Close
Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 298
  1. #31
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Primera Division

    P.Garsia dhe Diogo, te Reali



    Reali i Madridit ka marrė dy futbollistėt e kombėtares uruguajane, Pablo Garisa dhe Karlos Diogo, duke shėnuar kėshtu blerjet e para nė kėtė sezon tė merkatos. Garsian e mori nga Osasuna, ndėrsa bashkatdhetarin e tij, Diogo, nga River Plejti. Nuk janė bėrė ende tė ditur paratė qė do tė pėrfitojnė dy klubet qė kanė pasur pronėsinė e futbollistėve, por drejtuesit e Realit kanė konfirmuar se Pablo Garsia ka firmosur njė kontratė katėrvjeēare, ndėrkohė Diogo ėshtė lidhur me "merengesėt" pėr pesė vitet e ardhshme. Pėr agjencinė e lajmeve spanjolle EFE, Garsia e komentoi kėshtu kėtė kalim tė tijin te Reali: "Eshtė ėndrra e ēdo futbollisti tė luajė pėr Realin dhe tani qė e realizova kėtė ėndėrr, nuk ka si tė mos jem i lumtur." Garsia ėshtė njė mesfushor me tipare mbrojtėse dhe sezonin e kaluar tek Osasuna ka marrė 19 kartona tė verdhė, mė shumė se kushdo tjetėr nė Primera Divizion. Uruguajani konsiderohet si zėvendėsuesi i Gravesenit dhe ka kaluar nė Spanjė nė vitin 2002, pas dy sezoneve me Venecian dhe Milanin. Zv.presidenti i Realit tė Madridit, Emilio Butragenjo, tha pėr Garsian: "Pablo ėshtė njė futbollist me eksperiencė dhe mjaft i aftė taktikisht."
    Diogo, 21-vjeēar, ka firmosur pėr Realin menjėherė sa skuadra e tij, River Plejt, u eliminua nė gjysmėfinalet e Kupės Libertadores nga Sao Paolo. Pėr tė, Butragenjo tha: "Eshtė njė futbollist i ri me tė ardhmen e garantuar. Eshtė njė futbollist i aftė jo vetėm teknikisht, por edhe psikologjikisht." Kėshtu, Reali ka bėrė dy blerjet pėr merkaton 2005 dhe mbetet gjithmonė nė pritje pėr tė marrė nga Santosi tė sulmuesin 20-vjeēar Robinjo

  2. #32
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Primera Division



    Braziliani Edu sulmon Vengerin


    Edu, i cili njė muaj mė parė kaloi nga Valencia tek Arsenali, ka sulmuar edhe njė herė ish-trajnerin e tij, Arsen Venger. Braziliani 27-vjeēar tha: "Nė sezonin e kaluar nuk isha nė lartėsinė e duhur, sepse nuk aktiviziohesha shpesh. Njė futbollist e ka tė vėshtirė tė luajė nė nivele tė larta kur zbret rrallėherė nė fushė. Vengeri nuk mė aktizionte, sepse unė refuzova ta rinovoja kontratėn me Arsenalin."

    Espanjoli shėnjestron Saviolėn


    Espanjoli kėrkon tė marrė shėrbimet e sulmuesit argjentinas Havier Saviola, nga skuadra rivale e tė njėjtit qytet, Barcelona. Saviola nuk e ka tė sigurtė tė ardhmen nė "Kamp Nou" dhe drejtuesi i Espanjolit, Sebastian Havier, tha nė lidhje me tė ardhmen e sulmuesit qė sezonin e kaluar luajti te Monako: "Besojmė tek aftėsitė e Saviolės dhe jemi tė bindur sė bashku me Tamudon se do tė formojnė njė dyshe sulmuese pėr t'u pasur zili."

  3. #33
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Primera Division

    Maksi Rodrigez tek Atletiko


    Lajmi qė qarkullonte prej kohėsh, ka marrė formė tė prerė. Mesfushori argjentinas, Maksi Rodrigez, do tė kalojė nga Espanjoli tek Atletiko e Madridit, kundrejt pesė milionė eurove. Futbollisti u kthye vetėm dje nga Kupa e Konfederatave dhe pritet qė sot tė jetė nė Madrid pėr vizitat mjekėsore dhe pėr tė hedhur firmėn nė njė kontratė trivjeēare me skuadrėn e drejtuar nga Karlos Bianki.

    Saragoza kėrkon K.Lopezin


    Saragoza vazhdon tė jetė nė kėrkim tė njė sulmuesi, pas shitjes sė David Vilės te Valencia. Drejtuesit e klubit spanjoll kanė lėnė pezull bisedimet me Birmingemin pėr tė marrė Valter Pandianin, pasi duken tė tėrhequr nga argjentinasi Klaudio Lopez. Drejtuesit e Saragozės janė gati t'i japin pesė milionė dollarė klubit meksikan "Klub Amerika", nė tė cilėn po luan aktualisht ish-sulmuesi i Lacios dhe Valencias.

    Kezhman: Forlan, shembulli im


    Sulmuesi serb, Mateja Kezhman, ka deklaruar se synon tė imitojė ecurinė e Diego Forlanit, i cili sezonin e kaluar shėnoi 25 gola me fanellėn e Vilarealit: "Dua tė shėnoj 25 gola. Mendoj se kjo shifėr ėshtė optimale pėr njė sulmues nė ēdo kampionat. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė Forlani. Ashtu si unė, edhe uruguajani nuk shpėrtheu nė Premier Ligė, por e gjeti veten nė Spanjė. Ecuria e tij ėshtė pėr t'u marrė si shembull."

  4. #34
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liga 1

    Lioni, nė gjurmėt e Drogbasė dhe Baroshit


    Presidenti i ekipit tė Lionit, Zhan Aulas, deklaroi se blerjet e ardhshme tė ekipit, mund tė vijnė pikėrisht nga Premier Liga. Sulmuesi i Ēelsit, Didiė Drogba, mund tė pėrfshihet nė tratativat pėr blerjen e mesfushorit Mikael Esien. "Eshtė e vėrtetė qė Ēelsi ka shprehur interes pėr Esienin, por unė shpresoj qė ai tė qėndrojė edhe pėr njė vit, ndėrsa pėr Baroshin nuk kemi bėrė akoma asnjė ofertė, megjithatė shpresojmė qė ai tė veshė fanellėn tonė nė sezonin e ardhshėm", - deklaroi Aulasi.


    Lioni, basti i karrierės pėr Hulierin



    Xherrard Hulier ėshtė rikthyer nė arenėn futbollistike si trajneri i Lionit, ekipit kampion tė Francės. Hulieri, i cili mori postin e trajnerit tė Lionit para disa ditėsh, ėshtė duke ndjekur njė kurs edukativ pėr trajnerė, tė organizuar nga UEFA. Qė pas largimit tė tij nga ekipi i Liverpulit, Hulieri punonte nė njė televizion sportiv nė Angli, por pėrkushtimi ndaj futbollit ishte shumė i fortė pėr tė qėndruar larg fushave pėr njė kohė tė gjatė. Hulieri e pranoi menjėherė ofertėn e Lionit, i cili e ka lėnė firmėn e tij nė edicionin e kaluar tė Ligės sė Kampioneve. Ish-trajneri i Liverpulit u shpreh i kėnaqur pėr suksesin e arritur nga ish-ekipi i tij, i cili arriti tė fitonte nė finalen e Stambollit ndaj Milanit. "Pasioni dhe entuziazmi pėr futbollin nuk mė lejuan tė qėndroja gjatė jashtė fushave tė blerta. Lioni ėshtė klub i madh dhe ėshtė e rrallė qė njė klub tė arrijė tė luajė gjshtė vjet radhazi nė Ligėn e Kampioneve. Lioni ka nė pėrbėrje shumė lojtarė tė talentuar, tė cilėt po pėrmirėsohen ēdo ditė, - deklaroi Hulieri, i cili nė vitin 1986 arriti tė fitonte kampionatin francez me ekipin e Paris Sen Zhermeinit. - Natyrisht, te Lioni kemi si qėllim fitimin e titullit tė pestė radhazi, i cili do tė ishte njė rekord nė kampionatin francez. Mendoj se ėshtė njė sfidė e vėshtirė, por ekipi i ka cilėsitė pėr ta arritur kėtė. Ata janė tė gjithė profesionistė tė afirmuar dhe do jepnin gjithēka pėr kėtė klub. Gjithashtu, dėshirojmė tė kemi sukses edhe nė Ligėn e Kampioneve. Ata e dinė se ku ndodhen, dinė se ku duan tė shkojnė dhe duan t'ia arrijnė qėllimit. Tashmė shpresoj tė jem unė ai qė do t'i shoqėroj drejt suksesit," - pėrfundoi Hulieri. Trajneri francez falenderoi edhe tifozėt e Liverpulit pėr pėrkrahjen gjatė viteve tė kaluara nė "Anfield Road": "Me Liverpulin kam kaluar momente tė paharrueshme. Nė vitin 2001 arritėm tė fitonim disa trofe, pėrfshi Kupėn UEFA dhe Kupėn e Anglisė." Gjithashtu, Hulieri nuk la pa pėrmendur meritat e pasardhėsit tė tij, Rafa Benitezit, i cili arriti ta fitonte Championsin nė vitin e parė nė "Anfield Road". "Ai ėshtė njė trajner i suksesshėm, dhe kėtė e ka treguar edhe nė Spanjė. Me Benitezin nė krye, Liverpuli do tė ketė njė tė ardhme tė lavdishme". Pas pėrfundimit tė ndeshjes nė Stamboll, Hulierit iu lejua tė vizitonte dhomat e zhveshjes, pėr tė pėrgėzuar ish- lojtarėt e tij: "Pata njė pritje tė jashtėzakonshme, kur hyra nė dhomat e Liverpulit. Isha shumė i lumtur pėr lojtarėt dhe pėr drejtuesit e klubit, pasi ata janė tė gjithė miqtė e mi. Nuk mund tė kalosh gjashtė vjet dhe tė ikėsh pa pėrshėndetur. Unė jam tifozi numėr njė i Liverpulit, dhe ata e dinė kėtė. Nėntė lojtarė tė Liverpulit kanė qenė nėn drejtimin tim pėr disa vite dhe gėzimi i tyre ishte edhe i imi. Jam i kėnaqur, pasi mė 2004-n arritėm ta pėrfundonim kampionatin nė vend tė katėrt. Finalja e Stambollit ishte njė ndeshje e veēant;. Vetėm futbolli mund tė tė dhurojė emocione tė tilla," - pėrfundoi Hulieri.

  5. #35
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liga 1

    Marseja fillon ndėrtimin e skuadrės



    Marseja kėmbėngul pėr tė mbajtur shėrbimet e mesfushorit Benoit Pedreti, por ka konfirmuar se aventurės sė Stiv Marletit nė "Velodrom" i ka ardhur fundi. Pedreti ėshtė njė nga futbollistėt qė Xherrard Hulier kėrkon ta ketė sezonin e ardhshėm te Lioni. Vetė futbollisti, ditė mė parė u shpreh se do tė ishte i lumtur tė luante pėr kampionėt nė fuqi. Gjithsesi, presidenti i Olimpikut, Pape Diuf, premtoi se do tė bėnte tė pamundurėn pėr ta mbajtur edhe njė vit nė skuadėr Pedretin, i cili ėshtė grumbulluar edhe nė kombėtaren franceze nga trajneri Domenek. "Pedreti ėshtė njė futbollist i rėndėsishėm pėr ne, - tha Diuf -. Jo mė kot e kemi marrė 6 milionė euro. Jam gati tė ulem nė bisedime me tė dhe tė plotėsoj kėrkesat e futbollistit." Ndėrkohė, Diuf pranon largimin e Marletit: "Ai ėshtė njė futbollist i Fulhamit. Do tė kishim dėshirė ta mbanin edhe pėr njė sezon, por klubi britanik e ka tė drejtėn tė vendosė pėr tė ardhmen e tij." Marseja ka piketuar edhe obiektivin e saj nė merkato. Bėhet fjalė pėr sulmuesin e Strasburgut Niang. Ky i fundit ka deklaruar se ėshtė i gatshėm tė largohet nga Strasburgu, por pėr tė marrė shėrbimet e tij, presidenti Diuf duhet ta mposhtė konkurrencėn e Arsenalit dhe Evertonit. Ndėrkohė, javėn e ardhshme do tė bėhet i ditur edhe emri i trajnerit qė do ta drejtojė Marsejėn sezonin e ardhshėm, pas largimit tė Filiė Truziesė. Kantidati kryesor pėr kėtė post ėshtė trajneri aktual i Metzit Zhan Fernandez.

  6. #36
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liga 1

    Zyrtare, Zherard dhe Moulida te Monako



    Monako ka zyrtarizuar dy blerjet e para pėr sezonin e ardhshėm futbollistik. Skuadra e Deshampit ka marrė shėrbimet e mesfushorit tė Barcelonės, Zherard, dhe tė sulmuesit tė Rėnesė, Moulida. Zherardi ka kryer dje kontrollin mjekėsor dhe ka firmosur njė kontratė katėrvjeēare me drejtuesit e Principatės. I kushtėzuar nga dėmtimet, Zherardi nuk ka arritur asnjėherė te Barcelona formėn qė ka pasur tre katėr vjet mė parė te Valencia e Kuperit. Skuadėr me tė cilėn u bė i famshėm nė tė gjithė botėn. Zherardi fillon kėshtu njė aventurė tė re nė Ligėn 1. Ndėrkohė, futbollisti i dytė i blerė nga Monako, Toifiloi Moulida, menjėherė pas firmosjes sė kontratės katėrvjeēare, tha: "Jam shumė i lumtur qė vitin e ardhshėm do tė luaj me Monakon. Do tė jem nė njė nga skuadrat mė tė forta tė Francės dhe do tė punoj me Deshampin, trajner tė cilin e kam pasur idhull si futbollist." Sulmuesi 25-vjeēar me Rėnenė nė sezonin qė sapo u mbyll, shėnoi shtatė gola nė 31 ndeshje

  7. #37
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liga 1

    Santini, trajneri i ri i Okserit



    Ish-trajneri i kombėtares franceze, Zhak Santini, ėshtė trajneri i ri i ekipit tė Okserit. Santini do tė zėvendėsojė trajnerin e larguar Gi Ru, i cili u tėrhoq nė moshėn 66-vjeēare, pasi drejtoi ekipin e tij drejt fitimit tė Kupės sė Francės. "Santini pranoi ofertėn tonė dhe ne jemi tė kėnaqur qė ai do tė drejtojė ekipin nė dy vitet e ardhshme", - deklaroi presidenti i Okserit, Zherard Burguan. "Jam i lumtur dhe ndihem krenar qė do tė zėvendėsoj Gi Runė, i cili ėshtė njė legjendė e vėrtetė e futbollit francez", - deklaroi Santini. Nė karrierėn e tij si futbollist, Santini ka arritur tė fitojė katėr tituj kampion dhe dy kupa me ekipin e St.Etienit. Si Trajner, ai ka drejtuar ekipet e Tuluzės, Lilės, Soshosė dhe Lionit. Nė vitin 2000, Santini e drejtoi Lionin drejt titullit tė parė kampion, pėrpara se tė kalonte nė drejtimin e kombėtares franceze. Me Francėn, Santini arriti tė shpallej kampion i Europės, nė vitin 2000, pėrpara se tė largohej pas humbjes nė ēerekfinalet e Euro 2004-s, ndaj Greqisė.

  8. #38
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liga 1

    Lioni: Nuk ka largime nga skuadra



    Ekipi i Lionit ka pohuar se nuk ka ndėr mend tė shesė asnjė nga lojtarėt titullarė nė sezonin e ardhshėm. Presidenti i ekipit kampion tė Francės, Zhan-Mishel Aulas, ka konfirmuar lojtarėt, Esien, Diara dhe Zhuninjo, pėr sezonin e ardhshėm. "Objektivi ynė i parė pėr sezonin e ardhshėm ėshtė tė mbajmė tė gjithė lojtarėt titullarė nė ekip. Jemi pranė marrėveshjes me brazilianin Zhuninjo dhe Diarra firmosi njė kontratė 2-vjeēare. Esien? Kemi arritur njė marrėveshje me menaxherin e lojtarit dhe tani presim konfirmimin nga vetė lojtari", - deklaroi Aulasi. Deklarata e presidentit tė Lionit i ka shuar shpresat e shumė klubeve europiane si Reali, Manēesteri, Ēelsi, Arsenali, Milani, Interi dhe Juventusi, tė cilėt e kėrkonin me ngulm mesfushorin Esien. Lioni ka vėnė njė ēmim prej 20 milionė eurosh pėr lojtarin 23-vjeēar, i cili deklaroi: "Nuk ndihem gati pėr t'u transferuar nė njė kampionat tjetėr. Mund tė qėndroj te Lioni edhe pėr njė vit dhe mė pas tė largohem gjatė verės sė ardhshme", - pėrfundoi Esieni.

  9. #39
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Futboll Miks

    Pele kėshillon Runin


    Legjenda e futbollit, Pele, u shpreh se Runi duhet tė qėndronte me kėmbė nė tokė, pavarėsisht suksesit tė tij. Ish-sulmuesi i Brazilit, i cili ka shėnuar mė shumė se 1000 gola gjatė karrierės sė tij, tha: "Kur je i ri dhe i famshėm, tė gjithė tė pėrgėzojnė dhe tė konsiderojnė si mė tė mirin. Por, nėse mendon se kėto gjėra janė tė vėrteta, atėherė mund tė humasėsh mendjen".

  10. #40
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Futboll Miks

    UEFA njeh si ndėrkombėtar "Niko Dovanėn"



    Pas dy ditėsh pritjeje, UEFA ka konfirmuar se stadiumi "Niko Dovana" ka arritur tė marrė licensėn, duke i dhėnė mundėsi ekipit tė Teutės qė ndeshjet e kupave europiane t'i zhvillojė nė Durrės, para sportdashėsve tanė. Kanė qenė burime zyrtare nė FSHF ato qė e kanė bėrė tė ditur njė fakt tė tillė. Kėshtu, sipas shefit tė licensimeve nė FSHF, Kreshnik Agolli, UEFA ka dhėnė dje "ok"-in dhe ka miratuar stadimun "Niko Dovana" pėr ndeshjet ndėrkombėtare. Sipas drejtuesve tė UEFA s, stadiumi shqiptar i plotėson kushtet e infrastrukturės dhe tė licensimeve dhe kėshtu nė tė mund tė luhen ndeshje ndėrkombėtare. "Para pak minutash, UEFA solli pėrgjigje pėr licensėn e stadiumit "Niko Dovana". Sipas shkresės zyrtare qė ka dėrguar nė FSHF sektori i licensimeve nė UEFA, kjo i ka konsideruar tė mjaftueshėm punimet qė janė bėrė nė Durrės. Kėshtu, ata kanė vendosur qė t'i japin licensėn kėtij stadiumi, ēka do tė thotė se nė kėtė impiant mund tė luhen ndeshje ndėrkombėtare. Thėnė mė shkurt, nė Durrės do tė luhet edhe ndeshja e parė e Kupės UEFA nėpėrmjet Teutės sė Durrėsit dhe Shiroki Brijegut," ėshtė shprehur dje shefi i licensimeve, Kreshnik Agolli.
    Ky i fundit, pak ditė mė parė, sė bashku me dy anėtarėt e komitetit ekzekutiv kanė shkuar nė Durrės dhe kanė inspektuar me imtėsi tė gjithė impantin ku i zhvillon ndeshjet Teuta. Kjo sepse UEFA ia ka deleguar sektorit tė licensimeve nė FSHF kėtė veprim.
    3 shja e FSHF sė ka parė nga afėr tė gjitha punimet dhe meremetimet qė janė bėrė nė stadium me porosi tė UEFA s. Pasi janė bėrė edhe fotografitė pėrkatėse dhe njė relacion, gjithēka i ėshtė dėrguar UEFA s me e mail. Zyra e infrastrukturės nė Nion tė Zvicrės, pasi ka shqyrtuar tė gjithė dosjen e stadiumit "Niko Dovana", ka dhėnė sot pėrgjigjen pozitive. Kėshtu, Teuta ėshtė lejuar qė tė luajė nė stadiumin e tij ndeshjen e parė tė Kupės UEFA, duke mos pasur fatin e keq tė luajė nė stadiumin "Qemal Stafa". Madje stadiumi "Niko Dovana" ka marrė licensėn jo vetėm pėr ndeshjet e UEFA s, por edhe ndeshjet ekipeve pėrfaqėsuese nga U 15 deri U 21. Stadiumi i Durrėsit ėshtė impianti i 5 tė nė Shqipėri qė arrin tė marrė licensėn e UEFA s. Kėtė status prej shumė kohėsh e gėzon stadiumi kombėtar "Qemal Stafa, ai i Shkodrės, "Loro Boriēi", stadiumi "Roza Haxhiu" dhe "Ruzhdi Bizhuta". Licensa qė iu dha nga UEFA stadiumit tė Durrėsit ėshtė fryt i investimeve tė bėra nga klubi "Teuta", FSHF dhe Bashkia e Durrėsit.

Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •