Close
Faqja 14 prej 30 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 298
  1. #131
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Zamparini: Dua 15 milionė pėr Tonin

    Luka Toni mund tė largohet, por vetėm pėr 15 milionė euro. Ideja e pronarit tė Palermos, Mauricio Zamparini, ėshtė e pėrmbledhur me fjalė. "Nėse Toni do tė mė kėrkojė tė largohet, unė do t'ia plotėsoj dėshirėn. Fiorentina? Po tregohet dinake, Korvino ka qenė gjithnjė dinak, ai kontakton me 20 lojtarė njėherazi. Pėr mendimin tim bėn vetėm shumė zhurmė pėr hiē gjė. Megjithatė, nėse vjollcėt do tė na ofronin 15 milionė euro, unė do tė mendohesha. Nėse edhe Toni do ta donte kėtė, do tė blija njė sulmues tė mirė pėr ta vendosur pėrkrah Karaēiolos dhe do ta lija tė largohej. Por jo pėr mė pak se 15 milionė, Palermo nuk ka nevojė pėr para."

  2. #132
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Shtypi spanjoll, Sheva te Ēelsi vitin e ardhshėm
    Sipas asaj qė bėhej e ditur dje nga shtypi spanjoll, vitin e ardhshėm Milani do tė dorėzohet pėrballė kėrkesave tė Roman Abramoviēit dhe do ta lėrė Andrei Shevēenkon tė shkojė te Ēelsi. Kurse te kuqezinjtė mund tė shkojė Ronaldinjo, ėndrra e kuqezinjve, dhe njė trajner i ri. Janė dy mundėsitė pėr stolin milanist: ose Frenk Rajkard (me tė mund tė mbėrrinte edhe Karlos Pujol) ose Marko Van Basten. Silvio Berluskoni do tė donte ta zėvendėsonte Karlo Anēelotin pas zhgėnjimit tė humbjes nė finalen sė Championsit.

  3. #133
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A


    Kaljari depoziton kontratėn e Arrigonit

    Pas njė mosmarrėveshjeje tė gjatė, ėshtė depozituar nė mėngjesin e djeshėm nė federatė, kontrata e Daniele Arrigonit, qė ėshtė nė tė gjitha kuptimet, trajneri i ri i Kaljarit. Njė lėvizje qė nuk do tė zgjasė shumė, duke parė qė presidenti i klubit sard, Masimo Ēelino, do ta shkarkojė Arrigonin pėr t'ia lėnė vendin Atilio Teserit, qė nė sezonin e fundit nė Serinė B, ka shpėtuar Triestinėn, duke arritur dhe njė marrėveshje pėr tė shkuar nė Sardenjė.

  4. #134
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Abiati: Kam ardhur nė njė qytet tė madh

    Kristian Abiati ėshtė prezantuar si portieri i ri kuqeblu. "Me Milanin ndihesha i lidhur, do tė lė zemrėn atje, - tha ai. - Nga ana tjetėr, Gjenova ėshtė njė qytet i madh, ka objektiva dhe njė tifozeri tė rėndėsishme." Mbrojtėsi ekstrem ka shpjeguar zgjedhjen e tij: "Kam nevojė tė rigjej atmosferėn e fushės dhe tė tifozėve tė tridhjetė ndeshjeve nė kampionat. Sezonin e kaluar, kėto ndjesi mė kanė munguar mė shumė se ē'duhet."

  5. #135
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Palermo, vjen Mondragon nga Gallatasaraji?

    Portieri i ardhshėm i Palermos mund tė jetė njė kolumbian. Klubi siēilian ėshtė duke mbyllur bisedimet pėr Farid Ali Mondragonin, mbrojtėsin ekstrem tė Gallatasarajit. 34-vjeēari me pėrvojė ndėrkombėtare ėshtė njė kanakar i vjetėr i drejtorit sportiv Foski, i cili duhet tė kapėrcejė vetėm njė pengesė. Kolumbiani ka edhe njė vit tjetėr kontratė me turqit e Stambollit, me tė cilėt ka pasur disa mosmarrėveshje lidhur me disa paga qė s'ia kanė dhėnė.

  6. #136
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Breshia, Maran, trajneri i ri

    Pėrfundon me "N", por s'ėshtė Zeman trajneri i ri i Breshias. Rolando Maran, ish-trajneri i Ēitadelės, do tė takohet nė orėt e ardhshme me presidentin Xhino Korioni dhe do tė nėnshkruajė njė kontratė deri nė vitin 2006. Marani ka qenė edhe mė parė te Breshia si zėvendės i Silvio Baldinit dhe i Nedo Sonetit.

  7. #137
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Solari ėshtė i Interit, Samueli ende jo



    Mungon ende firma e lojtarit qė pritet sot ose nesėr, sapo ai tė kthehet nga pushimet pėr tė hedhur tė zezė mbi tė bardhė pėr kalimin e Santiago Solarit nga Real Madridi tek Interi. Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė tė hėnės, dy klubet i kanė zgjidhur edhe mosmarrėveshjet e fundit: anėsori argjentinas do tė veshė fanellėn zikaltėr nė tri sezonet e ardhshme. Ndėrkohė, pėr Samuelin ka pasur njė frenim: palėt nuk po bien dakord lidhur me mėnyrėn e pagesės. "Pėr Samuelin dhe Solarin ėshtė ēėshtje ditėsh." Me kėto fjalė e ka komentuar presidenti i Interit, Xhiaēinto Faketi, takimin qė kishte pasur mbrėmjen e sė hėnės me agjentin e FIFA-s, Bronxeti, pėrfaqėsuesi i Real Madridit nė bisedime. Nė tė vėrtetė nuk ka mė pengesa pėr transferimin e mesfushorit argjentinas, i cili nė orėt nė vijim do tė nėnshkruajė njė kontratė trivjeēare me klubin e Rrugės "Durini". Pasi ėshtė zgjidhur ēdo problem ekonomik, Solari do tė jetė pėrforcimi i ri pėr Roberto Manēinin nė krahun e majtė. Sikurse me Kambiason sezonin e kaluar, Interi ka marrė njė tjetėr pėrforcim me ēmimin zero, edhe pse amerikano-jugorit s'i kishte pėrfunduar ende kontrata me Realin. Ai ka arritur tė pėrfitojė nga njė klauzolė, ku parashikohej se mund tė largohej nga "merengesėt" nė rast aktivizimi tė pakėt.
    Ndėrkohė, paraqiten mė tė ndėrlikuara bisedimet qė duhet tė sjellin Samuelin nė Milano. Dy klubet s'do tė kishin rėnė dakord pėr vlerėn e shitjes sė lojtarit (huadhėnie pėr 2 milionė sezonin e parė, mė pas Reali do tė kėrkonte 18 milionė, ndėrsa Interi ofron 16) dhe as pėr mėnyrat e shlyerjes (klubi zikaltėr synon qė ta kryejė shlyerjen e vleftės brenda disa vjetėve, ndėrsa spanjollėt dėshirojnė qė gjithēka tė bėhet fakt menjėherė). Do tė vazhdohet tė flitet, por nuk pėrjashtohet ndonjė prishje e papritur e bisedimeve. Nė atė pikė, zikaltrit do ta zhvendosnin vėmendjen te Kristian Ēivuja i Romės, i cili ndodhet nė vendin e parė tė listės sė Roberto Manēinit. Ndėrkaq, meqė jemi nė repartin mbrojtės, Karlos Alberto Gamarra ėshtė larguar nga Pinetina. Paraguajani, tė cilit i ka pėrfunduar kontrata, ka arritur njė marrėveshje me brazilianėt e Palmeirasit.

  8. #138
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Zikaltrit, Gamarra: Do tė luaj te Palmeirasi

    Karlos Alberto Gamarra ėshtė larguar nga Interi. Mbrojtėsi paraguajan e ka gjetur skuadrėn e tij tė re: Palmeirasin. Kėtė lajm e ka konfirmuar vetė futbollisti i kombėtares paraguajane, pėrmes njė interviste tė dhėnė pėr radion braziliane "Radio Globo". "Kam dėgjuar kėshillat e Luis Felipe Skolarit, qė tani ėshtė komisari teknik i Portugalisė, por qė ka qenė trajner i Palmeirasit dhe tė Fransisko Arses, qė mė kanė folur shumė mirė pėr kėtė skuadėr. Pėr kėtė arsye vendosa ta zgjedh. Ėshtė njė klub qė i trajton shumė mirė lojtarėt e tij".

  9. #139
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Fiorentina, nė pritje tė Materacit



    Ėshtė ndalur pėrballė njė shkėmbi ekonomik prej 20 milionė eurosh tė kėrkuara nga Palermo, sulmi i vjollcėve pėr tė marrė Tonin dhe Zakardon. Toskanėve u ėshtė refuzuar njė ofertė e pėrgjithshme prej 15 milionėsh. Por ndėrkohė qė mbeten tė hapura shtigjet drejt Udines pėr Iakuintėn dhe nė Spanjė pėr Korradin, ėshtė mbrojtja problemi i vėrtetė. Problem qė mund tė zgjidhet me ardhjen e Materacit nga Interi, zgjedhje qė do ta kalonte Ujfalushin nė krahun e djathtė ose nė merkato. Pas blerjes sė Gamberinit, Fiorentina vazhdon tė mbetet protagoniste nė merkato. Problemet e vjollcėve janė nė dy fronte tė kundėrta nė sulm, ku ėshtė nė plan sulmi pėr Tonin e Palermos dhe me hipotezat Iakuinta (i Udinezes) dhe Korradi (i Valencias) nė sfond, si dhe nė mbrojtje, e cila po ndėrtohet gradualisht me blerjen e portierit tė ri Frei, tė Paskualit dhe tė vetė Gamberinit. Pėr Tonin, qė lidhet me Zakardon, duket se pėr momentin ēėshtja ėshtė ndalur pėr arsye ekonomike. Nė fakt, Fiorentina ka parė qė t'u refuzohet nga siēilianėt njė ofertė e pėrgjithshme prej 15 milionė eurosh, pasi Palermo pretendon 20 milionė pėr dy futbollistėt. Diferencat e shifrave e ndajnė edhe Iakuintėn nga njė transferim i mundshėm nė Toskanė. Vjollcėt ofrojnė 9 milionė euro dhe njė lojtar, friulianėt s'kanė ndėr mend tė diskutojnė pėr mė pak se 12 milionė. Edhe Valencia e mbėshtet gjithēka te vlera e ofertės pėr qendėrsulmuesin senez. Nė mbrojtje, klubi i Dela Vales i ka bėrė njė sondazh terrenit pėr interistin Marko Materaci. Por mbetet e hapur hipoteza Migel (nga Benfika), ndėrkohė qė mund tė mos vonojė edhe arritja e njė marrėveshjeje tė mundshme me parmensin Bonera. Nė mesfushė, sė fundi, ndėshkimet e Romės kanė hapur shpresa nė drejtim tė Landzatit tė Az Alkmarit.

  10. #140
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Serie A

    Baldini: Mė vjen keq, Parma mė tėrhiqte



    Ka qenė i hidhėruar Franko Baldini. Ish-drejtori sportiv i Romės kishte ndėr mend tė ndėrmerrte njė sfidė tė re tė vėshtirė, por shumė stimuluese pėr tė: ta rindėrtonte Parmėn sė bashku me Zdenek Zemanin. Atij i ka ardhur me tė vėrtetė shumė keq pėr dėshtimin e bisedimeve me shoqėrinė e pėrfaqėsuar nga Gaetano Valenca. "Nuk jam as i zhgėnjyer e as i befasuar, ﷓ tha ai, ﷓ pasi deri tani kam parė shumė gjėra pėr t'u shastisur. Mua mė ėshtė treguar njė kontratė shitjeje, e nėnshkruar rregullisht me tė gjitha detajet. Mė pas, m'u tha se pagesa nuk ishte bėrė vetėm pėr shkak tė njė problemi lidhur me ndėrrimin e numrit tė llogarisė rrjedhėse. Problem qė do tė ishte zgjidhur brenda pak kohėsh. Kurse tani... Mė vjen keq, sepse mė ishte propozuar njė sfidė tėrheqėse, do tė bėhesha sėrish njė drejtues futbolli, pasi kisha luftuar aq shumė nė nivelin politik. M'u dha njė letėr e bardhė dhe isha unė ai qė e propozova emrin e Zemanit, i cili mė pas u takua me Valencėn. S'e di se ē'do tė bėjė trajneri. Unė jam i gatshėm, duke qenė se me siguri nuk ėshtė se kam ndonjė varg me pretendentė pėrpara portės sė derės".

Faqja 14 prej 30 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •