Këtë fundjavë, përfaqësues të shtypit nga rreth gjashtëdhjetë vende të botës do të mblidhen në Seul të Koresë së Jugut për të diskutuar problemet e medias së shkruar.
Në Londër, mijëra gazetarë, teknikë dhe punonjës të tjerë të BBC-së
shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj një plani të drejtuesve të Korporatës për të shkurtuar rreth katër mijë vende pune.
Në rajon, ndërkaq Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare, kurse Kosova - bisedimet për statusin e saj përfundimta, procese këto ku media ka një rol të rëndësishëm.
Çfarë mendoni, a është media fuqi e katërt në vendin ku jetoni a punoni; sa dhe si e ushtron ajo misionin e vet të informimit dhe çka e bën apo jo atë të jetë e paanshme dhe objektive?
Na shkruani!
PS:
Shkrim i huazuar!
Krijoni Kontakt