Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Gerta Heta.."magnet" per te rinjte

    Gerta Heta mbase nuk ka nje krijimtari te gjere ne industrine e muzikes, prapseprap zeri i saj tingellues shoqeruar me tingujt e embel ritmik arrin te magnetizoje atmosferen mes te rinjeve Shqiptare.




    Vizitoni faqen e saj ne http://www.gaerta.com/

    Krijimi i saj i fundit eshte Me ngjan sikur


    Ketu do ve nje link ku mund ta shkarkoni,por duhet te keni parasysh se linku eshte efektiv vetem per 7 dite.Pas kesaj kohe nese keni problem me shkarkimin me kontaktoni mua.

    http://s45.yousendit.com/d.aspx?id=3...Z31SPJ7BPEQ42U
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Preferoj TĖ Flas Shqip

    10 PYETJE GAZETARES SHQIPTARE, GERTA HETA, TĖ “KISS FM”, NJĖ RADIO HIP-HOP/R&B NĖ NEW YORK

    E mirėnjohur pėr tė gjithė shqipėtarėt si prezantuesja e “Njė kėngė pėr ty” nė Top Albania Radio, mbetet zėri mė i veēantė radiofonik Shqiptar. Lindur nė Tiranė mė 15 Gusht 1976, qė nė moshė tė vogėl e karakterizon njė ambicje e theksuar pėr tė fituar si dhe njė dashuri pėr skenėn. Futet nė grupin e teatrit nė Pallatin e Pionerėve, mė pas kalon si recituese pėr kongreset e atėhershme tė partisė dhe dallon nė ēdo aktivitet tė shkollės si prezantuese apo recituese. Ka interpretuar edhe nė radiodramatizime tek Radio Tirana madje ka qenė edhe zėri i Lolit tek kartonat e atėhershėm “Coli dhe Loli”.
    Ndėrkohė qė vazhdonte studimet nė degėn e Mjekėsisė Veterinare, nė vitin 1996 fillon punė nė televizionin e parė privat i cili atėhere trasmetonte vetėm nė Durrės;“Shijak TV”, si prezantuese e njė Hit Parade Europian.Pas njė viti Gertėn e gjejmė nė radion e parė private Shqiptare Top Albania Radio, ku pasi kalon provėn e zėrit dhe tė prezantimeve para mikrofonit, nė mars tė vitit 1997, asaj i afrohet tė drejtojė emisionin “Njė kėngė pėr ty”.Gerta sjell njė frymė tė re nė radio, njė mėnyrė tė re prezantimi,aspak konservatore dhe shumė origjinale, gjė qė e veēon atė si karakter unik dhe novator. Mė pas ajo sjell edhe emisione me interes pėr dėgjuesin shqiptar si: “All that’s Jazz” ku ajo drejton sė bashku me Fabrizio, njė DJ Italian i apasionuar pas muzikės Jazz, si dhe “American Top 20”, pėrkrah Dwaine njė qytetar Amerikan edhe ky i apasionuar pas muzikės.Maji i vitit 2001 e gjen Gertėn nė SH.B.A. pėr njė kurs nė regji televizive, dhe vetėm pas njė viti qėndrimi atje Gerta i kthehet sėrish mikrofonit tė radios, kėsaj rradhe njė audience tė huaj, asaj tė KISS FM njė radio Hip Hop/R&B nė New York tė SHBA-sė.Pėrgjegjėsi e madhe tė drejtosh nė njė radio tė huaj,tė mos flasėsh nė gjuhėn tėnde, e sėrish tė pėlqehesh nga dėgjuesit.
    Duhet tė jetė tepėr e vėshtirė pėr Gertėn, e cila pasi fitoi zemrat e pothuajse ēdo Shqiptari me zėrin e saj karakteristik, sfidon vetveten dhe kėrkon njė karrierė nė USA duke argėtuar tashmė audiencėn amerikane e duke ngritur lart nė kėtė mėnyrė imazhin Shqiptar nėpėr botė. Gerta Heta bėn pjesė nė tė paktat artiste Shqiptare qė arrijnė tė prekin mediat e huaja. Ja se si shprehet ajo nė dhjetė pyetje pėr tė:





    1-Jeni "magnet" pėr mjaft tė rinj si shpjegohet?
    – Komplimenti mė pėlqen tejet, shumė.(Dhe ajo qesh,…qesh)
    Ēfarė shpjegimi tė jap unė!?Kyēi I suksesit me dėgjuesin ėshtė komunikimi me tė dhe unė them se kėtė e bėj shumė mirė.Tani nuk po zgjatem mė shumė me “ato qė di tė bėj” se do thuash:”shumė modeste na qenka Gerta”.


    2-Zėri juaj apo diēka tjetėr ju veēon mė shumė karakterin tėrheqės?-
    Siē e thashė edhe mė parė ėshtė komunikimi I ngrohtė,trajtimi si mik I dėgjuesit.Sė dyti them se ėshtė personaliteti para mikrofonit,trasmetimi I asaj qė unė jam dhe ē’ndiej, qė ngjall simpati dhe sė treti, them se ėshtė dhurata nga Zoti, zėri.

    3-Si e shihni veten para mikrofonit? – E shoh mikrofonin si pjesė tė jetės sime tashmė.Kur hyj nė studio ndihem si nė shtėpi dhe mikrofoni gjithmonė mė ngjall emocione.Qė kėtu kuptohet se unė e dashuroj mikrofonin e radios.




    4-Ku ndryshon e pėrditshmja nga komunikimi me dėgjuesin?
    – Dėgjuesi do dhe duhet tė dėgjojė njė Gertė tė lumtur, gjithmonė nė formė dhe shumė miqėsore.Dėgjuesi e do buzėqeshjen dhe nganjėherė kjo buzėqeshje, pėr shkak tė problemeve tė jetės, duhet improvizuar.Pra nė njė farė mėnyre duhet aktruar para mikrofonit pėr tė sjellė gjithmonė tė njėjtėn energji dhe entuziazėm, e ndėrkohė e pėrditshmja ėshtė si e kujtdo; plot probleme, stresse dhe frustrime.

    5-Cilin preferoni mė shumė nė jetė kėndin e studios radiofonike apo kėndin e njė vendi qė tė harron paksa nga jeta?
    – Nqs e kuptova mirė ky kėndi qė na harron nga jeta ėshtė njė pushim nė njė vend larg problemeve apo jo?Do I preferoja tė dyja sepse duhet edhe ca pushimi dhe largimi nga stresset,megjithatė po tė mė vinin te zgjidhja mes tė dyja do preferoja atė kėndin nė studion radiofonike.

    6-Nė fakt kush ėshtė Gerta?- Gerta ėshtė njė njeri shumė I thjeshtė, shumė e kėnaqur nga ato ēka jeta I ka dhuruar.Njė njeri I ēiltėr, qė dashuron jetėn dhe njėrėzit.Shumė e ndjeshme dhe jeton me shpresėn se njė ditė,nė njėfarė mėnyre do ndihmojė njėrėzit e vendit tė saj.Njė njeri qė nxjerr edhe lot kur sheh njė kronikė pėr varfėrinė apo fatkeqėsinė e dikujt nė TV.Me pak fjalė Gerta e ka zemren e madhe.

    7-Ē'ndryshim ka pėr ju radiofonia nga ekrani?
    – Radiofonia tė jep mundėsinė qė mė pak elemente siē janė zėri dhe karakteri tė fitosh simpatinė e njėrėzve,tė komunikosh me ta, ti bėsh tė tė duan e tė tė ndjejnė,ndėrsa TV ka mė shumė elementė ku kryesori ėshtė ana vizive.Pra TV detyrimisht do funksionojė,por ėshtė me zotėsi tė fitosh zemra pėrmes radios sesa pėrmes TV.Kėshtu e shoh unė gjithsesi.Pastaj thjesht fakti qė kur tė njohin vetėm zėrin mund tė jetosh jetėn si ēdo njėri I thjeshtė e nuk tė duhet tė vishesh e tė ngjash perfekt nė look,vetėm kjo tė jep shume liri dhe tė bėn tė ndihesh mirė apo jo?





    8-Si e shikoni tė ardhmen tuaj?
    – Tė ardhmen time e shoh tė lumtur.Do ta bėj tė tillė.Nuk mund ta lė veten time te vuajė.E dua shumė dhe pėrsėri qesh…
    Besoj se nuk do shkėputem nga mikrofoni dhe uroj qė Zoti tė mė shikojė nė ēdo hap qė do marr.Sepse duhet pranuar;nė jetė suksesi nuk ėshtė vetėm kėmbėngulje,pasion,talent dhe dėshirė por edhe fat.Dhe mua ky I fundit nuk mė ka munguar deri tani.

    9-A veēoni kėnd nė shtysėn drejt kėtij pasioni pėr radion?– Do tė tė konfesoj, se atėherė kur unė nisa tė shkel asfaltin e pasionit tim, radion, nga gjithkush kjo konsiderohej si njė humbje kohe, pasi nuk shihej si njė mjet pėr tė bėrė “Boom” apo karrierė tė madhe,por ka qenė kėmbėngulja dhe dėshira ime e ēmendur,pasioni im,qė mė shtynė tė vazhdoja nė kėtė rrugė.Nuk kam pasur pengesa por edhe shtytje tė madhe nuk kam pasur.

    10-Shqip apo nė gjuhė tjetėr do tė ishte mė komode studioja pėr ju?
    -Unė I provova tė dyja dhe tek tė dyja jam komode por nuk ka si komunikimi me njeriun tėnd,dhe unė kėshtu quaj tė gjithė Shqipėtarėt.Pra le ta lėmė kėshtu; preferoj tė flas SHQIP.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gerta eshte shume kengetare e forte por duhet te prodhoje me shume muzike sepse vetem tre kenge ka deri tani.Po mundohet te futet edhe ne tregun amerikan por me kete rryme muzikore (Techno) eshte shume e veshtire sepse ne Amerike nuk degjohet shume kjo rryme. Poashtu, ne Amerike eshte shume e veshtire nga te huajte te futen ne tregun muzikor. Kete gje nuk e kane arritur as 5-10 perqind e kengetareve me te mire europiane.

    I urojme edhe me shume suksese Gertes ne te ardhmen
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Gerta Heta: Shqiptarėt?! ...ambiciozė

    Dhjetor 18, 2005



    Nga Gentian Minga - Shqip




    Sigurisht qė ju e njihni emisionin “Njė kėngė pėr ty” nė Top Albania Radio… Ishte atje qė ratė nė dashuri me zėrin mė tė veēantė radiofonik shqiptar, atė tė Gerta Hetės. Dhe pse sot ajo drejton nė njė radio prestigjioze nė Nju Jork, radio qė transmeton muzikė tė zezė (R&B dhe Hip Hop) Kiss Fm nuk ėshtė kurrsesi e njėjta gjė me Top Albania Radion. “Lidhja me Topin ishte mė tepėr shpirtėrore sesa profesionale. Miqtė e mi dhe vet unė kemi qarė ditėn qė do tė ndahesha pėr tė ardhur kėtu nė Amerikė”, rrėfen Gerta. Siē thotė ajo, Top Radio i ishte bėrė si njė shtėpi, kurse nė Amerikė me kolegėt ka njė marrėdhėnie tė mirė e korrekte, por aspak miqėsore sa nė Shqipėri. Vajza nga Tirana i ka caktuar ambiciet e veta nė njė moshė fare tė vogėl dhe qysh atėherė e karakterizonte njė ambicje e theksuar pėr tė fituar dhe pasur sa mė tepėr suksese nė gjithēka qė bėnte. Spikat tek ajo njė dashuri pėr skenėn, ēka zbulon natyrėn e hapur, tė ēiltėr dhe tipin e saj komunikues. “Kyēi i suksesit me dėgjuesin ėshtė komunikimi me tė, trajtimi si mik i atyre qė kanė vendosur tė kalojnė disa orė relaksi me ty”, shprehet Gerta teksa thekson se kjo nuk do tė kishte qenė e mjaftueshme nėse nuk do tė kishte pasur atė dhuratė nga Zoti, pra zėrin.
    Heta e nis rrugėn e saj drejt karrierės qysh fėmijė, kohė kur ka qenė e angazhuar dhe tepėr aktive nė Pallatin e Pionerėve. Atje spikat ndėr moshatarėt e saj pėr shkathtėsinė, ndaj shumė shpejt do ta shihnim si prezantuese dhe interpretuese tė talentuar. Pasioni prej fėmije pėr recitimin, shumė shpejt do t‘i mundėsonte asaj tė bėnte zėrin e personazhit tė Lolit nė radiodramatizimin “Coli dhe Loli”… transmetuar nė Radio Tirana. Ndoshta janė kėto pėrvoja tė para, premisa pėr t‘u marrė me aktrimin qė e bėjnė Gertėn tė shprehet kėshtu: “Tė kėndoja nuk e kisha menduar kurrė! Ėndėrr e kam pasur, por jeta kėshtu e ka… Tjetėr gjė dėshiron dhe tjetėr tė fal”, shprehet Heta teksa shton se gjithsesi muzikėn e deshi qė nė momentin e parė qė “u takua me tė”… “Isha nė studiot e Top Albanias dhe kolegu im, Aldo kishte pėrfunduar njė kėngė nė tė gjitha elementet e saj, por i mungonte kėngėtari. Fillimisht mė erdhi pėr tė qeshur, por kur kėnga u realizua dhe bėri bujė nuk mė shkoi mė ndėr mend ta lija muzikėn”, kėshtu e filloi Heta rrugėn e saj me njė hit tė dėgjuar siē ėshtė “My Love, my treasure”…
    Por para se tė kalonte tek Top Radio Gerta do tė niste kontaktin e parė me median nė televizionin e parė privat nė Shqipėri, qė atėherė transmetonte vetėm nė Durrės, “Shijak TV”, ku prezantonte njė ‘Hit Parade’ europian. Pas njė viti pune nė kėtė televizion, Gertėn e gjejmė nė tė parėn radio private nė Shqipėri “Top Albania Radio”. Aty nė mars tė vitit 1997 i ofrohet tė drejtojė emisionin “Njė kėngė pėr ty”; Nė TAR Gerta sjell njė frymė tė re nė radio, njė mėnyrė origjinale prezantimi gjė qė e veēon si karakter unik. Nėse zėrat e rinj, tė freskėt dhe modernė tė kėsaj radioje me njė stil tė padėgjuar mė parė do t`i konsideronim njė orkestėr, Gerta aty ishte pa diskutim violina e parė… Me zėrin e saj u identifikua radioja e sapokrijuar! Aq e fortė ka qenė lidhja e saj me kėtė radio, saqė ende sot i thėrrasin “Gerta e TOP-it”. Nė po kėtė radio, Gerta do tė realizonte nė vazhdim emisionet: “All that’s Jazz” ku drejtoi sė bashku me Fabrizion, njė DJ italian i apasionuar pas muzikės Jazz; “American Top 20” pėrkrah Dwaine njė qytetar amerikan edhe ky i apasionuar pas muzikės. Maji i vitit 2001 e gjen Gertėn nė SHBA pėr njė kurs nė regji televizive. Fatmirėsisht, as atje nuk i mungon radioja, sepse pas vetėm njė viti qėndrimi nė Nju Jork, nis tė prezantojė nė Kiss Fm njė emision me muzikė black (tė zezė)… Nė Pokipsi asaj nuk i mungojnė fansat dhe dėgjuesit qė ia adhurojnė zėrin krejt origjinal.
    Ambicia mė e madhe e saj ėshtė tepėr gjigante, e denjė pėr t‘u quajtur njė ėndėrr: Dėshiron qė nė USA ku jeton prej disa vitesh tė ndėrtojė njė karrierė tė vėrtetė me suksese nė muzikėn ‘dance’. Kjo tingėllon ndoshta e pamundur, dhe pėr Gertėn ėshtė paksa e vėshtirė, gjithsesi ajo e ka nisur punėn pėr tė realizuar kėtė ambicie. “Mlodha nė verėn evitit 2004-ės material nė Shqipėri, material tė cilin dėshiroj ta pėrkthej nė anglisht dhe me kėto kėngė tė arrij tė kem “the smash hit” atė hit qė do tė mė bėjė tė njohur edhe pėr amerikanėt”, – tregon Gerta pėr fansėt e saj. Kjo ambicie e madhe nuk ėshtė vetėm njė dėshirė e Gertės, por edhe e gjithė shqiptarėve, sepse sukseset e shqiptarėve nėpėr Botė na bėjnė krenarė dhe tė lumtur.
    Suksesi mė i madh i Gertės ėshtė biseda me zėvendėspresidentin e SONY BMG-sė, shtėpi diskografike shumė e njohur dhe e madhe nė Botė… Ai i ka kėrkuar Gertės disa kėngė pėr t‘ia dėgjuar dhe nėse ia pėlqen, firmoset njė kontratė dhe Gerta arrin famėn. Projekti mė i afėrt ėshtė pjesėmarrja e saj nė Notafest me “Mė ngjan sikur” me tekst tė vėllait tė saj…
    Sa e ndieni afėr apo larg veten tuaj nga Shqipėria dhe sa tė afėrt apo tė largėt ndiheni me vendin ku jetoni?
    Megjithėse fizikisht larg vendit tim, duhet ta pohojė se mė afėr gjendem me tė sesa me Amerikėn. Kjo jo pėr t‘u dukur patriote nė kėtė intervistė dhe nė sy tė njerėzve, por kjo ėshtė diēka e vėrtet. Unė punoj dhe jetoj nė Nju Jork, por kokėn e kam aty nė Shqipėrinė time. Aty ku kam familjen, shoqėrinė, fansat… Gjithēka! Aty ku kam kaluar fėmijėrinė time, pra shpirtin e kam nė Shqipėri.

    Kontakti me Shqipėrinė: I qėndrueshėm, apo pėr t’u harruar?
    Pėrfundimisht pėr tė mos u harruar. Shkoj dy herė nė vit atje…

    Cila ėshtė gjėja qė nuk keni gjetur as nė vendin tuaj, as atje ku jetoni tani?
    Pyetje mjaft e vėshtirė e qė do kohė pėr t‘iu pėrgjigjur. Unė do tė thosha se ajo qė nuk e kam gjetur as nė USA e as nė Shqipėri ėshtė idealja. Mė duket se nuk ekziston fare se u lodha duke e kėrkuar sa kėtu e sa atje po aha...!

    Cila ėshtė atėherė ajo gjė qė nuk e keni pasur nė Shqipėri, por atje e keni gjetur?
    Lirinė pėr tė qenė vetvetja, pėr tė bėrė e pėr t‘u sjellė siē dua pa u preokupuar qė do tė gjykohem nga opinioni.

    Do tė merreshit sėrish me muzikė, po tė jetonit nė Shqipėri?
    Patjetėr qė do tė merresha. Kėnga mė ofroi njė dimension tė ri, kėnaqėsi tė reja qė radio nuk m‘i kishte ofruar. Pra, do tė vazhdoj tė nxjerr kėngė!

    Cili ėshtė gjykimi juaj pėr karrierėn tuaj, publikun shqiptar dhe atė tė huaj?
    Pėr karrierėn time nuk di ē‘tė them, kėrkoj mė shumė dhe besoj e shpresoj se do tė marr mė shumė prej saj. Ndėrsa pėr publikun shqiptar do tė them se pėr mua ėshtė unik, i pazėvendėsueshėm ndėrsa pėr publikun e huaj do tė thoja se ėshtė i sinqertė nė vlerėsim.

    Publiku... Si ėshtė ai ku ti jeton krahasuar me tė kėtushmin?
    E thashė edhe mė lart, kėtu mė pėlqen sinqeriteti i publikut, i cili tė pėlqen, tė duartroket; vjen tė bėn edhe komplimente. Ėshtė gati e njėjta gjė edhe nė Shqipėri, por do tė flisja me mė pak rezerva pėr kryeqytetin.

    Cila ėshtė kėnga (e kėnduar prej jush) qė e keni mė pėr zemėr dhe qė ju lidh mė shumė me Shqipėrinė?
    Pa dyshim, kėnga qė mė hapi dyert e skenės dhe mė ofroi kėnaqėsinė tė cilėn tė jep skena muzikore ishte “My Love”.

    Si ėshtė tė flasėsh nė njė radio tė huaj dhe si nė njė radio shqiptare?
    Shumė ndryshe e nuk do tė jetė kurrė njėsoj, pasi anglishtja sado mirė tė pėrvetėsohet, mbetet prapė gjuhė e dytė pėr mua dhe fjalorin e kam tejet mė tė pasur nė gjuhėn shqipe. Megjithatė njė gjė ėshtė e njėjtė; nė tė dyja gjuhėt po arrite tė besh lidhjen me publikun, po komunikove me ta si t‘i kesh pėrballė, po t‘i konsiderosh tė afėrt, do tė marrėsh tė njėjtėn kėnaqėsi nga dashuria e tyre.

    Cili ėshtė tipari pozitiv mė i spikatur i shqiptarėve dhe cili ėshtė ai tipar apo mentalitet, nga i cili duhet hequr dorė?
    Po filloj me tiparin negativ e po e le ėmbėlsirėn pėr nė fund. Ne shqiptarėt, si nė Shqipėri ashtu edhe jashtė saj na karakterizon njė ambicie qė anon mė shumė nga xhelozia. E kjo nuk ėshtė ambicie konstruktive, por destruktive. Nuk duam tė shohim njeri mirė e nė vend qė tė bėjmė pėrpjekje tė ndėrtojmė veten, tė bėhemi mė mirė nėpėrmjet punės, tė ecim para, pėrpiqemi qė edhe atė person qė ėshtė mirė ta shohim keq e t‘i prishim punė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr. Sa pėr tiparin pozitiv mė tė spikatur mendoj se ne shqiptarėt jemi njerėz shumė bujarė, gjė qė nėpėr Botė ka nisur tė zbehet mjaft.

    Cili ėshtė ai projekt qė keni nė dorė dhe qė po pėrpiqeni me ēdo kusht ta realizoni aty ku jetoni?
    Po pėrpiqem tė gjej treg pėr kėngėt e mia ‘dance’, tė cilat i kam edhe nė versionet anglisht. Rrugė e gjatė. Fundit nuk i dihet nėse e shohim apo jo, por unė kam hedhur disa grepa e tė shohim nėse do tė shohim ndonjė peshk… Domethėnė, ndonjė kontratė muzikore. Gjithashtu, po punoj edhe pėr njė album tė mundshėm pėr nė Shqipėri. Kam disa kėngė gati e tė shohim kur pėrfundon e kur do tė hidhet nė treg. Planet i kam pėr fillimin e vitit 2006, por nuk dua tė nxitoj se nuk dua t`i zhgėnjej fansat. Dua tė nxjerr produkt tė mirė e pėr mė tepėr origjinal. Nuk jam pro huazimeve. Tani qė po flas me ju i kam gishtat tė kryqėzuar, me shpresėn qė kėto projekte tė mė realizohen.

    A do ta sillni atė edhe nė Shqipėri?
    Kėsaj pyetjes iu pėrgjigja mė lart. Patjetėr qė kam projekte pėr vendin tim, dhe i pari ėshtė albumi muzikor. Nuk dua nė asnjė mėnyrė tė humbas kontaktet me Shqipėrinė.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e @rdi@n@
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Postime
    52
    GERTA
    eshte shum YLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Me Pelqen Shuuume Si Kengetare

  7. #7
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Kjo eshte debile!
    Ca kengetareje kjo!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e @rdi@n@
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga 100% BRUNE-BABY
    Kjo eshte debile!
    Ca kengetareje kjo!
    Debile mund ti thuash ndokujt tjeter se GERTEN e kemi njesh
    ok


    te arrij dikush sa arriti GERTA
    mjafton
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-05-2007 mė 02:30

  9. #9
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Citim Postuar mė parė nga @rdi@n@
    Debile mund ti thuash ndokujt tjeter se GERTEN e kemi njesh
    ok
    mos e ke komshije ti qe e mbron mi??:P:P
    Shaka une as e njof kush eshte mund te ma prezantoj ndonjera shkurtimisht se eshte shume aty siper:P
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga Michaela
    mund te ma prezantoj ndonjeri shkurtimisht se eshte shume aty siper:P
    Faqja e saj personale mbase do ishe me informative

    Gerta Heta
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Tė rinjtė kur preokupohen!
    Nga Dritez nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 23:22
  3. Tė rinjtė braktisin librat...
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 13:56
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Tė rinjtė, ujqėr tė vetmuar!
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •