Futboll Miks
Merkato, lamtumirė shpenzime tė mėdha
Kur jemi nė gjysmėn e merkatos sė verės nė Europė, ende nuk ėshtė shėnuar njė blerje e tipit "bombė" qė tė elektrizonte opinionin sportiv, siē ka ndodhur zakonisht nė pragsezonet e fundit. Duke parė atė qė ka ndodhur nė merkaton europiane, qė pas vitit 1995, kur u fut nė fuqi ligji i famshėm "Bosman", me milionat e dollarėve qė shpenzoheshin pėr blerje nga mė tė bujshmet, dallojmė se merkatoja e sivjetshme ėshtė shumė e kujdesshme, njė kujdes nė formėn e depresionit. Eshtė e mjaftueshme qė shohim paratė e shpenzuara nė periudhėn 1996-2001, pėr tė parė kontrastin e madh qė tregon kursyeshmėrinė e mijėvjeēarit tė ri. Bukuria e merkatos qėndronte pikėrisht pėr faktin se nga viti 1996 dhe deri nė vitin 2001, nė ēdo verė vendosej njė rekord i ri blerjesh nė merkato. Nė harkun e pesė viteve kaluan nga 28 milionė dollarėt (Alan Shirer kalon nga Blekbėrni te Njukasėlli), te 85 milionė dollarėt (Zinedin Zidan kalon nga Juventusi te Torino). Tani u bėnė katėr vjet qė po presim pėr njė tjetėr blerje tė pėrmasave tė tilla dhe pėr kėtė ndoshta shpresojmė ende te "bomba" qė do tė bėjė tė flitet gjatė gjithė gushtit nė tė gjitha qarqet sportive.
Nė vitin 1973, Johan Krujf kaloi nga Ajaksi te Barcelona pėr 1.7 milionė dollarė, duke thyer rekordin e vendosur nga blerja e Juventusit tė Pietro Anastasit, nga Vareze. Katėr vjet mė vonė, bardhezinjtė u pėrsėritėn duke marrė pėr 3.25 milionė dollarė Paolo Rosin nga Viēenca. Rekord ishte edhe transferimi mė 1982-shin i Maradonės nga Boka Zhuniors te Barcelona, pėr 9.25 milionė euro. Nė rastet e Maradonės dhe Krujfit, kėta futbollistė qė mė pas do tė konsideroheshin si nga mė tė mėdhenjtė qė ka njohur historia e futbollit, ishin ende tė rinj dhe kishin pėrpara tė gjithė karrierėn.
Rekordin e Zidanit tani do ta mposhtnin vetėm dy futbollistė. Pra, vetėm nė rast se Ronaldinjo ose Adriano do tė largoheshin nga skuadrat aktuale, do tė shpenzoheshin pėr ta mė shumė se 85 milionė dollarė. Por duket haptazi se Barcelona dhe Interi nuk kanė ndėr mend tė privohen nga "yjet" e tyre. Surprizat nuk janė asnjėherė tė pėrjashtueshme, por le tė shohim ē'ka ndodhur nė merkaton e deritanishme. Aty rreth 15 milionė dollarėve, Ēelsi mori Del Hornon nga Bilbao, ndėrsa Arsenali nga Shtutgarti, Hlebin. Tė paktėn kėto dy skuadra u kanė dhėnė njė interes mė shumė tifozėve tė tyre pėr sezonin e ardhshėm. Shumė tė tjera presin, por nė atė mėnyrė qė tė lejojnė tė mendosh se mund tė bėjnė ndonjė blerje "bombė" nė minutat e fundit. Kjo pėr mė optimistėt, sepse, nė tė vėrtetė, nė katėr vitet e fundit nuk ka ndodhur diēka e tillė. Nė Itali, Interi merr Solarin, Milani Jankulovskin, Roma merr vetėm futbollistė me kosto zero, ashtu si Juvja. Ndėrsa dy futbollistėt mė tė lakmuar, Xhilardino dhe Kasano, tė cilėt klubet janė gati t'i shesin, qėndrojnė ende pa njė tė ardhme. Arsyeja? Mungojnė paratė. Kjo shihet qartė edhe nė Spanjė, Barēa ėshtė marrė me rinovime kontratash dhe me blerje futbollistėsh me paramatėr zero, ndėrsa Reali ka njė "shekull" qė po pėrpiqet tė bindė Santosin pėr tė marrė Robinjon. Gjithsesi, bėhen fjalė vetėm pėr 25 milionė dollarė. Shifėr qė gjashtė vjet mė parė shpenzohej rregullisht nga njė skuadėr mesatare nė Premier Ligė, Serinė A dhe Primera Divizion.
Ka edhe futbollistė tė tjerė si Fernando Torres, Xherrard, Henri, Shevēenko apo Trezege qė mund tė prishin sadopak monotoninė e kėsaj merkatoje, por mė mirė pyesni Abramoviēin sa ka vuajtur nė bisedimet me kėta futbollistė. Dhe tė mendosh se rusi ėshtė i vetmi qė mund tė bėjė tė shpėrthejė merkaton mė tė shterptė tė dekadės sė fundit.
Krijoni Kontakt