Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e fiton Premier League-n?

Votues
9. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Manchester UTD

    3 33.33%
  • Arsenal

    2 22.22%
  • Chelsea

    3 33.33%
  • Liverpool

    1 11.11%
  • Newcastle

    0 0%
  • Tjetėr...

    0 0%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arsenali i Henrisė, bast pėr tė rinjtė

    Trajner: Arsen Venger

    Pėr Arsenalin do tė jetė thelbėsore ripėrtėritja e ekipit, i cili u shokua nga largimi i kapitenit Patrik Vieira. Mesfushori francez i dha fund karrierės sė tij 9-vjeēare nė "Hajburi", duke kaluar tek ekipi i Juventusit dhe duke lėnė njė boshllėk tė pazėvendėsueshėm nė mesfushėn e "topēinjėve". Gjatė kėtij sezoni, trajneri francez Arsen Venger do tė ketė mbase punėn mė tė vėshtirė qė nga ardhja e tij nė "hajburi" nė vitin 1996. Trajneri francez njihet pėr zbulimin e talenteve tė reja, por pas dėshtimit nė blerjen e Hulio Baptistas, Arsenali do t'a fillojė sezonin e ri me mė pak forca se ai i kaluari, ku arriti tė renditej nė vend tė dytė dhe arriti tė fitonte Kupėn e Anglisė. Edhe largimi i brazilianit Edu pėr tek Valencia, kontribuojė nė mungesėn e lojtarėve cilėsorė nė mesfushėn e Arsenalit.

    Nėse Arsenali do tė kėrkojė tė konkurojė rivalėt e Ēelsit, kjo do tė varet vetėm nga aftėsitė e spanjollit tė ri, Francesk Fabregas, i cili sėbashku me francezin Matjė Flaminim do tė luajnė pėrkrah Zhilbertos dhe bjellorusit Hleb nė mesfushėn e "topēinjėve". Fredi Ljunberg dhe Robert Pires ka qenė dy nga protagonistėt e sukseseve tė sezoneve tė kaluara dhe kėtė vit ata do tė jenė sėrish pjesė e planeve tė trajnerit, Arsen Venger. Garancia e vetme pėr Arsenalin do tė jetė kapiteni i ri i ekipit, Tieri Henri, i cili u shpall vitin e kaluar golashėnuesi mė i mirė i Premier Ligės. Sulmuesi francez ėshtė vetėm katėr gola pas legjendės Ian Rajt, i cili ėshtė sulmuesi qė ka shėnuar mė shumė gola nė historinė e Arsenalit.

    Denis Berkamp do tė luajė sezonin e tij tė fundit me Arsenalin, para se tė tėrhiqet pėrfundimisht nga futbolli, ndėrsa sulmuesit e rinj, Antonio Rejes, Robin van Persi dhe Kuinsi Abeje, pritet t'i sjellin probleme mbrojtjeve tė ekipeve kundėrshtare. Gjatė sezonit tė kaluar, "topēinjtė" barazuan dy herė ndaj kampionėve tė Ēelsit, por humbėn dy herė ndaj Manēester Junajtidit, duke u shkėputur shumė pikė nga kryesuesit e Premier Ligės. Mbrojtja e Arsenalit, pėsoi 36 gola gjatė sezonit tė kaluar dhe dobėsitė u shfaqėn edhe nė Superkupėn e Anglisė, ku Didie Drogba arriti tė shėnonte dy herė pėr ekipin e Ēelsit. Sot Arsenali do tė ketė pėballė ekipin e revolucionuar tė Njukasėllit dhe do tė kėrkojė tri pikėt e para tė kėtij sezoni.

    Lojtari kryesor: Tieri Henri

    Pėr t'u ndjekur: Kuinsi
    Tė ardhur: Hleb (Shtutgart), Manone (Atalanta), Song (Bastia), Traore (Monako).
    Tė larguar: Aliadiere (Seltik), Birēall (Mansfield), Edu (Valencia), Fouler, Karbasion (Burnlei), O'Donell (Falkirk), Simek (Shefild W), Skulason (Brentford), Stak (Riding), Svard (Guimares), Tejlor (Aston Vila), Vieira (Juventus), Rajt (Boston).
    Blerja mė e mirė: Alexander Hleb.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Manēesteri, pėr lavdinė e humbur

    Trajner: Aleks Ferguson

    Si do tė arrijė Manēesteri tė rivalizojė Ēeslin gjatė kėtij sezoni? Kjo ka qenė pyetja e rradhės, pėr trajnerin Aleks Ferguson, tė cilit do t'i duhet tė punoj me pothuajse tė njėjtin grup lojtarėsht, pėr tė risjellė nė "Old Traford" titullin e Premier Ligės. Pas dėshtimit nė sezonin e kaluar, tifozėve tė Manēesterit, iu desh tė pėrballonin edhe ardhjen e pronarit tė ri, amerikanit Malkom Glazer. Lajmi i mirė pėr Fergusonin ka qenė rinovimi i kontratės sė Rio Ferdinandit, i cili firmosi njė kontratė tė re me ekipin e "djajve tė kuq". Fergusoni pranoi se kishte pasur njė mosmarrėveshje me kapitenin e ekipit, Roi Kinin, por ēdo gjė ishte sqaruar. Rikthimi nė formė i Rud van Nistelroit jep garanci pėrsa i pėrket sulmit. Sėbashku me 19-vjeēarin, Uejn Runi, Manēesteri konsiderohet si ekipi me sulmin mė tė rrezikshėm tė Premier Ligės.

    Humbja e sezonit tė kaluar nė finalen e Kupės sė Anglisė ndaj Arsenalit, e ka vėnė nė dyshim postin e trajnerit skocez, i cili nėse nuk edhe nė kėtė sezon asnjė trofe do tė jetė i detyruar t'i japė fund karrierės sė tij nė "Old Traford". Manēesteri ka arritur tė marrė shėrbimet e portierit hollandez, Edvin Van der Sar pėr t'i dhėnė fund problemeve nė pėrzgjedhjen e numrit 1 nė ekip. Qė nga largimi i Piter Shmajkellit, Manēesteri nuk ka arritur tė gjejė njė zėvendėsues tė denjė tė tij. Edhe pse Tim Hauard u shpall portieri mė i mirė i vitit 2003, ai nuk arriti tė pėrsėriste paraqitjen e tij edhe nė sezonin e kaluar.

    Blerja mė e rėndėsishme pėr Manēesterin ka qenė ajo e koreano-jugorit, Park Ji-Sung, i cili tėrhoqi vėmendjen e trajnerit Ferguson nė ediciopnin e kaluar tė Ligės sė Kampioneve, ku PSV Eindhoveni arriti deri nė gjysmėfinale. Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi nuk janė vetėm dy nga talentet e reja tė Europės, por ata hanė dy nga mė tė mirėt. Qė tė dy arritėn tė shėnonin nė ndeshjen e parė tė turit tė tretė eliminator tė Ligės sė Kampioneve, ndaj ekipit tė Debrecenit. Me vendosjen e tij nė qendėr tė sulmit, Ronaldo pritet tė bėhet njė golashėnues i mirėfilltė tek ekipi i "djajve tė kuq". Rajan Gigsm Pol Skols dhe Roi Kin do tė pėrbėjnė 3-shen e mesfushės sė Manēesterit. Rikthimi i Ole Gune Solskjaerit ka bėrė qė tifozėt e Manēesterit tė shpresojnė nė rikthimin e ditėve tė lavdishme.

    Lojtari kryesor: Uejn Runi
    Pėr t'u ndjekur: Xhuzepe Rosi

    Tė ardhur: Van der Sar (Fulham), Park Ji sung (PSV Eindhoven),
    Tė larguar: Foster (Uatford), Nevill (Everton), MekShejn (Brajton), Xhons (Preston), Karol (Uest Hem), Rikardo (Osasunja), Igėlls (Shefild), Spektor (Ēarlton), Xhonson (Kreue), Pull (Jeovil), Nardielo (Barnslei), Tiernei (Livingston), Hog (Shreusburi).
    Blerja mė e mirė: Van der Sar
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ēelsi, kampionėt pa asnjė dobėsi

    Trajner: Hoze Mourinjo
    Paratė pa talent dhe klas nuk shėrbejnė pėr asgjė, por nėse i ke tė dyja, si Ēelsi, atėherė titulli i Premier Ligės ėshtė njė objektiv shumė i lehtė pėr t'u arritur. Roman Abramoviē nuk ėshtė bėrė milioner pa pasur siguri mbi investimet e tij dhe kėtė ai e tregoi edhe me nėnshkrimin e trajnerit portugez, Hoze Mourinjo, i cili arriti tė shpallej kampion i Premier Ligės qė nė sezonin e tij tė parė nė Angli. Rekordi i pikėve i vendosur nė sezonin e kaluar, duket i pamundur pėr t'u thyer sėrish, por tė paktėn trajneri Mourinjo shpreson t'a pėrsėrisė edhe njė herė suksesin e sezonit tė kaluar.

    Nė tė gjitha repartet e fushės ėshtė e vėshtirė tė gjesh ndodnjė dobėsi tek ekipi i Mourinjos. Nė portė Petr Ēeh nuk ka asnjė rival, ndėrsa nė mbrojtje, Rikardo Karvalo, Xhon Terri, Uilliam Galas dhe Asier Del Horno, pėrbėjnė njė nga mbrojtjet mė tė forta tė Europės. Nė sezonin e kaluar Ēelsi humbi vetėm nė njė ndeshje dhe pėsoi vetėm 15 gola nė 38 ndeshje tė luajtura. Ardhja e Asier Del Hornos pėr 8 milionė paund nga Atletiko e Bilbaos, ka sjellė mė shumė siguri nė repartin mbrojtės tė ekipit tė drejtuar nga Hoze Mourinjo. Edhe ylli i sezonit tė kaluar, mesfushori Frenk Lampard, e konsideron tė vėshtirė mbrojtjen e titullit gjatė kėtij sezoni.

    Tashmė, Lampard nuk ėshtė mė vetėm njė nga talentet e reja tė Premier Ligės dhe me largimin e Patrik Vieirasė dhe rėnies sė formės sė Roi Kinit, ai mund tė konsiderohet si njė nga mesfushorėt mė tė mirė tė kampionatit anglez. Pėrkrah Lampardit, nė mesfushė do tė luajė edhe Klod Makelele, i cili pavarėsisht moshės, mbetet njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm tė ekipit tė Ēelsit. Gjatė sezonit tė kaluar arritėn tė impresiononin edhe mesfushorėt e rinj, Arjen Roben, Damien Daf dhe Xho Kol, po asnjė prej tyre nuk e ka tė garantuar vendin e titullarit nė ekipin "shumė-yjesh" tė Mourinjos.

    Blerja mė e rėndėsishme e kėtij viti ka qenė mesfushori Shon Rajt-filips, i cili ka qenė gjithashtu edhe blerja mė e shtrenjtė e kėsaj vere nė Premier Ligė. Edhe pse ėshtė klubi mė i pasur nė Botė, ēelsi nuk ka ende njė lojtar simbol nė sulmin e ekipit, si van Nistelroi, Runi apo Henri. Megjithatė kėtė vit, Edjur Gudjonsen, Didie Drogba dhe Hernan Krespo garantojnė tė gjithė njė paraqitje tė jashtėzakonshme.

    Lojtari kryesor: Frenk Lampard
    Pėr t'u ndjekur: Shon Rajt-Filips
    Tė ardhur: Rajt-Filips (Manēester Siti), Diarra (Le Havre), Del Horno (Atletiko Bilbao), Sincleir (Bristol Rovers).
    Tė larguar: Smertin (Ēarlton), Kezhman (Atletiko Madrid), Kneisl (Burgausen), Parker (Njukasėll), Forsell (Birmingem), Tilen (Brentford).
    Blerja mė e mirė: Asier Del Horno.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Livepuli, "tė kuqtė" me obiektivin titull

    Trajner: Rafael Benitez

    Liverupli do tė marrė pjesė nė Premier Ligėn e sezonin 2005/06 me obiektiva madhor, pas fitores nė edicionin e kaluar tė Ligės sė Kampioneve. Janė ende tė freskėta kujtimet e natės triumfuese nė Stamboll, kur kundra ē'do parishikmi, skuadra e Benitezit mposhti Milanin nė finale. Trajneri Rafa Benitez synon titullin nė Premier Ligė, aty ku dėshtoi sezonin e kaluar. "Tė kuqtė" e mbyllėn kampionatin e kaluar nė vendin e pestė me 37 pikė mė pak se Ēelsi. Liverpuli ka mundėsi pėr mė shumė dhe duhet tė ndryshojė fytyrė nė transfertė, ku nė kampionatin e kaluar humbi 11 ndeshje. Gjatė merkatos sė verės ekipi i "Anfild Road"-it ka qėnė mjaft aktiv dhe me blerjen e Piter Krouēi, Benitez synon tė zgjidhė problemet e sulmit. Sulmuesi shtatlartė u ble pėr shtatė milion euro nga Sauthemptoni dhe do tė luaj pėrktrah Morientesit. Alternativa tjetėr ėshtė Djibril Size.

    Francezi do tė jetė mjaft i vlefshėm pėr sezonin e Liverpulit, duke parė edhe njė largim mėse tė mundshėm nė Barrosit, javėn e ardhshėm. Me Krounēin dhe Morientiesin nė sulm, Benitez do tė bazohet te krahėt e mesfushės dhe tek topa e gjatė. Kolonisė spanjolle te Liverpuli i ėshtė shtuar edhe Hoze Pepe Reina. Ish-portieri i Vilareali, do tė marrė vendin e Dudekut, qė pavarėsisht nga paraqitja nė finalen e Stambollit, nuk gėzon besimin e Benitezit dhe tė stafit tė tij. Janė afruar te kampionėt e evropės edhe dy futbollistėt e rinj, Antonio Barragan nga Sevilja dhe Mark Gonzales nga Albasete.

    Ndėrkohė mesfusha ėshtė pėrforcuar me blerjet e Sisokos nga Valencia dhe Zendenit nga Midėllbrou. Gjithsesi, arritja mė e madhe e Liverpulit nė merkaton e verės ka qėnė rinovimi i kontratės me Stiven Xherrardin. "Tė kuqtė" kanė "blinduar" kapitenin dhe futbollistin e kombėtares angleze edhe pėr katėr vitet e ardhshme. Xherrard, Kavi Alonso dhe Haman pritet edhe njė herė tė jenė liderėt e mesfushės. Nė mbrojtje do tė udhėheqė dyshja Hipia-Karrager. Tė dy kėta futbollistė kanė rinovuar kontratat gjatė muajit korrik. Forca e Liverpulit mund tė qėndrojė pikėrisht nė numrin e madh tė futbollistėve qė nuk e kanė tė sigurtė vendin nė kombėtare dhe qė pėrpara kampionatit botėror do tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė rėnė nė sy.

    Lojtari kryesor: Stiven Xherrard
    Pėr t'u ndjekur: Mohemad Sisoko
    Tė ardhur: Sisoko (Valencia), Zenden (Midllėsbrou), Krouē (Sauthempton), Reina (Vilareal), Barragan (Sevilja), Hobs (Linkoln).
    Tė larguar: Le Talek (Sanderland), Nunjez (Selta, Pelegrino (jashtė kontrate), Biskan (Panathinaikos), Vignal (Portsmuth), Otsemobor (Roterhem), Shejrou (Bordo), Kirkland (Uest Bromiē), Diuf (Bolton), Smicer (Bordo), Herrison (jashtė kontrate), Luzi (jashtė kontrate), Partridxh (Shefield U.), Smith (jashtėkontrate)
    Blerja mė e mirė: Piter Krouē
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sot filloi "beteja" e Premier Ligės

    Ēelsi u shpall kampion nė sezonin e kaluar tė Premier Ligės dhe duket, se edhe kėtė vit ata janė sėrish pretendentėt kryesorė, pėr fitimin e titullit. Ēelsit i'u desh tė priste 50 vjet, para se tė reklamonte titullin e e dytė tė Premier Ligės, i cili u bė i mundur falė milionave tė Roman Abramoviēit dhe kontributit tė pamohueshėm tė trajnerit portugez, Hoze Mourinjo. Rekordi i tyre prej 95 pikėsh nė 38 ndeshje, i la me duar bosh rivalėt e tjerė. Arsenali dhe Manēesteri, fituesit e 11 nga 12 titujve tė fundit tė Premier Ligės, e pėrfunduan sezonin e kaluar 18 pikė pas kampionėve tė Ēelsit. Mourinjo, i cili u cilėsua si arrogant, kur guxoi tė parashikonte suksesin e Ēelsit, u shpreh se mbrojtja e titullit do tė jetė mė e vėshtirė nė kėtė sezon.

    Megjithatė, problemi aktual i trajnerit portugez mbetet pėrzgjedhja e 11 lojtarėve titullarė nga 22 yjet e ekipit tė tij. Bastexhinjtė anglezė e shohin sėrish Ēelsin si favoritin kryesor pėr fititimin e titullit. Nė sulm ėshtė rikthyer Hernan Krespo, pas njė sezoni tė shkėlqyeshėm tek Milani, ndėrsa Didier Drogba, Edjur Gudjonsen dhe Karton Kol do tė plotėsojnė listėn e repartit ofensiv. Blerja mė e shtrenjtė e bluve gjatė verės ka qenė mesfushori, Shon Rajt-Filips, i cili u morr pėr 21 milionė paund nga Manēester Siti. Kampioni i sezonit 2003-04, Arsenali, duket mė i dobėt se nė sezonin e kaluar, pas largimit tė mesfushorit Patrik Vieira.

    Zėvendėsuesi i tij, bjellorusi Aleksandėr Hleb, nuk ėshtė ende nė formėn e tij mė tė mirė dhe kjo u pa edhe nė ndeshjen e Superkupės ndaj Ēelsit. Paraqitja e Arsenalit do tė varet edhe njė herė nga kėmbėt e sulmuesit, Tieri Henri, i cili nė sezonin e kaluar u shpall pėr herė tė dytė golashėnuesi mė i mirė i Premier Ligės. Edhe Manēesteri ka "kursyer" gjatė kėsaj vere, duke sjellė nė "Old Traford", vetėm portierin Van der Sar dhe mesfushorin korean Park Ji-Sung. Liverpuli, fituesi i Ligės sė Kampioneve, ka qenė klubi mė aktiv nė merkaton e kėsaj vere. Antonio Baragan, Piter Krouē, Mark Gonzales, Hoze Reina, Mohamed Sisoko dhe Bodevin Zenden, pėrfaqėsojnė njė investim, prej 20 milionė paundėsh.

    Bastet
    Ēelsi 4/6
    Arsenal 10/3
    Manēester 7/2
    Liverpul 14/1
    Totenhem 100/1
    Njukasėll 125/1
    Midėllsboro 200/1
    Everton 200/1
    Manēester Siti 250/1
    Aston Vila 250/1
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Futbollistėt shqiptar nėpėr Europė
    Nga dodoni nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 01-07-2014, 10:44
  2. Genjeshtra me e madhe ne historine Shqipe
    Nga gladiator nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 219
    Postimi i Fundit: 06-01-2012, 14:55
  3. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Manchester United
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 726
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 12:13
  5. PREMIER LEAGUE 2006/07 - (Manchester Utd. - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •