Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bomba ne Egjipt: Mbi 60 te vdekur ne Sharm El Sheikh

    -----------------------------------------------------------------

    Perseri tragjedi ne Sharm el Sheikh. Ne lokalitetin turistik te Egjiptit kane plasur tre bomba rreth ores nje te nates se kaluar. Te vdekurit llogariten mbi 60 dhe mbi 200 te plagosurit. Viktimat jane turiste te huaj dhe egjiptiane. Nga te dhenat e para nuk duket te kete viktima me shtetesi shqiptare.

    -----------------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Po per Egjiptin cili eshte justifikimi per venien e bombave? Mos valle dhe Egjipti sulmoi Irakun e Afganistanin? Mos valle politika e jashtme e Egjiptit ( shtet mysliman) po "vret" myslimane te tjere?
    Kur do ta kuptojne disa koketrashe ne Evrope e kudo ( dhe koketrashet e forumit gjithashtu) se Islami RADIKAL= Fashizem= Vendosje me dhune te fese islame ne te gjithe boten!
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Bomba,tmerr,vdekje edhe ne Egjipt.

    Sulme vdekjeprurėse nė Egjipt



    Shpėrthimi i makinės bombė shkaktoi dėme tė mėdha
    Tė paktėn 88 persona njoftohet se kanė vdekur gjatė njė serie sulmesh me bomba nė vendpushimin e Detit tė Kuq nė Egjipt, Sharm El-Sheik.
    Shumė tė tjerė janė plagosur gjatė shpėrthimeve.

    Autoritetet thonė se shumica e tė vrarėve ishin egjiptianė.

    Ministria e turizmit ka konfirmuar se nė mes tė tė vrarėve ndodheshin dhe shtatė shtetas tė huaj-dy britanikė, njė italian dhe njė ēek.

    Njė makinė e mbushur me eksplozivė u pėrplas nė hyrje tė Hotelit Kopshtet Razella duke shkaktuar dėmtime tė mėdha dhe shumė vdekje.

    Njė tjetėr makinė shpėrtheu pranė njė vendqėndrimi taksish.

    Kėto ndodhėn 15 minuta pas njė shpėrthimi nė njė treg ku u vranė shumė punėtorė egjiptianė qė ishin ulur nė njė kafene jashtė.

    Nuk dihet qartė nėse ky shpėrthim u shkaktua nga njė makinė bombė apo nga njė person qė kishte eksplozivė.

    Autoritetet egjyptiane kanė dėrguar ekipe mjekėsore shtesė dhe presidenti Hosni Mubarak ka ndėrprerė pushimet e tij pėr tė vizituar vendin e ngjarjes.

    Ministri i brendshėm tha se ishte shumė shpejt tė spekulloje nėse al-Kaida kishte lidhje me sulmet.


    Marre nga BBC
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Dora e Al Qaedas dhe ne kete masaker. E kane marre persiper ''grupi i Al Qaedes ne shtetet e Levantes dhe Egjiptit''
    Jane i njejti grup qe ne 7 tetor 2004 goditen hotelin ne kufirin Egjipt -Israel ku vdiqen 34 vete...

    Numri i te vdekurve ka arritur ne 90 ....


    Goditen zonen turistike Sharm el Sheikh , ose sic njihet ndryshe ''Rimini i Detit te Kuq ''....Nje goditje e forte per Egjiptin dhe turizmin ne zonen me te famshme , ne parajsen turistike ...


    Farnesina keshillon italianet :<< Mos shkoni ne Egjipt>>

    Jane anulluar 80% e fluturimeve per ne Egjipt nga Italia.

    Foto te hotelit para dhe pas masakres....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------

    Sipas burimeve zyrtare bilanci perfundimtar i atentateve qe prishen qetesine e Sharm el Sheikh eshte: 90 te vdekur dhe 200 te plagosur. 32 persona nga te plagosurit jane me nenshtetesi te huaj. Diplomatet shqiptare kane rikonfirmuar se asnje shqiptar nuk eshte demtuar megjithese ne ate zone ndodheshin disa grupe turistesh nga vendi yne.

    Shume njerez konsiderohen "te humbur" pasi nuk ka akoma asnje lajm per vendndodhjen e tyre.
    Policia egjiptiane ka filluar arrestimet e para per te gjetur pergjegjesit e kesaj tragjedie.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Terrorizmi godet Egjiptin 88 tė vdekur, 200 tė plagosur

    Tre shpėrthime bombash nė Sharm el-Sheik, njė nga vendet turistike mė tė populluara nė Detin e Kuq

    Terrorizmi godet Egjiptin 88 tė vdekur, 200 tė plagosur


    Eva Kushova

    Tė paktėn 88 vetė janė vrarė dhe 200 tė tjerė janė plagosur, kur dy makina-bombė shpėrthyen nė njė zonė me dyqane dhe hotele, nė njė prej vendeve mė tė bukura turistike tė Detit tė Kuq, nė Sharm el-Sheik. Ky ėshtė sulmi mė i rėndė nė Egjipt, qė nga viti 1981, ndėrkohė qė, zona ku ndodhi shpėrthimi ėshtė mė tė frekuentuarat nga turistėt kėto vitet e fundit. Dėshmitarėt nė vendin e ngjarjes, thanė se bėhej fjalė pėr njė masakėr tė vėrtetė: kudo copėra trupash, njerėz qė rėnkonin tė zhytur nė gjak e qė kėrkonin ndihmė, veshje dhe orendi tė ndryshme tė hedhura gjithandej, makina tė djegura, ndėrtesa tė shkatėrruara. Njerėzit ulėrinin dhe sirenat e ambulancave dhe mjeteve tė policisė ushtonin. Turistėt tė alarmuar rrėfyen pėr mediat e ndryshme atė qė kishin parė, dhe njė pjesė e tyre rrėmbyen bagazhet pėr t’u kthyer menjėherė prej nga kishin ardhur. Bashkiaku i rajonit tha se dy makina bombė dhe ndoshta njė valixhe bombė, kishin shkaktuar gjithė shpėrthimin. Njė prej shpėrthimeve rrėzoi gati plotėsisht pjesėn ballore tė Hotelit “Ghazala Gardens” nė Naama Bay, vendi ku ndodhen dhe hotelet mė lukzoze tė gjithė bregdetit. Ky shpėrthim u shkaktua nga njėra prej makinave bombė qė kishte hyrė brenda kompleksit tė hotelit dhe kishte shpėrthyer pas disa ēastesh pėrballė ndėrtesės kryesore. Shpėrthimet e tjera ndodhėn nė qytetin e vjetėr “Bazar”, dhe njė tjetėr nė afėrsi tė hotelit “Moevenpick”.
    Kreu i shėrbimit tė ambulancave nė Sharm el-Sheik, Said Abdel Fattah, tha se shėrbimet e emergjencės kishin arritur tė mblidhnin 62 trupa tė plotė, dhe pjesė trupash tė gati 21 personave tė tjerė. Gati 17 kufoma janė tė karbonizuara, dhe thuajse tė paidentifikueshme. Ndėrkohė qė burimet bėjnė tė ditur se 23 vetė janė nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore, nga 35 qė janė marrė pėr trajtim tė veēantė nė Kajro, kryeqytetin e Egjiptit. Shumica e viktimave ishin egjiptianė, por zėdhėnėsi i Ministrisė sė Turizmit, tha se 7 jo egjiptianė janė mes tė vdekurve, pėrfshi dhe njė italian e njė ēek. Ndėrkohė, 20 tė huaj tė tjerė janė mes tė plagosurve, nga tė cilėt, nėntė italianė, pesė sauditė, tre britanikė, njė rus, njė ukrainas dhe arabo-izraelit. Ndėrkohė Ministria e Jashtme Britanike, thotė se ndodhen tetė britanikė mes tė plagosurve. Sharm el- Sheik, e quajtur ndryshe si “qyteti i paqes nė Egjipt”, frekuentohet kryesisht nga turistė evropianė, por edhe diplomatė nga vende tė ndryshme tė botės. Ndaj, autoritetet presin qė numri i viktimave tė huaja tė jetė mė i madh. Ndėrkohė njė zyrtar i shėrbimeve tė emergjencės, tha se shumica e tė plagosurve ishin punėtorė egjiptianė tė mbledhur nė njė kafene pėrballė marketit tė vjetėr.

    Dėshmitė
    Shpėrthimi ndodhi nė orėn 1 pas mesnate, sipas orės lokale. Nė atė orė, shumė turistė ishin nė bare dhe markete, nė bregdetin e populluar dhe tė konsideruar tepėr tė sigurt. Ahmed Mustafa, njė kamarier nė njė kafene qė ndodhej pranė vendit ku ndodhi shpėrthimi i parė, tha se njė lėmsh i zjarrtė doli nga njė makinė e parkuar nė njė supermarket nė qytetin e Sharm-el-Sheikh. Shpėrthimi e ktheu makinėn nė njė skelet metali, rrėzoi muret e ndėrtesave tė afėrta dhe theu xhamat e dritareve deri nė 100 metra rreth e qark. Ndėrkohė, njė tjetėr dėshmitar tha se kishte parė njė burrė qė kishte ecur mes turmės, me njė ēantė tė madhe udhėtimi dhe kishte njoftuar nė gjuhėn arabo-egjiptiane: “Unė kam njė bombė. Disa njerėz u shmangėn tej, ndėrsa tė tjerė menduan se ai po bėnte shaka”,- rrefen dėshmitari. Dy minuta mė vonė ndodhi shpėrthimi. “Unė pashė njė makinė qė fluturonte nė ajėr, dhe njerėzit qė vraponin”, thotė njė tjetėr pronar restoranti aty pranė, Yehya Mohammed. Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, ndėrpreu pushimet nė Mesdhe dhe fluturoi menjėherė pėr nė Sharm el-Sheikh. Ndėrkohė, policia ka arrestuar 35 vetė nė zonėn e Sharm el-Sheikh, edhe pse nuk dihet ende se me kė kanė lidhje tė dyshuarit.
    Ministri i Turizmit, Ahmed el-Maghrabi, tha: “Kėto incidente kanė njė efekt afatshkurtėr nė turizėm”. Ai tha se turistėt janė sulmuar edhe herė tė tjera nė Egjipt. Por kjo nuk e ka ndalur turizmin. Turizmi ėshtė njė nga burimet kryesore tė fitimit dhe tė punėsimit nė Egjipt, pasi krijon rreth 650 000 vende pune nė vit, pėr popullsinė nė moshė tė re.


    Pėrgjegjėsia
    Njė degė e Al-Kaedas pranon fajin, egjiptianėt akuzojnė Izraelin
    Pėrgjegjėsinė pėr sulmin e ka marrė njė grup qė ka lidhje me organizatėn terroriste Al Kaeda. Grupi nė fjalė, nėpėrmjet njė deklarate nė internet, ka thėnė se e kreu kėtė sulm nė shenjė hakmarrje ndaj “krimeve tė kryera kundėr myslimanėve”. Deklarata nėnshkruhej nga Brigadat e “Abdullah al-Azzam”, qė konsiderohet si degė e Al Kaedas nė Egjipt. Megjithatė, askush nuk mund ta vėrtetojė origjinalitetin e deklaratės dhe ekzistencėn e grupit nė fjalė. Ėshtė bėrė e zakonshme qė kohėt e fundit, sulmet terroriste merren pėrsipėr nga organizata tė panjohura, dhe kjo pėrgjegjėsi shprehet vetėm nė disa rreshta nė gjuhėn islamike nė faqe tė ndryshme tė internetit, tė cilat konsiderohen burime tė pabesueshme. Megjithatė, Ministri i Brendshėm i Egjiptit, Habib el-Adli, tha se ėshtė ende shumė herėt tė thuash nėse Al-Kaedea apo ndonjė grup tjetėr islamik ka patur lidhje me bombat, por shtoi se ka shumė mundėsi qė ky sulm tė ketė lidhje me atė tė tetorit, vitin e kaluar, qė ndodhi pak mė nė veri se sulmi aktual. Pėr sulmin e tetorit tė 2004, u akuzua njė grup palestinez, pasi, mes tė vrarėve, kishte edhe disa izraelitė. Por, pėr sulmin e djeshėm nė Egjipt, autoritetet egjiptianė akuzojnė Izraelin. Kjo, pasi shumica e tė vrarėve janė egjiptianė dhe marrėdhėniet e Egjiptit me izraelin kanė qenė vazhdimisht disi tė tendosura. Analistė tė ndryshėm egjiptianė, duke folur pėr televizionin satelitor arab, me seli nė Katar, Al-Jazeera, thanė se Izraeli ėshtė pėrgjegjės pėr sulmet e fundit, pasi shumė prej tyre kanė hyrė pa u kontrolluar nė vendet turistike egjiptiane. Shėrbimet e sigurisė thonė se njėra prej makinave qė shpėrthyen dje, kishte targa speciale qė tregonin se makina vinte nga Taba, nė gadishullin e Sinait, nė kufi me Izraelin. Disa analistė thonė se Egjipti ka tėrhequr vizitorė ekstra, kėtė vit pas tsunamit qė goditi Azinė Juglindore. Njė tjetėr fakt qė dyshohet mbi Izraelin, ėshtė se muajin e fundit qeveria izraelite ka parlajmėruar qyetarėt e saj nė Egjipt, se ekziston rreziku i njė sulmi tjetėr tė mundshėm.

    Viktimat e djeshme
    88 tė vdekur, shumica egjiptianė
    222 tė plagosur, shumica egjiptianė
    Tė huaj vdekur: gjithsej 7, prej tė cilėve 1 italian, 1 ēek
    Tė huaj tė plagosur: 9 italianė, 5 sauditė, tre britanikė, 1 rus, njė ukrainas, 1 arabo izraelit. Flitet se ka edhe spanjollė, holandezė, francezė, kuvajtjanė dhe nga Katari



    24/07/2005
    KATEGORIA: Bota
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    42 shqiptarė nė Sharm el-Sheikh, asnjė viktimė

    Ambasadori shqiptar nė Egjipt, Viktor Kalemi, thotė se nuk ka asnjė informacion pėr viktima mes turistėve shqiptarė

    42 shqiptarė nė Sharm el-Sheikh, asnjė viktimė

    Agjencitė: 12 shqiptarė me pushime nė vendin e ngjarjes. 30 gazetarė shqiptarė, 1 orė larg Sharm el-Sheikh

    Shekulli

    Tė paktėn 42 shqiptarė, janė ndodhur pranė zonės turistike Sharm El-Sheikh, qė u godit nga njė seri bombash nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm. 12 prej tyre janė nisur pėr pushime nėpėrmjet agjencive shqiptare tė udhėtimeve, ndėrsa 30 tė tjerė, janė njė grup gazetarėsh qė kanė shkuar pėr tė marrė pjesė nė njė seminar pėr mediat. Megjithatė, pavarėsisht nga numri i madh i shqiptarėve tė pranishėm, rreth vendit ku ndodhėn sulmet, ambasadori shqiptar nė Egjipt, Viktor Kalemi, thotė se nuk ka asnjė viktimė nė radhėt e tyre. “Nuk kam asnjė njoftim zyrtar apo jo zyrtar, pėr viktima midis turistėve qė ndodhen aktualisht nė Sharm el-Sheikh”, - ka thėnė Kalemi, pėr News 24. Ai theksoi se ėshtė fakt, qė vitet e fundit, zona turistike Sharm el-Sheikh, ėshtė frekuentuar shpesh nga shqiptarėt, numri i tė cilėve ka arritur edhe nė 3000 vetė nė vit. Duke qenė se ky numėr turistėsh ėshtė i madh, Kalemi thotė se “nuk pėrjashtohet fakti qė mund tė ketė viktima”, por se zyrtarisht ai nuk ka marrė asnjė njoftim pėr pėrfshirjen e shqiptarėve mes tė vrarėve apo tė plagosurve. Ndėrkohė, Kalemi konfirmon se nė Egjipt ndodhet njė grup gazetarėsh prej 30 vetash nga Shqipėria, tė cilėt gjatė ditės sė djeshme janė zhvendosur nė njė qytet tjetėr, larg vendit tė shpėrthimit. “Ėshtė e vėrtetė se kėtu ndodhet njė grup gazetarėsh prej 30 vetash, por qė dje kanė shkuar pėr fundjavė nė njė qytet tjetėr, qė ėshtė shumė larg,… ku nuk ka ndodhur asnjė atentat…”,- thotė Kalemi. Ndėrkohė, njėri prej gazetarėve shqiptarė qė ndodhet mes kėtij grupi, Ben Andoni, thotė pėr News 24, se qyteti ku ata ndodhen ėshtė rreth njė orė larg me anije nga Sharm el-Sheikh. Por pavarėsisht nga kjo, Andoni thotė se shqiptarėt e kanė pėrjetuar me frikė gjendjen e krijuar pas sulmeve nė Sharm el-Sheikh. “Tė themi tė drejtėn, sot e kemi pėrjetuar pak si tė frikėsuar situatėn nė Sharm el-Sheikh, por gjithsesi, ka qenė njė situatė qė ka kaluar shpejt pėr shkak tė indiferencės sė vendasve, por edhe pėr shkak tė masave tė sigurimit qė kishin marrė autoritetet kėtu”, - thotė Andoni. Ai shton se, tė gjithė turistėt kanė qenė tė shoqėruar nga forca sigurimi. “…Gjithė grupet e turistėve qė para ardhjes kėtu, janė tė shoqėruara nga forcat speciale tė policisė turistike, siē i quajnė, si dhe tė forcave ekstra tė sigurimit privat. Ne, gjithashtu, kemi qenė shumė tė siguruar”. Andoni thotė se gjithsesi vendasit janė munduar qė tė mos trembin turistėt, duke mos u dhėnė informacion pėr atė qė ka ndodhur. “Tė themi tė drejtėn, kėtu nė Ukarta, njerėzit kanė qenė disi tė dyzuar. Sidomos ne shqiptarėt, lajmin e parė e kemi marrė nėpėrmjet kėrkimeve nė agjencitė e huaja, pėr shkak se vendasit kanė mbajtur njė “blackout” informacioni ndaj nesh. Po kėshtu edhe ndaj turistėve tė tjerė, me tė cilėt kur kemi kontaktuar, tė cilėt kanė qenė fare tė panjohur me situatėn. Njerėzit janė pak tė dyzuar kėtu, sidomos tė huajt, pėr shkak tė numrit nė rritje tė viktimave, aq mė tepėr kur thuhet se midis tyre ka 17 ose 18 qė nuk identifikohen. Vendasit thonė se janė marrė masa ekstreme sigurimi dhe po mundohen tė mbajnė njė lloj indiference ndaj ne tė gjithėve. Por gjithsesi, tek tė huajt kėtu ka njė lloj mėdyshje pėr t’u larguar. Ndėrsa ne jemi tė sigurtė, falė masave ekstra tė sigurisė”, ka pėrfunduar rrėfimin e tij Andoni, nga qyteti qė ndodhet 1 orė larg vendit ku gjetėn vdekjen mbi 88 vetė.
    Agjencitė: 12 shqiptarė me pushime nė Sharm el-Sheikh
    Agjencitė shqiptare tė udhėtimeve, konfirmojnė se aktualisht ndodhen tė paktėn 12 turistė shqiptarė nė Sharm El Sheikh pėr tė kaluar pushimet. 8 turistė janė nisur nė Egjipt nga agjencia turistike “Albania Ekspres” dhe 4 prej tyre nga agjencia “Jona Travel”, e cila ka edhe ekskluzivitetin pėr Egjiptin. Pėrfaqėsues tė “Jona Travel” thane dje, se menjėherė pas shpėrthimeve, kanė kontaktuar me 4 turistėt shqiptarė dhe ata kanė pohuar se janė shumė mirė. Sipas “Jona Travel”, hoteli ku janė akomoduar shqiptarėt, ndodhet larg zonės sė shpėrthimeve. Pėrfaqėsuesit e agjencisė, theksuan se ata mbajnė kontakte tė herė pas hershme me turistėt qė nisen nga kjo agjenci. Ndėrkohė, “Jona Travel” njofton se 4 persona tė tjerė qė kishin planifikuar pėr t’u nisur dje pėr pushime nė Sharm-El Sheikh, janė dėrguar nė vende tė tjera si Turqi apo Tunizi. Po kėshtu, kanė ndėrruar destinacionet e tyre dhe pėr 7 turistė tė tjerė qė kishin planifikuar pushimet pėr Sharm el-Sheikh pėr dy ditėt e ardhshme.
    Ndėrkohė, agjencia “Albania Ekspres” shprehet se nuk ka kontaktuar me 8 turistėt shqiptarė qė ndodhen nė Sharm El Sheikh, por do tė pėrpiqet tė kontaktojė me ta, edhe pse detyrė e tyre ėshtė tė pėrgjigjen vetėm pėr udhėtimin e turistėve. 12 agjenci tė tjera turistike qė operojnė nė Tiranė, shprehen se nuk ka patur asnjė prenotim pėr nė Egjipt dhe se nga agjencitė e tyre nuk ėshtė nisur asnjė turist shqiptar nė Egjipt, pėr kėtė sezon veror. Vetėm nė agjencinė “Uno”, mėsohet se nje ēift ka prenotuar udhėtimin dhe hotelin nė “Sharm El Sheikh” pėr nė 7 gusht.




    24/07/2005
    KATEGORIA: Bota. Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Bota dėnon masakrėn nė Egjipt

    Bota dėnon masakrėn nė Egjipt


    Eva Kushova

    Liderėt e botės, ende tė tronditur nga sulmet e kėtij muaji nė Londėr, kanė shprehur dje zemėrimin e tyre nė lidhje me bombat nė bregdetin turistik Sharm el-Sheikh. Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice, u shpreh: “I dėnoj bombardimet e tmerrshme terroriste nė Sharm el-Sheikh, mendimet dhe lutjet tona janė familjet e viktimave tė pafajshme nga shumė kombe qė vuajtėn kėtė sulm tė pakuptimtė”, tha Rice pak para vizitės nė Bregun Perėndimor. “Nė kėtė moment tė vėshtirė, SHBA i qėndron pranė mikut tė saj dhe aleatit Egjipt. Sė bashku, ne do tė pėrballojmė dhe do tė mposhtim kėtė sėmundje qė nuk njeh kufi dhe respekt”. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-ve, Kofi Anan, shprehu gjithashtu “keqardhjen dhe zemėrimin e tij” me kėto bombardime. “Edhe njė herė, nė kėtė muaj tragjik, Anan dėnon pėrdorimin e terrorit dhe dhunės, qė nuk bėn asnjė dallim mes civilėve, tė cilėn asnjė shkak apo besim nuk mund ta justifikojė”, thuhet nė njė deklaratė tė zėdhėnėsit tė OKB-sė.
    Sekretari i Jashtėm Britanik, Jack Straėėėėė e quajti ngjarjen nė Egjipt “njė tjetėr masakėr tė tmerrshme terroriste”. “Unė fola kėtė mėngjes me kolegun tim, ministrin e jashtėm egjiptian, pėr t’i garantuar mbėshetjen dhe solidaritetin tonė tė plotė. Lufta e tyre ėshtė edhe e jona. Lufta jonė ėshtė dhe e tyrja”. Edhe izraeli ofroi ngushėllimet e tij, si dhe njė ekip emergjence nė bregdetin e Detit tė Kuq, pėr tė ndihmuar nė mbledhjen e kufomave. “Dėnojmė kėto akte johumane terroriste dhe ushtria jonė ėshtė gati tė ndihmojė fqinjėt tanė egjiptianė, nėse ata kanė nevojė”, thuhej nė njė dekalratė tė qeverisė izraelite, cituar nga AFP. Irani gjithashtu, dėnoi ashpėr sulmet dhe i bėri thirrje SHBA-ve qė tė ndryshojė taktikė nė luftėn kundėr terrorit. I kėrkojmė vendeve perėndimore tė mos vėnė kufizime ndaj myslimanėve, pasi kėto sulme nuk kanė tė bėjnė me myslimanėt dhe se kufizimet ndaj myslimanėve, janė mėnyra mė e mirė pėr tė ndihmuar terroristėt”, thuhej nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme Iraniane. Rusia dhe Japonia, po kėshtu dėnuan bombat nė Egjipt. “Ne dėnojmė kėto akte kriminale dhe shpresojmė se terroristėt do tė kapen dhe do tė dėnohen ashpėr”, thuhej nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme Ruse. Ndėrsa qeveria e Tokios nė njė deklaratė shprehej: “Terrorizmi nuk mund tė justifikohet pėr asnjė arsye, dhe se qeveria e Japonisė dėnon ashpėr terrorizmin e egėr, qė viktimizon shumė njerėz tė pafajshėm”.

    Precedentėt e fundit
    Nė Egjipt
    - Mė 30 prill tė kėtij viti, dy gra tė mbuluara, hapėn zjarr nė njė autobus me turistė nė Kajro, pastaj vranė veten. Si pasojė e kėtij sulmi, gjetėn vdekjen 7 vetė, katėr prej tė cilėve turistė.
    - Mė 7 prill 2005, njė kamikaz vret veten dhe tre tė huaj, dy francezė e njė amerikan nė tregun Khan al-Khalili
    - Mė 7 tetor 2004 tė paktėn 34 vetė gjetėn vdekjen, shumica e tė cilėve nė Taba Hilton nė kufi me Izraelin.10 prej viktimave ishin izraelitė.
    - 17 nėntor 1997, militantėt islamikė vrasin 58 turistė dhe katėr egjiptianė nė Tempullin e Faraonėve nė Hatshepsut nė jug tė Egjiptit. Policia vret tė 6 sulmuesit.
    - 18 shtator ‘97, dy njerėz tė armatosur vrasin 9 turistė gjermanė dhe shoferin e tyre, nė njė sulm jashtė muzeut egjiptian nė qendėr tė Kajros.
    - Mė 18 prill 1996, 4 militantė islamikė hapin zjarr ndaj turistėve grekė, duke vrarė 18 prej tyre jashtė hotelit “Europa” nė Kajro.
    - Mė 4 mars 1994, militantėt islamikė hapėn zjarr nė njė anije nė Sidfa, nė jug tė Egjiptit, duke vrarė njė grua gjermane.
    - Mė 26 gusht ‘94, njė djalė 13-vjeēar spanjoll vritet dhe tre tė tjerė plagosen, kur militantėt hapėn zjarr nė njė autobus me turistė ne jug tė Egjiptit.
    - Shtator ‘94, dy turistė gjermanė dhe dy egjiptianė vriten nga njė militant nė bregdetin e Detit tė Kuq.
    - 26 shkurt 93, njė bombė shpėrthen nė njė kafene nė qendėr tė Kajros, duke vrarė njė suedez, njė turk dhe njė egjiptian
    - 26 tetor ‘93, njė person i armatosur vret 2 amerikanė dhe njė francez nė njė hotel tė Kajros
    - Nė vitin 1981 njė seri sulmesh goditėn njė seli tė forcave tė sigurimit nė qytetin jugor tė Egjiptit nė Assiut duke vrarė tė paktėn 120 policė
    Nė Evropė
    - Dy seri sulmesh goditėn Londrėn kėtė muaj: katėr shpėrthime nė metro, mė 7 korrik ku gjetėn vdekjen 56 vetė dhe katėr shpėrthime mė 21 korrik, ku nuk pati viktima. Pėrgjegjėsinė e ka marrė njė degė e Al Kaedas
    - Shpėrthim nė Turqi mė 10 korrik, ku mbetėn tė plagosur tė paktėn 20 vetė. Pėrgjegjėsinė e kanė marrė rebelėt kurdė
    - Vitin e kaluar mė 11 mars 2004, tė paktėn 191 vetė gjetėn vdekjen nga njė seri sulmesh nė trenat e Madridit. Sulmin e mori pėrsipėr njė degė e Al Kaedas.

    Shpėrthim bombe nė Spanjė, asnjė viktimė
    Njė bombė ka shpėthyer dje nė njė qendėr pelegrinazhi nė Spanjė, por pa shkaktuar asnjė viktimė. Policia rrethoi zonėn disa minuta mė vonė. Bomba ishte vendosur nė njė parkim makinash nėntokė, nė qendėr tė qytetit Santiago de Compostela, nė jug tė Spanjės. Menjėherė, akuza e parė drejtohet nga organizatės separatiste baske ETA, e cila kryen sulme tė shpeshta tė kėtij lloji. Megjithatė, ETA nė pėrgjithėsi, paralajmėron para se tė kryejė sulmin. ETA ka vendosur njė bombė nė kėtė qytet, nė gusht tė vitit tė kaluar. ETA ka vrarė gjithsej 850 vetė qė nga viti 1968, kur ka nisur fushata pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur bask nė jug tė Spanjės dhe veriperėndim tė Francės. Nė qytetin ku ndodhi sulmi i djeshėm, vijnė pėr vizitė mijėra pelegrinė kristianė ēdo vit, pas besohet se nė kėtė vend ndodhet dhe varri i apostullit Shėn Xhejms.



    24/07/2005
    KATEGORIA: Bota
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kjo loje bombash po behet e padurueshme dhe pikerisht nepermjet kesaj loje qe sjell jo vetem viktima por edhe gjendje ankthi dhe pasigurie totale duan te perfitojne qarqe te caktuara qe kane lidhje shpesh me marketingun. Nuk e shoh llogjike qe Al-Qaeda te sulmoje nje vend si Egjipti pasi per hir te se vertetes opinoini egjiptian nuk ka asgje kunder Al-Qaeda-s perkundrazi ata po e shikojne kete organizate si nje mbrojtje te islamizmit ne bote(gjykim i gabuar). Loja e bombave tashme po perdoret mjaft mire edhe nga shtete te caktuara dhe ky e ka emrin terrorizem shteteror, (Ketu kam parasysh kurdet te cilet financohen totalisht nga Greqia dhe dihet arsyeja perse e bejne greket dicka te tille).

    Nese vertet nuk i vihet fre kesaj loje vrastare shume shpejt bota do ndjehet krejt e pasigurte dhe do marre shkas per nje apokalips qe largqofte.

    Dito.

    Ps, Ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe te te lenduar-eve.

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Kjo loje bombash po behet e padurueshme dhe pikerisht nepermjet kesaj loje qe sjell jo vetem viktima por edhe gjendje ankthi dhe pasigurie totale duan te perfitojne qarqe te caktuara qe kane lidhje shpesh me marketingun. Nuk e shoh llogjike qe Al-Qaeda te sulmoje nje vend si Egjipti pasi per hir te se vertetes opinoini egjiptian nuk ka asgje kunder Al-Qaeda-s perkundrazi ata po e shikojne kete organizate si nje mbrojtje te islamizmit ne bote(gjykim i gabuar). Loja e bombave tashme po perdoret mjaft mire edhe nga shtete te caktuara dhe ky e ka emrin terrorizem shteteror, (Ketu kam parasysh kurdet te cilet financohen totalisht nga Greqia dhe dihet arsyeja perse e bejne greket dicka te tille).

    Nese vertet nuk i vihet fre kesaj loje vrastare shume shpejt bota do ndjehet krejt e pasigurte dhe do marre shkas per nje apokalips qe largqofte.

    Dito.

    Ps, Ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe te te lenduar-eve.
    Akoma ke dyshimi ti Odeon? Edhe tani qe ata e kane pranuar vete se e beri Al Qaeda sepse Egjipti dergoi ambasador ne Irak? Pra ambasadorit ia prene koken, Egjiptit iu vune bomba ku u vrane shumica egjiptiane, iu sabotua ekonomia e turizmit qe i sjell te ardhura per cfare? Dhe nga kush?
    Sepse guxoi te njihte qeverine irakiane ( e ardhur kjo me zgjedhje nga populli)! Nga kafshe qe njohin vetem gjuhen e dhunes e te vdekjes! Pra nje shteti disa dhjetera milionesh, i imponohet politika e jashtme nga nje qen calaman si Zarkaui dhe denohet ne kete fare menyre nese nuk ben ashtu sic duan terroristet.


    Eshte qesharake me disa ketu. Jo me ty personalisht, por me ata qe ne tema te tjera rrine e na filozofojne se sa e padrejte eshte demokracia perendimore sepse 51% i kundervihet 49% te popullsise dhe se si kjo gje nuk mund te funksionoje ne realitet, a eshte direkte apo jo , a ngjan me demokracine e Athines apo jo, por nderkohe qe heshtin kur nje apo 100 individe qe jane vecse kriminele ordinere, te veteshpallur mbrojtes te Islamit, qe nuk i ka zgjedhur askush ,as nuk i ka autorizuar askush , perpiqen ti imponojne politiken e jashtme nje shteti, te cilit as nuk i jane fare qytetare, ne lidhje me nje shtet tjeter, as te te cilit nuk jane qytetare! Faktikisht Zarkaui eshte jordanez, ndersa Bin Laden jemeno-arabo-saudit. Megjithate sipas disave ketu ata kane te drejte jo vetem te nderhyjne atje ku nuk u takon, por madje te marrin dhe masa te rrepta dhe te japin denime!

    Prit zoteri, se sot mora vesh u kap dhe ambasadori algjerian nga "rezistenca" "irakiane" e Zarkauit. Dhe pasi ti pritet dhe ketij koka, do te shperblehet dhe Algjeria me te njejten monedhe si Egjipti!
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Egjipti, vendi i piramidave tė lashta dhe i “faraonėve” shqiptarė
    Nga DEN_Bossi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 05:36
  3. Egjipt: Kreu i muslimanėve lėshon fatua kundėr statujave
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 02:31
  4. 1967: Izrael , Egjipt
    Nga Veshtrusja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 05:25
  5. Mubarak: Tė mbahen zgjedhje demokratike nė Egjipt
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 15:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •