Vieira: Juvja, njė sfidė qė mė tėrheq
Kam zgjedhur Juventusin, sepse pėr mua pėrfaqėson skuadrėn e pėrsosur". Kėto janė fjalėt e para tė Patrik Vieirasė, i prezantuar dje nė selinė e Juventusin nė rrugėn "Galileo Ferraris" nė Torino. "Jam krenar qė ndodhem kėtu. - vazhdoi francezi, - Kjo ėshtė njė ditė speciale, sepse vij nė njė nga skuadrat mė tė mira nė aspektin kombėtar dhe ndėrkombėtar. Tė largoheshe nga Arsenali pas 9 vjetėsh ishte e vėshtirė, por nė jetė duhet tė ecėsh pėrpara. Kur m'u desh tė zgjidhja mes Juventusit dhe Realit tė Madridit, parapėlqeva stabilitetin e Juves. Mė telefonuan Trezege dhe Zidane, qė i kam qė tė dy miq, por nė fund zgjodhi vetėm mendja ime. Ky ėshtė njė vendim i imi, sepse kjo ėshtė jeta ime".
Vieira duket shumė i vendosur, si nė fushė. Nuk shpreh fjalė pa kuptim, parapėlqen ide tė qarta dhe domethėnėse. Flet pa siklet. Ka dashur tė vijė te Juvja me ēdo kusht, qė kur filluan bisedimet. Dhe e shpjegon qartėsisht nė ditėn e parė tė tij si juventin: "Unė me Arsenalin kam fituar shumė, - vijoi mesfushori 29-vjeēar, - dhe shpresoj tė vazhdoj tė fitoj edhe me Juven, por ėshtė e pamundur tė bėsh krahasime mes kėtyre dy skuadrave. Le tė themi se kam mė shumė mundėsi tė fitoj Ligėn e Kampioneve me Juven sesa me Arsenalin. Por kjo nuk mjafton; jo gjithnjė ekipet mė tė forta nė "letėr" fitojnė, sepse vitin e shkuar e fitoi Liverpuli...". Championsi ėshtė objektivi i tij i parė, sikundėr ėshtė edhe pėr Juven. "Martesa" bazohet mbi baza tė forta. Kapelo e ka krahasuar Vieiranė me Rajkardin:
"Jam krenar, - shtoi ish-kapiteni i "topēinjve", - sepse Rajkardi ishte njė nga idhujt e mi qė kur isha fėmijė, ndėrsa me Kapelon kam kujtime tė bukura. Kur erdha i ri te Milani, ai ishte trajner dhe nė detyronte tė punonim shumė, duke gjetur gjithnjė fjalėt e duhura pėr tė mė bėrė qė tė ndihesha i rėndėsishėm dhe tė besoja te vetja ime, edhe pse nė atė Milan kishte kampionė tė konfirmuar. Nga ajo periudhė nuk kam keqardhje, sepse erdha nė Itali shumė i ri dhe pa pėrvojė. Nuk kam hakmarrje pėr tė marrė me futbollin italian". Nė mesfushė Vieira do tė ketė nė krah brazilianin Emerson: "Nuk e di, - reagon francezi, - kėtu te Juvja ka shumė kampionė. Sigurisht qė nuk mund tė mos mendoj pėr Emersonin: ėshtė njė nga mesfushorėt mė tė fortė nė aspektin ndėrkombėtar, dhe mezi pres qė tė luaj nė krah tė tij. Por nė tė vėrtetė, e gjithė Juvja mė tėrheq. Mezi po pres orėn tė rifilloj".
Krijoni Kontakt