Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Cikel me te dhena historike rreth Legjendave per Durresin

    Epidamni qytet Ilir perfshire ne dallget e Adriatikut.

    Nje legjende mitologjike me origjine ilire, botuar nga Apiani, historian Grek, i shek. II. pas Krishtit, thote ne "HISTORINE E ROMES" ne pjesen ku pershkruan ''Luften civile, Libri II'' shkruan:

    Mbreti i barbareve te ketij vendi Epidamni, ndertoi prane detit nje qytet, dhe e quajti si pas emrit te tij Epidamn.I biri i se bijes se tij, Dyrrahu te cilin e konsiderojne se rrejdh nga Poseidoni, nderrtoi prane qytetit nje liman dhe e quajti Dyrrah.

    Kjo legjende edhe pse mitologjike shume e lashte ka nje baze vertetesie ku tregohet se deri ne shek. II. pas. Kri. qarkullonte gojedhena qe tregonte zanafillen e preiardhies se emrave te dy qyteteve te lashte ilire, te cilet sic di te shohim hyjne ne historine e shkruar si dy qytete ilire, ne bregdetin lindor te Adriatikut vetem atehere kur behen te njohur nga lundertaret grek.Me vone do te njihen edhe me mire atehere kur Roma filloi te interesohet per qytetet e bregdetit te Adriatikut, qe do ti sherbenin si kryeura per futjen ne thellesi te Ballkanit.Permendin se ndersa legjenda e Epidamnit dhe Dyrrahut eshte me origjine ilire, legjenda e Butrintit e lidh themelin e ketij qyteti, nga trojane te kthyer nga lufta e Trojes.Epidamni sic e permendim ishte i njohur nepermjet historise legjendare, per mungese se historise se shkruar ilire.Ai permendet per here te pare nga Tuiqidi ne shek. V. para Krishtit.

    Ky historian i permendur i Greqise se lashte, per rendesine qe kishte ky qytet ne kohen e tij e pershkruan me hollesi deri diku edhe vend-ndodhjen por ne vecanti gjendjen ekonomike e kulturore te tij, prandaj edhe ne po e japim te gjithe pershkrimin e tij per kete qytet, per ta kuptuar edhe me mire problemin qe po trajtojme.Tuiqidi shkruan:

    (24)Epidamni ishte nje qytet qe ndodhej ne anen e djathte, kur hyn ne gjirin e Jonit, prane tij pasojne barbaret taulante, fis ilir.Kete e kolonizuan kerkyrasit, kurse te pare bene Falin, te birin e Eratoklidit nga Korinthi, i fisit te Herakliut, i cili sipas zakonit te vjeter, u thirr nga qyteti meme Kerkyra.Midis kolonisteve kishte edhe disa Korinthas, dh te tjeret 6/27/01 nga fisi i Dorev.Me kalimin e kohes, ky qytet u be i fuqishem dhe me banore shume.Por thone se per shkak te grindjeve te brendshme qe paten per nje kohe te gjate midis tyre, u shkaterruan ne nje lufte me barbaret fqinj dhe humben fuqine e madhe te tyre.

    Me ne fund, pak perpara kesaj lufte (Lufta e Peloponezit) populli i Epidamnit deboi oligarket nga qyteti, kurse keta te fundit,oligarket u leshuan kunder qytetit me barbaret, dhe po i grabitnin banoret e qytetit edhe nga toka,edhe nga deti .Atehere (epidamnasit qe ishin ne qytet) meqene se ishin zene ngushte, derguan delegate ne Kerkyre, si qytet meme qe e koshin, duke u lutur qe te mos rrinin te paanshem per ata qe po shkaterroheshin dita dites, por te kujdeseshin qe t'i pajtonin te debuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftes se barbareve.Ja se c'kerkuan delegatet si lutesa ne tempullin e Heres.

    Por kerkyrasit nuk i pranuan lutjet e tyre dhe i percollen pa asgje.Keshtu Epidamnasit, si e kuptuan se nuk do te kishin ndonje ndihme nga kerkyra, rane ngushte dhe nuk dinin si t'i benin balle gjendjes qe ishte krijuar dhe derguan ne Delfi dhe pyeten perendine ne se duhet t'ua dorezonin qytetitn korinthasve, si te pare te kolonise dhe te perpiqeshin t'i siguronin vetes ndonje ndihme nga ana e tyre.Perendia iu pergjigj atyre qe t'ua dorezonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin ata si udheheqes.Sipas porosise se orakullit,epidamnasit erdhen ne Korinth dhe u dorezuan korinthasve kolonine, duke u vene ne dukje se i pari i saj ishte nga Korinthi.Si u treguan pergjigjen e orakullit, iu luten atyre qe te mos ti linin te shkaterroheshin po t'i mbronin.Korinthasit per hir te se drejtes, pranuan ti mronin sepse mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve,ashtu edhe per shkak te urrejtjes qe kishin kundrejt kerkyrasve, sepse ata nuk i perfillnin, megjithese ishin koloniste te tyre.

    Keshtu kerkyrasit nuk dergonin ne Korinth ne festa te medha popullore flijimet sipas zakonit te vjeter, nuk u linin Korinthasve vendin e pare ne ceremonite e flijimeve, sikurse benin edhe kolnite e tjera, dhe ne pergjithesi silleshin ndaj Korinthasve me perbuzje.Nga gjendja ekonomike kerkyrasit ishin ne nje radhe me Helenet me te pasurit e kohes, nga pergatitja ushtarake, ishin me te forte se ata.Ata mburreshin ndonjehere me epersine e madhe te flotes se tyre, sepse dikur ne kerkyre kane pas banuar faiaket e permendur si detare.Ja sepse ata sepse ata tregonin nje kujdes te madh edhe perpara per ndertimin e flotes, dhe atehere ishin me te fuqishem:ne fillim te luftes ata kushin njeqind e njezet anije me tri sere lopatash.Te nisur nga te gjitha keto, korinthasit i shkuan ne ndihme Epidamnit me kenaqesi;shpallen se mund te shkonate atje per t'u vendosur si koloniste, kushdo qe do te deshironte dhe derguan atje nje garnizon te perbere nga ambrakas, lekundas dhe nga qytete te tjere te tyre.Keta shkuan ne kembe ne Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve sepse kishin frike se mos pengoheshin per kerkyrasve , po te kalonin neper det.

    Por kur kerkyrasit moren vesht se ne Epidamn kishin ardhur, koloniste dhe nje garnizon dhe se kjo koloni u ishte dorezuar korinthasve, u zemeruan rende.Ata menjehere dolen ne det me njezet e pese anije, me vone edhe me nje flote tjeter, dhe duke i kercenuar kerkuan nga epidamnasit t'i pranonin perseri te debuarit;puna eshte se te debuarit kishin ardhur ne Kerkyre dhe duke u permendur varret e te pareve te tyre dhe lidhjet fisnore u luteshin ti kthenin neatdhe Kerkyrasit kerkuan qe te perzinin gjithashtu edhe garnizonin e kolonisteve, qe kishin derguar korinthasit.

    Epidamnasit nuk pranuan asnje nga keto kerkesa.Kerkyrasit atehere e sulmuan Epidamnin me dyzet anije, duke pasur me vete edhe te debuarit, te cilet donin te ktheheshin ne atdhe;ata kishin me vete edhe iliret.Pasi e bllokuan qytetin, ata shpalen se kush te deshironte nga te huajt edhe epidamnasit mund te largohej pa pesuar gje, perndryshe do t'i trajtonin si armiq.Por meqenese epidamnasit nuk degjuan, kerkyrasit e rrethuan qytetin (ai ishte ne nje gadishull).

    Kur te derguarit e Epidamint arriten ne4 Korinth dhe prune lajmin se qyteti ishte rrethuar, korinthasit filluan te pergatisnin ushtri dhe ne te njejten kohe shpallen me ane te kasneceve se te gjithe ata qe deshironin mund te shkonin ne Epidamn te jetonin ne kushte te njejta e te barabarta me banoret e pare dhe kolonistet e ri, neqoftese ndokush nuk vendoste te nisej, por deshironte te merrte pjese ne koloni, atij i lejohej te mbetej ne Korinth, por duhet te paguante 50 drahme te korinthit si peng, te gateshmit qe u nisen si dhe te tjere qe paguan parate dolen shume.

    Korinthasit iu luten megarasve t'i shoqeronin kolonistet me floten e tyre se mos kushedi kerkyrasit i ndalonin ne det.Megarasit u treguan te gatshem te lundronin me ta me tete anije, ashtu dhe Peleu i Kelafonise me kater anije.Ju drejtuan me lutje edhe epidaurasve, te cilet ju dhane pese anije, kurse hermionasit nje, trozenasit dy, leukadasit dhjete dhe ambrakasit tete.

    Nga thebanet dhe fliasit, korinthasit kerkuan para;nga elejte gjithashtu para dhe anije pa detare.Korinthasit vete bene gati tridhjete anije dhe tremije hoplite.Kur kerkyrasit moren vesht per keto pergatitje, shkuan ne Korinth se bashku me delegatet, lakedemone dhe sikyonas, dhe kerkuan prej korinthasve qe te terhiqnin nga Epidamni si garnizonin ashtu dhe kolonistet, te cilet nuk kishin asnje pune ne Epidamn.Dhe neqoftese Korinthasit kishin ndonje pretendim per Epidamnin (thane ata, atehere ata ishin gati ta shpinin ceshtjen ne gjyqin e qyteteve te Peloponezit, per ta zgjidhur me marreveshtje nga te dy palet;kujt t'i njihte gjyqi te drejten mbi kolonine ai sundonte)Ata cfaqen gjithashtu deshiren qe ceshtja t'i paraqitej orakullit te Delfit, vetem qe te mos shkonte puna deri ne lufte.Ne rast te kundert kerkyrasit, per deri sa korinthasit veprojne me force, atehere edhe ata do te detyrohen te kerkojne ndihme tek aleatet qe nuk jane te deshirueshem per korinthasit dhe sidomos, jo tek ata qe kane tani.

    Korinthasit u pergjigjen se do t'i shqyrtonin keto propozime neqoftese kerkyrasit do te largonin nga Epidamni anijet e tyre dhe barbaret; per sa kohe qe epidamnasit ishin te rrethuar, ata nuk kane perse ta paraqesin ceshtjen e tyre ne gjyq.Kerkyrasit u pergjigjen se ata ishin gati te benin armepushim.29)Korinthasit nuk pranuan asnje nga keto propozime; kur anijet e tyre ishin armatosur dhe aleatet kishin ardhur, ata u derguan me pare lajmetare kerkyrasve, me anen e te cileve u shpallnin lufte, pastaj dolen ne det me shtatedhjete e pese anije e dymije hoplite dhe u drejtuan per ne Epidamn me qellimin qe te fillonin veprimet ushtarake kunder kerkyrasve .

    Kur arriten ne Akt te Anaktorit ne hyrje te gjirit te Ambrakise, atje ku gjendet tempulli i Apollonit, kerkyrasit u nxorren perpara nje lajmetar me varke me anen e te cilit u kerkonin qe te hiqnin dore nga sulmi; ne te njejten kohe ata hypen ushtrine e tyre ne anije, bene te vjetrat gati per lundrim, kurse te tjerat i meremetonin.Kur lajmetari u kthye pa ndonje lajm paqesor dhe tetedhjete anije korinthase ishin mbushur me ushtri (dyzet anije te korinthasve mbanin bllokaden e Epidamnit) atehere kerkyrasit u drejtuan kunder tyre ne det te hapur, u vune ne rreshtim ushtarak dhe filluan perleshjen.

    Kerkyrasit korren fitore te plote, duke shkaterruar pesedhjete anije te korinthasve.Po ate dite kerkyrasit i detyruan anijet qe rrethonin Epidamnin, te dorezoheshin duke u vene si kusht qe te gjithe te huajt do te shiteshin si skllever kurse korinthasit do te mbaheshin ne vargoj deri ne vendim te dyte.

    Deri ketu Tuiqidi pershkruan ngjarjet e luftimeve ndermjet Korinthit dhe Kerkyres ku dolen fitues keto te fundit.Korinthasit terhiqen per tu pergatitur me forca ushtarake te reja per betejat e me pastajme.Vite me pas filloi ne te vertete edhe lufta e gjate e Peloponezit, ku u perfshihen thuaj se te gjithe qytetet helene ne nje lufte pan helenike qe zgjati per me teper se njezet vjet pa nderprerje.Te nisur nga keto te dhenat e Tuiqidit te siper paraqitura mesojme terthorazi se fillimisht ne Epidamn ishte nje popullsi vendase ilire, me von qyteti kolonizohet dhe vendosen aty kolone helen, korinthas e kerkyras, rrjedhimisht popullsia ishte eterogjene, shtresa qe mbizoteronte ishin ilire, zejtare skllever e tregetare qe sundoheshin nga pakica "Oligarket" qe perbenin shtresen me te pasur te qytetit sipas Tuiqidit, ne popullsin e Epidamnit ekzistonin qe me kohe mosmarreveshtje te medha, ndermjet shtresave te gjera te popullsise qytetare, dhe partise se "Oligarkeve" qe sundonin qytetin.Keto mosmarreveshtje te medha arrijne ne konflikte te hapura deri sa debohet jashte qytetit e gjithe klasa sunduese e "Oligarkeve" te Epidamnit.

    Qe nga ky konflikt se fill edhe lufta e Peloponezit qe zgjati me shume se dy dekada 435/4 deri 411/10 para Krishtit.Oligarket ne pamundesi te mposhtnin kryengritesit, detyrohen te lene qytetin dhe te kerkojne ndihme per t'u rikthyer ne qytet ne menyre paqesore.Ne kete moment kaq te veshtire oligarket ndahen ne dysh, nje pjese shkojne ne kerkyre, qytetin meme, per te kerkuar ndihmen e tyre per t'u kthyer rishtas ne Epidamn, ndersa pjesa tjeter u strehua aty afer qytetit dhe se bashku me iliret e sulmonin qytetin si nga toka dhe nga deti.ne rrjedhim te ngjarjeve, lufta civile e Epidamnit kaloi kufijte territorial te qytetit dhe protagoniste te vertete behen Korinthi dhe Kerkyra.Epidamni gjat gjithe kohes se luftes qe zgjati rreth 20 vjet, mbeti i bllokuar nga deti prej flotes se Kerkyres, dhe nga toka prej ilireve dhe oligarket qe ishin vendosur ne afersi te tij.Keshtu qe mund te thuhet se gjat kesaj kohe qyteti ishte i paralizuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 26-07-2005 mė 18:42
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ne perfundim te luftes se Peloponezit, fituan kerkyrasit qe ishin edhe perkrahesit e oligarkeve te debuar nga Epidamni, kurse korinthasit qe ndihmonin epidamnasit, qe ishin rrethuar ne kete qytet humben luften.Gjendjen e krijuar ne Epidamn pas mbarimit te luftes pra para vitit 411 para Kri. mund ta ndjekim edhe nga te dhenat e Diodorit te Sicilise, shek I para Kri.Ai shkruan "Ata (Kerkyrasit) arriten te pushtojne Epidamnin, vrane te gjithe roberit, me perjashtim te korinthasve qe i vune ne pranga dhe i futen ne burg.Te deshperuar nga humbja e tyre, korinthasit u terhoqen ne Peloponez".

    Pushtimi i Epidamnit nga kerkyrasit duhet te konsiderohet si nje katastrofe per banoret epidamnas, dhe humbje e madhe e pasurise se qytetit.Epidamni mbas kesaj ngjarje humbi autonomin e tij dhe mbaroi se qeni nje qytet i madh dhe i fuqishem sikurse e permend Tuiqidi.Tuiqidi nuk permend emrin e vendit ku u strehua pjesa e oligarkeve qe qendroi afer qytetit por ne mendojme se eshte rasti i mire qe ti referohemi legjendes se permendur nga Apiani dhe konkludojme se ne kete rast vendi ku u strehuan oligarket duhet ta identifikojme me limanin e Dyrrahut.

    Ne kete menyre edhe ngjarjet historike qe zhvillohen ne vazhdim gjejne nje mbeshtetje te llogjikshme dhe nga ana tjeter Dyrrahu konfrontohet me Epidamnin sikurse eshte bere ne historine e shkruar te deritanishme.Mendojme se perpara se te vazhdojme me tej historine e Epidamnit, e ndjejme te detyrueshme te sqarojme problemin shume te nderlikuar te Dyrrahut.Duke mos i kushtuar nje vemendje te vecante problemit te ekzistences se dy qyteteve te vecante, nuk mund te kuptohet drejt edhe zhvillimi i ngjarjeve historike te koheve shume te lashta, te cilat kane nje rendesi shume te madhe edhe pse burimet historike jane shume te kufizuara dhe nga ana tjeter duke mos i interpretuar drejt ato nuk behet e mundur qe te shpjegohen drejt edhe materjalet arkeologjike qe zbulohen here pas here ne vendin tone.nje keq interpretim i burimeve te rrallahistorike ben qe ne te mos kemi nje histori te vertete te vendit tone per kohet e kaluara.Lidhur me sa thame me siper po permendim disa raste te ketyre "Lajthitjeve".

    Ne vazhdim duam te terheqim vemendjen se ne "Historine e Shqiperise, Tirane 1959" eshte shkrojtur se "ne vitin 627 para krishtit ne vendin qe afersisht ze Durresi i sotem u ngrit nga qytetare te Korinthit dhe Kerkyres, nje koloni tjeter helene me emrin Dyrrah (Dyrrahion) apo sic quhet edhe ndryshe ne burimet antike Epidamn (Epidamnos)" Ne kete pasazh te historise se Shqiperise duket qarte se nuk rrespektohen theniet e Tuiqidit por vihet dore mbi te duke i deformuar, pra cvleftesuar ne menyre te pa drejte.Lidhur me kete do te te shohim se autoret e historise se Shqiperise nuk jan aspak te sakte kur paraqesin Dyrrahun si koloni helene ngritur ne vitin 627 sepse ne fakt Tuiqidi shkruan Epidamni kolonizohet nga Korinthasit e jo Dyrrahu, te cilin ky autor nuk e permend emrin e tij sikur te mos e njihte fare ate.Epidamni, shkruan Tuiqidi ishte nje qytet qe kolonizohet dhe jo ndertohet nga Kerkyrasit.

    Nuk mund te themi se kemi te bejme me nje gabim, sepse emri i Epidamnit eshte zevendesuar ne te gjitha rastet kur ai permendet nga autoret antik te me vonshem.ne tekstin e historise se Shqiperise, per te qene me te sakte, shtojme se Epidamni permendet cuditerisht vetem tri here.Si perfundim del se autoret e bindur se emrat Epidamn dhe Dyrrah, perfaqesojne te njejtin qytet.Kjo mund te thuhet vetem per periudhen pas shek V para Krishtit, atehere kur Epidamni e kishte humbur rendesine e tij, per shkak te zhvillimit te ngjarjeve qe do te shohim me poshte.Per ekzistencen e dy qyteteve, Epidamn dhe dyrrah ne kohen e lashte ben fjale dhe Pausaniaa, bashkekohes i Apianit, i cili shkruan se Epidamnasit, ne kohen tone banojne ne token ku banonin ne fillim, por jo edhe ne qytetin e vjeter, por ne nje qytet qe ishte larg te parit, qyteti i sotem quhet Dyrrah nga themeluesi i tij.Me tej Pausania shkruan se pozicioni i quajtur pikerisht Epidamnos ishte braktisur ne ate kohe por deshmon se nga te dyja pikat ishin pak larg njera tjetres.Apiani i permendur, shkruan se Epidamnasit nuk kthehen me ne kolonine e tyre, por perzihen nga dyrrahasit dhe pas ketyre ngjarjeve, limani i Dyrrahut konsiderohet si koloni helene me emrin Epidamn.ky pasazh, kaq i rendesishem nuk eshte marre parasysh nga historiane te cilet kane trajtuar historine e lashte te vendit tone.Ne jemi te mendimir se Apiani shprehet per pjesen e oligarkeve te debuar nga Epidamni te cilet sic vume re, zune vend ne bregdetin e Ilirise, dhe kur fituan te drejten per t'u kthyer ne qytetin e tyre, pas luftes se Peloponezit, ata preferuan te qendrojne pergjithmone aty ku u strehuan si refugjate, tek iliret.Te mbeshtetur ne te dhenat e mesiperme shprehim mendimin se ne kete kohe ze fillin e jetes qytetare Dyrrahu me nje popullsi ilire te perzier, sic shkruan Apiani, me kolonistet helen te cilet duke qendruar si rrefugjate ne Dyrrah dhe Kerkyreper aq kohe sa zgjati edhe lufta e Peloponezit duket se ne Dyrrah kishin krijuar kushte edhe me te mira nga ato qe kishin ne Epidamn, prandaj edhe kur fituan te drejtat e tyre, te perkrahur nga kerkyrasit, nuk pranuan te rikthehen ne Epidamn.

    Kolonet helen te perzier edhe me iliret ne Dyrrah fillojne nje jete te re dhe me shume prespektive per te ardhmen e tyre.Qyteti i Dyrrahut fillon te zhvillohet me shpejtesi sa per nje kohe shume te shkurter e eklipsoi ne te gjitha drejtimet qytetin e lashte te Epidamnit.Ne kushtet e reja qe u krijuan ne Dyrrah ndodhen dy ngjarje shume te rendesishme, se pari u ndryshuan institucionet qeverisese dhe se dyti u prene monedhat autonome te qytetit te Dyrrahut.Ngjarjet historike qe u zhvilluan me vone tregojne se banoret ilir te limanit te Dyrrahut, ne bashkepunim me kolonet helen ndertuan nje qytet te ri nga te gjitha pikepamjet.Aristoteli na jep nje pasazh te shkurter por shume domethenes, ai shkruan se:

    Kushtetuta pesoi edhe ne Epidamn nje ndryshim te pjesshem,vendin e fylarheve (kryeatr fisi) e zuri bulea (keshilli i qytetit).Ne mendojme se ky autor ne te vertete ka parasysh kushtetuten e re te qytetit te ri te Dyrrahut te krijuar sic thame pas ngjarjeve te luftes civile, dhe nuk duket e llogjikshme te mendohet se aristoteli flet per qytetin e lashte te Epidamnit, sepse ndryshimet ne kushtetute jane te rendesishme dhe lidhen drejtperdrejt me cfuqizimin e te drejtave qe gezonin oligarket ne pushtetin ekzekutiv te Epidamnit.Fakti qe Aristoteli permend emrin Epidamn le te kuptohet se Dyrrahu per boten helene mban emrin e ndryshuar qe i vune kerkyrasit kur perzien kolonet helen dhe e quajten Dyrrahun Epidamn.Ne Vazhdim te zhvillimit te qytetit te Dyrrahut, vihet re edhe ne zhvillimin ekonomik te tij vihet ne kushte te barabarta me qytete e tjere duke bere ndryshime cilesore me prerjen e monedhave, tri drahmet e para autonome qe mbajne legjenden --AYP, shkurtimi i emrit te qytetit Dyrrah.Keto monedha, nga studjues te tjere jane konsideruar si te prera ndermjet viteve 430-330 para krishtit.Lidhur me kete datim ne mendojme se duke u mbeshtetur ne zhvillimin e ngjarjeve qe parashtruam me siper, zanafillen e jetes qytetare Dyrrahut pas luftes se Peloponezit, si dhe kushtet ekonomike me te volitshme per te prere monedhaautonome ishte pa dyshim fillimi i shek. IV. para Krishtit.Terheqim vemendjen se sic dihet nje pavaresi te tille ekonomike nuk mundi ta arrinte ne kohen e tij Epidamni i cile ishte gjithnje nen varesine e sistemit ekonomik te Kerkyres dhe kishte ne perdorim monedhat e qyteteve meme te Kerkyres dhe Korinthit..Qarkullon nje mendim se Epidamni ka prere nje stater qe arrinte ne shek. V. para kri.Ky mendim eshte shprehur qe dy shekuj perpara, eshte fjala per nje prerje te tipit Koritnik qe paraqiste ne faqe Pegasin dhe poshte shkronjen "E", dhe ne shpine koken e Athinase.

    Shtojme se ne muzeun Britanik jane 4 ekzemplare e te njejtit tip, te datuara ndermjet 350-30.para.kri, qe mbajne ne fytyre, nen Pegazin, nje delta...A.. dhe ne shpine ne te majte shkronjen "E".Per mendimin tone, eshte e veshtire te mendohet se keto monedha i perkasin qytetit te lashte te Epidamnit, sepse Epidamni ne shek. V.para.Kri. ishte perfshire ne trazirat e luftes civile, dhe nga ana tjeter ai ishte i rrethuar dhe i bllokuar nga flota e Kerkyres keshtu qe nuk kishte kushte te favorshme per prerjen e monedhave autonome.Ne vazhdim te zhvillimit te metejshem te qytetit te Dyrrahut vihet re se elementi ilir mbizoteron mbi ate helen, aq sa ky qytet behet shume shpejt kryeqendra e fisit ilir te Taulanteve,dhe rezidence e mbretit te tyre Monun.

    Ky eveniment me rendesi te vecante vertetohet plotesisht nga monedhat tri drahme qe vihen ne qarkullim ne kohen e sundimit te ketij mbreti ilir i cili pervec pranise se legjendes AYP. ose AYPP.monedhat mbajne emrin mbreti Monun te shkruara ne gjuhen greke.E shohim me shume interes te theksojme se percaktimi i drejte i pozicionit gjeografik e politiko-shoqeror te qyteteve Epidamndhe Dyrrah, krijon mundesine e vertete per te shpjeguar e vleresuar me mire ngjarjet e rendesishme te historise se lashte te ilireve.Kjo sidomos per periudhen e rendesishme te shek. V. para Krishtit, ku edhe burimet historike jane shume te pakta.Ne kete menyre behet e mundur qe edhe historia e fiseve ilire te pasqyrohet me denjesisht edhe me me vertetesi nga sa eshte bere e njohur deri me sot.Analizimi me hollesi, ne teresi i zhvillimit te ngjarjeve ne qytetin e Dyrrahut ne fund te shek. V. para krishtit, percakton edhe me qarte poziten e dobet te kolonisteve helen te Epidamnit, si rezultat i presionit te vazhdueshem te aristokracise se fiseve ilire kundrejt ketyre koloneve.

    Zgjodhi per "ZiL" Kreshnik Lekaj

    Burimi revista online Zeri i larget
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Durrėsi ishull, ideja 6 shekuj mė parė

    Pushtimi turk mbajti peng projektin qė do ta veēonte qytetin nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė

    Durrėsi ishull, ideja 6 shekuj mė parė

    Drini ULQINI


    DURRES - Pushtimi turk shekuj mė parė preu nė mes njė nga idetė, ndoshta mė ambiciozet dhe mė tė veēantat, pėr ta kthyer qytetin e Durrėsit nė ishull. Aty rreth shekullit XIV, kur pushtuesit otomanė u shfaqėn nė trojet e arbėrve, banorėt autoktonė tė Durrėsit vendosėn qė qytetin bregdetar ta shkėpusnin nga pjesa tjetėr e vendit tė shqipes. Njė ide qė lindi pėr vetėmbrojtje. E, nėse sot njė gjė e tillė do tė ishte realizuar, padyshim qė Durrėsi do tė ishte ishulli mė i madh shqiptar.

    Projekti

    Nė bibliotekėn “Marciana” dhe Muzeun Correr tė Venecias ruhen dokumente tė rėndėsishme, qė bėjnė fjalė pėr kėtė sipėrmarrje madhėshtore, qė vazhdoi disa dhjetėvjeēarė. Nė njė dokument thuhet se dėshira e banorėve tė Durrėsit ishte shndėrrimi i qytetit nė ishull (Quod terra panatur in insula - fjalė pėr fjalė dokumenti nė latinisht), duke hapur pėrreth kanale (cavae) pėr kalimin e ujit. Por sulmet e vazhdueshme turke bėnė qė ky projekt tė mos realizohej deri nė fund, megjithėse u arrit qė pjesa veri-perėndimore e kėnetės sė Durrėsit tė bashkohej me detin, duke gėrmuar kodrėn qė ngrihej nė mes tė vendit tė quajtur Porto Romano me Kepin e Palit. Nga ana tjetėr u sheshua njė kodėr e vogėl, duke hapur njė kanal te thellė nė vendin e quajtur Ura e Dajlanit (1455).

    Punimet

    E gjithė puna, sipas njė dokumenti tjetėr, do tė vazhdonte vinte mė pas dhe do tė drejtohej nga njė inxhinier, ndėrsa punėtorėt mblidheshin nga qytetet e Durrėsit, Shkodrės, Drishtit, Lezhės dhe krahinave tė tjera. Nė kėtė sipėrmarrje dėrguan punėtorė edhe princėrit shqiptarė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Karl Topia etj. Ky i fundit kishte dėrguar 5000 punėtorė. Shpresohej qė me kėtė ndėrmarrje tė mbrohej qyteti i Durrėsit nga sulmet turke, por tė pastrohej edhe ajri i keq, shkaktar i malaries. Nė njė dokument tjetėr, mė 1461-in, thuhet se kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, ofronte 8000 mijė punėtorė, 4000 prej tė cilėve me shpenzimet e veta dhe 4000 tė tjerėt me shpenzimet e kryepeshkopatės. Fatkeqėsisht, ky projekt mbeti i parealizuar. Ndoshta dhe qyteti i Durrėsit do tė kishte kanalin e tij tė madh, tė ngjashėm me atė tė qytetit tė Venecias.

    Pushtimi

    Pushtuesit turq u dukėn pėr herė tė parė pėrpara mureve tė qytetit tė Durrėsit nė vitin 1387, duke krijuar alarm dhe panik nė popullsinė e madhe tė qytetit. Shumė familje emigruan nė Itali, kryesisht nė Venedik dhe Ankona, ndėrsa tė tjerė dhe mė larg. Familja shqiptare, qė nė dokumente tė ndryshme do tė njihet si Durrėsi (Durazzo), emigron nė Xhenova, duke i dhėnė kėtij qyteti dozhė, tė pėrmendur dhe si anėtarė tė kėshillit tė tė urtėve, si dhe shtatė kardinalė. Por pjesa mė e madhe e popullsisė qėndroi duke marrė masa pėrforcuese pėr riparimin e mureve tė kėshtjellės. Nė kėtė kohė u hodh ideja dhe nisi realizimi i njė projekti tė madh pėr transformimin e qytetit nė ishull, qė edhe sot vazhdon tė mbetet njė ėndėrr e parealizuar.

    Projekti i Durrėsit i pėrfolur nga studiues

    Studiuesi francez, Hiasint Hekard(1858), shprehet se qyteti kishte vetėm 200 shtėpi. Ai tregon se projekti i kthimit tė Durrėsit nė ishull ishte lėnė nė harresė. Prurjet e detit dhe ato tė lumit Erzen kishin bllokuar hyrjen veriore, duke prishur lidhjen e kėnetės sė Durrėsit me detin. Gjithashtu, ishte bllokuar hyrja qė lidhte detin me kėnetėn tek ura e Dajlanit. Qyteti ishte kthyer sėrish nė njė vend malarik. Shumė kohė mė vonė njė nga punėt e para, qė bėri qeveria e princ Vidit, ishte lidhja e kėnetės me detin. Arkeologu austriak, Kamilo Rashlinker, zbuluesi i bukuroshes sė Durrėsit (1918), shprehu dhe njė herė idenė e thellimit tė kėnetės me anė tė njė kanali pėr ta kthyer nė ishull. Nė kėtė mėnyrė Durrėsi mund tė kthehej nė njė nga portet mė tė mėdhenj tė detit Adriatik. Kjo ishte periudha e fundit kur u pėrfol realizimi i kėtij projekti .
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,783

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…


  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Me jep nje burim ku thuhet se Durresi i lashte ka qene qytet ilir? Vetem ne historiografine e komisareve politike mund ta gjesh kete percaktim. Na kane mesuar histori te rreme dhe na kane helmuar mendjen dhe shpirtin

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,168

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Sipase autorve antik
    Taulanti (Ταυλάντιοι) ishin njė nga fiset mė tė mėdha ilire.
    Durrėsi mund tė krahasohet me qytetet mė te mėdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.
    Qyteti Epidamn Dyrak u ndėrtua nga Iliret Taulant.
    Qytetet mė tė rėndėsishme Taulant ishin Epidamnus, Apollonia, Damastion, Albanopolis, Dimale, Skodra (Shkodra), Ulcinium (Ulqinj) dhe Rizon (Risan).

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Me jep nje burim ku thuhet se Durresi i lashte ka qene qytet ilir? Vetem ne historiografine e komisareve politike mund ta gjesh kete percaktim. Na kane mesuar histori te rreme dhe na kane helmuar mendjen dhe shpirtin
    Si Durresi ashtu dhe Apollonia jane ndertuar nga kolone (emigrante te fiseve Helene), por me nje popullsi vendase qe ekzistonte aty.

    Duhet te marresh parasysh qe fiset Helene (apo mbreterite) luftonin kundra njeri-tjetrit keshtu qe ne Iliri gjenin nje vend te sigurt, ashtu siē beri Pompei kundra Ēezarit.
    Iliret ishin zoterit e Adriatikut e deri ne Jon.
    Durresi ka pasur dy fatkeqesi natyrorr te rregjistruara nga Historianet e vjeter.

    Me sa mbaj mend, fatkeqesia e pare ishte ose 100pes ose 100-200 mes, ku nje termet shume i fuqishem (tsunami) permbyti dhe zhduku me shume se gjysmen e zones.
    Thuhej se Dyrrahu ishte dhe me i madh se Roma.

    Ndersa fatkeqesia e dyte ndodhi diku mga shekulli i 11te (era e re), perseri nga nje termet i fuqishem ku rrafshoi qyetin.
    Thuhet qe vetem 10% e popullates mbijetuan.
    Dhe ne ate vend emigruan popullate nga zonat perreth dhe me larg.

    Duhet te kesh parasysh gjithashtu, Iliret dhe Helenet nuj jane shume te ndryshem.
    Shume nga fise Ilire dhe Helene i vini ne ndihme njeri - tjetrit.
    E duke konsideruar qe ne luften e Trojes, Iliret luftuan si kah Trojes po ashtu kah Heleneve.

    Londoniumi u ndertua nga Romaket, po shtu si shume qyetet ne Europe, Azi dhe Afrike.

    Sipas teje, i bie qe keto qytete te kene qene te banuara nga Romaket e lashte?!

    Nuk ishin Helenet qe ndertuan Athinen, por ata fise barbare qe quheshin Pellazge.
    Ata fise barbare qe ishin te pasionuar me artin, muziken dhe ndertimin.

    Kolonet Helene te Apollonise dhe Durresit u larguan nga Agroni, qe shkoi dhe fitoi beteja gjer ne Sparte.

    Ai i perndoqi pasi keta Kolone po silleshin si te zoter te tokave ku emigruan.


    Zonat e Shqiperise kane qene te banuara dhe para levizjeve emigruese te lashta.

    Ne akoma dime shume pak per Iliret, dhe shume me pak per Pellazget, apo Proto-Iliret.

  8. #8
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Po pra qytete hellene qe lulezuan kudo ne mesdhe. Nuk po flas per popullsite qe jetonin ne rrethina.Ata ishin arber dhe ne qytet u dynden pas termetit per te bere placke.Keshtu thone kronikat e vjetra.Hapini lexojini

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Citim Postuar mė parė nga Akuamarini Lexo Postimin
    Sipase autorve antik
    Taulanti (Ταυλάντιοι) ishin njė nga fiset mė tė mėdha ilire.
    Durrėsi mund tė krahasohet me qytetet mė te mėdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.
    Qyteti Epidamn Dyrak u ndėrtua nga Iliret Taulant.
    Qytetet mė tė rėndėsishme Taulant ishin Epidamnus, Apollonia, Damastion, Albanopolis, Dimale, Skodra (Shkodra), Ulcinium (Ulqinj) dhe Rizon (Risan).


    toponime romake

    teo- land (shqiperia ) ,,,,,,,,,,,tauland eshte deformim,,dialekt,ndarje,gramatikore
    deutsch- land (germany)
    eagle- land (anglia)
    scot- land (skotia)
    holy - land (hollanda)
    fin - land (finlanda)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loni-loni : 22-05-2018 mė 14:49

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet nė Bllog
    21

    Pėr: Legjenda dhe Historia e Durresit…

    Si u dogj Durrėsi nė vitet 170/171 pas Kr.

    Ēfarė tregojnė dy thesaret e zbuluara nė Durrės nė vitin 1941 dhe vitin 2010, pėr shkatėrrimin e qyteteve tė Ilirisė gjatė shekullit tė dytė, lidhja e tyre e mundshme me murtajėn e Antoninit dhe sulmet e fiseve Kostoboke.

    Nga Eduard Shehi

    Emri:  Shtresa-djegjesh-ne-Durres.jpg

Shikime: 92

Madhėsia:  64.7 KB
    Shtresa djegjesh nė Durrės tė datuara nė shekullin e II

    Studimet mbi tė shkuarėn e Ilirisė sė Jugut dhe Dyrrachium-it si pjesė e saj vazhdojnė tė jenė tema prioritare tė arkeologėve shqiptarė. Kėto studime paraqiten nė revista arkeologjike vendase apo tė huaja, tė cilat nė shumicėn e rasteve nuk janė tė prekshme nga ana e lexuesve joprofesional. Nė kėtė formė, tė rejat e pėrftuara nga studimet shumėvjeēare mbeten brenda njė rrethi tė ngushtė tė specialistėve tė fushės, vendas apo tė huaj, duke mos u njohur nga publiku i gjerė. Me qėllim qė tė ngushtojmė sadopak hendekun mes ketyre dy anėve po trajtojmė njė ngjarje historike tėrėsisht tė panjohur mė parė, dhe tė botuar sė fundmi nga ne nė njė nga revistat arkeologjike gjermane.[1] Bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė dhunshme qė solli zjarre e shkatėrrim masiv nė Durrėsin antik, nė vitet 170/171 pas Kr. Nė vazhdim, do tė paraqesim njė pėrmbledhje tė studimit, pa u zgjatur nė detajime profesionale apo referenca bibliografike. Pėr tė interesuarit qė kėrkojnė mė shumė informacion, tė dhėna mė tė detajuara mund tė gjenden nė linkun e cituar.

    Me shkatėrrimin e mbretėrive e federatave vendase tė Ballkanit perėndimor nga ana e Romės pėrgjatė shek. III-II para Kr., prakitikisht i gjithė territori hyri nėn kontrollin ushtarak e administrativ tė fuqisė sė re. Nė shekullin qė pasoi, pėrballjet ushtarake ishin pothuaj gjithmonė luftėrat civile mes pretendentėve romakė pėr tė kontrolluar pushtetin nė Romė dhe territoret e saja qė po zgjeroheshin vazhdimisht. Me mbylljen e kėtyre lutėrave civile dhe shpalljen e Octavian Augusti-t si fitimtari i pėrballjeve ushtarake, mori jetė ajo qė quhet Paqja Romake. Praktikisht, nė provinca nuk kishte mė histori. Ajo zhvillohej nė Romė dhe nė kufijtė e perandorisė ku vazhdonin betejat me fiset barbare ende tė panėnshtruara. Nė provincat romake nuk hasim mė nė ngjarje tė vrullshme historike, me mbretėr e gjeneralė, aleanca tė hapura e tė fshehta, beteja nė tokė e nė det, si nė shekujt e para sundimit romak. Tre shekujt e parė pas Krishtit janė trajtuar nga studiuesit si pjesė e njė qetėsie tė madhe historike, me mungesė ngjarjesh, ku arkeologėt mund tė studionin kryesisht aspekte tė jetės sė pėrditshme, si raportet ekonomike, problematikat sociale, ēėshtje tė besimeve fetare, lėvizjet demografike, etj.

    Pėrgjatė gėrmimeve arkeologjike nė Durrės, qė nga vitet 80 tė shekullit tė kaluar filluan tė evidentoheshin gjurmė tė disa shtresave me djegie masive nė kontekste qė u takonin tre periudhave kronologjike tė ndryshme. Kėto tė dhėna sa vinin e shtoheshin pėrgjatė gėrmimeve tė viteve tė fundit, deri sa arritėm tė evidentonim gjurmė shkatėrrimesh e djegiesh tė shek. III-II para Kr., tė gjysmės sė dytė tė shek. II pas Kr. dhe tė shek. III pas Kr. Gėrmimet arkeologjike kanė evidentuar deri mė tani sė paku 9 raste tė zbulimeve nė qytet, ku dallohen qartazi gjurmė djegieje e shkatėrrimi tė datuara nė gjysmėn e dytė tė shek. II pas Kr. Kėto shtresa janė mė tė qarta dhe mė masivet qė janė zbuluar ndonjėherė nė Durrės.

    Kėto zbulime shtrihen nė tė gjithė hapėsirėn qė mbulonte territori i qytetit antik, nė veri, qendėr, jug dhe jugperėndim tė tij, si nė zonėn fushore ashtu edhe nė zonėn kodrinore. Praktikisht, gjurmėt tregonin se nuk bėhej fjalė pėr njė ngjarje tė lokalizuar nė njė apo dy lagje tė qytetit antik, pjesė normale e jetės shumėshekullore tė njė qyteti si Durrėsi, por duhej parė njė ngjarje qė kishte tipare tė veēanta.

    Nė trajtimin individual tė secilit prej kėtyre rasteve kuptuam se kishte ngjashmėri shumė tė mėdha mes tyre. Nė tė gjitha rastet bėhej fjalė pėr zjarre qė kishin pėrfshirė strukturat e qytetit nė formė tė rrufeshme, duke mos u lėnė mundėsi banorėve qė tė merrnin objektet me vlerė tė jetės sė pėrditshme. Pėr rrjedhojė, kjo shtresė me djegie ofronte njė nga nivelet mė tė pasura me gjetje arkeologjike nė Durrės. Objektet e kulturės materiale tė zbuluara nė kėto shtresa mundėsonin identifikimin e tipologjive tė enėve, identifikimin e origjinės sė tyre (kemi kryesisht prodhime qeramike lokale, importe lindore dhe mė pak importe afrikane), si dhe mbi tė gjitha datimin e ngushtė tė tyre. Nė tė gjitha rastet kombinimi i datimeve individuale tė gjetjeve e ngushtonte kronologjinė e ngjarjeve nė hapėsirėn e viteve 160-180/190 pas Kr.

    Kėto tė dhėna sigurisht qė ishin me shumė rėndėsi, por nuk mjaftonin ende pėr tė identifikuar mė qartė kohėn e saktė tė ngjarjes sė dhunshme qė kishte goditur qytetin. Pėr kėto arsye, ju drejtuam gjetjeve tė thesareve si njė nga elementėt mė tė rėndėsishėm, tė cilat ndihmojnė nė njohjen e datimeve tė ngushta tė situatave tė vėshtira qė ka kaluar qyteti.

    Pėr periudhėn nė fjalė njihen dy zbulime thesaresh. Njėri masiv, i vitit 1941, dhe tjetri mė i vogėl, i vitit 2010. Nė vitin 1941, pėrgjatė punimeve pėr ndėrtime kanalizimesh nė zonėn pėrballė Postės, u zbulua njė nga thesaret mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė, me peshė tė pėrllogaritur nė 13.5 kg. Sapo u zbulua, pjesa mė e madhe u mor nga ushtarakėt dhe inxhinierėt italianė, njė pjesė nga puntorėt shqiptarė, dhe vetėm njė grumbull i vogėl metalik ngjyrė jeshile mbeti, pėr t’u marrė nga arkeologėt shqiptarė. Pas pastrimit tė kėtij grumbulli tė vlerėsuar tė pavlerė, rezultoi se bėhej fjalė pėr mbi 4000 monedha argjendi. Objektet e tjera flitej se ishin bizhuteri dhe monedha tė florinjta, tė cilat humbėn pėrgjithmonė. Nga studimi i pjesės sė ruajtur tė thesarit, rezultoi se monedhat jepnin njė datim pas vitit 170 pas Kr. Thesari i dytė u gjet nė vitin 2010, me njė sasi mė tė pakėt monedhash. Datimi i tij jepej nė hapėsirėn e viteve 97-170/176 dhe 180 pas Kr. Nė tė dyja rastet, veēanėrisht nė rastin e dytė, gjetjet lidheshin me situata tė vėshtira, tė cilat i kishin shtyrė tė zotėt e thesareve qė ti fshihnin. Mė pas, ato nuk kanė mundur tė rikthehen pėr ti marrė, qė tregon se me shumė mundėsi kanė humbur jetėn.

    Pėr tė kuptuar mė shumė mbi kėto ngjarje, kėrkuam tė dhėna pėr situata tė ngjashme edhe nė qytetet e tjera tė Ilirisė sė Jugut. Kėshtu, nė qytetin e Apollonisė gjejmė informacione nga gėrmimet arkeologjike mbi zbulimin e gjurmėve tė shkatėrrimeve dhe tė zjarreve nė dy raste. Nė njė rast u zbulua edhe njė thesar me objekte bronzi (byzylkė, fibula, unaza, etj), me datim nė fundin e shek. II – fillimi shek. III pas Kr. Njė tjetėr qytet ku janė parė shtresa djegieje tė datuara nė shek. II pas Kr. ėshtė edhe qyteti i Bylisit.

    Pėr sa mė sipėr, na rezultonte se nė gjysmėn e dytė tė shek. II pas Kr. nė tė paktėn tre qytete tė Ilirisė sė Jugut ka pasur njė ngjarje shkatėrrimtare, tė shoqėruar me zjarre. Fshehja e thesareve ishte tregues i njė situate frike dhe mungese sigurie. Kėto thesare e ngushtonin periudhėn e ngjarjeve tė dhunshme nė vitet pas 170 pas Kr. Nga historia e shek. II nė territorin e Ilirisė sė Jugut nuk njohim ndonjė ngjarje tė dhunshme apo problematike qė tė mund tė shpjegonte gjetjet nga Durrėsi. Pėr kėto arsye ju drejtuam historisė sė Ballkanit pėrgjatė kėsaj periudhe pėr tė pasur mė shumė tė dhėna. Na rezulton se nė gjysmėn e dytė tė shek. II njihen dy ngjarje historike me rėndėsi, qė duhen marrė parasysh. Bėhet fjalė pėr epideminė e njohur si Murtaja e Antoninit dhe luftėrat Markomane kundėr Perandorisė Romake.

    Murtaja e Antoninit (165-190/192 pas Kr.)

    Bėhet fjalė pėr njė nga ngjarjet mė tė diskutara mes studiuesve tė Perandorisė Romake. Shpėrthimi i parė epidemik ėshtė dokumentuar nė vitin 165 pas Kr. nė Lindjen e Mesme. Prej andej duket se ka ardhur nė perėndim bashkė me legjionet romake qė ktheheshin nga fushėbetejat. Ndėrsa legjionet lėviznin pėr tė shkuar nė kampet e pėrhershme tė tyre, shpėrndanin edhe sėmundjen. Nga viti 165 pas Kr. pėrmenden disa valė epidemike nė hapėsira tė ndryshme tė Perandorisė Romake, me dėshmi tė autorėve antikė qė pėrshkruajnė situata dramatike, si p.sh. deri nė 2.000 tė vdekur nė ditė nė qytetin e Romės nė kulmin epidemik.

    Ka mendime nga mė tė ndryshmet mbi pasojat qė ajo la nė territoret mesdhetare. Disa studiues shprehen se nuk ka pasur ndikim madhor nė jetėn e pėrditshme, e tė tjerė qė e vlerėrsojnė se kjo epidemi e dėrgoi perandorinė nė pragun e rrėnimit, me humbje jete qė pėrllogariten nga 1-2% deri nė 30% tė tė gjithė popullatės. Vdekshmėria e lartė solli bllokim tė gjithanshėm tė jetės sė pėrditshme, duke ndaluar funksionimin normal tė administratės, ekonomisė, transportit, tregtisė, deri nė shpėrthimin e zisė sė bukės, qė rėndoi edhe mė shumė situatėn. Si pasojė e kėsaj situate studiuesit kanė parė efekte negative nė disa drejtime tė jetės sė pėrditshme, e deri nė rebelime e turbullira sociale, tė dėshmuara si nga gėrmimet arkeologjike, por edhe tė pėrmendura nga autorėt antikė.

    Duke qenė se pozicioni i Durrėsit antik ishte (dhe ende ėshtė) nė njė kryqėzim rrugėsh detare e tokėsore, qartėsisht ėshtė pėrfshirė nga kjo murtajė. Por nuk dimė tė themi ende me siguri nėse gjendja e dėshpėruar dhe zija e bukės tė ketė rezultuar nė revolta popullore qė kanė sjellė djegie e shkatėrrime nė qytet.

    Luftėrat Markomane (166-180 pas Kr.).

    Janė quajtur me kėtė emėr pėrballjet ushtarake mes legjioneve romake dhe fiseve barbare veriore qė thyen kufirin e perandorisė e sulmuan territoret nė brendėsi, duke arritur deri nė Italinė veriore dhe nė Slloveni. Gėrmimet arkeologjike kanė dėshmuar shtresa masive shkatėrrimesh, thesare tė fshehura nė kėto vite, si dhe janė zbuluar kampe tė ndryshme ushtarake. Por qytetet e vendbanimet e shkatėrruara pozicionohen qindra kilometra larg nga Durrėsi. Pika mė e afėrt ishte Osijek, 465 km nė verilindje. Pėr rrjedhojė nuk mund tė ishte ky front lufte qė ka cekur edhe Durrėsin.

    E vetmja formė shpjegimi mbetet njė sulm i veēuar nga teatri kryesor i luftėrave. Nė fakt, nė zonėn e kufirit lindor tė perandorisė, nė Danub, njė fis barbar qė jetonte nė malet Karpate, ka sulmuar perandorinė nė vitet 169-170, ka thyer kufijtė dhe ka hyrė nė thellėsi tė provincave ballkanike. Kėto fise, tė njohura si Kostobokė, kaluan nėpėr Trakė, Maqedoni e arritėn deri nė Akea. Ato kanė shkatėrruar Telesterion-in e Eleusis dhe kanė sulmuar Eleutea nė Fokis, duke rrezikuar edhe vetė Athinėn. Kėto sulme janė datuar nė vitin 170 ose 171 pas Kr. Qytetet e provincave ballkanike nuk ishin tė mbrojtura dhe nuk kishin legjione tė stacionuara. Pėr rrjedhojė, bėhet fjalė pėr grabitje, djegie e masakra pa pasur pėrballė ndonjė forcė ushtarake qė ti ndalonte. Pėr largimin e tyre nga provincat e perandorisė u sollėn me shpejtėsi trupa ushtarake si dhe u ngritėn njėsi vullnetare. Vetėm mė pas u arrit qė tė munden kėto fise dhe tė largohen nga territoret e perandorisė. Duke qenė se fiset Kostoboke arritėn deri nė Maqedoni, ato kanė pėrdorur edhe Via Egnatian, e pėr rrjedhojė ishte shumė e thjeshtė qė nėpėrmjet saj tė arrinin deri nė brigjet e Adriatikut e tė shfaqeshin nė portat e Durrėsit antik. Deri mė sot nuk kemi asnjė autor antik qė tė pėrmendi njė sulm nė Ilirinė e Jugut, por edhe nė rastin e sulmeve ndaj territoreve pranė Athinės vetėm dy burime antike pėrmendin ngjarjen. Pėr rrjedhojė, mbetet njė nga shpjegimet mė tė mundshme pėr situatėn shkatėrrimtare nė Dyrrachium dhe gjetjen e shtresave me djegie masive. Pėrkimi i datimit tė kulturės materiale tė gjetura nė gėrmimet arkeologjike nė Durrės me datėn e sulmeve tė kėtyre fiseve nė Ballkan, jep me shumė mundėsi arsyen e shkatėrrimit e djegies sė qytetit antik.

    Ēfarė ka ndodhur nė Durrėsin e viteve 170/171 pas Kr?

    Pėr sa mė sipėr, gjetjet arkeologjike tregojnė qartazi se nė Durrėsin antik ka ndodhur njė situatė shkatėrrimtare, me pasoja shumė tė rėnda. Vetėm zjarrvėnie tė qėllimshme do tė justifikonin gjetjet nga terreni. Shkatėrrimet masive, djegiet nė pjesė tė ndryshme tė qytetit, apo fshehjet e thesareve, janė tregues tė njė situate tė dhunshme qė ka goditur qytetin. Arsyeja mė e mundshme lidhet me sulmet e fiseve Kostoboke, tė cilėt nėpėrmjet Via Egnatias kanė arritur deri nė brigjet e Adriatikut. Duke mos pasur asnjė rezistencė ushtarake nė rajon, ato kanė plaēkitur e shkatėrruar gjithēka u ka dalė para.

    Duke parė kohėzgjatjen e murtajės sė Antoninit, me siguri qė ajo e ka goditur edhe Durrėsin antik. Nė kėtė rast, njė sulm barbar e ka rėnduar edhe mė tej situatėn, duke sjellė si pasojė njė goditje shkatėrruese ndaj qytetit, prej tė cilės i ėshtė dashur shumė kohė pėr tė rimarrė veten.

    [1] E. Shehi, « Dyrrachium Turbulent Past: Evidence of Burning and Destruction in the Late 2nd Century CE », Archäologischer Anzeiger 1, 2024, f. 315-350. Online nė: https://doi.org/10.34780/fy2b-mdb6

    BIRN

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •