Futboll Miks
Adams, trajner nė Francė!?
Ish-kapiteni i ekipit tė Arsenalit, Toni Adams, u shpreh se do tė kishte dėshirė tė drejtonte njė ekip francez nė sezonin e ardhshėm. 38-vjeēari u tėrhoq nga futbolli nė vitin 2002, pasi zhvilloi 669 ndeshje me fanellėn e ekipit tė Arsenalit. Qė nga largimi i tij, Adamsi ka drejtuar ekipin e kategorisė sė tretė, Uaikombin. Tashmė, ish-mbrojtėsi i kombėtares sė Anglisė po konsideron mundėsinė pėr tė drejtuar njė ekip tė kampionatit francez. "Do tė doja tė punoja nė njė ekip europian dhe me lojtarė cilėsorė. Kam pasur disa kontakte nė Francė dhe pėr mua nuk ka shumė rėndėsi nėse drejtoj njė ekip tė Ligės 1 apo njė ekip tė kategorisė sė dytė. Dėshira ime ėshtė tė drejtoj lojtarė tė rinj me ambicie. Nė muajt e kaluar kam ndjekur shumė ndeshje dhe kam udhėtuar shumė. Kam kaluar shumė kohė pranė Fabio Kapelos dhe kam ndjekur ecurinė e Pol Lė Genit te Lioni. Tani mund tė them me siguri se ndihem gati pėr njė eksperiencė nė Francė", - deklaroi Adamsi, i cili ėshtė drejtori i njė klinike tė themeluar nga ai vetė. Klinika e "Mundėsive tė Sportit" shėrben pėr rehabilitimin e futbollistėve qė kanė pasur probleme me alkoolin
Krijoni Kontakt