DIELLI NUK MUND TE MBULOHET ME SHOSHE
Ketyre diteve te ketij qershori neper te gjitha komunat e Kosoves, perjashtuar enklavat serbijane dhe Kuvendin e saj, ne vend se te beheshin pergatitjet e duhura per shenimin e shtatevjetorit te nje epoke te pakontestueshme te lavdise kombetare, ne realitet po behen veprime pergatitore per shenimin e pervjetorit te shtate i invadimit te Kosoves nga forcat shumekombeshe dhe i instalimit te nje aparteidi sui generis, nga administrata proserbe e UNMIK ut. ...
Lufta heroike e Famemadhes Ushtria Clirimtare e Kosoves e beri te pakontestueshme kete Epoke te lavdise dhe krenarise tone kombetare! Nuk mund te kontestohet edhe nga kalemxhinjte shpirtshitur, te dreqi dhe i biri, se ishte Ushtria Clirimtare e Kosoves, e cila me luften heroike qe beri, i detyroi formacionet operative ushtarake, paraushtarake dhe policore te pushtuesit serbo cetnik , qe te largohen me bisht nder kembe nga Kosova! Edhe me kete rast duhet cekur, se ne dy muajt e fundit, kjo lufte e drejt dhe clirimtare, u mbeshtet aktivisht edhe nga aviacioni i forces me te madhe ushtarake te kohes NATO s. Edhe ne kete pervjetor te shate qe nga perfundimi i kesaj lufte heroike, po behen veprimet pergatitore per mbajtjen e tubimeve te shumta perkujtimore, ne emer te kesaj Epopeje te lavdise kombetare shqiptare. Sic e do e drejta, do te duhej te mbaheshin shume fjalime dhe evokime kujtimesh, nga ish pjesetare te diteve te dhembjes dhe te krenarise sone kombetare. Por, per fat te keq, sic edhe mund te shihet, nuk do te ftohen shumica e atyre te cilet, jo vetem se kane cka te thone, por edhe qe e meritojne ngase kane qene pjesemarres aktiv te kesaj Epopeje, ngase nuk jane te pershtatshem nga organizatoret e ketyre tubimeve. Sic eshte e ditur, ne keto tubime jo pak profiter do te vazhdojne perpjekjet e tyre per t'u promovuar si bashkeluftetare te Atyre, te cilet i shtuan lavdine dhe krenarine ketij kombi, duke i kthyer dinjitetin e neperkembur nga pushtuesi fashizoid serbo cetnik, me gjakun dhe gryken e armeve te tyre clirimtare. Cka eshte edhe me keq, shume nga folesit ne keto tubim, do te tentojme te promovojne veten tyre edhe si drejtues te deshmoreve te kombit, ndersa realiteti eshte dicka krejt tjeter. Ky soj i profiterve te luftes, as qe i kane njohur fare asnjerin nga deshmoret, por kane degjuar nga te tjeret, per ta dhe per veprat e tyre heroike. Mjerisht ne mesin e ketyre folesve gjendet edhe ndonjeri prej atyre i cili ka kaluar neper flaket e luftes clirimtare, nen uniformen e Famemadhes UCK, por qe ne baze te sjelljeve te tyre te pasluftes u vete shnderruan ne individ te paperfillshem, jo vetem nga luftetaret e vertete te lirise, por edhe sidomos nga vete populli i regjioneve te vendlindjes se tyre. Thjesht, ky soj i zhurmaxhinjeve tashme jane letra te vetedjeguara. Por, per fat te mire, numri i ketyre faqezave eshte i paperfillshem. Cka eshte edhe me keq, neper keto tubime do te shkumojne para mikrofonave edhe ata te cilet qysh prej fillimit te veprimeve te para clirimtare, shpifen pa dallim dhe ne vazhdimesi vazhdojne te shpifin kunder luftetareve te lirise, edhe kunder atyre te cilet rane ne altarin e lirise, se gjoja ata na qenkan "dore e zgjatur e UDB se", se gjoja "keta jane te shitur te dreqi dhe i biri", se gjoja "keta po na e prishin rehatine", se gjoja "ketyre kemi me ua pa sherrin"... ... .. Neper manifestimet e organizuara per shenimin e ketij pervjetori, do te kakarisin edhe te atillet, te cilet jo vetem se ishin deklaruar publikisht: "se diferencohen dhe distancohen nga prishesit e bashkejeteses dhe vellazerim bashkimit", por qe edhe kishin marre pjese ne fushatat kercenuese, per ta detyruar popullin qe Ai te distancohet nga bijat dhe bijte e tij me besnik. Me fjalimet e tyre te pergatitura me mjeshtri, neper manifestimet per shenimin edhe te ketij pervjetori, do te perpiqen te promovohen si "patriote te medhenj" edhe larot proserbe, te cilet jo fort moti, neper odat e tyre u kane shtruar sofrat me plote te mira ekspeditave te policise kriminale serbocetnike, i kane ushqyer me informata te gjithanshme dhe te mjaftueshme, dhe u kane pri per t'i kapur ne befasi djemte e zgjedhur dhe vashat me besnike te popullit. Neper manifestimet per shenimin edhe te ketij pervjetori, do te kakarisin si gjelat qaferrjepur edhe te atillet, te cilet ne te kaluaren e afert, jo vetem se i kishin bojkotuar ("leqite") familjet e atyre te cilet ua rrezikonin "Bashkesine e kombeve dhe kombesive te vellazeruara dhe te barabarta te Jugosllavise" se tyre te dashur, por edhe i paten nderruar mbiemrat familjar per t'u deshmuar, se e meritojne taxhine qe u hidhej ne strajca nga xhelatet e popullit. Ne mesin e folesve edhe ne kete pervjetor, do te perpiqen te promovohen edhe ata, te cilet qe ne fillim te luftes, jo vetem se e refuzuan uniformen e Lavdise Kombetare, ate te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, por ne bashkepunim me sherbimet inteligjente te dreqit dhe te birit, nuk kursyen mund as mjete per ta penguar fillimin, zhvillimin dhe perfundimin me sukses te luftes se armatosur clirimtare. Keta zoterinj, si ne pervjetoret e renieve heroike te Deshmoreve, ashtu edhe ne kete pervjetor, do te dalin para popullit, sikur manekinet ne sfilatat e modes, te veshur dhe te pispillosur sipas trendeve me te reja mondane, per te llomotitur, se gjoja na qenkan te "vendosur" dhe ne "angazhim" e siper, per ta "quar ne vend amanetin e Deshmoreve te Kombit". Per kete soj te shqipfolesve, deri ne momentin kur me siguri do te nxirren para organeve te drejtesise, per t'u pergjigjur per demet jo te vogla qe i shkaktuan popullit, me gjuhen e te cilit sherbehen, as qe e meriton te flitet. Shumica e organizatoreve te shenimit te ketij pervjetori, mund te thone cfare te duane. Ne shumicen e manifestimeve "kushtuar" ketij pervjetori, nuk i kane ftuar me te merituarit. Me kete gjest shume primitiv dhe me siguri te frymezuar partiakisht, po e rishpalosin fytyren e tyre te vertete. Eshte momenti fundit qe keta zoterinj ta kuptojne njehere e mire, cka eshte ne te miren e tyre, se: pa pjesemarrjen ne manifestimet, sidomos te kesaj natyre edhe e atyre, te cilet me arme ne dore e lane me gjakun e tyre te njome, cdo cep te Atememedheut, per ta cliruar Ate nga thundra e pushtuesve fashizoid; pa pjesemarrjen e bashkeshorteve dhe femijeve te deshmoreve, shkurt pa pjesemarrjen e Eterve dhe Nenelokeve te UCK se, organizatoret e manifestimeve te tilla mund t'i konsiderojne si t'u teket, por kurrsesi per ndere te shenimit te epopeve kombetare! Kjo forme e organizimit te shenimit te nje pervjetori kaq te rendesishem, mund ta quajne si t'ua do shpirtngushtesia e tyre, por kurrsesi te ngadhenjimit fitimtar te luftes te armatosur clirimtare. Zaten, shumica e manifestimeve edhe e ketij qershori nuk mund te quhen ndryshe, pos edhe nje maskarade lajkatare e servileve shqipfoles ndaj atyre qarqeve nderkombetare, te cilat me veprimet e tyre administrative politike diplomatike dhe ushtarako policore, po perpiqen ne vazhdimesi per ta larguar popullin tone, nga liria e fituar nga bijat dhe bijte e tij besnik, me shume gjak dhe sakrifica. Shumica e organizatoreve te manifestimeve te ketij qershori (ne vigjilje te dt.12 dhe menjehere pas saj), s'jane tjeterkush, pos te mandatuarit nga verdikti i votes se popullit. Sic edhe dihet, kete besim te elektoratit shqiptar e fituan duke e mashtruar ate, se do t'i prijne me vetemohim dhe paanesi, drejt diteve me te mira. Por ndodhi dicka tjeter, nje numer jo i vogel i te mandatareve te popullit, ne vend se te perpiqeshin per t'i permbushur premtimet qe i kishin dhene elektoratit, ata qe prej fillimit te mandatit e shfrytezojne kontraten me zgjedhesit, ne sherbim te percarjes brendashqiptare, te pasurimit te shpejte (me siguri jo te ndershem), si te vetes, ashtu edhe te klaneve dhe akraballekut te tyre. Injorimi i qellimshem nga te mandatuarit e votes se lire te popullit i atyre te cilet i ofruan cfare paten te shtrenjtes Liri te Atememedheut, edhe gjate shenimit te ketij pervjetori te shtate te ngadhenjimit fitimtar te UCK se, kunder pushtuesit fashizoid, kam bindjen, se keto veprime te pahijshme i bene, sipas direktivave nga partite e tyre meme. Kjo eshte per cdo keqardhje. Por, mos te mashtrohen keta zoterinj, se me keto gjeste primitive, thjeshte antikombetare do t'i perdhosin veteranet dhe invalidet e luftes, familjet e deshmoreve, familjet e viktimave te luftes dhe ish te burgosurit politik. Jo! Ata, me kete gjest e kane ritreguar vetem primitivizmin dhe shkallen e "patriotizmit" te tyre! Mos te mashtrohen, se me ne fund populli ka filluar ta kuptoje nje te vertete te madhe, se fale punes se "suksesshme" te shumices prej folesve neper pervjetore (kryesisht njepartiake), qofshin ata te mandatuar apo te pamandatuar, sot: shumica e clirimtareve, jo vetem nuk kane kulm mbi koke, por jane te papune dhe pa asnje mbrojtje sociale; pensionistet pa pensione; femijet e moshave te ndryshme, jo vetem te luftetareve te lirise, invalideve te luftes dhe te punes, te deshmoreve dhe te viktimave civile te luftes, te ish te burgosurve politik dhe te pensionisteve, si te atyre te plackitur nga pushtuesit, ashtu dhe te atyre te nxjerrur ne pension pas luftes, me rroba te shqyera bredhin rrugeve. Ata bredhin edhe neper shi dhe acar, prej kafiterie ne kafteri dhe para firmave te "shokeve"te baballareve te tyre, ashtu te zbehet, ne vend se te shkonin ne shkolle, te detyruar nga kenga e mjerimit te zorreve te tyre te njoma dhe te zbrazeta, me refrenin trondites:"doni cigare, mbushje telefoni...", "doni te bleni nje camcakez...", "ju lutem me ndihmoni"... ... ... edhe grate e deshmoreve dhe te viktimave civile te luftes, edhe Baballaret dhe Neneloket e UCK se, shetisin me qeska ne duart e vyshkura nga pesha e moteve plote dhembje, prej nje kontejneri deri te kontejneri tjeter i mbeturinave, ne kerkim te nje kothere buke per te shuar urine e jetimeve qe rrisin. Mos te mashtrohen keta zoterinj, se nuk e ka thene populli rastesisht: "Me se embli qeshet ai i cili qeshet i fundit!" Me siguri, perfituesit aktual ne kurriz te popullit, nuk do te jene ata te cilet do te qeshen te fundit!
Nga Sejdi Veseli
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Krijoni Kontakt