Close
Faqja 20 prej 30 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 298
  1. #191
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Roma dhe Xhenoa pėr Plasenten

    Ėshtė ndėrlikuar ēėshtja pėr Diego Plasenten, i cili ėshtė lėnė i lirė nga Leverkuseni, por qė s'mund tė qėndrojė shumė kohė pa njė skuadėr. Ai i pėlqen Romės, por verdhekluqtė shpresojnė ta zgjidhin bllokimin qė u ka vėnė FIFA pėr ēėshtjen Mekses brenda javės sė ardhshme, nė mėnyrė qė mė pas tė tentojnė ta blejnė mbrojtėsin argjentinas. Amerikanojugori ka njė ofertė edhe nga Xhenoa, megjithatė ai mund ta presė Romėn, pasi kuqeblutė nuk i kanė ofruar atė ēfarė ai synon.

  2. #192
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Konti: Roma do tė jetė konkurruese



    I palodhshėm Bruno Konti. Nė pritje tė njihet me detyrėn e tij tė re nė kampin verdhekuq ai punon pa rreshtur dhe garanton: "Po sistemojmė sektorin e tė rinjve dhe disa gjėra tė tjera. Mė pas duhet tė presim atė qė do tė ndodhė".
    Hėpėrhė ai nuk po shqetėsohet qė tė behet drejtor teknik. "Do tė bėhem kur tė jetė momenti i duhur. Pres vetėm qė dikush tė mė japė "ok"-in. Vetėm atėherė do tė filloj". Ish-trajneri i Romės nėnvizon se vazhdon tė ruajė marrėdhėnie tė shkėlqyera me klubin. "Nuk jam grindur me askėnd, ka rrėfyer Konti. - Thjesht kemi folur dhe mė ėshtė shpjeguar se disa situata janė modifikuar nė bazė tė vendimit tė FIFA-s pėr Meksesin." Pavarėsisht nga pushimet e kluara, i ka ende nė mendje 100 ditėt nė stolin e Romės, pėrfshi edhe finalen e Kupės sė Italisė: "Unė besoja. U pėrpoqa t'ia pėrēoj besimin tim djemve, por shumė gjėra nuk shkuan siē desha. Kujtimi mė i bukur? Fakti qė mora nė dorė njė situatė tė vėshtirė dhe arrita t'i kontrolloj problemet dhe vėshtirėsitė qė ekzistonin me lojtarėt. Nėse i druhesha rėnies nga kategoria? Po, pas humbjes ndaj Parmės, por pas fitoreve nė Udine dhe Bergamo pati njė shpėrthim tė madh gėzimi." Sipas trajnerit, e keqja mė e madhe e Romės ishte mungesa e njė dialogu: "Kėtė e vura re menjėherė. Vitin e ardhshėm do t'i shmangim problemet e tilla. Kemi njė organikė tė mirė dhe deri tani kemi kryer blerje tė mira. Tadei do tė sjellė vazhdimėsi dhe teknikė, Kufuri pėrvojė dhe qetėsi. Mė pas janė Nonda dhe Bovo. Do tė jemi konkurrues, - garantoi ai. - Pizarro? Udinezja kėrkon me tė vėrtetė shumė para pėr tė".
    Dhe pėr kritikat ndaj klubit, Konti qė e njeh mirė publikun e vshtirė verdhekuq, saktėson: "E kuptoj gjendjen e tyre shpirtėrore, por pėr njė gjė mund tė jenė tė sigurtė: kėtu punohet me shumė pėrkushtim dhe mendohet vetėm pėr tė mirėn e Romės. Gabimet e sė kaluarės, - saktėsoi ai, - nuk do tė pėrsėriten". Duke garantuar se stoli s'do t'i mungojė aspak, Konti porosit Spaletin: "Ka qenė njė zgjedhje e studiuar mirė ajo qė na ēoi te Luēiano. Pas njė sėrė vlerėsimesh kuptuam se ai mund tė ishte njeriu i duhur pėr tė kontrolluar punėn nė fushė. Zeman? S'ėshtė lėnė gjė pa u thėnė, por unė e pėrsėris pse zgjodhėm Spaletin, pasi kemi besim tek ai".

  3. #193
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Seria A me modelin e Premier Ligės


    Pas diveregjencave tė sė enjtes, presidentėt e Serisė A janė tė vendosur tė krijojnė njė ligė tė pavarur nga ajo e Serisė B. Qė gjatė mbledhjes iu dha pėrfaqėsuesve ligjorė mandati pėr tė krijuar statutin e ligės sė re. Modeli pritet tė jetė si ai i Anglisė, nė tė cilėn ndryshimet janė fare tė pakta, dhe First Division ose mė saktė kagetoria e dytė, duhet tė mbijetojė thuajse ekskluzivisht me burimet e veta. Edhe pse ka kohė qė ėshtė hedhur si ide, duke qenė se mes dy ligave ka kohė qė ka pėrplasje, ajo qė ndodhi tė enjten ka qenė njė prishje epokale. Ajo qė ka sjellė frakturėn ka qenė, mbi tė gjitha, debati pėr ndryshimet. Propozimi i A-sė parashikonte 110 milionė euro sivjet pėr B-nė, por 99, duke nisur nga 2007-a, me njė shkurtim prej 10%. Pra njė reduktim prej 11 milionėsh qė kategoria e dytė nuk e pranoi. Mė pas, ajo qė e shtoi edhe mė shumė tensionin ka qenė kėrkesa e B-sė pėr tė zgjedhur "ekskluzivisht" njė pėrfaqėsues si zėvendėspresident i deleguar, njė propozim tė cilin A-ja e rrėzoi. Dhe ja qė nisi pėrēarja. Njė avokat ėshtė ngarkuar tė ndėrtojė statutin e Ligės sė re tė A-sė, akti i parė i sė cilės tani ėshtė shkruar. Kėshtu qė nga pikėpamja ekonomike kontaktet mes dy serive do tė jenė shumė tė kufizuara. B-ja do tė jetė e detyruar tė mbijetojė, thuajse ekskluzivisht me kėmbėt e saj, ndėrsa burimet do tė shpėrndahen nė brendėsi tė kategorisė sė parė, mes presidentėve tė sė cilės ekziston njė marrėveshje thuajse totale. Nė fakt, Seria A ka arritur tė gjejė njė marrėveshje nė brendėsi tė saj pėr dėmshpėrblimin ndaj tė rėnave nga kategoria, tė cilave do t'u jepet njė shumė prej 2,5 milionė eurosh.

  4. #194
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Bundesliga

    Jeremis: Bajern, jam edhe unė



    Fitorja e tė sė mėrkurės 14-1 ndaj ekipit modest tė FC Rotak mund tė ketė qenė thjesht njė miqėsore pėr tė gjithė lojtarėt e Bajenrit, por pėr Jens Jeremisin mbajtja e shiritit tė kapitenit do tė thotė shumė. Ish-lojtari i kombėtares sė Gjermanisė ėshtė nė sezonin e tij tė shtatė tek ekipi i Bajernit, dhe ka fituar ēdo gjė qė mund tė fitohet nė nivel klubesh. Megjithatė, ai ka paguar njė ēmim tė shtrenjtė qė nga suksesi nė Ligėn e Kampioneve tė vitit 2001, duke u operuar pesė herė radhazi nė gju, pėr shkak tė dėmtimve tė shumta. Ja dhe intervista e tij e plotė:
    - Gjatė sezonit tė kaluar keni luajtur vetėm nė shtatė ndeshje tė bundesligės, dhe nė asnjė prej tyre nuk keni luajtur pėr 90 minuta. Si ndiheni nė prag tė sezonit tė ri 2005-'06?
    - Nuk ka qenė zgjedhja ime pėr tė luajtur kaq pak. Fizikisht nuk kam arritur tė rikuperohem, dhe nuk kam mundur tė rikthehem nė formėn time tė mėparshme. Jam i sigurtė se do tė luaj mė shumė, nėse do tė jem i gatshėm fizikisht, por nėse nuk do tė jem gati, do tė jetė e vėshtirė.
    - Ēfarė nėnkuptoni me tė qenurit i gatshėm?
    - Kam bėrė pesė operacione nė gju, megjithatė nuk kam pasur asnjėherė mundėsinė pėr t'u rikthyer si mė parė. Jam stėrvitur pėrditė me ekipin, edhe pse ndiej akoma dhimbje nė gju. Nuk kam mundur tė luaj nė sezonin e kaluar; jam i lumtur qė kam arritur tė qėndroj gjithmonė pranė ekipit. Nė tė tilla situata kėnaqesh edhe me sukseset e vogla.
    - Ēfarė qėllimesh keni pėr sezonin e ardhshėm?
    - Aktualisht nuk jam akoma nė formė, megjithatė gjuri nuk mė dhemb. mė . Qėllimi im kryesor ėshtė tė rikthehem e tė luaj pa frikėn e dėmtimeve. Nėse do tė jem i shėndetshėm fizikisht, jam i bindur qė do tė arrij ta gjej formėn time tė mėparshme.
    - Mendoni se largimi i Torshten Fringsit do ta bėjė mė tė lehtė aktivizimin tuaj nė ekip? Ai luante nė tė njėjtin rol me ju.
    - Nuk ka tė bėjė fare mė kėtė, ēdo gjė varet nga unė. Nėse do tė jem gati do tė luaj, nėse jo, do tė mė duhet t'ia lė vendin njė lojtari tjetėr.
    - E keni konsideruar largimin tuaj gjatė kėsaj vere? Eshtė folur gjatė pėr njė kalim drejt Austrisė?
    - Kam pasur disa oferta, por nėse do tė jem nė formė do tė luaj pėr Bajernin. Nėse nuk luaj dot kėtu, nuk "do tė funksionojė" nė asnjė vend tjetėr.
    - Eshtė e vėrtetė qė problemet e gjurit janė pasojė e njė aktivizimi nė kohė rekord nė gjysmėfinalen e 2001-shit ndaj Realit tė Madridit?
    - Nuk e di pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje. Kam luajtur gjithmonė nė maksimumin e mundėsive tė mia. Por natyrisht, vjen njė kohė kur paguan ēmimin e sforcimeve tė tepruara, sidomos kur ndodhesh nė limit dhe luan vetėm falė qetėsuesve tė dhimbjeve. Megjithatė kėtė e dija qė mė parė. Isha gati tė rrezikoja gjithēka pėr ta realizuar endrrėn time qė ta fitoja Ligėn e Kampioneve.
    - Mendoni se ekipi aktual i Bajernit i ka cilėsitė e duhura pėr ta fituar Ligėn e Kampioneve?
    - Vjet iu afruam shumė, pasi tė gjithė lojtarėt ishin nė formė tė jashtėzakonshme. Mund tė kishim fituar ndaj Ēelsit. Megjithatė, le tė shohim se ēdo tė mund tė bėjmė gjatė kėtij sezoni. Nėse do tė arrijmė tė pėrmirėsohemi edhe mė, do tė arrijmė mė shumė se nė ēerekfinalet e Championsit.

  5. #195
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Bundesliga

    Bajerni edhe mė pranė Podolskit

    Talenti i futbollit gjerman, Lukas Podolski, mund tė kalojė nga Kėlni te Bajerni vitin e ardhshėm. Ka qenė vetė sulmuesi 20-vjeēar qė e ka pranuar diēka tė tillė nė njė deklaratė pėr tė pėrditshmen gjermane "Bild". Nga ana tjetėr, drejtuesi i Bajernit, Uli Hėnes, ka pranuar: "Na intereson Podolski. Kėlni do ta shesė dhe ne jemi tė parėt nė listė."

  6. #196
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Bundesliga

    Viltord: Asnjė problem me Hulierin

    Sulmuesi i Lionit, Silven Viltord, ka deklaruar se nuk ka asnjė problem ndėrmjet tij dhe trajnerit tė kampionėve tė Francės, Zherard Hulier. "Jam gati pėr njė sezon tė ri me Lionin, dhe si futbollist profesionist jam gati tė punoj me ēdo trajner. Kemi pasur debate nė tė kaluarėn, por nuk kam asnjė problem me Hulierin."

  7. #197
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liga1

    Sosho largon trajnerin Lakomb


    Soshoja, skuadra e Ligės 1 nė Francė, ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kėsaj skuadre, Gaj Lakomb. Abdel Djadaui do tė jetė trajneri i ri i skuadrės qė u rendit e dhjeta nė sezonin e kaluar. Gjithsesi, Lakombi 49-vjeēar nuk ka mbetur pa punė. Trajneri francez do tė drejtojė nė sezonin e ardhshėm ish-skuadrėn e tij, Nantėn. Nanta nė sezonin e kaluar shpėtoi vetėm nė ndeshjen e fundit nga rėnia nga kategoria.

  8. #198
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Gigs: Manēesteri, pretendent pėr titull



    Rajan Gigs ėshtė i bindur se Manēester Junajtidi do tė arrijė tė rikthejė nė "Old Traford" titullin e Premier Ligės. Sezonin e kaluar, Manēesteri e mbylli kampionatin nė vend tė tretė, 18 pikė pas ekipit tė Ēelsit, duke mos arritur tė fitonte asnjė trofe. Megjithatė, mesfushori 31-vjeēar ėshtė i bindur se ekipi i tij mund tė arrijė tė mposhtė ekipin e drejtuar nga Hoze Mourinjo, nėse shokėt e tij tė ekipit do tė pėrqendrohen mė shumė nė fushėn e blertė: "Jam i bindur se mund ta fitojmė titullin. Njerėzit flasin akoma pėr diferencėn e pikėve nė sezonin e kaluar, por pėr mendimin tim kjo nuk ėshtė e rėndėsishme. Lojtarėt e Manēesterit janė po aq cilėsorė sa ata tė Ēelsit. Gjatė sezonit tė kaluar na ka munguar pėrqendrimi nė momentet kyēe tė kampionatit dhe kemi humbur kundėr disa ekipeve qė normalisht duhej tė fitonim. Nuk varet vetėm nga aftėsitė e lojtarėve. Duhet edhe pėrqendrim pėr tė pasuar topin nė momentin dhe nė vendin e duhur. Gjithashtu, duhet pėrqendrim edhe kur zgjedh momentin pėr tė gjuajtur para portės. Kėtė sezon, trajneri do tė sigurohet qė gjithēka tė shkojė mirė. I kam tė gjitha arsyet pėr tė besuar te fitimi i titullit, pasi shumė lojtarė tė rinj kanė arritur tė pėrmirėsohen shumė." Gjithashtu, Gigsi foli edhe pėr mesfushorin e talentuar Kristiano Ronaldo. "Ai ka arritur tė pėrmirėsohet shumė qė nga ardhja e tij nė "Old Traford". Nė sezonin e kaluar, trajneri vendosi ta aktivizonte gjatė tė gjithė kampionatit dhe Ronaldo arriti tė ambientohej plotėsisht me futbollin anglez." Gigsi, i cili luan sezonin e tij tė 8-tė me Manēester Junajtidin, ka arritur tė fitojė gjithēka nė nivel klubesh. Qė nga aktivizimi i tij nė vitin 1995, ku zėvendėsoi mbrojtėsin legjendar Irvin, mesfushori uellsian ka luajtur si titullar nė ekipin e "Djajve tė kuq". Nė vitin 2000, ai arriti tė fitonte Ligėn e Kampioneve me ekipin e Manēesterit, pas finales dramatike ndaj Bajernit tė Mynihut. Nė Angli, Gigsi ka arritur tė koleksionojė pesė tituj tė Premier Ligės, njė Kupė Lige dhe dy Kupa tė Anglisė.

  9. #199
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Parku mbyll burokracitė e fundit



    U zgjidh pozitivisht problemi pėr mesfushorin korean Park Ji-Sung, i cili nuk mund tė firmoste kontratėn e tij me Manēester Junajtidin, pa pasur lejen britanike tė punės. Parku ka arritur tė marrė lejen e punės dhe tashmė mund tė firmosė pėrfundimisht me klubin e Manēesterit. Koreani 24-vjeēar ka firmosur njė kontratė 4-vjeēare dhe u stėrvit pėr herė tė parė me shokėt e tij tė skuadrės, qė pas largimit tė tij nga PSV Eindhoveni. Parku, i cili i kushtoi Manēesterit 6 milionė euro, ėshtė blerja e dytė e "Djajve tė kuq", pas portierit holandez Edvin Van der Sar.

  10. #200
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Benitez: Vendėsit, ēelėsi i suksesit tonė


    Trajneri i ekipit tė Liverpulit, Rafael Benitezi, beson se ndikimi i lojtarėve vendės si Stiven Xherrard dhe Xhimi Karager do tė jenė ēelėsi i suksesit nė tė ardhmen e Liverpulit. Dy lojtarėt e "rritur" tek ekipi i Liverpulit rinovuan para disa ditėsh kontratat e tyre deri nė vitin 2009. Pėr Benitezin, ky ka qenė njė lajm shumė i gėzueshėm, sidomos pas zėrave pėr njė largim tė mundshėm tė Stiven Xherrardit. Pėrveē dyshes sė talentuar, Benitezi u jep rėndėsi tė veēantė talenteve tė reja qė luajnė nė "Anfield Road". "Kemi shumė lojtarė tė mirė nė pėrbėrje tė ekipit, por ėshtė gjithmonė e rėndėsishme tė kesh djem vendės dhe Stiveni me Xhimin kanė ardhur nga akademia e kėtij qyteti. Jam shumė i kėnaqur me tė gjithė lojtarėt e ekipit, por tė kesh Xherrardin dhe Karagerin, tė cilėt do tė qėndrojnė kėtu edhe pėr shumė vite, mė bėn tė ndihem i sigurtė nė prag tė sezonit tė ri." Benitezi falėnderoi Karagerin pėr kontributin e dhėnė nė ekip. "Gjatė tė gjithė sezonit tė kaluar kam folur mirė pėr Xhimin, sepse ėshtė njeriu i duhur pėr tė mposhtur ekipet e mėdha. Ai ėshtė shumė i lidhur me Liverpulin dhe pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme tė kem nė ekip lojtarė, tė cilėt luajnė me pasion. Na duhet tė punojmė akoma me Xhimin, pasi mund tė pėrmirėsohet akoma nė sezonin e ardhshėm." Tė dy lojtarėt do tė luajnė sot nė njė ndeshje miqėsore ndaj ekipit tė Wrexhamit. Javėn e ardhshme, Liverpuli do tė fillojė tė mbrojė titullin e Ligės sė Kampioneve, teksa do tė luajė ndaj ekipit uellsian tė TNS-sė.

Faqja 20 prej 30 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •