Premier Liga
Liverpuli merr Sisokon nga Valencia
Trajneri Rafael Benitez arriti tė merrte lojtarin e tij ideal nė mesfushėn e Liverpulit. Momo Sisoko, 20-vjeēari i Valencias, sezonin e ardhshėm do tė veshė fanellėn e Liverpulit. Ka qenė pikėrisht Benitezi ai qė e ka zbuluar talentin afrikan, nė kohėn kur drejtonte ekipin e Valencias. Gjatė ditės sė djeshme, drejtuesit e Liverpulit arritėn njė marrėveshje prej 8 milionė eurosh me drejtuesit spanjollė. Pėr mesfushorin Sisoko ishte interesuar edhe ekipi i Evertonit, i cili ishte i gatshėm tė ofronte 5 milionė euro pėr shėrbimet e tij. Sisoko firmosi njė kontratė 5-vjeēare, nga do tė pėrfitojė 2 milionė euro nė vit. Gjatė sezonit tė kaluar, Sisoko luajti nė 18 ndeshje duke shėnuar 4 gola. Me kėtė blerje, Liverpuli i largohet disi alternativės Figo, i cili i ėshtė ofruar personalisht ekipit kampion tė Europės. Trajneri Benitez deklaroi: "Jam i lumtur qė arritėm njė marrėveshje me Valencian pėr mesfushorin Sisoko. Kam kohė qė e ndjek dhe jam i bindur se do tė arrijė tė mėsohet lehtė nė kampionatin anglez".
Krijoni Kontakt