Premier Liga
Saha: I lumtur te Manēesteri
Menaxheri i sulmuesit Luis Saha pohoi interesimin e disa klubeve, por u shpreh se sulmuesi francez ndihet mirė nė "Old Traford". Saha ėshtė vėnė nėn shėnjestrėn e disa klubeve, pasi kaloi shumicėn e sezonit tė kaluar nė stolin e Manēesterit. Trajneri Aleks Ferguson ka shprehur gjithmonė admirimin e tij pėr sulmuesin francez dhe kjo ka qenė arsyeja pse Saha dėshiron tė qėndrojė tek ekipi i Manēesterit. Menaxheri i Luis Sahės, Ranko Stojiē, konfirmoi vendimin e lojtarit pėr tė qėndruar edhe nė sezonin e ardhshėm nė "Old Traford". "Pas bisedimeve tė bėra me Aleks Fergusonin, Saha dėshiron tė qėndrojė dhe tė luftojė pėr njė vend titullari nė ekipin e "Djajve tė kuq". Ai dėshiron tė tregojė vlerat e tij, edhe pse Manēesteri ka sulmues si Uejn Runi dhe Van Nistėlroi. Ai do tė largohet vetėm nėse Manēesteri do tė marrė njė sulmues nė merkaton e kėsaj vere, pasi nėse do tė vinte Majkėll Ouen, Saha do tė bėhej zgjedhja e katėrt e trajnerit. Trajneri Ferguson e vlerėson shumė Luisin dhe dėshiron qė ai tė qėndrojė nė klub edhe pėr dy vitet e ardhshme. Stojiē pohoi se katėr ekipet qė ishin tė interesuara pėr Sahėn, ishin: Njukasėlli, Evertoni, Monako dhe Marseja. "Mė kanė telefonuar nga Monako, Marseja dhe nga Evertoni, por pėrgjigjja ėshtė jo. Saha do tė qėndrojė te Manēester Junajtidi. Ai ka marrėdhėnie tė shkėlqyera me trajnerin dhe shokėt e tij tė ekipit. Saha beson shumė te trajneri i tij, kėshtu qė kjo marrėveshje do tė bazohet vetėm mbi besimin", - pėrfundoi Stojiēi.
Krijoni Kontakt