Close
Faqja 2 prej 30 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 298
  1. #11
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Mourinjo: Ēelsi nuk ndalet mė...


    Trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, beson verbėrisht te Ēelsi i tij dhe mendon se "blutė" do tė fitojnė titullin kampion edhe sezonin e ardhshėm. Portugezi, nė sezonin e tij tė parė si trajner nė Premier Ligė, i dha skuadrės londineze titullin kampion qė i mungonte prej 50-vitesh. Gjatė njė spektakli televiziv nė Portugali ishte i ftuar edhe Mourinjo, i cili, kur iu desh tė fliste pėr futbollin, tha: "Nė tri vitet e fundit kam thėnė gjithmonė se do tė fitoj titullin kampion dhe ia kam dalė mbanė, dy herė me Porton dhe njė herė me Ēelsin." Mė pas, Mourinjo vazhdoi: "Eshtė normale qė ndonjė sezon edhe nuk do tė fitoj dhe janė tė shumtė njerėzit qė presin kėtė moment, por tė paktėn pėr vitin e ardhshėm ndihem i sigurtė pėr suksesin. Kam besim te Ēelsi dhe zotėroj skuadrėn e duhur pėr tė synuar fitimin e gjithēkaje." Nė merkaton e verės, Ēelsi ka qenė relativisht mė i qetė se nė dy edicionet e kaluara. Nga "blutė" janė larguar Skot Parker dhe Mikael Forsel, dhe ka ardhur Asier Del Horno. Abramoviē ka dėshtuar nė synimin e tij pėr tė kaluar emra tė mėdhenj si Shevēenko, Eto apo Trezege nė "Stemford Brixh", por Mourinjo ėshtė i kėnaqur me grupin qė ka nė dispozicion: "Vjet fituam pas 50 vitesh dhe jam i bindur se kjo skuadėr nuk do tė ndalet mė. Ne jemi tė kompletuar, por mė duhet tė pranoj se ėshtė shumė e vėshtirė tė blesh futbollistė tė mėdhenj, sepse skuadrat qė zotėrojnė pronėsinė e tyre, nuk kanė ndėr mend t'i shesin."

  2. #12
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ēelsi, kur paratė nuk mjaftojnė...


    Edhe pas miliona eurove tė ofruara nga Roman Abramoviē, drejtuesit e Ēelsit nuk kanė arritur t'i japin njė sulmues tė klasit tė lartė Hoze Mourinjos. Kėsisoj, zėrat pėr njė rikthim tė Krespos nė "Stemford Bridxh", pas njė sezoni hua te Milani, bėhen gjithnjė e mė tė besueshme. Eshtė e habitshme qė presidenti mė i pasur nė botė, Abramoviē, i ndihmuar nga projektuesi i Manēesterit tė madh, Piter Kenion, nuk arrijnė tė marrin njė sulmues. Kėshtu, pasi nė dy vjet shpenzuan 200 milionė paund, duke ndėrtuar njė skuadėr qė fitoi titullin pas 50 vitesh, "blutė" duhet tė pėrjetojnė njė merkato "tė shterptė". Tani Mourinjos i kanė mbetur nė skuadėr vetėm Drogba dhe Gudjohnsen nė sulm, pasi Kezhmani ka kaluar tek Atletiko e Madridit.
    Gjashtė kanė qenė sulmuesit qė sė bashku me klubet e tyre kanė refuzuar ofertėn e londinezėve. Adriano i Interit, Eto i Barcelonės, Henri i Arsenalit, Shevēenko i Milanit, Trezege i Juventusit dhe Ferrnando Torres i Atletikos kanė preferuar tė qėndrojnė nė klubet e tyre. Sipas zėrave tė merkatos, shuma qė u ka ofruar Ēelsi pėr tė gjashtė kėta lojtarė sė bashku, ėshtė rreth 370 milionė euro. Zyrtarisht, klubet kanė deklaruar se nuk duan t'i shesin "yjet" e tyre. Nė fillim erdhi refuzimi i ofertės sė bėrė pėr Adrianon. Morati nuk pranoi t'i fillonte bisedimet pėr shitjen e brazilianit, por duhet thėnė se Abramoviēi nuk kėmbėnguli. Ishin vetėm ditėt e para tė merkatos dhe presidenti rus mendoi se nuk kishte arsye pėrse tė nxitohej, Henri ishte nė mendjen e tij. Por edhe kjo kartė doli e pavlefshme, kur Peter Kenion dhe Hoze Mourinjo u takuan me Eshli Kolin nė njė restorant tė Londrės, pėr tė biseduar pėr kalimin e mbrojtėsit nė "Stemford Bridxh". Arsenali zbuloi gjithēka dhe ishte e pamendueshme qė "topēinjtė" tė pranonin largimin e Henrisė. Futbollisti i tretė nė radhė kronologjike qė e refuzoi Ēelsin, ishte Samuel Eto. Kenioni e bindi Abramoviēin t'i ofronte Barcelonės 70 milionė euro pėr tė marrė Etonė. Katalanasit ishin "tė detyruar" tė pranonin, por nė momentin e fundit Laporta ndėrroi mendje dhe udhėtoi personalisht nė Kamerun pėr tė rinovuar kontratėn me ish-sulmuesin e Majorkės. Nė javėn e fundit, Ēelsi mori edhe dy "jo" nga Seria A. Nė fillim nga Milani pėr Shevēenkon, kuqezinjtė e refuzuan ofertėn rekord prej 80 milionė eurosh dhe mė pas nga Juventusi pėr Tregezenė. Bardhezinjtė, ashtu si disa skuadra tė tjera pretendente nė Itali, ka tė ngjarė ta kishin pranuar ofertėn pėr "yjet" e tyre, nė rast se do tė vinte nga ndonjė klub. Pėr t'u habitur, por drejtuesit e klubeve tė mėdha duken "tė trembur" nga paratė e Ēelsit. Sė fundi, edhe Atletiko e Madridit nuk e ka pranuar kėrkesėn e bluve pėr Ferrando Torresin, por drejtuesit madrilenė, mė saktėsisht, presidenti Enrike Kerezo tha: "Presidenti i Ēelsit duhet ta harrojė Torresin. Fernando ėshtė njė futbollist i Atletikos dhe duhet tė qėndrojė edhe pėr disa vite nė Madrid. Eshtė i pashitshėm dhe me kėtė dua tė largoj ēdo spekullim qė mund tė dalė nė shtyp."

  3. #13
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Barcelona, Eto dhe Mesi rinovojnė



    Dje ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit tė kontratės nga Samuel Eto. Marrėveshja ndėrmjet dy palėve ishte arritur prej kohėsh, por vetėm dje sulmuesi nga Kameruni hodhi firmėn mbi kontratėn e Laportės. Pas firmės, sulmuesi tha se dėshironte tė fitonte Ligėn e Kampioneve nė sezonin e ardhshėm. 24-vjeēari Eto, i cili shėnoi 24 gola nė kampionatin qė sapo u mbyll, refuzoi njė ofertė tė Ēelsit dhe zgjodhi tė rinovonte me Barcelonėn. Pas Ksavit dhe Dekos, afrikani u bė i treti futbollist nga titullarėt e Barēės qė pranoi rinovimin deri nė vitin 2010. Ndėrkohė, Laporta mendon edhe pėr tė ardhmen. Me njė kontratė deri nė vitin 2010, ai ka "blinduar" dy talentėt, Damia Abela dhe Lionel Mesi, futbollistė 20-vjeēarė, tė cilėt kanė shkėlqyer nė kampionatin pėr tė rinj qė po zhvillohet nė Holandė. Gjithnjė sipas Laportės, dita e parė e stėrvitjes sė Barcelonės pėr sezonin e ardhshėm futbollistik do tė pėrkojė me rinovimet e Rajkardit dhe Ronaldinjos.

  4. #14
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Di Vaio: Jam gati pėr konkurrencėn



    Sulmuesi i Valencias, Marko Di Vaio, nuk ka ndėr mend tė largohet nga kjo skuadėr, pavarėsisht konkurrencės sė shumtė nė sulm. Sezonin e ardhshėm, atij do t'i duhet tė konkurrojė pėr njė vend titullari me Klaivertin, David Vilėn, Mistėn dhe Korradin, por italiani nuk heq dorė: "Ndihem njė sulmues i rėndėsishėm pėr Valencian dhe kjo mė jep forcė pėr t'u pėrballur me konkurrencėn dhe rivalitetin brenda skuadrės. Gjatė karrierės sime jam mėsuar me situata tė tilla."

    Atletiko, pranė Maksi Rodrigezit


    Atletiko e Madridit ka rėnė dakord me Espanjolin pėr tė marrė mesfushorin argjentinas, Maksi Rodrigez. Kryeqytetasit janė gati tė paguajnė gjashtė milionė euro pėr tė marrė futbollistin, aktualisht tė impenjuar me kombėtaren "ēeleste" nė Kupėn e Konfederatave. Rodrigezi, autor i 15 golave nė sezonin e kaluar, ėshtė kėrkuar me ngulm nga trajneri ri i Atletikos, Karlo Bianki. Pėr tė mbyllur marrėveshjen, madrilenėve u ka mbetur vetėm tė plotėsojnė kėrkesat ekonomike tė futbollistit."

  5. #15
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Klaivert: Te Valencia pėr tė fituar



    Patrik Klaivert ėshtė prezantuar dje pėrpara gazetarėve, nė stadiumin "Mestaja", si sulmuesi i ri i Valencias pėr sezonin 2005-06. Holandezi ėshtė shprehur entuziast pas firmosjes sė kontratės trivjeēare, e cila ka njė klauzolė mjaft tė veēantė. Nė rast se futbollisti nuk do tė bėjė njė jetė profesioniste jashtė fushės sė futbollit, klubi ka tė drejtė tė bėjė prishjen njėpalėshe tė kontratės. Nė fjalėt e tij tė para si futbollist i Valencias, ish-sulmuesi i Ajaksit, Milanit, Barcelonės dhe Njukasėllit tha: "Jam shumė i lumtur qė do tė luaj me Valencian. Kam tre vjet qė nuk fitoj asgjė dhe kam ardhur kėtu i etur pėr sukses. Shpresoj qė pritjen e ngrohtė t'ua shpėrblej me njė paraqitje dinjitoze dhe me gola nė fushėn e lojės. Kam biseduar me presidentin dhe jam i kėnaqur me kushtet e kontratės." Klaiverti u prezantua vetėm dje si futbollist i Valencias, edhe pse marrėveshja me drejtuesit e klubit spanjoll ishte arritur qė nė fillim tė qershorit. Kjo vonesė u shkaktua nga problemet e Klaivertit mė gjurin e majtė. Ai nuk i kaloi vizitat e para mjekėsore, tė bėra nga mjekėt e Valencias. Tani situata ka ndryshuar, por gjithsesi Klaiverti deklaroi se nuk u tremb pėr asnjė moment se mos dėshtonte rikthimi i tij nė Primera Divizion: "Pas bisedės qė pata me drejtuesit e Valencias, u binda se ata dėshironin me ēdo kusht shėrbimet e mia dhe njė problem i vogėl nė gju nuk do tė prishte gjithēka. Kėrkova dy javė kohė dhe pas njė terapie personale, gjuri im ėshtė gati tė pėrballojė ēdo test. Mė duhej edhe pak kohė pėr t'u riaftėsuar nga dėmtimi i pėsuar te Njukasėlli. Kjo ėshtė e vėrteta." Pyetjes se ēfarė mund t'i sjellė Klaiverti Valencias, sulmuesi holandez iu pėrgjigj: "Shpresoj qė me pėrvojėn qė kam fituar, tė mbyll sa mė mirė aksionet e skuadrės. Dua tė fitoj besimin e shokėve tė mi dhe tė tifozėve, duke shėnuar." Klaiverti ėshtė rikthyer nė Spanjė, pas gjashtė viteve tė tij me Barcelonėn, por sulmuesi 28-vjeēar nuk mendon pėr hakmarrje: "Kam kaluar gjashtė vite tė lumtura nė Barcelonė dhe nuk kam asnjė revansh pėr tė marrė ndaj katalanasve. Ata do tė jenė gjithmonė nė zemrėn time. Barcelona ėshtė njė ekip i fortė dhe unė do tė bėj tė pamundurėn qė Valencia tė rivalizojė me tė, pėr tė marrė titullin kampion." Nė fund, Klaiverti flet pėr objektivat e sė ardhmes: "Kam parė projektet e skuadrės dhe emrat qė do ta pėrbėjnė Valencian sezonin e ardhshėm. Duhen ende dy muaj nga fundi i sezonit, por mendoj se Valencia do tė jetė midis katėr skuadrave mė tė forta tė Spanjės nė fund tė kampionatit." Entuziast pėr kalimin e holandezit nė "Mestaja" ka qenė edhe presidenti i Valencias, Soler, i cili tha gjatė ceremonisė sė prezantimit: "Arritėm tė sjellim njė tjetėr "yll" tė nivelit botėror nė "Mestaja" dhe jam shumė i lumtur pėr kėtė. Klaiverti ka shėnuar 130 gola nė Primera Divizion dhe kjo shifėr duhet vėnė re te njė sulmues 28-vjeēar. Patrikut i duhej dhėnė njė mundėsi, ne e bėmė diēka tė tillė dhe jam i bindur se do tė dalim tė fituar."

  6. #16
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Eto: Laporta refuzoi 70 milionė euro pėr mua



    Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, ka lėshuar intervistėn e tij tė parė pas rinovimit deri nė vitin 2010 me Barcelonėn. Autori i 24 golave nė sezonin e fundit ka filluar prej pak ditėsh pushimet, pasi ka pėrfunduar impenjimet e tij me kombėtaren e Kamerunit. Eto planfikon sezonin e ardhshėm dhe flet pėr dashurinė katalanase, qė e detyroi atė tė refuzonte milionat e Ēelsit. Ja cila ka qenė intervista e tij:
    - Laporta, pas vizitės nė Kamerun, ėshtė shprehur i mrekulluar me atė vend dhe ju ka quajtur si "Mbretin" e Kamerunit. Si do ta vlerėsonit kėtė elozh tė presidentit?
    - Jam shumė krenar. Kameruni ka rreth 15 milionė banorė dhe ėshtė njė popull i dashuruar pas futbollit, mė vjen mirė qė unė i pėrfaqėsoj nė futbollin elitar.
    - Nė vitin tuaj tė parė te Barcelona, pėr njė gol mė pak se Forlan, nuk u shpallėt shėnuesi mė i mirė i Primera Divizionit...
    - E rėndėsishme ėshtė qė fituam ligėn. Skuadra bėri njė kampionat tė jashtėzakonshėm. Unė shėnova 25 gola, edhe pse njė gol i imi u konsiderua si autogol nė fund tė ndeshjes. Pak rėndėsi ka, sepse titulli kampion ėshtė mbi tė gjitha.
    - Do tė jetė e vėshtirė tė pėrsėriteni vitin e ardhshėm?
    - Njerėzit kėrkojnė mė shumė nga kampionėt dhe pėr kėtė jemi tė detyruar tė japim mė shumė. Gjithsesi, jam i bindur se me skuadrėn qė kemi, do t'ia dalim mbanė. Nuk jemi tė ngopur dhe jemi gati pėr tė fituar sfida tė tjera.
    - Keni rinovuar me Barēėn. Pėrse zgjodhėt sėrish katalanasit?
    - Nuk kishte asnjė arsye pėrse tė largohesha, ndėrsa arsyet pėr tė qėndruar ishin tė pafundme.
    - Keni pasur kontakte me Ēelsin?
    - Menaxherit tim i ka ardhur njė ofertė nga Ēelsi, por pėr asnjė koment nuk kemi biseduar me ta. Qė nė momentin e parė qė shtypi ka filluar tė spekullojė pėr njė transferim timin nė Angli, unė kam dalė pėrpara gazetarėve dhe kam thėnė qė isha i gatshėm tė rinovoja me Barcelonėn, pėr tė evituar ēdo keqkuptim.
    - Jeni nė dijeni tė shifrave tė ofruara nga Ēelsi pėr tė marrė shėrbimet tuaja?
    - Po. Laporta refuzoi 70 milionė euro dhe mė propozoi rinovimin e kontratės. Presidenti dhe trajneri Rajkard besojnė tek unė. Kjo mė bėn krenar dhe mė mbush me optimizėm pėr sezonin e ardhshėm. Gjithashtu, mė del si detyrė t'ua shpėrblej kėtė besim.
    - Cila ėshtė ėndrra juaj?
    - Pasi jam shpallur futbollisti mė i mirė afrikan nė dy vitet e fundit, dua tė fitoj edhe "Topin e artė". Kėtė mund ta bėj vetėm nė rast se Barcelona do tė fitojė trofe.
    - Mund t'ju pyesim se ē'do tė bėni pas 2010-s. Do tė jeni 28 vjeē dhe jashtė kontratės me Barēėn. Keni ndonjė plan tė largėt?
    - Sinqerisht e kam tė vėshtirė tė mendoj njė tė ardhme larg Barcelonės. Nė 2010-n do tė fillojmė bisedimet pėr tė qėndruar edhe dhjetė vite tė tjera nė "Kamp Nou". Personalisht nuk do tė ndahesha kurrė nga Barcelona.

  7. #17
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Saki projekton rikthimin e "galaktikėve"



    Arrigo Saki ka filluar nga puna pėr tė ndėrtuar skuadrėn e Realit tė Madridit, pėr sezonin e ardhshėm futbollistik. Nuk do tė jetė aspak e lehtė, por drejtori teknik i "merengesėve" ka njė objektiv tė qartė pėr sezonin e ardhshėm: "Duhet tė formojmė njė skuadėr qė tė luajė mirė dhe tė fitojė titullin." Nė sezonin e ardhshėm, duke filluar nga presidenti Perez dhe deri te rezerva e fundit madrilene, do tė kenė si objektiv fitimin e trofeve. Dy vjet duarbosh janė shumė pėr "Santiago Bernabeun", tifozėt e tė cilit kėrkojnė rikthimin nė majat e futbollit botėror. Nė lidhje me kėtė, Saki thotė: "Nė kėto dy vitet e fundit nuk kemi fituar asgjė, edhe pse kemi pasur futbollistėt mė tė mirė tė planetit nė skuadėr. Kjo tregon se ndeshjet e veēanta edhe mund tė fitohen vetėm falė ndonjė "ylli" qė ke nė skuadėr, por titujt i fiton vetėm duke luajtur si njė ekip i vėrtetė gjatė gjithė sezonit. Dhe ky ėshtė objektivi ynė: tė ndėrtojmė njė skuadėr." Italiani ėshtė i vetėdijshėm qė te Reali i Madridit nuk vlen vetėm tė fitosh: "Eshtė normale qė duhet tė fitojmė duke kėnaqur njerėzit qė mbushin "Bernabeun". Kjo ėshtė njė traditė qė vazhdon prej vitesh nė kėtė stadium. Kam besim se nė sezonin e ardhshėm nuk do tė zhgėnjejmė, pasi skuadra ėshtė e etur pėr trofe." Mė pas, Arrigo Saki kujton kohėn kur nuk rrinte i mbyllur nė zyrė, por vishte tutat dhe punonte me skuadrėn nė stėrvitje. Ish-trajneri i Parmės, Milanit dhe kombėtares italiane u shpreh: "Nė futboll duhet tė dish tė sulmosh dhe tė mbrohesh. Duhet tė dish tė mbash nėn presion kundėrshtarin dhe tė sulmosh pėr 90 minuta, por duhet edhe tė dish tė pėrdorėsh kundėrsulmin. Duhet tė luajmė si njė trup i vetėm dhe tė shfrytėzojmė nė maksimum qarkullimin e rrjedhshėm tė topit." Saki i premton liri tė plotė Luksemburgos nė zgjidhjet e tij dhe e ndihmon trajnerin brazilian: "Trajneri ėshtė ai qė vendos. E rėndėsishme ėshtė tė fitojė skuadra dhe jo nėse luan apo jo ndonjė "galaktik". Vjet pėrbėnte mė shumė lajm formacioni i Realit, sesa rezultati i ndeshjes. Njė sezon ėshtė i gjatė 70 ndeshje dhe asnjė futbollist, sado i aftė qoftė, nuk mund tė jetė gjithmonė titullar." Saki vazhdon deklaratėn e tij duke dhėnė nga njė mendim pėr disa nga futbollistėt aktualė tė Realit: "Rauli ėshtė ende i ri dhe mendoj se do tė japė mė shumė pėr Realin vitin e ardhshėm. Nė rast se do tė mė duhej tė pėrshkruaja futbollistin mė perfekt brenda dhe jashtė fushės, do tė zgjidhja Zidanin. Udgejti ėshtė riaftėsuar dhe do tė jetė pjesė e skuadrės vitin e ardhshėm. Guti? Dera pėr tė ėshtė e hapur. E ka nė dorė tė ardhmen e tij, sepse ne nuk duam tė mbajmė nė skuadėr futbollistė qė nuk kanė dėshirė tė qėndrojnė." Nė fund, italiani flet pėr merkaton e Realit dhe pėr punėn qė po bėn nė kėtė aspekt sė bashku me Butragenjon dhe presidentin Perez: "Eshtė njė merkato konfuze. Ka shumė futbollistė qė janė tė gatshėm tė luajnė pėr ne, por klubet e tyre kėrkojnė ēmime stratosferike. Marrėveshjet janė shumė tė vėshtira, sepse futbolli ėshtė shndėrruar nė njė biznes tė vėrtetė dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė gjatė verės pushon. Eshtė e vėrtetė qė nuk luhet nė fushė, por nė zyrat e presidentėve vendosen fatet e sezonit. Pablo Garsia dhe Serxhio Ramos janė dy futbollistė qė mė pėlqejnė, por ende nuk kemi arritur njė marrėveshje me ta."

  8. #18
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Trapatoni: Italia mendon se jam plakur...



    Xhovani Trapatoni ka filluar dje aventurėn e tij tė re si trajner i Shtutgartit. Kjo, pasi skuadra gjermane ka filluar pėrgatitjet pėr sezonin e ardhshėm futbollistik, i cili do tė fillojė me ndeshjen e parė tė Bundesligės mė 5 gusht. Ish-trajneri i Benfikės, me tė cilėn fitoi titullin nė sezonin e kaluar, do tė ketė pėrkrah tij si ndihmės Andreas Bremenin. Ish-futbollisti gjerman ka qenė pjesė e Interit tė drejtuar nga Trapatoni nė vitin 1988. Por nė deklaratėn e tij tė fundit pėrpara nisjes pėr nė Gjermani, trajneri 66-vjeēar ka "sulmuar" Italinė e tij: "Ndihem ende i ri dhe me energji, por italianėt mė mendojnė tė plakur. Pėr gjermanėt jam ende njė profesor dhe kėsisoj vendosa tė shkoja atje ku vlerėsohem, edhe pse njė ofertė nga Seria A nuk do ta kisha refuzuar." Nė ditėn e parė tė stėrvitjes, pėr arsye tė ndryshme, Trapatoni nuk ėshtė takuar me Hildebrandin, Hinkelin, Hitzlsperger, Hlebin dhe Meirėn, futbollistėt kryesorė tė skuadrės gjermane.

  9. #19
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pėrcaktohet kalendari i Bundesligės 2005-2006



    Eshtė pėrcaktuar kalendari i kampionatit tė ardhshėm tė Bundesligės. Futbolli gjerman do ta ketė startin mė 5 gusht dhe ndeshja e parė do tė zhvillohet nė stadiumin e ri "Allianz Arena", ndėrmjet Bajernit dhe Borusias sė Mynshengladbahut. Ndėrkohė, Trapatoni do tė debutojė si trajner i Shtutgartit nė Duisburg. Ja ndeshjet e javės sė parė tė kampionatit gjerman: Bajern-M'gladbah, Kėln-Mainz, Diusburg-Shtutgart, Shalke?K'lautern, Hamburg?Nurenberg, Volfsburg?Dortmund, Verder?Bielefeld, Eintraht?Leverkusen, Hanover?Herta.

    Ze Roberto, edhe njė vit me Bajernin



    Ze Roberto ka pėrgėnjeshtruar tė gjitha zėrat pėr njė largim nga Mynihu dhe ka firmosur njė kontratė, e cila do t'i japė mundėsi tė luajė edhe pėr njė vit me Bajernin nė Bundesligė. Mesfushori, i cili ėshtė i impenjuar me kombėtaren braziliane nė Kupėn e Konfederatave, do tė luajė pėr bavarezėt deri nė fundin e sezonit tė ardhshėm dhe do ta vendosė tė ardhmen vetėm pas finaleve tė Kupės sė Botės. Pas kėrkesave tė shumta nga trajneri Magat, drejtuesit e Bajernit kanė arritur ta bindin Ze Roberton qė tė qėndrojė. Pas arritjes sė marrėveshjes, Uli Hėnes, drejtori teknik i klubit gjerman, tha: "Duke pėrfituar edhe nga dėshira e futbollistit pėr tė mos u larguar, gjetėm gjuhėn e pėrbashkėt me menaxherin e tij, kėsisoj do tė kemi edhe pėr njė vit shėrbimet e Ze Robertos. Braziliani ka luajtur 115 ndeshje zyrtare me fanellėn e Bajernit.

  10. #20
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga


    Arsenali, mė pranė Baptistės



    Zv.presidenti i ekipit tė Arsenalit, Daeidid Dein, udhėtoi dje pėr nė Spanjė, pėr tė diskutuar klauzolat pėr rinovimin e kontratės sė Rejesit. Ky rast ka shėrbyer pėr tė hapur tratativat pėr blerjen e sulmuesit tė Sevilias, Hulio Baptista. Nė muajt e fundit, sulmuesi brazilian ka arritur tė impresionojė nė kampionatin sopanjoll, duke shėnuar 18 gola nė sezonin e kaluar. Reali dhe Barcelona kanė hequr dorė pėr sulmuesin brazilian, pas ēmimit tė lartė tė vėnė nga klubi i Seviljas. Arsenali ka bėrė gati njė ofertė prej 15 milionė eurosh, por klubi andaluzian kėrkon tė paktėn 20 milionė euro pėr kartonin e Baptistės. Ardhja e brazilianit nė "Hajbėri" mund t'i hapė rrugėn kalimit tė Robert Piresit drejt ekipit tė Juventusit. Megjithatė, pėr tė arritur tek Hulio Baptista, Arsenali mund tė shesė edhe mesfushorin e talentuar, Patrik Vieiranė, i cili pėlqehet shumė nga drejtuesit e ekipit tė Juventusit.

Faqja 2 prej 30 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •