Close
Faqja 25 prej 30 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 298
  1. #241
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Liverpuli, nė ndjekje tė Galasit

    Liverpuli ka bėrė gati njė ofertė pėr mbrojtėsin e ekipit tė Ēelsit, Uilliam Galasin. Mbrojtėsi francez zhvilloi njė sezon tė suksesshėm tek ekipi londinez, ku arriti tė fitonte titullin e Premier Ligės dhe Kupėn e Anglisė. Me ardhjen e mbrojtėsit spanjoll, Asier Del Hornos, vendi i Galasit nė ekip mund tė vihet nė dyshim, pasi Xhon Terri dhe Rikardo Karvalo duken tė palėvizshėm nga vendi i tyre prej titullari.

  2. #242
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga


    Everton, Mojes synon tė arrijė majat

    Trajneri i ekipit tė Evertonit, David Mojes, ėshtė i bindur se ekipi i tij do tė arrijė tė qėndrojė midis standardeve tė larta tė futbollit europian, pavarėsisht vėshtirėsive me tė cilat do tė pėrballet gjatė kėtij sezoni. "Qėllimi ynė ėshtė tė arrijmė tė pėrsėrisim suksesin e sezonit tė kaluar, kėshtu qė unė mund tė synoj pėr fitimin e titullit. Edhe pse kjo ėshtė pothuajse e pamundur dhe ne jemi realistė pėr kėtė, do tė mundohemi tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze nė Ligėn e Kampioneve", - deklaroi Mojesi.

  3. #243
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga


    Erikson, i bindur pėr sukses

    Trajneri i kombėtares sė Anglisė, Sven Goran Erikson, ėshtė i bindur qė ekipi i tij mund tė fitojė Botėrorin e ardhshėm tė 2006-s. "Po tė mė pyesnit disa vite mė parė nėse kishim mundėsi ta fitonim botėrorin, do tė pėrgjigjesha duke thėnė se kishim potencialin e duhur pėr ta bėrė kėtė. Por tani pėrgjigjja ime ka ndryshuar. Jam i sigurtė se mund ta fitojmė botėrorin e Gjermanisė. Kur tė mbėrrijmė atje, do tė tregojmė vlerat tona tė vėrteta", - deklaroi Eriksoni

  4. #244
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Boltoni kėrkon meksikanin Borgeti

    Ekipi i Boltonit ėshtė vėnė nė ndjekje tė sulmuesit meksikan, Jared Borgeti. Trajneri Sam Alerdais po kėrkon tė pėrforcojė ekipin e tij nė prag tė edicionit tė ardhshėm tė Kupės UEFA. Sulmuesi Borgeti, i cili shėnoi katėr gola gjatė Kupės sė Konfederatave, luan me ekipin meksikan tė Paēukas. 31-vjeēari ka tėrhequr vėmendjen e shumė klubeve europiane, si Herta e Berlinit, Panathinaikosi dhe sė fundi Boltoni, qė ka ofruar 4 milionė euro pėr lojtarin meksikan.

  5. #245
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga





    FA: Nė 2012-ėn, Britania e Madhe edhe nė futboll

    Federata Angleze e Futbollit shpreson qė nė lojėrat e ardhshme olimpike, tė cilat do tė zhvillohen nė Londėr nė vitin 2012, Britania e Madhe tė pėrfaqėsohet nga njė ekip i pėrbashkėt futbolli, si pėr femra, ashtu edhe pėr meshkuj. Shefi ekzekutiv i FA-sė, David Dejvis, shpreson qė kjo dėshirė tė realizohet nė lojėrat e ardhshme olimpike: "Kjo do tė bėhet vetėm pėr tė treguar se ky vend mund tė arrijė suksese kur tė gjitha kombėsitė janė tė bashkuara."

  6. #246
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Ferguson: Ferdinand? Jo i pazėvendėsueshėmp


    Trajneri i ekipit tė Manēesterit, Aleks Ferguson, nuk pranon ta dramatizojė vendimin e Rio Ferdinandit pėr tė mos rinovuar kontratėn e tij me klubin e "Djajve tė kuq". Menaxheri i mbrojtėsit tė kombėtares sė Anglisė, Pini Zahavi, deklaroi se Ferdinandi nuk do ta rinovonte kontratėn e tij aktuale me ekipin e Manēesterit, edhe pse u shpreh i bindur se e ardhmja e lojtarit ishte pikėrisht nė "Old Traford". Trajneri Ferguson deklaroi: "Nuk mė shqetėson ky fakt. Kemi njė kontigjent tė mirė lojtarėsh, por asnjė nuk ėshtė i pazėvendėsueshėm. Tani ēdo gjė varet nga vetė lojtari. I kemi bėrė njė ofertė Ferdinandit dhe nuk ka shumė rėndėsi nėse ai e pranon apo jo. Ai ka edhe dy vite tė tjera nė kontratėn e tij, kėshtu qė nuk kemi pse tė shqetėsohemi. Nė ditėt e sotme, bisedimet zgjasin mė shumė, pasi menaxherėt luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Nė rastin e Ferdinandit, unė dėshiroja qė ai tė firmoste, qė tė mos vihej nė qendėr tė polemikave nga mediat, megjithatė ky ėshtė njė vendim qė kėrkon kohė dhe reflektim". Ferdinandit i ėshtė ofruar njė kontratė 4-vjeēare, nga e cila do tė pėrfitonte 100.000 paund nė javė, por menaxheri i tij, Pini Zahavi, ka kėrkuar qė paga e mbrojtėsit 24-vjeēar tė arrijė kuotėn e 120.000 paundėve nė javė. "Nuk po negociojmė me askėnd. Ai ka edhe dy vite tė tjera nė kontratė, kėshtu qė nuk ka nevojė pėr spekullime tė kota. U mendua pėr njė rinovim tė kontratės sė tij, por nuk u arrit njė marrėveshje. Megjithatė, Ferdinandi ndihet i lumtur kėtu dhe besoj se e ardhmja e tij ėshtė nė "Old Traford"", - deklaroi Zahavi.

  7. #247
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Xherrard: Dua titullin nė Premier Ligė



    Pasi rinovoi kontratėn e tij me klubin e Liverpulit, Stiven Xherrard mendon pėr tė ardhmen dhe nė veēanti pėr titullin e Premier Ligės. Mesfushori i kombėtares sė Anglisė luajti dje nė njė ndeshje miqėsore ndaj ekipit tė Wrexhamit. Kampionėt e Europės arritėn tė fitonin me rezultatin 4-3. Disa ditė mė parė, Xherrardi u shpreh i vendosur tė largohej nga "Anfield Road", por 24 orė mė pas ndryshoi mendim, duke thėnė se nuk mund tė rrinte larg "Anfield Road"-it. 24-vjeēari firmosi njė kontratė 4-vjeēare, nga e cila do tė pėrfitojė 100.000 paund nė javė. Tani Xherrardi mendon vetėm pėr trofeun qė nuk ka arritur ta fitojė asnjėherė, Premier Ligėn. Pas takimit tė djeshėm, Xherrardi tha: "Pėr mua ishte e mrekullueshme tė rikthehesha pėrsėri tė luaja me kėtė fanellė. Shpresoj qė nė kėtė sezon tė arrij tė fitoj titullin me ekipin e Liverpulit. Eshtė i vetmi trofe qė mė mungon dhe shpresoj qė kėtė vit tė arrij ta fitoj. Megjithatė, nėse nuk do tė arrijmė ta fitojmė kėtė vit, do ta bėjmė kėtė nė katėr vitet e mbetura tė kontratės sime. Sezonin e kaluar e mbyllėm kampionatin 22 pikė pas Ēelsit, megjithatė arritėm tė fitonim Ligėn e Kampioneve. Shpresoj qė kėtė vit tė arrijmė t'i fitojmė tė dyja." Xherrardi deklaroi se nuk ishte penduar pėr vendimin e marrė dhe u shpreh i gatshėm tė jepte maksimumin e tij pėr ekipin e Liverpulit. Mesfushori anglez refuzoi pėr herė tė dytė brenda 12 muajve, ofertėn e ekipit tė Ēelsit, i cili ofroi 45 milionė euro pėr shėrbimet e 24-vjeēarit.
    "Mendoj se kam bėrė zgjedhjen e duhur. Nuk kam nevojė tė them se sa tė vėshtirė e pata tė vendosja, pasi pėr kėtė mjafton tė lexosh gazetat dhe revistat e ditėve tė fundit. Kėtu ndihem mirė. Mė pėlqen tė luaj futboll, por nuk mė pėlqejnė situatat e komplikuara. E gjithė kjo puna e kontratės mė ka stresuar shumė. Kam dėshirė t'i harroj tė gjitha dhe tė rifilloj tė luaj pėr ekipin e Liverpulit." - deklaroi Xherrardi. Mesfushori anglez pohoi se bisedimet pėr tė rinovuar kontratėn pas fitimit tė Ligės sė Kampioneve, patėn dėshtuar fillimisht dhe pėr kėtė mbanin pėrgjegjėsi edhe drejtuesit e klubit tė Liverpulit. "Unė kisha edhe dy vite tė tjera nė kontratė, por drejtuesit donin tė pėrshpejtonin procedurat pėr rinovimin e saj, pasi i trembeshin largimit tim. Pas fitimit tė Ligės sė Kampioneve u shpreha qartė qė dėshiroja tė qėndroja tek ekipi i Liverpulit, megjithatė... Tani kontrata ėshtė e firmosur dhe nuk ka asnjė klauzolė qė mund tė mė largojė nga "Anfield Road". Shpresoj qė kjo situatė tė mos pėrsėritet mė nė karrierėn time. Dua vetėm tė pėrqendrohem te futbolli dhe tė fitoj sa mė shumė trofe me kėtė klub", - pėrfundoi Xherrardi, i cili me ekipin e Liverpulit ka arritur tė fitojė njė Kupė UEFA, dy Kupa Anglie dhe njė Ligė Kampionesh.

  8. #248
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Runi: Nuk ka rėndėsi se ku luaj



    Uejn Runi ėshtė i kėnaqur qė luan nė pozicione tė ndryshme te Manēester Junaitid dhe nuk e ka problem nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė edhe nė sezonin e ri. Ai bėri njė paraqitje shumė tė mirė nė sezonin debutues me fanellėn e "Djajve tė kuq", kur shėnoi 17 gola qė nga koha qė la ekipin e Evertonit. Ai u pėrdor nga trajneri nė pozicione tė ndryshme, madje pėr tre muaj mbuloi sulmin, pasi mungonte Rud Van Nistėlroi. Pas rikthimit tė holandezit, Runi kaloi nė krahun e majtė, gjithsesi ai e tregoi edhe nė atė pozicion talentin e tij, pa pasur problem. "Unė luajta disa herė nė krahun e majtė pėr Manēesterin dhe nuk kisha problem se ku luaja, - tha ai. - Nėse luan nė pozicione tė ndryshme, madje jo nė pozicion tėnd ideal, nuk ka problem, pasi mėson shumė gjėra tė tjera, tė cilat tė rrisin cilėsitė si lojtar. Kjo gjė ndodhi me mua, pasi kur luaja nė krahun e majtė, u bėra njė lojtar i shpejtė dhe lėvizja shumė nė fushė, duke mos ndjerė asnjėherė lodhje." Pasi Manēesteri dėshtoi pėr tė fituar ndonjė kupė nė sezonin e kaluar, ai u shpreh qė do ta ndihmonte me sa mundej ekipin e tij, qė tė arrinte sa mė shumė sukses nė sezonin e ri. Sulmuesi i kombėtares angleze ėshtė njė figurė e rėndėsishme nė fushatėn e "Djajve tė kuq" pėr sezonin e ri dhe ka paralajmėruar kundėrshtarėt e tij se do tė jetė akoma mė i mirė nė sezonin qė vjen. "Tė punosh me trajnerin dhe lojtarėt e Manēesterit, ėshtė diēka e mrekullueshme. Kjo gjė mė ndihmoi qė tė kem njė formė shumė tė mirė, - tha ai. - Unė jam akoma i ri dhe duhet tė mėsoj sa mė shumė nga shokėt e mi tė ekipit ose lojtarėt qė mė rrethojnė. Unė jam duke mėsuar shumė dhe mendoj se nė sezonin tjetėr do tė jem shumė nė formė. Ishte fati im qė kalova nė njė ekip tė tillė dhe tani dua t'ia shpėrblej sa mė shumė interesin e treguar ndaj meje Manēesterit," - pėrfundoi Runi. Djaloshi anglez, i cili shpėrtheu nė Europianin e vitit 2004, edhe pse ishte vetėm 17 vjeē, ėshtė cilėsuar si e ardhmja e futbollit anglez. Manēesteri e bleu lojtarin nga ekipi i Evertonit, duke paguar njė shumė tė majme, gjithsesi talenti anglez po tregon se ėshtė i aftė ta justifikojė shumėn e paguar.

  9. #249
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Totenhem-Everton, lufta pėr Gutin


    Totenhemi dhe Evertoni po rivalizojnė njėri-tjetrin nė luftėn pėr blerjen e mesfushorit tė Realit tė Madridit, Guti. 28-vjeēari, i cili ka edhe tre vjet kontratė me ekipin madrilen, ėshtė duke menduar pėr tė ardhmen, pasi kėrkon qė tė luajė rregullisht nė kėtė periudhė tė karrierės. Reali mund tė heqė dorė nga shėrbimet e lojtarit, duke qenė se trajneri Vanderlei Luksemburgo ka thėnė qė lojtarėt e pakėnaqur mund tė ikin nga ekipi. Guti ka deklaruar se nėse do tė largohej nga Reali, do tė shkonte pėr tė luajtur nė Angli. Trajneri i Evertonit, Devid Mojes, po kėrkon njė mesfushor pėr ekipin e tij dhe pasi humbi luftėn ndaj Liverpulit pėr mesfushorin Sisoko, mendon se alternativa mė e mirė do tė ishte Guti. Evertoni po mundohet qė tė bėjė njė paraqitje sa mė tė mirė nė Ligėn e Kampioneve kėtė vit. Ndėrsa ekipi i Totenhemit po kėrkon tė bėjė blerje sa mė cilėsore dhe tė ndėrtojė njė ekip rivalizues pėr sezonin e ri. Guti ėshtė lojtari i duhur pėr mesfushėn e tyre. Menaxheri i lojtarit, Zoran Vekiē, pasi konfirmoi interesimin e dy klubeve angleze pėr tė, deklaroi qė Guti nuk e ka vendosur akoma nėse do tė largohet apo jo nga Reali i Madridit. "Ky ėshtė njė vendim delikat pėr lojtarin, pasi i duhet tė ikė nga shtėpia e tij," - tha Vekiēi.

  10. #250
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Liverpuli, kontratė tė re pėr Hipian



    Liverpuli ka deklaruar qė po pėrgatitet t'i ofrojė njė kontratė tė re mbrojtėsit Sami Hipia. Hipia ka qenė njė pjesė e rėndėsishme e ekipit nė suksesin e Ligės sė Kampioneve, kėshtu qė vazhdon tė jetė i rėndėsishėm pėr ekipin. Finlandezi mund tė luajė shumė mirė me Xhemi Karragerin nė mbrojtje dhe kjo mund tė jetė edhe njė arsye qė klubi kėrkon shėrbimet e tij. Shefi ekzekutiv i klubit anglez, Rik Perri, tha: "Ne po bisedojmė me lojtarin dhe kėrkojmė qė ai tė vazhdojė tė jetė pjesė e klubit tonė. Ne e dimė qė mosha nuk e lejon tė luajė 50 ndeshje nė sezon, por eksperienca e tij ėshtė tepėr e rėndėsishme."

Faqja 25 prej 30 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •