Close
Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 298
  1. #1
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ronaldo: Po rrezikoj vendin e titullarit



    Pas fitores sė Brazilit ndaj Argjentinės, sulmuesi Ronaldo deklaroi se vendi i tij prej titullari nuk ishte i sigurtė nė ekipin e "Selesaos". Megjithatė, sulmuesi i Realit tė Madridit nuk ishte penduar pėr vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė Kupėn e Konfederatave. Ronaldo mungoi nė kompeticionin 2-javor, pasi kėrkoi tė pushonte dhe zėvendėsuesi i tij, Adriano, e shfrytėzoi mė sė miri mundėsinė e dhėnė, duke u shpallur golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Konfederatave, me 5 gola. "Trajneri Parreira deklaroi se vendi im nė kombėtare ėshtė i garantuar, por unė nuk e mendoj kėshtu. Jam i bindur se nė qoftė se nuk arrij tė shėnoj gola, nuk do ta kem tė sigurtė vendin e titullarit. Brazili ka shumė sulmues tė talentuar dhe kėtė e tregoi edhe nė Kupėn e Konfederatave. Adriano ėshtė i jashtėzakonshėm dhe kėtė ai e ka treguar edhe tek ekipi i Interit. Edhe Robinjo ėshtė zhvilluar teknikisht dhe ėshtė njė ndėr pretendentėt pėr njė vend nė Botėrorin e Gjermanisė. Nuk mora pjesė nė kėtė kompeticion, pasi kisha nevojė tė pushoja. Nuk pendohem pėr vendimin tim, sepse ishte e nevojshme pėr mua nė prag tė botėrorit tė ardhshėm. Dėshiroj tė jem 100% gati pėr nė botėrorin e ardhshėm. Dėshiroj qė viti 2006, tė jetė viti i jetės sime. Jam i lumtur pėr paraqitjen e Brazilit nė Kupėn e Konfederatave, por nė botėror dua tė luaj dhe tė shėnoj rregullisht", - deklaroi Ronaldo.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Arrow Gazeta Elektronike: "Futbolli Ndėrkombtar" (Nr.3)

    Parreira: Tė pėrsėritemi vitin e ardhshėm



    Brazili do tė mbrojė titullin e kampionit tė botės, si favorit nė botėrorin qė do tė zhvillohet nė Gjermani vitin e ardhshėm. Kėshtu mendon trajneri i "Selesaos", Karlos Alberto Parreira, pas fitores qė skuadra e tij arriti 4-1 nė finalen e Kupės sė Konfederatave, ndaj Argjentinės. Brazili, nė botėrorin koreano-japonez nuk shihej si favorit, pėr shkak tė formės sė dobėt tė disa prej futbollistėve bazė, por arriti tė fitonte. "Do ta fillojmė botėrorin si pretendentėt kryesorė, si skuadra pėr t'u mundur, dhe kjo jo vetėm se jemi kampionėt nė fuqi, por edhe sepse jemi skuadra mė e fortė. Por duhet tė kemi kujdes, sepse gjatė historisė Brazili ka fituar atėherė kur nuk ishte pretendent dhe jo kur ėshtė dhėnė si favorit. Humbja nė Francė dhe sukseset nė Amerikė e Japoni e tregojnė kėtė." Gjithsesi, Brazili, ndryshe nga Argjentina, ende nuk e ka siguruar njė vend pėr nė finalet e Kupės sė Botės. Por, nga ana e tij, Parreira krenohet me mėnyrėn se si e ka interpretuar skuadra e tij kėtė edicion tė Kupės sė Konfederatave: "Patėm njė shans tė mirė pėr tė testuar skuadrėn. Nuk ėshtė vetėm njė trofe u fituar. Skuadra e mbrojt mirė dhe luajti shpejt nė aksionet me njė takim. Nė rast se luajmė nė mėnyrė tė tillė edhe vitin e ardhshėm, jam i bindur se do tė shpallemi kampionė bote."
    Trajneri, i cili e ka fituar njė titull kampion bote me Brazilin gjatė Botėrorit USA '94, pėrcakton edhe rivalėt mė tė rrezikshėm pėr skuadrėn e tij nė botėrorin gjerman: "Skuadra vendėse ka njė avantazh tė konsiderueshėm. Mė pėlqen Holanda. Ēekėt janė tė fortė. Edhe Anglia me Portugalinė kanė bėrė shumė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 01-07-2005 mė 18:19
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Robinjo pas fitores: Dua Realin


    Sulmuesi brazilian Robinjo ka thėnė pas fitores sė Brazilit ndaj Argjentinės, se do t'i pėlqente tė luante sezonin e ardhshėm me Realin e Madridit. "Shpresoj tė luaj te Reali. Kam biseduar me ta dhe mendoj se ėshtė hapi i duhur pėr karrierėn time," - tha talenti 20-vjeēar pėr njė televizion brazilian. Robinjo ka dalė kėshtu edhe njė herė kundėr dėshirės dhe fjalės sė presidentit tė Santosit, Marselo Teikseira, qė e ka mohuar njė kalim tė sulmuesit nė Madrid. Santosi kėrkon 50 milionė dollarė dhe Reali ėshtė gati tė ofrojė vetėm 25. Gjithsesi, dėshira e futbollistit pėr tė luajtur nė "Bernabeu", duket se do tė ndikojė nė arritjen e njė marrėveshjeje pėrfundimtare. Nė vazhdimin e deklaratės sė tij, Robinjo u shpreh: "Nė Brazil nuk mund tė jetoj i qetė. Kam pasur shumė strese qė nuk mė kanė lejuar tė pėrqendrohem totalisht te futbolli. Pėr kėtė do tė mė pėlqente Spanja dhe sidomos Madridi. Atje do tė kem fatin tė punoj me njė trajner qė e njoh mirė, siē ėshtė Vanderlei Luksemburgo."

    Adriano: Jemi gati pėr 2006-n


    Pas shėnimit tė dy golave nė finale ndaj Argjentinės, Adriano u shpall lojtari mė i mirė i kėtij kompeticioni. Pas ndeshjes nė Frankfurt, ai deklaroi: "Ishte shumė e rėndėsishme tė fitonim Kupėn e Konfederatave, si njė pjesė pėrbėrėse e pėrgatitjeve pėr nė Botėrorin e 2006-s. Jam shumė i kėnaqur qė arrita tė fitoja kėtė trofe. Pėr mua kjo ėshtė mė e rėndėsishme se trofeu i lojtarit mė tė mirė. Arritėm tė fitonim, pasi luajtėm sipas stilit brazilian. Pėr ne, kjo nuk ishte njė hakmarrje ndaj Argjentinės, por thjesht njė finale e fituar me meritė. Ne duam tė fitojmė gjithmonė nė kompeticione ndėrkombėtare. Gjithashtu donim tė tregonim se jemi gati pėr Botėrorin e Gjermanisė. Kjo gjė na ndihmoi tė kalonim lodhjen e sezonit tė kaluar. Argjentina luajti mirė, por nuk mundi tė ndiqte ritmin e lojės sonė. Golat ia dedikoj familjes sime, e cila mė ka pėrkrahur edhe kėtu nė Gjermani".

  4. #4
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Milani humb Krespon, por fiton Kalaxen



    Sa vijnė e reduktohen mundėsitė dhe shpresat qė Hernan Krespo tė qėndrojė te Milani. Edhe pse argjentinasi ia ka ritheksuar disa herė Ēelsit dėshirėn e tij, madje edhe publikisht, pėr tė qėndruar nė Itali, klubi anglez e ka grumbulluar pėr stėrvitjen e fazės pėrgatitore sulmuesin, qė fillon tė mėrkurėn e ardhshme. Ndėrsa dje, Kakhaber Kalaxe, qė mund tė shkonte te Ēelsi si pjesė "kėmbimi" pėr Krespon, ka rinovuar kontratėn me Milanin deri mė 2010-ėn.
    Janė gjithnjė e tė kundėrta rrugėt mes Hernan Krespos dhe Milanit, qė pėr ta zyrtarizuar lojtarin, i mungonte vetėm njė formalitet. Nė kėtė pikė nuk ėshtė e gabuar tė thuhet qė konfirmimi i argjentinasit ėshtė bėrė tepėr i pamundur, pavarėsisht se prej disa javėsh ai vazhdon tė deklarojė dėshirėn e tij pėr tė qėndruar nė Milano, pėr motive si "teknike", ashtu edhe familjare (sapo ėshtė martuar me Alesian, njė vajzė italiane). I ardhur verėn e shkuar i huazuar nga Ēelsi te Milani, Krespo rezultoi si njė nga surprizat mė kryesore tė klubit kuqezi. Madje mendohej qė shitja e Kalaxez te "blutė", plus njė shumė parash, do tė mjaftonte pėr tė mbajtur "Valdaniton". Por bisedimet u vėshtirėsuan nė mėnyrė tė papritur dhe pavarėsisht nga pėrpjekjet e bėra nga lojtari dhe menaxheri i tij Hidalgo, ėshtė tashmė e sigurtė qė Ēelsi nuk kėrkon tė dorėzohet pėr amerikano-latinin. Eshtė njė dėshmi direkte fakti qė skuadra e drejtuar nga portugezi Mourinjo, sipas asaj qė shkruan edhe shtypi anglez, e ka pėrfshirė Krespon nė listėn e grumbullimit tė lojtarėve pėr stėrvitjen e fazės pėrgatitore, e cila nis tė mėrkurėn qė vjen. "Ėshtė lojtari ynė, ndaj pse nuk duhet tė vijė nė stėrvitje, - ka deklaruar njė lojtar i Ēelsit. - Mesatarja e tij e golave ėshtė e shkėlqyer dhe ai duhet tė jetė njė nga pikat e referimit tė skuadrės". Pėrshtypja ėshtė qė klubi i Abramoviēit paska vendosur ta mbajė Krespon, pasi ka dėshtuar njė herė pėr tė blerė Adrianon, Shevēenkon dhe Trezegenė. Pėr t'ia mbyllur ndoshta njė herė e pėrgjithmonė dyert Krespos, ėshtė para sė gjithash edhe nėnshkrimi i Kalaxes, qė ka rinovuar dje me Milanin deri mė 2010-ėn. Njė lėvizje e rėndėsishme qė del kundėr shitjes sė tij. "Pėrsa i pėrket Krespos, nuk kam asnjė lajm pėr t'ju dhėnė", - ka deklaruar drejtori i pėrgjithshėm kuqezi, Ariedo Braida.
    Pėrsa i takon Kalaxes, mbrojtėsi 27-vjeēar e ka parandjerė rinovimin e kontratės teksa pati thėnė: "Kontrata ime skadon mė 2006-ėn, - shpjegoi gjeorgjiani pak para nėnshkrimit. - Nė Milano ndihem mirė, problemi im ėshtė vetėm teknik, kam luajtur pak. Megjithatė do tė pėrpiqem tė arrij njė marrėveshje me drejtuesit kuqezi pėr njė rinovim". Dhe Kalaxe ia arriti.

  5. #5
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Zamparini: Karaēiolo-Toni, e ardhmja jonė



    Pronari i Palermos, Mauricio Zamparini, pėrmes mikrofonėve tė agjencisė radiofonike Grt, i ka bėrė njė ultimatum Lotitos pėr binjakėt Filipini dhe ka dhėnė sqarime pėr ēėshtjen "Toni". Nė plan tė parė ka qenė njė kalim i mundshėm i Filipinėve te Roma: "Ka edhe tri skuadra tė tjera tė interesuara tė Serisė A, por nuk ka asnjė prishje pėrfundimtare me Lacion. Nėse Lotito nuk nxitohet tė na ofrojė shumėn e duhur dhe vazhdon tė luajė me uljet e ēmimeve, duke pėrdorur pretekstin e pagave tė larta tė Filipinėve, ka mundėsi qė marrėveshja tė prishet." Ndėrkohė, pėr Karaēiolon ėshtė thuajse arritur gjithēka: "Besoj se do tė zyrtarizohet nesėr (sot) nė mėngjes. Por nė pėrgjithėsi jemi marrė vesh pėr gjithēka." Kapitulli Toni: "Ėshtė me pushime sikurse edhe unė. Problemi nuk ka tė bėjė me pagėn e tij, por me pėrzgjatjen e kontratės edhe dy vite tė tjera dhe me kėtė temė do tė pėrballemi kur tė grumbullohemi nė Austri. Ne synojmė ta mbajmė nė gjirin tonė, sepse mendojmė se me Tonin dhe Karaēiolon mund tė formojmė njė nga dyshet sulmuese mė tė mira tė kampionatit."

  6. #6
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Preciozi: S'kam blerė kurrė asnjė ndeshje


    Enriko Preciozi ka rrėfyer pafajėsinė e tij nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen sportive italiane "La Gazzetta dello Sport". "Nuk kam blerė kurrė asnjė ndeshje, aq mė tepėr qė vetėm njė i marrė mund tė mendonte tė blinte njė ndeshje, rezultati i sė cilės nuk kishte asnjė rrugė tjetėr pėrveē se fitores sė Xhenoas. Unė jam i vendosur pėr tė dalė i pastėr nga kjo ēėshtje dhe askush nuk mund t'ia heqė Serinė A Xhenoas, sepse ka arsye dhe unė kam besim te drejtėsia sportive dhe tek organet hetuese."

  7. #7
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Mareska, pjesė "kėmbimi" pėr Xhilėn?


    Sipas shtypi italian, Juventusi qėnka gati tė tentojė "mėsymjen" pėr Xhilardinon, duke afruar si kėmbim teknik kartonin e Enco Mareskės, qė sapo ėshtė "ripeshkuar" nga Firence nė Torino. Ardhja e sulmuesit tė Parmės te bardhezinjtė, do tė hamendėsonte edhe njė shitje tė mundshme tė David Trezegesė nė Angli

  8. #8
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Juventusi mė 11 korrik ngre "siparin"


    Pushimet e Juventusit kanė hyrė nė dhjetė ditėshin e fundit. Po, sepse kampionėt e Italisė, do ta ngrejnė "siparin" e sezonit 2005-2006 mė 11 korrik, kur bardhezinjtė do tė bashkohen nė Torino pėr t'u nisur mė pas nė Saliēe Terme, qė pėr tė dytin vit rradhazi, do tė jetė zona e pėrgjithshme mikpritėse pėr skuadrėn e Kapelos.

  9. #9
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Takim Inter?Njukasėll pėr Emrenė


    Dje pritej pėrgjigjja qė do t'i jepte Van der Meide Monakos. Anėsori holandez kishte kėrkuar disa ditė pėr tė vendosur. Dje ishte nė program njė takim mes drejtuesve tė Interit dhe atyre tė Njukasėllit, pėr tė mundėsuar kalimin e Emresė nė Angli. Lojtari ka disa ditė qė e ka arritur marrėveshjen me klubin britanik.

  10. #10
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Park: Manēesteri, ēmimi i punės sime



    Mesfushori koreanojugor Ji Sung Park tha tė shtunėn, gjatė prezantimit tė tij me fanelėn e Manēesterit, se ndihej kranar pėr kalimin e tij te skuadra e Fergusonit. Park, pasi i kaloi me sukses testet mjekėsore, e la pėrfundimisht Eindhovenin dhe lidhi njė kontratė katėrvjeēare me Manēester Junaitedin. 24-vjeēari, sapo mbėrriti nė aeroportin e Manēesterit tha pėr gazetarėt: "Presonalisht jam krenar pėr kalimin te Manēesteri. Do tė luaj nė njė nga skuadrat mė tė forta nė Premier Ligė, dhe kjo tregon se kam bėrė punė tė mirė te PSV-ja dhe me fanellėn e kombėtares. Eshtė njė ēmim pėr tė gjithė punėn time si futbollist profesionist". Park, sėbashku me bashkatdhetarin e tij Jong Pio Li kaluan te PSV-ja nė verėn e vitit 2002. Park, nė sezonin qė sapo u mbyll, ka qenė njė nga protagonistėt e skuadrės sė Eindhovenit qė fitoi titullin nė Holandė, dhe u eliminua vetėm nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve nga Milani. "Kur vesha fanelėn e Manēesterit m'u duk se po pėrjetoja njė ėndėrr. Mė pas pashė "Old Trafordin" dhe u ndieva krenar qė do tė kem mundėsi tė luaj nė kėtė stadium. Nuk mund tė gjeja njė skuadėr mė ideale se Manēesteri pėr ta vazhduar karrierėn time. Jam shumė optimist pėr sezonin e ardhshėm. Jam i lumtur, por gjatė ecurisė sė botėrorit 2002 kam pėrjetuart ēastin mė tė lumtur tė jetės sime. Besoj se gėzimi i ndjerė pas fitores ndaj Italisė nuk do tė pėrsėritet mė pėr asnjė nga futbollistėt e Koresė qė luajtėn nė atė takim historik." - pėrfundoi deklaratėn e tij mesfushorit aziatik. Park nė kampionatin e fundit botėror shėnoi vetėm njė gol, atė ndaj Portugalisė. Tani ai do tė jetė figura kryesore e klubit tė Fergusonit, gjatė turneut miqėsor qė Manēesteri do tė zhvillojė nė Azi nė mesin e muajit korrik.

Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •