyra.

    Detyra ndaj Zotit.(Kjo dihet besoj) Qe njeriu te gjeje kohe dhe mynyra per te permbushur obligimet ndaj tij.

    Ka detyre ndaj familjes , ti ushqeje dhe ti furnizoje ato ekonomikisht dhe njekohesisht te perkujdeset per to .Ka nevoje femija dhe gruaja qe burri te rri me to jashte orarit te punes te bej nje bisede te drekojne bashke e keshtu me rradhe.

    Ka detyre ndaj farefisit dhe shoqerise qe ti vizitoj ato dhe te bisedoje me to per ceshtje te ndryshme.

    Ka detyre ndaj vetes qe te beje pushim dhe te ushqehet, te fali namazin per te rehatuar shpirtin dhe trupin e tij.


    Tani une nuk pretendoj qe secili prej nesh ta bej kete jete sepse vete materialzimi dhe jeta e veshtire nuk ti afron keto kushte.Mirepo per mua kjo do ishte dicka shume e mire dhe do ti ofronte njeriut nje jete komode te thjeshte por te lumtur, perpara faktit te nje jete tjeter ku burri rri gjithe diten ne pune, nuk kujdeset ose rrale here i takon femijet dhe gruan e tij, po keshtu me shoket nuk takohet fare sepse puna e tij nuk ia afron kete mundesi e keshtu me rradhe jete e tensionuar dhe por edhe e shthurur ne konceptin e racionalizimit dhe manaxhimit te saj ne mynyren me te mire.

    Meqenese jo cdo kush mund te bej jeten qe permenda pak me lart , nje jete te thjeshte , komode dhe me pak veshtirsi atehere lind si detyre per cdo njeri qe duhet ti pershtatet mjedisit por jo duke u shmangur shume nga rregullsia e tij familjare dhe jetesore.

    Nuk eshte mire per muslimanin qe te arsyetohet me rriskun dhe caktimin e Zotit dhe te leje shkaqet per kerkimin e rriskut ose pasurise.

    Puna eshte njeri prej shkaqeve dhe Allahu thote ne kuran shpesh here qe muslimanet te kerkojne miresi ne kete bote dhe boten tjeter.Allahu permend ne suren xhuma qe.

    9. O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhumasė, ecni shpejt pėr aty ku pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju nėse jeni qė e dini.
    10. E, kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndanuni (punoni) nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendnie shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim.(Sure Xhuma)

    Ne kete sure Allahu na tregon se muslimani e ka detyre qe diten e xhuma te shkoj ne te fali namazin dhe ta leje punen e tij per kete ai duhet te beje c'eshte e mundur.
    Dhe mbas namazit te xhumase vijon ajeti muslimani duhet te shkoje ne pune dhe te punoje ose te kerkoje miresite e Allahut ne toke.

    Kjo ishte persa i perket dites se Xhumase.Per ditet e tjera muslimani mund te falet dhe ne vendin e punes.

    Une di shume raste .Nje djale musliman kerkonte nga pronari i tij qe te pakten diten e premte te shkonte 1 ore ne xhami duke i mohuar vetes cdo lloj pushimi tjeter gjate diteve te tjera.Mirepo nuk rane dakort.Shkoi tek nje person tjeter dhe ra dakort me ate personin tjeter plus nje rroge me te mire.

    Te them te drejten une kam punuar diku dhe me linin per te shkuar per tu falur per Xhuma .Namazet e tjera i falja ne pune.Tani shyqyr Zotit jam ne nje pune qe mi lejon te gjitha kushtet per te shkuar ne xhami .Pra mund te shkoj ne xhami pa problem per cdo namaz, plus qe ka dash Zoti e kam dhe afer punes.

    Pra rastet jane te shumta mirepo une po permend rastin e kushuririt tend.

    Ai duhet te punoje sepse nese ska mundesi te mbaje familjen , puna per te eshte farz dhe nese nuk e kryen atehere merr gjynah.Kjo per shkakun se muslimani duhet te kete pavarsi ekonomike dhe duhet te jete ne gjendje te mire mundesi keto qe ia shtojne atij graden tek Allahu.

    Profeti a.s e ka urryer lypjen pa nevoshmeri.Dhe meqe e ka uureyr lypjen kur ske nevoje dhe pastaj ka thene dora lart eshte me mire se dora poshte (qe nenkupton dora qe jep eshte me e mire se dora qe merr) dhe pastaj na ka treguar ne nje hadith per nje person qe vellai i tij falej dhe ky rrinte tere kohen ne xhami dhe e mbante me leke i vllai.Profeti a.s tha .Qe vellai qe punon dhe mban familjen dhe plus kesaj ndihmonte dhe mbante me ndihme ekonomike dhe te vellain e tij eshte me i mire tek Allahu se vellai i cili rrinte tere diten ne xhami dhe falej ose bente ibadet.

    Meqenese u zgjata shume duhet te dije cdo musliman qe jeta e kesaj bote ka nje rregull dhe urtesi hyjnore nga e cila marrim mesim dhe themi qe sistemi qe Allahu e ka krijuar kete bote eshte sistem nga i cili pritet per njeriun te punoje dhe te furnozoje familjen e tij me pasuri dhe te mira materiale.Eshte sistem dyjesor i pershtatur per trupin e njeriut dhe shpirtin e tij.Islami dhe natyra e kesaj bote e kundershton, papunesine dhe mosfaljen.Te dyja keto duhet te gershetohen nese njera eshte ndihme dhe fuqi per trupin tjetra eshte ndihme dhe ushqim per shpirtin.
    Islami e kundershton murgerine dhe ndjetjen neper xhamia duke mos punuar dhe arsyetimin qe ma ka caktuar Zoti rriskun dhe nderkohe qe ti nuk punon ose nuk perpiqesh per ta arritur kete rrisk.Kjo vjen me shume argumente qe nder to do mjaftohem vetem me hadithin ku profeti a.s thote.Nese je duke mbjelle nje peme dhe degjon qe do te behet kijameti vazhdo e mbille ate.Pra kjo tregon se puna ne hajer duhet vazhduar pavarsisht kushteve te jetes dhe eshte e ndaluar per nje person qe te mos punoje kur familja e tij kerkon nga ai
    furnizmim dhe perkujdesje.

    Pra Islami nuk eshte fe e mugerise dhe mbylljes neper xhamia dhe dihet se kjo nuk ka egzistuar asnjehere ne fene islame pervec ne grupet dhe tarikatet te devijuara nga islami i sakta autentik.

    Po keshtu Islami eshte kundra sistemit ateisto-materialist qe e kane ktheyr njeriun ne nje vegel pune duke punuar me ore te zgjatura dhe duke ia hequr atij mundesine per tu kujdesur per veten e tij dhe familjen dhe urdherave te Zotit.

    Une e Keshilloj kushuririn tend sipas fjaleve qe i thua ti dhe do ishte e mira te degjoja dhe ate ne arsyetim ne mynyre qe te isha i paanshem qe gjej nje pune nga e cila mund te shkosh ne diten e xhuma dhe namazet e tjera ti falesh ne vendin e punes.Nje namaz nuk te ha me shume se 5 minuta kohe dhe mbas 6-8 oresh njeriu ka nevoje per nje shplodhje mendore dhe shpirterore.Prandaj nese pronari ose punedhenesi e lejon qe te shkoje ne diten e Xhuma per te falur namazin e xhumase dhe ne pune ka kushte qe namazet ti fale ne vendin e punes atehere le ta pranoje kete pune.Pra kushti i domosdoshem eshte vetem xhumaja ne xhami namazet e tjera mund ti fale dhe ne vendin e punes.

    24:37.
    Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet.

    Tjeter gje eshte se muslimanet duhet te merren vete me tregti sepse profeti a.s ka thene nga 100 miresi 99 miresi i tregtia.

    Allahu thote ne kuran se edhe ne kohen kur je duke bere ibadet mund te punosh ose te merresh me tregti.Kjo per vete faktin se Islami i nderthur te dyja(Punen dhe adhurimin) dhe e harmonizon jeten e njeriut .

    2:198.
    Nuk ėshtė mėkat pėr ju tė kėrkoni begati nga Zoti juaj (tė bėni ndonjė tregti gjatė haxhit). E kur tė derdheni (hiqeni) prej Arafatit, pėrmendeni All-llahun nė vend tė shenjtė (Muzdelife), pėrmendeni Atė, ashtu si u ka udhėzuar Ai, sepse mė parė ishit tė humbur.


    Meqenese vete jeta eshte e veshtire atehere une them qe cdo musliman duhet dhe e ka per detyre te punoje per te mbajtur familjen e tij ne rastet e nevojshmerise dhe duhet qe te vendose ne kontrate me punedhenesin e tij qe diten e xhuma te shkoj ne xhami , kurse namazet e tjera le ti fale ne pune.

    Une mendoj qe njeriu nuk duhet te nenvlehtesoje punen por njekohesisht dhe fene e Zotit dhe te behet rob i materies.Fundi i fundit edhe profeti a.s ka punuar po keshtu dhe sahabet e tij.

    Me sa me kujtohet nje shok i profetit Muhamed a.s kur muslimanet shkuan dhe emigruan ne Medine.Ensaret banuesit e Medines i haper dyert e shtepive dhe njeri prej tyre i tha.O vllau im musliman.Une e kam nje shtepi a e ndajme pergjys bashke.Kurse muslimani i mekes i tha jo por me thuaj ku eshte tregu.Mbasi ia tregoi muslimani shkoi atje dhe filloi te shese bulmetra derisa Allahu e furnizoi dhe e begatori me pasuri te madhe.Pra kjo tregon se njeriu eshte me mire te punoje se te kerkoje lemoshe .

    Puna i jep njeriut dinjitet, pavarsi bollek dhe miresi materiale dhe fetare.

    Thuaj ketij vellai se ndoshta i hy ne hak dhe ceshtja nuk eshte e tille.

    Qe sahabet benin gara per ne adhurime mirepo disa sahabe shkuan tek profeti a.s dhe i thane .O i derguari i Allahut ato te pasurit na e kaluan neve sepse ato japin pasuri dhe marrin shperblim per te kurse ne skemi cte japim.Profeti .a.s i tha "Kalojeni me permendjen e Allahut.Mirepo te pasurit prape ia kalonin sepse edhe benin dhiker por njekohesisht edhe jepnin pasuri.

    Prandaj muslimani duhet te punoje sepse nga puna dhe fitimet e saj ai mund te bleje libra te cilat i duhen per te mesuar fene e tij, mund te theri kurban diten e bajramit dhe tia shperndaje te varferve, mund ti bleje femijeve te tij lodra dhe gjera me ane te cilat mund ti gezoje , mund te bleje rrobe te bukura ku ti tregoj njerzve qe muslimanet jane njerez te moralshme por edhe te bukur.

    Pra eshte e lidhur gjithmone puna dhe adhurimi.
    Nese e printon kete e ke amanet qe mos heqesh prej saj asgje dhe kete fjalen time te fundit.Vella une gjykova sipas asaj qe mu tha dhe mu tregua.Allahu i ndihmofte muslimanet ne problemet e tyre ekonomike dhe financiare dhe se fundi e mbyll me ajetin e kuranit.

    Kėshtu kėshillohet ai qė i beson All-llahut dhe ditės sė fundit, e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dėshirėn e vet dhe All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin). (Sure Talak)
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  3. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 14:40
  4. Transmetohen pamje tė reja tė abuzimeve me tė burgosur
    Nga Nice_Boy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 19:58
  5. Kompleksi i Elektres!
    Nga Mina nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •