Close
Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 298
  1. #61
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Zenden firmos pėr Liverpulin



    Mesfushori holandez Budevin Zenden do tė veshė fanelėn e Liverpulit nė sezonin e ardhshėm. Pas pėrfundimit tė kontratės sė tij me ekipin e Midėllsboros, Zenden ka arritur njė marrėveshje me ekipin kampion tė Europės. 28-vjeēari i kombėtares sė Holandės tė hėnėn do tė kryejė vizitat mjekėsore dhe do tė prezantohet nė "Anfield Road". Zendez zhvilloi njė sezon tė suksesshėm me ekipin e Midėllsboros, pasi u dha nė formė huaje nga ekipi i Ēelsit. Zėdhėnėsi pėr shtyp i ekipit tė Liverpulit, Ian Koton, tha: "Zenden do tė luajė te Liverpuli nė sezonin e ardhshėm. Kemi arritur njė marrėveshje me lojtarin dhe tė hėnėn do tė firmoset kontrata e tij. Mė pas do tė zhvillojmė njė konferencė pėr shtyp, ku do tė sqarohen edhe detajet e kontratės sė tij". Zenden do tė jetė i gatshėm tė luajė pėr Liverpulin nė ndeshjet e turit tė tretė tė Ligės sė Kampioneve.
    Xherrard-Liverpul, asgjė e vendosur
    Bisedimet mbi rinovimin e kontratės sė Stiven Xherrardit nuk po japin rezultatet e pritura nga tifozėt e Liverpulit. Gjatė ditėve tė fundit ėshtė folur pėrsėri pėr njė kalim tė mundshėm drejt Realit tė Madridit, dhe mesfushori i kombėtares sė Anglisė nuk e ka mohuar kėtė fakt. Suksesi nė Ligėn e Kampioneve dukej sikur ia kishte mbushur mendjen Xherrardit tė qėndronte nė "Anfield Road", por, sipas gazetės "The Sun", lojtari nuk ka mbetur i kėnaqur nga ofertat e drejtuesve tė Liverpulit. Tashmė drejtuesit anglezė i tremben konkurrencės sė Realit, i cili ėshtė i gatshėm t'i ofrojė lojtarit njė pagė javore prej 150 000 paundėsh, ndėrsa Liverpuli do tė pėrfitonte 20 milionė paund dhe shėrbimet e mbrojtėsit Valter Samuel. Benitezi e cilėsoi kėtė ofertė si "tė papranueshme", por pas zhvillimeve tė fundit drejtuesit e Liverpulit po fillojnė seriozisht tė mendojnė pėr shitjen e mesfushorit anglez.

  2. #62
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premiera Division

    K.Ronaldo: Nuk iki nga "Old Traford"



    Mesfushori portugez i ekipit tė Manēesterit, Kristiano Ronaldo, ėshtė pranė rinovimit tė kontratės e tij nė "Old Traford". Asi portugez ka zhvilluar njė sezon tė jashtėzakonshėm, megjithėse ekipi i Manēesterit nuk arriti tė fitonte asnjė trofe. Ronaldo, i cili erdhi nė "Old Traford" dy vite mė parė nga ekipi i Sportingut tė Lisbonės, ėshtė pranė firmosjes sė njė kontrate katėrvjeēare me ekipin anglez. Nė fund tė sezonit tė kaluar, Ronaldo u pėrfol pėr njė kalim tė mundshėm drejt Barcelonės ose Realit tė Madridit, por Ronaldoi pohoi se ndihej i lumtur tek ekipi i Manēesterit: "Kemi diskutuar pėr disa ēėshtje tė rėndėsishme dhe besoj se do ta rinovoj kontratėn time me Manēester Junajtidin. Bisedimet po shkojnė shumė mirė dhe sė shpejti do tė firmos kontratėn time tė re. Menaxheri im, Horge Mendes, po merret me procedurat e fundit dhe unė besoj se do tė ketė njė fund tė lumtur. Nė kontratėn time aktuale kam akoma dy vjet. Propozimi i klubit ėshtė qė ta rinovoj kėtė kontratė edhe pėr tri vite tė tjera. Jam i lumtur te Manēesteri dhe ky ėshtė klubi ku unė dua tė luaj nė tė ardhmen. Eshtė e vėshtirė tė flas pėr njė kontratė deri nė pėrfundim tė karrierės, pasi nė tė ardhmen gjėrat mund tė ndryshojnė". Ndėrkohė, dy sulmues tė Manēesterit mund tė largohen kėtė verė nga "Old Traford". Alan Smith ėshtė vėnė nėn shėnjestrėn e ekipit tė Njukasėllit, ndėrsa Luis Saha kėrkohet nga ekipi i Evertonit. Njukasėlli ka ofruar 7 milionė paund pėr Smithin, i cili mund tė luajė pėrkrah Alan Shirerit. Trajneri i Njukasėllit, Grim Sounes, ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė sulmuesi, pas largimit tė mundshėm tė Kreig Belamisė. Sounesi ėshtė njė nga admiruesit e sulmuesit anglez dhe ka shprehur disa herė dėshirėn e tij pėr ta pasur nė ekip. Evertoni, i cili do tė marrė pjesė nė edicionin e ardhshėm tė Ligės sė Kampioneve, kėrkon tė pėrforcojė ekipin duke sjellė Luis Sahėn, i cili ėshtė shprehur i pakėnaqur nga qėndrimi i gjatė nė stolin e Manēesterit.

  3. #63
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Torino, 34 milion euro pėr regjistrimin nė A


    Nė qendėr tė hetimeve tė Guardia si Financa-s dhe prokurorisė sė Torinos ndaj klubit tė kuqėrremtė ėshtė nė mes njė mashtrim prej 18 milionė e 700 mijė eurosh, tė paraqitura nga padroni Ēimineli pėr agjencinė e hyrjeve, e cila mė pas ka dalė e rreme. Pėr atė dokument, pronari i Torinos ka paguar 1 milion e 700 mijė euro. Ēimineli ka thėnė se e ka dorėzuar atė shumė, dhe ka paraqitur mė pas njė akuzė kundėr njeriut qė i ka shitur "dosjet". Njė mashtrim i vėrtetė qė tani rrezikon t'i kushtojė Torinos qėndrimin nė A.
    Tani, sipas llogarive tė para, pėr tė bėrė tė mundur regjistrimin, klubi torinez duhet tė gjejė brenda 10 ditėsh 34 milionė euro, njė arritje jo dhe aq e lehtė.

  4. #64
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A


    Parma ul ēmimin pėr Xhilardinon


    Alberto Xhilardino dhe Milani afrohen. Parma e ka ulur ēmimin e kėrkesės pėr lojtarin, nga 35 milionė nė 30 milionė euro, dhe tani bisedimet mund tė vazhdojnė. Kuqezinjtė nė takimin e fundit me Baraldin (qė mė pas dha dorėheqjen nga klubi dukal si administrator i deleguar) ishin tė gatshėm tė shpenzonin 25 milionė euro, ndaj diferenca ėshtė e dukshme dhe marrėveshja gjithnjė e mė e mundur. Situata mund tė zhbllokohet javėn e ardhshme.

  5. #65
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Primera Division

    Roma, tani "humbet" edhe blerjet


    Njė "vrasje" e vėrtetė. Kėshtu mund tė konsiderohet procesi i FIFA-s ndaj Romės me bllokimin pėr dy seksione tė merkatės tė ēėshtjeve nė "hyrje". Tri blerjet e bėra nga klubi verdhekuq para pak javėsh, tė gjithė tė ardhur me ēmimin zero, Kufur, Tadei dhe Nonda, nuk janė tė federuar. Lojtarėt tani nuk mund tė shkojnė nė skuadra tė tjera (duke parė qė kontratat janė tė pezulluara, jo tė anuluara), por, nga ana tjetėr, nuk mund tė zbresin nė fushė as me skuadrėn verdhekuqe. Ka thuajse 24 orė qė Roma ka apeluar vendimin e FIFA-s nė gjykatėn sportive ndėrkombėtare. Gjithēka ka tė bėjė me ēėshtjen "Mekses", qė u mor vjet nė Okseri, pa u bazuar nė parametrat dhe rregulloren e FIFA-s. Kėshtu, Romės mund t'i mohohen shumė ēėshtje shit-blerjeje. Tani edhe blerjet konsiderohen "tė zhdukura". Rodrigo Tadei, Sami Kufur dhe Shabani Nonda janė ende nė "ajėr", por klubi roman tani ka reaguar. Lėvizja e parė ėshtė apelimi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare nė Lozanė, e cila ėshtė nisur drejt Zvicrės. Drejtuesit besojnė se do t'i marrin lajmet e para rreth datės 10 korrik, me shpresėn pėr tė parė merkatėn e zhbllokuar dhe pėr tė mundur tė plotėsojnė organikėn nė prag tė fillimit tė grumbullimit pėr fazėn pėrgatitore tė sezonit tė ardhshėm, qė nis mė 17 korrik nė Romė. Kėrkesa e parė ėshtė mbajtja pezull e ēėshtjes, nė mėnyrė qė krerėt e merkatės verdhekuqe tė mund t'i vazhdojnė blerjet nė pritje tė apelit qė duhet tė diskutohet brenda gjysmės sė gushtit. Nė mjediset e Trigorias janė optimistė nė lėvizjen e parė, ndėrsa ėshtė shumė mė e vėshtirė tė pranohet (tė paktėn plotėsisht) apelimi. Duket praktikisht e pamundur qė pezullimi tė shndėrrohet nė njė gjobė, siē duket thuajse e mundur reduktimi i dėnimit vetėm pėr njė seksion tė merkatės, ndoshta atė tė dimrit 2006. Nė kėtė mėnyrė, klubi i Sensit mund ta ndėrtojė skuadrėn pėr sezonin e ardhshėm pa probleme, por duke mos mundur ta pėrforcojė atė nė janar ose nė merkatėn e riparimit; njė zgjidhje qė duhet tė jetė gjithsesi pozitive.

  6. #66
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Primera Division







    Montela i thotė "jo" Shtutgardit


    Lojtari ėshtė pėlqyer nga Trapatoni, Roma nga oferta e Shtutgardit. Por Vinēenco Montela do tė vazhdojė tė veshė fanelėn verdhekuqe. Trapatoni donte ta merrte me vete nė Gjermani, dhe klubi gjerman e vlerėsoi kėrkesėn e trajnerit tė ri, duke dėrguar njė ofertė nė Trigoria. Para se tė pėrgjigjej klubi (qė gjithsesi ka shpenzuar shumė pėr sulmuesin, duke e konsideruar njė nga pikat e referimit tė projektit), ka menduar "aeroplani" qė ka thėnė: "Faleminderit, por do tė qėndroj kėtu!". Pėr Montelėn, qė pikėrisht kėtė vit e ka rinovuar kontratėn me Romėn deri mė 2010-ėn, qėndrimi nė kryeqytet ėshtė njė zgjedhje jete. Kėrkon ta mbyllė karrierėn nė Romė, duke e mbajtur veshur fanelėn verdhekuqe deri nė moshėn 36-vjeēare.

  7. #67
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Toti: Merkato? Nuk di gjė, nuk flas


    Rikthim i hidhur pėr Franēesko Totin, i kthyer nga muaji i mjaltit me Ilari Blazin. Kapiteni verdhekuq, qė sapo ka rinovuar kontratėn me Romėn, ishte nisur i sigurtė pėr tė gjetur pas kthimit njė Romė tė fortė. Por tani klubi i Sensit vuan dėnimin e FIFA-s qė bllokoi merkatėn pėr ēėshtjen "Mekses". Pas rikthimit nga Majami dhe Karaibet, lojtari qė u prit nė aeroportin e Fiumiēinos nga i vėllai dhe mbesa ishte pak i qartė: "Nuk di asgjė, nuk flas," - tha kapiteni, duke iu referuar bllokimin tė merkatės verdhekuqe.

  8. #68
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Milan, shumė mesfushorė pėr tre mbrojtės


    Tre "mure" para portierit Dida
    Maldini - 36 vjeē, 33 ndeshje nė kampionat, 13 nė Champions kėtė sezon
    Stam - 32 vjeē, 17 ndeshje nė Serinė A, 7 nė Champions
    Nesta - 29 vjeē, 29 ndeshje nė kampionat dhe 12 nė Champions

    Duke e konsideruar qė edhe familjet mė tė mėdha dinė tė hapen kur bėhet fjalė pėr modernizėm, nuk ėshtė njė ēudi qė Silvio Berluskoni ka vendosur njė pjesė nė stemėn e Milanit, duke "urdhėruar" pėr ēdo trajner tė tij njė mbrojtje me katėr lojtarė. "Katėr mbrojtės dhe dy sulmues do t'i vendosim nė markėn tonė", - ritheksonte nė fillim tė sezonit qė shkoi Adriano Galiani, pasi i kishte dhuruar Anēelotit edhe Jap Stamin. Nesta, Maldini dhe Stam, pra "trioja" e qendėrmbrojtėsve, ndoshta mė tė mirėt nė botė, tė pėrbėrė nga lojtarė qė gjenden gjithnjė nė krye tė listės sė mė tė famshmėve nė kėtė repart. Me njė "park" tė tillė duket mundim kėmbėngulja me njė mbrojtje me katėr lojtarė.
    Nė kampionatin qė ėshtė mbyllur Anēeloti mė shumė se njė herė e ka ndryshuar skemėn e mbrojtjes sė tij gjatė lojės. Por tani, me kėtė treshe tė sigurtė dhe me pėrfshirjen e padronit, gjithnjė i gatshėm tė diskutojė skemat taktike, trajneri kuqezi mund tė projektojė njė Milan tė mirė pėr tė luajtur me modulin 3-4-1-2 qė nga minuta e parė, duke shfrytėzuar mė sė miri karakteristikat e blerjes sė fundit Marej Jankulovski. Nė tė vėrtetė, Anēeloti trajner, qė i ėshtė pėrmbajtur pėrvojės sė tij qė nga fillimi i karrierės, edhe pse mbetet nė shumė drejtime njė "sakian ortodoks", nuk e dėshiron mbrojtjen me tre lojtarė, qė e konsideron njė boshllėk tė dukshėm nė fazėn mbrojtėse. "Me njė mbrojtje me tre lojtarė zbulohesh mė shumė duke parė punėn qė janė tė detyruar tė bėjnė dy anėsorėt," - pati thėnė Anēeloti. Fillojmė nga anėsorėt, qė pėrfaqėsojnė forcėn e kėtij moduli. Katu zakonisht luan i tėrhequr nė shumė ndeshje, siē e di mirė Gatuzo, dhe tre mbrojtėsit. Nė skemėn 3-4-1-2 do kishte mė shumė hapėsirė lėvizjeje, sikundėr do tė ndodhte edhe me Masimo Odon, me tė cilin Milani mund tė synojė tė rinojė "parkun" e mbrojtėsve. Do t'i takonte atij ose brazilianit tė shtynte nė krahun e djathtė, ndėrsa nė krahun e majtė duket se ka shumė mundėsi zgjedhjeje, pavarėsisht nga largimi i Kalaxes (ndoshta), qė nuk ėshtė i pėrshtatshėm tė sulmojė. Nė tė majtė mund tė pėrdoret edhe Serzhinjoja. Pikėrisht nė kėtė krah Jankulovski mund tė hyjė nė konkurrencė me Sedorfin, qė prej kohėsh ėshtė mėsuar tė luajė si anėsor, edhe pse parapėlqen tė zbresė nė qendėr tė fushės. Skema e re nuk favorizon, sigurisht listėn e mesfushorėve qendrorė, qė Milani i ka tė gatshėm: Ambrozini, Rui Kosta, Vogel, Doraso. Njėri mes tyre ėshtė i tepėrt, por nuk do tė jetė e lehtė pėr Milanin tė privohet ndaj tyre, dhe nuk do tė jetė e lehtė tė gjendet edhe njė zgjidhje nė merkato. "Nėse asnjė nuk niset, asnjė nuk vjen," - pati thėnė javėn e shkuar drejtori i pėrgjithshėm Ariedo Braida. Por Rui Kosta ėshtė konsideruar i pashitshėm. "Ai nuk do tė largohet dhe ne duam ta mbajmė ende", - tha Braida. Pėrpjekjet e shumta, tė bėra nga Panathinaikosi dhe Gallatasaraj pėr numrin 10 portugez, janė refuzuar me kortezi nga drejtuesit milanistė, sepse Rui Kosta do tė qėndrojė ende si zėvendės i Pirlos. Nuk ėshtė ende i qartė roli i Johan Vogelit. Dikush e cilėson si zėvendės tė Pirlos, por zviceriani, pavarėsisht nga krahasimi qė iu bė me Krujfin, luan nė linjė horizontale dhe nuk ėshtė lojtar pasimesh tė gjata, ndaj maksimumi mund tė zėvendėsojė Gatuzon apo Ambrozinin. Pikėrisht ky i fundit duket mė i sakrifikuari, me njė modul tė mundshėm 3-4-1-2. Por edhe sikur ky modul tė pėrdoret nė njė numėr tė kufizuar rastesh, vendi i tij s'ėshtė i sigurtė nė formacion.

  9. #69
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Mikoli: Ndihem i tradhėtuar nga Korvino


    Fabricio Mikoli ndihet i tradhėtuar. Fiorentina e humbi pėrmes zarfėve, duke vendosur tė mos shpenzojė miliona tė tjerė pėr tė kėrkuar tė zgjidhė nė favorin e vet bshkėpronėsinė me Juven. Dhe tani, fati i sulmuesit kryqėzohet sėrish me atė tė klubit bardhezi: "Probleme nuk ka dhe falėnderoj Moxhin, - tha Mikoli. - Nėse kanė shpenzuar aq milionė, do tė thotė se besojnė tek unė. Nė Leēe thonė se jam "djali" i Korvinos, por qė tė martėn i kam mbyllur pėrfundimisht marrėdhėniet me tė. Mė telefonoi dhe mė tha: "Fabricio, nuk patėm fat". E pabesueshme. Konfirmoj qė ėshtė njė tragjedi rikthimi nė Torino, por Juvja nuk ka tė bėjė. I referohesha familjes sime, qė i ndjen ndryshimet e vazhdueshme tė qyteteve". Nė Firence, Mikoli lė shumė miq: "Nėse zgjedhja do tė varej nga unė, nuk do tė largohesha asnjėherė. Jam naiv, jo budalla: afruan 1 milionė e gjysmė euro, kjo do tė thotė se vjollcėt nuk besonin tek unė. S'mund tė thoshin dot, i paguaja unė ato para. Roma? Eshtė njė qytet i jashtėzakonshėm. Tė luash me Totin do tė ishte fantastike, por ėshtė shpejt. Tė shohim".

  10. #70
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Renditja e Iffhs-sė, Interi ruan kryesimin



    Interi mbetet nė krye tė renditjes sė Iffhs-sė, Federata Ndėrkombėtare e Historisė dhe Statistikės sė Futbollit. Zikaltrit kanė fituar pikė nga fitorja e Kupės sė Italisė ndaj Romės. Menjėherė pas zikaltėrve vinte Milani. Nė vendin e tretė Cska-ja e Moskės. Juventusi vetėm nė vendin e dhjetė.

Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •