Close
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 298
  1. #281
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Maradona-Boka, drejt lamtumirės

    Aventura e Diego Armando Maradonės si drejtor sportiv i Boka Juniorsit, mund tė jetė drejt pėrfundimit. Argjentinasi ka dyshime tė forta mbi marrėdhėniet e tij me skuadrėn, pas eliminimit nga Kupa Libertadores. "Firma ime me Bokėn ka qenė vetėm prej shtypit, - ka thėnė Maradona. - Nuk kam nėnshkruar asgjė dhe nuk do tė firmos nėse do tė kuptoj se jam i bezdisshėm pėr skuadrėn." Karrierėn si drejtues, Maradona e filloi pak muaj mė parė, kur si fillim u mor si kėshillues nė klub. Njė eksperiencė qė mund tė pėrfundojė pa filluar. Arsyeja e fillimit tė problemeve nė klubin argjentinas ka qenė njė polemikė e Maradonės me lojtarėt, pasi ai nuk i ka deklaruar akoma ēmimet e sezonit tė ri tė lojtarėve. Heshtja dhe mėrzitja e tij me lojtarėt filloi qė kur ekipi u eliminua nga Kupa Libertadores.

    "Nuk do tė firmos asgjė nėse do tė kuptoj se do tė jem njė pengesė. Nėse nuk mund tė jem njė urė lidhėse midis lojtarėve dhe drejtuesve, historia ime pėrfundon, por do tė kthehem nė tribunė." Pėrpara se tė marrė njė vendim pėrfundimtar, Maradona do tė takohet me lojtarėt pėr tė kuptuar se ēfarė mendimesh kanė ata. Ai premton se ēdo pėrshtypje qė do tė dėgjojė, do ta mirėpresė, duke mos pasur asnjė problem me ta.

    "Do tė takohem njė herė me skuadrėn dhe mė pas ēdo gjė do tė shkojė nė bazė tė rrjedhės sė takimit. Pas tij do tė vendos nėse do tė firmos apo jo me klubin." Kjo ėshtė dhe detyra e fundit e Maradonės qė, me sa duket, do tė pėrfundojė mė shpejt se ē'pritej. Argjentinasi e ka provuar edhe mė parė tė ketė role drejtuese nė klube sportive, por asnjėherė nuk ka arritur tė qėndrojė gjatė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #282
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sounes: Emre zgjodhi Njukasėllin nė vend tė Milanit


    Trajneri i ekipit tė Njukasėllit, Grim Sounes, u shpreh se klubi i tij kishte dalė fitimtar ndaj Milanit nė blerjen e mesfushorit turk, Emre Bezoglu. Mesfushori turk firmosi njė kontratė 5-vjeēare nė "St.James Park", pasi luajti pėr tri sezone tek ekipi i Interit. Pėrveē Fenerbahēes dhe Galatasarajit, edhe ekipi i Milanit kishte shprehur interes pėr mesfushorin 26-vjeēar.

    Sounesi u shpreh se do tė kishte qenė e vėshtirė pėr Emrenė tė kalonte te Milani, pėr shkak tė rivalitetit me ekipin e Interit, megjithatė ai u shpreh i kėnaqur pėr nėnshkrimin e tij. "Kishte disa klube tė interesuara pėr tė. Ai ėshtė shumė i famshėm nė vendin e tij dhe ekipet mė tė mėdha tė Turqisė, Galatasaraji dhe Fenerbahēe, kėrkonin me ēdo kusht tė kishin shėrbimet e tij. Milani ishte njė ndėr ekipet e interesuara pėr tė. Jam shumė i lumtur qė arritėm njė marrėveshje dhe tashmė ai do tė veshė fanellėn tonė", - deklaroi Sounesi
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #283
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Terri: Bėja gjilpėra ēdo ditė



    Xhon Terri, mbrojtėsi i kombėtares angleze, pohoi se gjatė sezonit tė kaluar i ėshtė dashur tė bėnte njė injeksion ēdo ditė, pėr tė lehtėsuar dhimbjen dhe pėr tė ndihmuar Ēelsin tė shpallej kampion nė Premier Ligė. Kapiteni i ekipit tė Ēelsit luajti njė rol tė rėndėsishėm nė fitimin e titullit tė parė tė ekipit tė tij, nė 10 vitet e fundit, duke shpėrfillur dhimbjen e vazhdueshme tė kėmbės sė tij. Terri iu nėnshtrua menjėherė operacionit, pasi Ēelsi arriti tė siguronte titullin kampion, megjithatė mbrojtėsi anglez deklaroi se nuk ishte rikuperuar plotėsisht. Terri do tė luajė sot nė Boston, ndaj ekipit tė Milanit, nė miqėsoren e parė tė turneut tė SHBA-sė. "Nga tė dyja anėt e gishtit tė kėmbės mė ishin deformuar kockat dhe sa herė vija kėmbėn nė tokė, ato fėrkoheshin me njėra-tjetrėn, duke mė shkaktuar shumė dhimbje. Nė fillim tė verės iu nėnshtrova njė operacioni dhe tashmė gjithēka duket nė rregull. Ndiej akoma pak dhimbje, por besoj se kjo ėshtė pasojė e operacionit. Jam i lumtur qė jam rikthyer sėrish nė 100% tė formės sime dhe tashmė jam gati pėr sezonin e ri. Kėtė problem e kam pasur qė para 4-5 vitesh, por gjatė fazės sė dytė tė sezonit tė kaluar mė duhej tė bėja njė injeksion ēdo ditė, pėrpara se tė stėrvitesha. Para ndeshjeve duhej tė bėja edhe njė tjetėr, pėr tė luajtur pėr 90 minuta. Sapo siguruam titullin nė fund tė sezonit tė kaluar, iu nėnshtrova operacionit dhe tashmė ndihem mirė. Injeksionet mė trembnin pak, por doja me ēdo kusht tė luaja futboll, kėshtu qė isha gati tė bėja gjithēka. Mė pas trajneri mė tha se mund tė vija vetėm njė ose dy herė nė javė, pėr t'u stėrvitur. Unė dėshiroj tė stėrvitem ēdo ditė, pasi vetėm kėshtu ndihem vėrtet mirė. Falėnderoj shumė kirurgėt, fizioterapistėt dhe doktorėt e tjerė. Nuk mund tė vazhdoja mė me injeksionet. Fatmirėsisht, nuk kam pasur mė probleme dhe shpresoj tė vazhdoj kėshtu gjatė tė gjithė sezonit", - deklaroi Terri. Shpirti luftarak i Xhon Territ simbolizonte kėmbėnguljen e Ēelsit pėr tė fituar titullin kampion. Gjithashtu, Terri arriti tė fitonte njė vend titullari nė kombėtaren e Anglisė, duke lėnė jashtė Sol Kempėllin dhe duke fituar ēmimin "lojtari i vitit" nė Angli. Kurajoja e Territ ishte njė nga arsyet qė disa lojtarė tė Ēelsit u mėrzitėn me mesfushorin Arjen Roben, i cili iu pėrgjigj negativisht kėrkesės sė trajnerit Mourinjo pėr tė luajtur, edhe pse nuk ishte plotėsisht i rikuperuar nga dėmtimi i tij. Robeni deklaroi se vendimi i tij kishte qenė i drejtė, por pranoi se dėmtimet e shumta tė sezonit tė kaluar e kishin bėrė tė ndihej i tepėrt nė ekipin e Ēelsit. "Qė tė bėsh njė punė tė mirė, duhet tė jesh nė 100% tė formės tėnde dhe unė nuk do tė luaja kurrė nėse nuk do tė ndihesha i gatshėm. Jam i vendosur tė jap maksimumin tim gjatė kėtij sezoni, pasi gjatė sezonit tė kaluar nuk kontribuova shumė nė fitimin e titullit. Gjatė kėtij sezoni dua tė fitoj titullin, duke luajtur nė tė gjitha ndeshjet", - deklaroi Robeni.

  4. #284
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ferguson: I kėnaqur me lojtarėt e rinj


    Manēesteri arriti njė fitore 2-0 nė ndeshjen e parė tė turneut aziatik, ndaj ekipit tė Hong-Kongut. Njė nga golat e Manēesterit u shėnua nga lojtari 20-vjeēar kinez, Dong Fangzhou, i cili sezonin e kaluar ishte dhėnė hua tek ekipi belg i Rojal Anterpit. Dongu u duartrokit nga njė turmė prej 34.000 vetash, pasi rrėmbeu njė top nė zonėn kundėrshtare dhe arriti tė shėnonte golin e dytė tė takimit nė minutėn e 73-tė. Pas ndeshjes, trajneri Aleks Ferguson deklaroi: "Dongu shėnoi njė gol vėrtet tė bukur. Ai ėshtė njė lojtar shumė i shpejtė. Mbeta vėrtet i impresionuar". Fergusoni deklaroi se klubi i Manēesterit do tė mundohej tė siguronte lejen angleze tė punės pėr 20-vjeēarin Dong, i cili nuk ka luajtur asnjė ndeshje zyrtare me ekipin e Manēesterit, qė nga blerja e tij para dy vitesh. Klubi anglez, i cili u ble nga miliarderi amerikan, Malkom Glazer, po konkurron me klube tė tjera europiane, nė tregun e 1.3 bilionė kinezėve. Ish-sulmuesi i Manēester Junajtidit, Erik Kantona, pėruroi njė muze tė tijin nė Hong-Kong, ku do tė prezantojė veshjet e reja tė kėtij sezoni. Goli i parė nė takimin e djeshėm u shėnua nga sulmuesi 18-vjeēar Xhuzepe Rosi, i cili sezonin e kaluar ka qėndruar nė stolin e "Djajve tė kuq". "Tė dy lojtarėt janė tė rinj, por kanė shumė potencial", - deklaroi Fergusoni. Nė dy pjesėt e takimit, Manēesteri aktivizoi dy ekipe krejtėsisht tė ndryshme. Nė pjesėn e parė, Uejn Runi dhe Rud van Nistėlroi humbėn disa raste pėr tė shėnuar nė portėn e ekipit tė Hong-Kongut. Nesėr Manēesteri do tė udhėtojė pėr nė kryeqytetin kinez, Pekin, pėr t'u ndeshur ndaj ekipit tė Bejzhin Hyndait. Dy ditė mė pas, ekipi i drejtuar nga Fergusoni do tė udhėtojė pėr nė Tokio, ku do tė luajė ndaj ekipit tė Kashimės dhe ndaj ekipit Uraua Red Dajmonds

  5. #285
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Endi Kol debuton me gol te Man.Siti

    Manēester Siti arriti tė fitonte vendin e tretė tė trofeut aziatik, pas fitores 4-2 me penallti ndaj ekipit tė Evertonit. Endi Kol debutoi nė mėnyrėn mė tė mirė me ekipin e tij tė ri, pasi i dha avantazhin ekipit tė tij nė minutėn e 25-tė, pas krosimit tė saktė tė Trevor Sinkleirit. Xheims Biti arriti tė barazonte rezultatin nė minutėn e 7-tė tė pjesės sė dytė, pėr ekipin e Evertonit. Pas gjuajtjeve tė penalltive, Manēester Siti arriti tė dilte fitues me rezultatin 4-2.

  6. #286
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Sounes konfirmon interesimin pėr Hipianė

    Trajneri i ekipit tė Njukasėllit, Grim Sounes, konfirmoi interesimin e klubit tė tij pėr mbrojtėsin finlandez, Sami Hipia. Trajneri i "qymyrxhinjve" kėrkon tė sjellė nė ekip njė mbrojtės me eksperiencė dhe alternativė mė e mirė ėshtė Hipia. Liverpuli i ka ofruar njė kontratė tė re Hipiasė, por ai nuk e ka firmosur ende atė dhe kjo gjė i ka dhėnė shpresė ekipit tė Njukasėllit. Megjithatė, Sounesi u shpreh se nuk do tė ishte i gatshėm t'i ofronte njė kontratė tė pėrhershme Hipiasė nė "Seint Xheims Park". "E admiroj Hipianė dhe do tė doja ta kisha nė ekip. Por ai kėrkon njė kontratė 3-vjeēare dhe ne nuk mund t'ia ofrojmė kėtė", - deklaroi Sounesi.

  7. #287
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Nevill: Duhet tė japim maksimumin

    Geri Nevill, mbrojtėsi i ekipit tė Manēesterit, u bėri thirrje shokėve tė tij tė ekipit, qė tė japin maksimumin gjatė kėtij sezoni, nėse duan tė ruajnė vendin e titullarit nė ekipin e "Djajve tė kuq". "Nė Azi, tifozėt kanė parė lojtarė, tė cilėve nuk ua njihnin emrat, por me kalimin e kohės ata do tė bėhen pjesė e pėrhershme e ekipit tonė. Tė gjithė ne duhet tė japim maksimumin, nėse duam tė luajmė si titullarė", - deklaroi Nevilli.

  8. #288
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Venger: Ēėshtja "Van Persi", drejt fundit

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, shpreson qė hetimi mbi sulmuesin Robin van Persi tė pėrfundojė sa mė shpejt. 21-vjeēari, i cili ėshtė akuzuar pėr ngacmime seksuale, u mbajt pėr 48 orė nė rajonin e policisė sė Roterdamit. "Eshtė e rėndėsishme qė kjo situatė tė mos zgjatet pėr shumė kohė. Kjo ēėshtje na ka shqetėsuar tė gjithėve", - deklaroi Vengeri.

  9. #289
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Vesterveld rikthehet nė Premier Ligė

    Ish-portieri i Liverpulit, Sander Vesterveld, u shpreh optimist pėr rikthimin e tij nė Premier Ligė, pasi arriti njė marrėveshje 2-vjeēare me ekipin e Portsmuthit. 30-vjeēari, i cili vitin e kaluar luajti pėr ekipin e Majorkės nė kampionatin spanjoll, deklaroi: "Jam shumė i lumtur qė u riktheva nė Premier Ligė".

  10. #290
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Feilhaber firmos pėr Hamburgun

    Mesfushori amerikan, Beni Feilhaber, ka firmosur njė kontratė 3-vjeēare me ekipin e Hamburgut. 20-vjeēari, i cili ka luajtur pėr ekipin e Los Anxhelosit, deklaroi: "Kisha marrė disa oferta nga klubet gjermane, por vendosa tė zgjedh Hamburgun. Nė Europė zhvillohen kampionatet mė tė bukura nė botė", - deklaroi Feilhaberi.

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •