Mourinjo: Ēelsi nuk ndalet mė...
Trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, beson verbėrisht te Ēelsi i tij dhe mendon se "blutė" do tė fitojnė titullin kampion edhe sezonin e ardhshėm. Portugezi, nė sezonin e tij tė parė si trajner nė Premier Ligė, i dha skuadrės londineze titullin kampion qė i mungonte prej 50-vitesh. Gjatė njė spektakli televiziv nė Portugali ishte i ftuar edhe Mourinjo, i cili, kur iu desh tė fliste pėr futbollin, tha: "Nė tri vitet e fundit kam thėnė gjithmonė se do tė fitoj titullin kampion dhe ia kam dalė mbanė, dy herė me Porton dhe njė herė me Ēelsin." Mė pas, Mourinjo vazhdoi: "Eshtė normale qė ndonjė sezon edhe nuk do tė fitoj dhe janė tė shumtė njerėzit qė presin kėtė moment, por tė paktėn pėr vitin e ardhshėm ndihem i sigurtė pėr suksesin. Kam besim te Ēelsi dhe zotėroj skuadrėn e duhur pėr tė synuar fitimin e gjithēkaje." Nė merkaton e verės, Ēelsi ka qenė relativisht mė i qetė se nė dy edicionet e kaluara. Nga "blutė" janė larguar Skot Parker dhe Mikael Forsel, dhe ka ardhur Asier Del Horno. Abramoviē ka dėshtuar nė synimin e tij pėr tė kaluar emra tė mėdhenj si Shevēenko, Eto apo Trezege nė "Stemford Brixh", por Mourinjo ėshtė i kėnaqur me grupin qė ka nė dispozicion: "Vjet fituam pas 50 vitesh dhe jam i bindur se kjo skuadėr nuk do tė ndalet mė. Ne jemi tė kompletuar, por mė duhet tė pranoj se ėshtė shumė e vėshtirė tė blesh futbollistė tė mėdhenj, sepse skuadrat qė zotėrojnė pronėsinė e tyre, nuk kanė ndėr mend t'i shesin."
Krijoni Kontakt