Close
Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 298
  1. #91
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Futboll Miks

    Parreira: Kemi risjellė fantazinė nė pushtet



    Ekipi aktual i Brazilit ka filluar tė krahasohet me ekipet e viteve 1958, 1970 dhe 1982, ku nė kombėtaren e "Selesaos" luanin lojtarė si Pele, Garinēa, Ziko, Sokrates dhe Falkao. Ronaldinjo, Kaka, Adriano dhe Robinjo janė disa nga emrat e tanishėm tė kombėtares sė Brazilit, tė cilėt po arrijnė tė dhurojnė spektakėl nė fushėn e lojės. Pas pėrfundimit tė finales sė Kupės sė Konfederatave, trajneri i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, festoi duke kėnduar e kėrcyer bashkė me lojtarėt e tij, tė cilėt ngjanin sikur po parakalonin nė karnavalet e Rio de Zhaneiros. Mė pas festa e Parreirės u zhvendos nė hollin e hotelit, ku Parreira, entuziast pėr fitoren, tha: "Eshtė vėrtet njė grup i bukur lojtarėsh. Njė kor qė nuk ka nevojė pėr njė dirigjent. Eshtė e lehtė tė tė zėrė gjumi kur ke nė ekip lojtarė tė tillė." Parreira ka qenė pjesė e stafit tė kombėtares sė Brazilit qė nė botėrorin e '70-ės dhe tani, nė 2005-ėn, ndodhet pėrsėri nė krye tė ekipit tė "Selesaos". "Bota ka ndryshuar shumė qė nga vitet 70, po ashtu edhe futbolli. Megjithatė, nė kombėtaren e sotme tė Brazilit ka disa gjėra tė ngjashme me kombėtaren e viteve 70. Brazili im, ashtu si ai i atėhershmi, ka atė qė tė gjithė brazilianėt duan: nuk ėshtė njė ekip i mbėshtetur mbi forcėn fizike. Ne kemi fantazi, dhe pėr mua kjo ėshtė bukuria e kėtij sporti. Disa herė njerėzit i keqkuptojnė cilėsitė e vėrteta tė futbollit. Futbolli nuk qendron te shpejtėsia, fuqia dhe forca e lojtarit. Futbolli kėrkon fantazi dhe, kur arrin t'i shtosh pak teknikė, mund tė kesh ekipin mė tė fortė nė botė. Ne po pėrpiqemi ta bėjmė kėtė, duke luajtur njė futboll tė bukur. Pėr tė krijuar njė grup tė suksesshėm duhet kohė dhe durim. Do tė ishte bukur tė drejtoje njė ekip pėr njė kohė tė gjatė, por nuk funksionon kėshtu nė asnjė vend tė botės, as nė Brazil, ku ka njė traditė tė madhe futbollistike dhe tifozėt kėrkojnė qė ekipi tė qėndrojė gjithmonė nė majat e futbollit botėror. Megjithatė, ndihem shumė optimist pasi jemi nė rrugėn e duhur. Kemi luajtur disa ndeshje tė bukura kėtu nė Europė dhe arritėm tė fitonim Kupėn e Konfederatave. Nuk jemi ende gati pėr nė botėror, por kemi arritur tė formojmė njė grup tė suksesshėm. Me Adrianon, Ronaldinjon, Ronaldon, Kakanė dhe Robinjo ekipi ynė nuk ka vetėm njė lider. Nė Kupėn e Konfederatave Adriano tregoi se pėrveē muskujve ka edhe shumė teknikė nė fushėn e blertė. Ndėrsa Ronaldinjo mė habit nė ēdo ndeshje qė luan. Prandaj nuk mund tė zgjedhėsh njė lider tė vetėm. Edhe pse nuk mori pjesė nė Kupėn e Konfederatave, Ronaldo mbetet njė lojtar i klasit tė lartė; dhe unė jam i bindur se ka akoma shumė pėr tė dhėnė pėr kėtė ekip." - deklaroi Parreira.

  2. #92
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Futboll Miks

    Osmani, firma vlen 450 mijė euro





    Shumė hamendje nė adresė tė futbollistit korēar tė kombėtares Tefik Osmani, madje nė shtypin e pėrditshėm ėshtė folur shumė herė qė do tė firmosė sot, apo nesėr, me kėtė, apo me atė ekip. Tė gjitha kėtyre, vetė Tefik Osmani u ka dhėnė fund, duke hedhur firmėn pėrfundimtare nė kontratėn e re me ekipin e Metalurgut tė Zaporozhjes sė Ukrainės. Kjo ka ndodhur ditėn e premte, nė orėn 18:00, dhe menjėherė Osmani ka dalė nė stėrvitjen e parė me ekipin nė Pula tė Kroacisė, aty ku ėshtė duke zhvilluar fazėn pėrgatitore edhe ekipi i Metalurgut. Plot 450 mijė euro ka vlejtur firma e Osmanit pėr dy vjet, njė shumė vėrtet e madhe, duke parė qė Tefik Osmani ėshtė vetėm 20 vjeē dhe ėshtė korēari i parė nė historinė e futbollit qė nė kėtė moshė do tė mund tė luajė jashtė kufijve, qė luan pėr kombėtaren shqiptare dhe korēari i pari qė do tė pėrfitojė njė shumė tė tillė nė njė shtet tjetėr. 180 mijė euro ka pėrfituar Osmani qė ditėn e parė qė ka firmosur dhe pjesa e mbetur do t'i ndahet gradualisht gjatė 2 viteve tė qėndrimit nė Ukrainė me Metalurgun.
    - Tani mund tė themi qė gjithēka ka pėrfunduar me sukses pėr Tefik Osmanin?
    - Mė vjen vėrtet mirė qė mė sė fundi firmosa dhe tani s'mė ngelet gjė tjetėr vetėm qė tė filloj punėn pėr tė justifikuar tė gjithė besimin qė mė kanė dhėnė, duke pranuar qė unė tė luaja me Metalurgun.
    Keni njė javė nė Kroaci qė po zhvilloni fazėn pėrgatitore dhe vetėm pas njė jave firmosėt. Pėrse?
    Eshtė e vėrtetė qė kam njė javė qė ndodhem nė Kroaci me ekipin pėr fazė pėrgatitore dhe vetėm tė premten pasdite arrita tė firmosja kėtė kontratė 2 vjeēare. Por u desh njė javė pėr vetė faktin se drejtuesit ukrainas u bindėn plotėsisht qė unė vleja, por edhe unė vetė prita deri nė fund tė plotėsoheshin pėrfundimisht edhe kėrkesat e mia. Disa ditė u desh tė merrja pėrgjigje edhe pėr analizat qė bėra dhe gjithēka kaloi si jo mė mirė. Ka rėndėsi qė mė sė fundi firmosa me Metalurgun dhe kam vėrtet emocione, pasi ėshtė ekipi im i parė jashtė kufijve qė mė duhet tė luaj.
    450 mijė euro do tė pėrfitoni nga kjo kontratė. E vėrtetė?
    Sigurisht qė po. Pas bisedės qė bėra me presidentin e klubit tė Metalurgut, unė kisha kėtė kėrkesė dhe ai ma plotėsoi. Ishte kjo shumė qė mė joshi dhe mė duket se drejtuesit e kėtij ekipi janė vėrtet korrektė, pasi 180 mijė euro arrita qė t'i merrja menjėherė qė nė fillim, mė pas pranova tė hidhja edhe firmėn mbi kontratė. Pėr mua, nė kėtė moshė nuk vlejnė mė shumė paratė, sesa tė luaj sa mė mirė nė fushėn e lojės. Por nė fund tė fundit njė shumė e tillė ėshtė vėrtet e majme dhe shumė mė shumė sesa ekipi turk qė desha tė firmosja para pak javėsh.
    Ndodheni nė Pula tė Kroacisė pėr fazėn pėrgatitore. Ju personalisht si ndiheni?
    Shumė mirė. Qė ditėn e parė kam filluar stėrvitjen dhe kam ndjekur programin e drejtuesve ukrainas. Eshtė vėrtet njė regjim i rreptė dhe po kryejmė dy seanca stėrvitore nė ditė. Nė ndeshjen e parė miqėsore nuk u aktivizova, pasi nuk dėshiroja vetė. Kjo pėr arsye se pa firmosur nuk mund tė vishja bluzėn e Metalurgut dhe rashė dakord me trajnerin qė tė aktivizohem nė formacion menjėherė sapo tė hidhja firmėn e re. Pėr mua, mbi tė gjitha ėshtė njė pėrvojė e re, qė do shumė punė, por besoj se ėshtė mė se e realizueshme, pasi edhe nė Shqipėri unė s'e ndava stėrvitjen.
    Me Metalurgun tani jeni 2 shqiptarė, madje 2 korēarė. Cilat janė pėrshtypjet tuaja?
    Tashmė qė kam nė ekip edhe njė lojtar tjetėr, si Bledi Shkėmbi, them se kam njė ndihmesė mė shumė, pasi mė ka ndihmuar pėr shumė gjėra kėtu me ekipin e Metalurgut. Njihem prej shumė vitesh me Shkėmbin dhe ėshtė vėrtet njė futbollist i mirė. Shpresoj qė t'ia kalojmė si jo mė mirė deri nė fund dhe jam i bindur qė kjo gjė do tė ndodhė. Unė them qė ka korēarė tė tjerė qė mund tė luajnė jashtė kufijve dhe gjithmonė Korēa ka treguar se di tė nxjerrė futbollistė, sepse ėshtė vėrtet njė fidanishte e futbollit shqiptar.
    Mund tė na thoni diēka pėr kombėtaren shqiptare?
    Tani jam duke menduar pėr ekipin e ri, por shumė shpejt do tė mė duhet tė mendoj edhe pėr kombėtaren. Pėr mua ishte njė ėndėrr tė luaja me kombėtaren, por tani qė ja kam arritur ndihem vėrtet i lumtur. Jam vetėm 20 vjeē dhe shpresoj qė tė luaj pėr shumė vite me bluzėn e Shqipėrisė. Do zoti mė realizon tė gjitha ėndrrat qė kam, qė sidoqoftė mė ka ndihmuar shumė deri nė kėtė moment.

  3. #93
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Futboll Miks

    Plotėsohen kushtet e UEFA-s pėr "Niko Dovanėn"


    Stadiumi "Niko Dovana" ėshtė i gatshėm pėr tė pritur ndeshjen e parė tė Kupės UEFA kundėr ekipit nga Bosnjė?Hercegovina, Shiroki Brijeg. Pavarėsisht se organizimi i futbollit europian nuk e ka dhėnė verdiktin pėrfundimtar, tashmė nuk ka ashnjė arsye qė ndeshja tė mos zhvillohet nė Durrės. Tė gjitha kushtet e vėna nga UEFA janė plotėsuar, nė njė kohė qė kushti kryesor pėr rikonstruksionin e rrugės qė tė ēon nė stadium ėshtė drejt pėrfundimit. Bashkia e qytetit tė Durrėsit ėshtė nė pėrfundim tė asfaltimit tė rrugės dhe sheshit qendror pėrballė stadiumit "Niko Dovana", duke i dhėnė kėtij stadiumi njė pamje dinjitoze. Po kėshtu, ėshtė plotėsuar kėrkesa e UEFA-s pėr ndarjen e vendit nė tribunėn kryesore, ku hyjnė futbollistėt dhe gjyqtarėt me atė tė tifozėve. Janė krijuar ambientet e veēanta pėr shtypin, si dhe ėshtė ndėrhyrė pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn e tribunės kryesore dhe ambienteve tė brendshme tė stadiumit. Pėrfaqėsues tė komisionit tė licensimeve qė kanė parė nė terren kėto kushte tė realizuara dhe kanė bėrė fotografimet dhe relacionin pėrkatės, pritet qė t'ia ēojnė kėtė informacion tė dokumentuar zyrtarėve tė UEFA-s, pėr tė dhėnė verdiktin pėrfundimtar. Sipas tė gjitha gjasave, pėrgjigjja pozitive do tė jetė vetėm njė formalitet.
    Hasanbelliu bashkohet me ekipin nė Pogradec
    Presidenti i Teutės ėshtė bashkuar me ekipin nė qytetin e Pogradecit. Hasanbelliu ėshtė informuar nė lidhje me kushtet nė tė cilat po zhvillon stėrvitje ekipi, ku problem kryesor ka qenė gjendja e rėnduar e fushės ku zhvillon stėrvitje ekipi. Ky fakt ėshtė vėrejtur mė mirė nė miqėsoren qė Teuta zhvilloi me ekipin e Elbasanit. Po kėshtu, presidenti i Teutės ka zhvilluar njė takim me stafin dhe ekipin, tė cilėt i ka njohur me ekipin qė do tė pėrballet nė Kupėn UEFA. Mė pas, presidenti i Teutės i ka premtuar trajnerit Nica se do t'i sigurohet i gjithė informacioni i nevojshėm pėr tė njohur mė mirė kundėrshtarin, pėrfshi kėtu edhe njė kasetė filmike nga ndeshjet e fundit tė kampionatit qė ka zhvilluar ekipi i Shiroki Brijegut. Presidenti i Teutės ka kėrkuar nga futbollistėt mė shumė besim dhe vendosmėri pėr tė kaluar turin e parė tė Kupės UEFA, nė njė kohė qė pėr kalimin e turit do tė ketė edhe shpėrblime pėrkatėse.

  4. #94
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Ēelsi kėmbėngul pėr Krespon



    Drejtuesit e Ēelsit po pėrpiqen tė bindin Hernan Krespon tė rikthehet nė Londėr. Sulmuesi argjentinas, i cili vitin e kaluar luajti tek ekipi i Milanit, dėshiron tė qendrojė nė Itali dhe pėr ta arritur kėtė, do tė ishte i gatshėm tė ulte fitimet e tij. 29-vjeēari, gjatė njė interviste tė dhėnė pėr gazetėn "The People", tha: "Ēelsi po pėrpiqet tė mė mbushė mendjen pėr t'u kthyer nė "Stemford Bridge", por dėshira ime ėshtė tė qėndroj nė Itali. Nuk kam pasur asnjėherė probleme me trajnerin Mourinjo. Nuk kam folur me tė, por mė kanė thėnė qė ka ndryshuar mendim pėr mua. Po kaloj njė periudhė tė vėshtirė, pasi nuk e di akoma se pėr cilin klub do tė luaj. Qė nga humbja nė finalen e Ligės sė Kampioneve, gėzimi im i vetėm ka qenė martesa ime." Ēelsi, i cili e bleu Krespon nė 2003-shin pėr 16 milionė paund, ka shprehur interesimin e tij pėr sulmuesit Fernando Torres, David Trezege, Andrei Shevēenko, Adriano dhe Samuel Eto.

  5. #95
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Ferguson, pėrkrah Glazerin



    Trajneri Aleks Ferguson ka mbėshtetur pronarėt e rinj tė klubit tė Manēester Junajtidit dhe shpreson qė kėtė gjė ta bėjnė edhe tifozėt e "Djajve tė kuq". Pas takimit me vėllezėrit Glazer, Fergusoni u shpreh se klubi dhe tifozėt duhet tė fokusohen vetėm te futbolli dhe jo tek ana financiare e tij: "Takimi ishte shumė pozitiv dhe ata mė siguruan se do tė mbėshtesnin ēdo vendim tė stafit drejtues tė ekipit. Kjo ka qenė njė kohė e vėshtirė pėr tė gjithė, por tani e rėndėsishme ėshtė t'i rikthehemi futbollit".
    Fergusoni u bėri apel tifozėve tė qetėsoheshin, pas protestave tė dhunshme, gjatė vizitės sė parė tė Glazerit nė "Old Traford". "Ka pasur shumė tension gjatė kohėve tė fundit dhe shpresoj qė me fillimin e sezonit tė ri, tė qetėsohen tė gjithė," - deklaroi trajneri i Manēesterit. Pozitat e Fergusonit nė stolin e Manēesterit duken mė solide pas takimit tė tij me presidentin e klubit. Drejtori i pėrgjithshėm i klubit anglez, Devid Zhill, deklaroi: "Fergusoni ka njė kontratė tė gjatė me klubin dhe nuk do tė largohet edhe pėr tri vitet e ardhshme. Presidenti i ri i klubit ėshtė i vetėdijshėm qė suksesi nuk ėshtė i garantuar. Megjithatė, Fergusoni do tė ketė tė gjitha mjetet e duhura pėr ta bėrė kėtė." Mesfushori Kristiano Ronaldo ėshtė pranė rinovimit tė kontratės sė tij dhe Devid Zhill ėshtė i bindur se edhe mbrojtėsi Rio Ferdinand do tė bėjė tė njėjtėn gjė: "Ronaldo ėshtė shumė pranė rinovimit tė kontratės dhe do tė firmosė brenda kėsaj jave. Nuk e di pėrse Rio nuk ka firmosur ende. Por ne duam qė ai tė qėndrojė dhe jemi tė bindur se edhe ai ka dėshirė tė qėndrojė nė "Old Traford".

  6. #96
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Hleb: Do tė mėsoj nga Vieira



    Aleksandėr Hleb beson se tek Arsenali ka mundėsi tė fitojė diēka tė rėndėsishme nė karrierėn e tij futbollistike. "Topēinjtė" kanė qenė pretendentė dhe kanė fituar nė pesė sezonet e fundit trofe tė ndryshėm nė Angli, por nė Ligėn e Kampioneve skuadra e Vengerit nuk ka shkuar mė larg se ēerekfinalet. Hlebi shprehet i gatshėm pėr Premier Ligėn, por gjithashtu i garanton Arsenalit njė forcė mė shumė nė synimin e tij pėr tė fituar Championsin. Mesfushori biellorus ka deklaruar se fakti qė do tė luajė pėrkrah Patrik Vieirasė, ka ndikuar nė zgjidhjen e tij pėr tė lėnė Shtutgartin.
    "Arsenali ka njė skuadėr tė madhe, - tha Hlebi, - por qė ka pasur ecurinė e duhur nė Ligėn e Kampioneve. Unė do tė jap kontributin tim qė, duke filluar nga sezonin i ardhshėm, ecuria e Arsenalit nė Champions tė jetė e denjė pėr forcėn e kėsaj skuadre, qė unė e rendis ndėrmjet tri mė tė fortave nė botė." Mė pas, 24-vjeēari vazhdon deklaratėn e tij me elozhet pėr Vieiranė: "Ēdo mesfushor nė qarkullim do ta kishte ėndėrr tė luante pėrkrah Vieirasė. Sezonin e ardhshėm, unė e kam kėtė fat. Falė ndihmėsit tė tij do ta kem edhe mė tė lehtė ambientimin nė Premier Ligė. Aftėsitė e francezit i njoh prej kohėsh dhe mė nė fund mė jepet mundėsia tė luaj pėrkrah tij. Dua tė mėsoj nga Patriku." Hlebi kaloi tek Arsenali vetėm javėn e kaluar, pas njė eksperience katėrvjeēare te Shtutgarti. Skuadėr nė tė cilėn u bė i famshėm, pasi nė moshėn 19-vjeēare u largua nga Bate Barisov. Sezonin e kaluar, nė Ligėn e Kampioneve dhe nė Bundesligė ishte njė nga pikat mė tė forta tė skuadrės gjermane, e cila gjithsesi e mbylli kampionatin nė vendin e pesė. Pavarėsisht nga mbėrritja e Trapatonit, Hlebi nuk e ktheu mendimin dhe zgjodhi Londrėn. Zgjidhjen e tij, ai e shpjegon: "Desha tė luaja nė njė ambient ndryshe. Falėnderoj Shtutgartin pėr besimin qė pati tek unė. Pra do ta kisha pasur mė tė vėshtirė tė arrija nė njė kampionat tė tillė si Premier Liga. Nuk mund tė refuzoja ofertėn e Arsenalit. Do tė luaj nė njė nga skuadrat mė tė forta nė botė dhe nė Ligėn e Kampioneve. Kjo ėshtė njė veprimtari shumė e rėndėsishme, nė tė cilėn nuk dua tė mungoj." Pikėrisht fakti qė Shtutgarti do tė luajė sezonin e ardhshėm nė Kupėn UEFA, i detyroi drejtuesit e skuadrės gjermane tė pranonin ofertėn 12 milionė euroshe pėr Hlebin.
    Ndėrkohė, Arsenali ėshtė pranė marrjes sė portierit Rikardo nga Sportingu i Lisbonės. Portugezi, qė ėshtė edhe numri 1 i kombėtares portugeze, shihet nga Vengeri si zėvendėsuesi ideal i Lehmanit, i cili nuk i jep garancitė e mjaftueshme trajnerit francez pėr sezonin e ardhshėm. Vetė Rikardo pranoi interesimin e "topēinjve" nė njė deklaratė pėr shtypin portugez: "Kam mėsuar interesimin e Arsenalit pėr mua. Jam gati tė luaj me "topēinjtė", por mė parė ata duhet tė plotėsojnė kushtet financiare tė Sportingut."

  7. #97
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Man.Utd: Runi nuk ėshtė nė shitje


    Drejtori i pėrgjithshėm i ekipit tė Manēester Junajtidit, Devid Zhill, deklaroi se sulmuesi Uejn Runi ėshtė i pashitshėm, edhe pse pronarėt e rinj tė klubit kanė 500 milionė paund borxh, pas blerjes sė klubit tė "Djajve tė kuq". "Uejn Runi ėshtė i pashitshėm. Luftuam gjatė pėr ta sjellė nė "Old Traford" dhe nuk kemi ndėr mend tė heqim dorė prej tij", - deklaroi Zhilli.

  8. #98
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Ferdinand, pranė rinovimit


    Rio Ferdinand ėshtė pranė rinovimit me Manēester Junajtidin. Presidenti Glazer ka deklaruar se rinovimi i Ferdinandit ėshtė njė nga prioritet e "Djajve tė kuq". Sipas shtypit britanik, drejtuesit e Junajtidit kanė pranuar kėrkesat ekonomike tė mbrojtėsit shtatlartė dhe firma duhet tė vijė javėn e ardhshme.

  9. #99
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga


    Sounes: Qėndrimi te Njukasėlli, njė sfidė...

    Trajneri i Njukasėllit, Grim Sounes, ka zhvilluar njė merkato aktive gjatė kėsaj vere. Gjatė njė interviste tė dhėnė pėr gazetėn "World", ai u shpreh optimist pėr sezonin e ardhshėm: "Pėr mua ėshtė njė sfidė e vėshtirė dhe do tė jem me fat nėse arrij tė rezistoj nė kėtė post edhe pėr 12 muaj tė tjerė. Megjithatė, jam optimist se nė sezonin e ardhshėm, do tė arrijmė tė renditemi midis ekipeve mė tė mira tė Anglisė".

  10. #100
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Premier Liga

    Dakurt, pranė rikthimit nė Premier Ligė

    Mesfushori i Romės, Oliver Dakurt, shprehu dėshirėn e tij pėr tė kaluar tek ekipi i Boltonit, pavarėsisht interesit tė Birmingemit dhe Manēester Junajtidit. 30-vjeēari ka arritur tė fitojė famė pikėrisht nė Premier Ligė, me ekipin e Evertonit dhe Lidsit, dhe tashmė atij i ka pėrfunduar kontrata me klubin italian. Vitin e ardhshėm, Boltoni do tė luajė nė Kupėn UEFA.

Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •